• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Operohet për t’i ngjarë ish-gruas së burrit

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Dashuria të bën të çmendesh, e këtë e di më së miri një grua në Kinë, e cila do të bëjë së shpejti një operacion plastik për t`i ngjarë ish-gruas së bashkëshortit.
Duket për të qeshur, por është realitet. Zhao Gang, një 32-vjeçar, humbi gruan e tij të parë në një aksident, ku edhe ai u dëmtua rëndë. Pasi u shërua, të gjithë të afërmit e tij u përpoqën ta bindnin të martohej sërish.
Kështu që një ditë vere, diku përpara një viti, Zhao vendosi ta harrojë gruan e tij të parë dhe të rindërtojë jetën, por pas një viti nuk duroi dot më. Zgjidhja për të ishte e lehtë. I propozoi gruas së re të bënte një operacion plastik për t`i ngjarë gruas së tij të parë, të cilën, me sa dukej, e kishte më të bukur. Në fillim, gruaja e re nuk pranoi e madje u fye.
Ajo kërkoi edhe të ndaheshin, por pasi e mendoi sërish vendosi të pranojë propozimin që i bëri burri dhe të bënte operacionin më të çuditshëm plastik. Për aksidentin me makinë në të cilin humbi jetën gruaja e parë, faji ishte i Zhao Gangut. Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja pse 32-vjeçari vendosi t`i rikthehej gruas së parë në një formë krejtësisht të çuditshme.
Ndoshta e kishte vrarë ndërgjegjja për vdekjen e gruas e me këtë mënyrë donte ta risillte në jetë, kuptohet vetëm fizikisht, pasi huqet e gruas së dytë s`do të humbitnin kollaj. Tashmë mbetet vetëm që mjeku të veshë përparësen e tij e të bëhet gati për një ndërhyrje ndryshe nga të tjerat, ku do t`i ndryshojë jetën Ceit 26-vjeçare, gruas së Zhaos.
Ndoshta pas operacionit, Zhao do të kërkojë edhe ndryshimin e emrit të gruas në mënyrë që të flejë i qetë me “gruan që humbi jetën për shkak të tij”. Ky është rasti i parë në Kinë që një operacion plastik bëhet me porosi, duke iu referuar fotografisë së ish-gruas së Zhaos.
 

Ksanthi

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 15, 2010
Postime
177
Pikët
0
Përgjigje e: Operohet për t’i ngjarë ish-gruas së burrit

Sa te cmendur ka kjo bote.
 

guesto

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 25, 2010
Postime
23
Pikët
0
Përgjigje e: Operohet për t’i ngjarë ish-gruas së burrit

Kinezet i dija per te zgjuar, por u zhgenjeva :( lol
Se mar vesh pse duhet me u bo operacion kur te gjitha kinezet isoj duken ...

Nuk futem ne thika per kushedi ca e jo me per nje Zhao Gang .
 

shadow

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 21, 2010
Postime
15
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Operohet për t’i ngjarë ish-gruas së burrit

Ai i shkreti i bie te zgjohet naten e te fluturoj nga krevati se do thote paska ardh gruja tme marri me vete. Eshte veprim totalisht idiot. Nuk ka asnje kuptim. Te ishte ashtu te gjith do benim operacione plastike qe ti zinim vendin personit qe na ka marr njeriun e zemres.
 
Top