• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

OoO...poezi nenes o leter nenes..OoO

SnAke

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
87
Pikët
0
Leter Nenes

Gjalle me je, e shtrenjteza nenoke!
Gjalle dhe une. Te fala, shpirt nga larg
U mbulofte paqe izba jote
nga dritat e muzgjeve perqark!


Thone ti, e dhembshura e heshtur,
per mua te mbyt nje brenge e rende
edhe del ne rruge e shkujdesur
mbeshtjell me te vjetrin shallin tend.

Per mua te behet here pas here
se ne terr te mbremjes, ne nje skute,
ne taverne, pas pijesh me sherre,
dikush thiken ne zemer me fut!

Ti m'u shlodh u shpirti im! Rri qete!
Kjo qe sheh eshte enderr, nje perqart.
Une s'jam me i ligu nder poete
qe te vdes, pa pare nenen prape!

Jam ai i pari, shpirtfloriri
vec nje enderr bluaj perseri,
qe se shpejti, me mallin prej biri,
vatres sime t'i vij prape ne gji.

Do te vij, kur kopsht' i perterire
te bleroje, e gjethi i ri te dale
Dhe ti s'do me zgjosh me qe pa gdhire
sic me zgjoje tete vjet me pare.

E c'ta zgjosh te zgjuarin nga te tjeret!
C'ta shqetesosh te prerin keq ne bese!
Ndodhi, jeta m'i dha teper heret
lodhje e humbje, me helmin ne mes.

Dhe mos me meso si behet lutja!
C'ta kujtojme ate qe na la shkrete!
Gaz e zemer kam vec ty, e urta!
Ti, e vetmja drite, qe pres ne jete.
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,644
Pikët
0
Vendndodhja
Itali
Përgjigje e: OoO...poezi nenes o leter nenes..OoO

 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Përgjigje e: OoO...poezi nenes o leter nenes..OoO

poezine e asaj pikture pelqeva edhe une se nga pikturat nuk mar vesh...
I bashkohem mendimit tend

p.s

Ajo poezia kryeteme s'me pelqeu fare... ose nuk e mora vesh une .
 

Elina

V.I.P
Anëtar
Feb 4, 2013
Postime
2,479
Pikët
113
Vendndodhja
Ne lotin e gezimit.
Përgjigje e: OoO...poezi nenes o leter nenes..OoO

Ja cmund te beje Nena...

...“A mund ta shikojë foshnjën time?”- tha nëna e re.

Infermierja i dha në krahë një foshnjë të sapolindur dhe të mbështjellë me një batanije të mëndafshtë. Gëzimi i saj i ngriu në fytyrën e qeshur e të paduruar për të parë krijesën e Zotit që kishte sjellë në jetë. Doktori që ndodhej në dhomë u kthye nga dritarja për të mos i rritur më shumë dozën e mërzisë nënës së re e cila kishte shtangur teksa pa të voglin e saj pa veshë. I sapolinduri nuk kishte asnjërin nga veshët e tij...

Gjatë shtatzënisë, mjekët i kishin thënë nënës se fëmija që do të sillte në jetë mund të kishte probleme me veshët. “S’ka gjë”- kishte thënë ajo, “Unë do ta pranojë këtë dhuratë të Zotit sido që të jetë”. Më në fund, kur fëmija lindi, lavdi Zotit, i vetmi problem që kishte ishte mungesa e veshëve, por ai mund të dëgjonte normal si të tjerët.

Kaluan vite dhe djali u rrit. Një ditë, teksa u kthye nga shkolla, vrapoi duke qarë drejt prehrit të së ëmës. “Një nga shokët e klasës më shau sepse nuk kisha veshë”, thoshte i vogli me zërin që i dridhej e që nuk arrinte të nxirrte dot fjalët të plota.

Djali, u rrit me atë që Krijuesi i kishte dhuruar. Ai ishte mjaft i zgjuar dhe shumë i suksesshëm në mësime. Shokët tashmë e kishin pranuar ashtu siç ishte dhe e donin shumë atë, pavarësisht atyre prototipave që ndonjëherë përpiqeshin ta vinin në lojë. Nëna e mësonte vazhdimisht që të shoqërohej me shokët dhe të sakrifikonte për të mirën. E teksa përpiqej të edukonte të birin, në zemrën e saj gjithmonë vuante atë që shikonte tek ai.

Një ditë prej ditësh, babai takon një mjek të njohur dhe e pyet nëse mund të bëhej ndonjë gjë për të birin i cili nga lindja nuk kishte veshë. “Patjetër që mund të bëhet”, tha mjeku i njohur në qytet. “Problemi qëndron në atë se duhet të gjinden dy veshë të një personi tjetër”, vijoi ai.

Dy prindërit nisën kërkimet për një person që do të sakrifikonte veshët e tij për djalin e tyre. Kjo mund të ndodhte edhe në shkëmbim të ndonjë shume të hollash. Mjafton që të gjendej, dhe prindërit ishin të gatshëm që të bënin të pamundurën për ti dhuruar birit të tyre atë gjë për të cilën ai ëndërronte që nga lindja.
Një ditë, babai i thotë të birit : “Hajde bir. Bëhu gati se do të shkojmë në spital. Kemi gjetur dikë që do të dhurojë veshët e tij për ty. Do të shkojmë të tre së bashku, unë, ti dhe nëna”.

Operacioni kaloi me sukses dhe djali fitoi një nga dhuratat më të dëshiruara për të. Dukej sikur po jetonte një rilindje. Ishte mjaft i lumtur. Nëna dhe babai shpesh herë qanin nga gëzimi teksa shikonin të birin kaq të lumtur. Pa kaluar shumë kohë, ai u martua dhe krijoi edhe familjen e tij. Pati një karrierë mjaft të suksesshme diplomatike. I ati i kishte kërkuar që të mos e pyeste se kush i kishte dhuruar veshtë për të, por djali, insistonte gjithnjë e më shumë.

“Baba, të lutem, më trego se kush sakrifikoi një gjë të tillë për mua. Më thuaj të lutem. Unë nuk arrita as ta falënderoj atë”, i thoshte ai.

“Jo biri im. Unë kam premtuar që nuk do të tregoj. Do të vijë ajo ditë kur ti ta mësosh, por tashmë është ende herët”, ju përgjigj i ati.

Babai e mbajti këtë sekret për vite me rradhë pa i treguar të birit. Kaluan vite dhe nëna e babai tashmë ishin bërë gjyshër. Ata gëzoheshin me dy nipat dhe mbesën e vogël që u rrit në prehrin e tyre. Vjen një ditë, kur djali, tashmë baba i tre fëmijëve përballet më një dhimbje ndoshta nga më të thellat për dikë. Nëna e tij kishte vdekur. Ai nuk do të ndiente më dorën e saj të ngrohtë që ti përkëdhelte kokën më dashurinë e pakrahasueshme të nënës. Ai nuk do të gjente më mundësinë që edhe pse rreth të dyzetave, të vinte kokën në prehrin e nënës dhe të pushonte i qetë aty.

Teksa po përcillnin për në banesën e fundit të shtrenjtën nënë, babai, me duart që i dridheshin, i përkëdheli fytyrën dhe i ngriti flokët ngjyrë gështenjë që shndërrisnin si kurrë ndonjëherë e që ende i mbulonin pjesën e veshëve. Iu drejtuat të birit dhe i tha: “Biri im, nëna jote ishte shumë e lumtur që nuk preu asnjëherë flokët pas operacionit tënd”.

“..... dhe askush nuk e vuri re se nëna jote ishte më pak e bukur, apo jo”.....

Bukuria e vërtetë, nuk është në atë fizike, por fshihet në zemër!

 
Top