• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Orange mundëson thirrje telefonike HD

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Standarde të reja për thirrjet zanore janë paraqitur në gjithë Britaninë e Madhe nga operatori mobil, Orange. Operatori mobil këtë teknologji ende e ka në testim – ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë t’i provojnë këto thirrje, do të kenë nevojë për një telefon HD.
Thirrjet telefonike në High Definition kanë filluar sot në mbarë Mbretërinë e Bashkuar nga operatori mobil Orange.

Teknologjinë e saj të thirrjeve në HD, Orange e kishte paralajmëruar në muajin qershor, ndërsa thuhet se kjo teknologji dyfishon diapazonin e frekuencave në dispozicion për thirrjet zanore, e në anën tjetër Orange thotë se aplikimi i saj nuk do të ketë ndikim në performancën e rrjetit të saj celular.

Mënyra e re e kodimit të bisedave është projektuar për të izoluar zërat që vijnë nga tingujt ose zhurmat në prapavijë. Me teknologjinë e thirrjeve në High Definition supozohet se përdoruesit e telefonave mobil do të kenë sinjalin dhe zërin, më të pastër të mundshëm.

Mirëpo, kjo teknologji do tu kërkojë përdoruesve për të blerë një telefon mobil të ri, i cili gjithsesi duhet të mbështes HD-në, ndërsa Orange shërbim e saj e ofron falas për konsumatorët ekzistues.

Sony Ericsson dhe Nokia tashmë kanë filluar instalimin e teknologjisë së re në disa aparate të tyre, dhe konsumatorët të cilët tashmë posedojnë Nokia 5230, Nokia x6, Nokia E5 dhe Samsung Omnia Pro tashmë e kanë këtë teknologji të aktivizuar në pajisjet e tyre.
 
Top