• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Origjina e Napoleonit dhe Gariballdit..

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Origjina e Napoleonit dhe Gariballdit..

Të dy këta kolosë të mëdhenj, të cilët emrin e vendit të tyre e kanë ngritur në piedestalin më të lartë të historisë botërore, janë me origjinë shqiptare.
Napoleonin, figura numër një në historinë e Francës dhe pothuajse në shumë vende të tjera të botës. Shkencëtari francez Robert D’Angely në veprën e tij “Enigmat e origjinës së racave dhe të gjuhëve të pellazgëve, arjanëve, helenëve, grekëve, etruskëve dhe shqiptarëve”, f.113-117 shkruan se Napoleoni ishte shqiptar ashtu siç ishte edhe Aleksandi i Madh (Leka) dhe Skënderbeu, dhe se mbiemri i vjetër i Bonapartit ka qenë “Kalëmiri”, në kuptim njeri që shalon një kalë të bardhë, kalorës, trim, etj. Ndërsa në veprën e tij “Enigma”, f.74. thekson se familja e Napoleonit ka qenë toske, nga Toskana e Italisë. Origjinën shqiptare të tij e thekson edhe një ish kryetar i Francës- Adolf Tiers, kurse në një shkrim elektronik nga interneti, thuhet:“Kur Josef Bonaparti,vëllai i madh i Napoleon Bonapartit u bë mbret i Napolit, më 1806, shqiptarëve të atij vendi që shkuan për t’i uruar mirseardhjen, u tha:“Edhe familja Bonaparti është me origjinëarbëreshe”.(http://en.wikipedia.org/wiki/User_talk:Dori#Napoleon_Bonaparti)

Për origjinën shqiptare të Napoleonit shkruan edhe shkencëtri i shqur egjiptian Mathieu Aref në veprën e tij ,,Shqipëria...,,,botuar në Tirnë, 2007, f.93, ku shton se Napoleoni ishte ,, i vetmi monark francez që ka krijuar një ,,Regjiment shqiptar,,në mes të ushtrisë. Më pas flet për nipin e Napoleonit, princin Lysieni i cili ka shkruar veprën për shqiptarër e Otrantos, botuar në Londër më 1885, gjë që sipas shkencëtrit në fjalë, nuk ishte e rastësishme.Në literaturën historike thuhet se garda e Napoleon Bonapartës ishte bërë prej shqiptarësh dhe se ai ishte mason dhe se ai qënka helmuar me arsenik, i zbuluar në flokët e tij nga ana e një toksikologu francez.

Nga Franca në Itali....
Gariballdi i cili, njësoj si i pari, ka zënë vendin më të lartër në piedestalin e historisë të shtetit të tij dhe në shumë vende të tjera, si një ndër akterët kryesorë për bashkimin dhe çlirimin e Italisë.

Për origjinën shqiptare të tij, veç të tjerëve shkruan edhe shkencëtari i lartpërmendur francez Robert D’Angely në veprën e tij “Enigma” f.75 dhe 208. Ky autor, është i mendimit se emri Gariballdi ka të bëjë me fjalën shqipe kalëbardhi, kurse sipas disa të dhënave të tjera, lidhet me fjalën shqipe gurrë bardhë. Për mbiemrin i tij, Gjyzepe thuhet se, ka të bëjë me emrin shqip Zef. Në një shkrim me titull “Gariballdi dhe shqiptarët e Italisë”, thuhet se pothuajse tërë popullata shqiptare në Itali mbante anën e tij kundër Burbonëve, prandaj këta të fundit kishin vendosur që t’i dëbojnë shqiptarët nga Italia e Jugut në Turqi ose Shqipëri. Mirëpo, kjo nuk ndodhi, jo vetëm për shkak të rezistencës shqiptare, por edhe të popullit italian. Gariballdin e kanë dashur tepër edhe gratë arbëreshe. Kështu, në një rast, gratë e Specanos, e pritën atë me valle kombëtare shqiptare dhe himnin popullor shqiptar në të cilin ngriheshin në qiell veprat e tij, duke i krahasuar me ato të Skënderbeut. Përndryshe, i kënaqur nga kontributi i shqiptarëve të Italisë për çlirimin e saj nga okupatorët e huaj, si dhe i vetëdishëm që pa pjesëmmarjen e tyre vështirë se mund të mbrihej çlirimi, në një rast, ka thënë se do të ishte i kënaqur sikur pjesën e jetës që i ka mbetur t i kushtonte çështje shqiptare.

Në fund disa fjalë për djalin e tij Ricioti Gariballdin. Ai, veç tjerash, më 1904 mori iniciativën për krijimin e Këshillit Shqiptar në Romë. Programin revolucionar të tij e adaptoi Albert Gjika i cili përpiqej të qëndronte në krye të Shqipërisë. Ricioti, në një rast, me rreth 1000 arbëreshë u përpoq të zbarkonte në brigjet e Shqipërisë për çlirimin e saj nga zgjedha osmane, por shtetet perëndimore e penguan. Gjatë Kryengritjes Shqiptare të v. 1911, kishte rekrutuar më shumë prej 500 vullnetarë të gatshëm për të shkuar në vijën e zjarrit dhe për të luftuar në rradhët e kryengritësve. Por, mjerisht, këtë e pengoi qeveria italiane nga frika e ndërhyrjes së Austro-Hungarisë dhe fuqive të tjera të cilave u shkonte për shtat ruajtja e status quo-së në Ballkan. Kuptohet që këto veprime nuk ishin të rastësishme por kanë të bëjnë edhe me origjinën shqiptare të familjes më të shquar të Italisë- Gariballdi.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
6,212
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Origjina e Napoleonit dhe Gariballdit..

Ne shqiptaret jemi shume te ngjashem me greket nga menyra se si e konceptojme historine,mitologjine,origjinen,etimologjine e fjaleve.Greket mendojne se jane ata pasardhesit e grekeve te lashtesise dhe me shume pasion e mbrojne kete teori.ne jemi ndoshta akoma me shume te fiksuar me punen e origjines. Nderkohe qe greket e kane nje fare justifikimi apo lidhje me lashtesine per shkak te gjeografise dhe te shkrimeve te cilat jane ne gjuhen greke.Nderkohe ne qe kemi 100 vjet qe e shkruajme gjuhen duam te bindim veten se ne jemi me te lashtet dhe nga ne eshte krijuar gjithcka. Nje obsesion i pakuptimte eshte edhe origjina e presupozuar shqiptare e nje morie figurash historike qe nga Aleksandri i madh e deri te Lionel Mesi. Bota ne perendim nuk e ka fare problem origjinen.te gjithe popujt jane krijuar si pasoje nje nderthurje kulturash e etnishe te ndryshme te cilat nder shekuj kane dhene e kane mare derisa u krijuan shtetet kombe. Dikush pyeste se a ka lidhje me sllavet ai pasi ne testin e ADN i dilte 5% nga Europa lindore.Dhe nuk e zinte gjumi se mos keto 5% ishin sllave. Nderkohe qe me sllavet kemi te pasten 12-13 shekuj qe banojme ne te njejtat teritore.Kush nuk ka sunduar ne Ballkan, e kushedi se sa popullsi te ndryshme kane levizur nga lindja ne perendim e anasjelltas. Le te permednim vetem mbreterine bullgare e cila ka sunduar te pakten nja 200 vjet ne teritoret shqiptare te sotme.Serbet poashtu.Romaket e me pas bizantinet per shekuj me rradhe. Me vone pastaj perandoria osmane per disa shekuj. A e merni me mend se sa ushtare,refugjate,te internuar,barinj,tregtare,minatore e te tjere kane levizur ne keto teritore. Nuk ka popullsi sot ne bote e jo me ne Ballkan qe te pretendoje pasterti absolute.Te gjithe jane te perzier. Ajo qe e dallon nje komb sot eshte gjuha e perbashket,kultura,traditat,zakonet dhe teritori i shtetit komb. Ne jemi shqiptare. Paraardhesit tane para 3 mije vjeteve nuk mund ti dime se kush ishin. Nese mua me doli testi i ADN 58% italian kjo nuk do te thote se une jam italian apo se italianet jane shqiptare.Eshte patetike kjo kembengulje per te nxjerre shqiptare te gjitha figurat e medha te historise Europiane e me gjere,nderkohe qe ne nuk biem dakord se kush jane heronje e kush jane tradhtaret e ketyre 100 vjeteve te fundit.Deshira per te mesuar historine eshte e mire ne vetvete,por le te mos flasim me kaq pasion e kembengulje per cdo teori te lexuar apo personale sepse behemi qesharak dhe nuk fitojme asgje.Perkundrazi mbetemi peng i nje mentaliteti te tejkaluar nga bota e zhvilluar.Shqiptaret dolen te gjithe eksperte historie e gjuhesie,nderkohe qe askush nuk shkon te studjoje keto dege por e kane mendjen tek juridiku e tek financat. Ai qe e ka pasion kete pune le te shkoje ne shkolle per kete pune e le te shkruaje e te publikoje teorite e veta ne menyre qe te vendosi nje gur ne keto disiplina. nejse u zgjata pak por u bene disa dekada qe godasim ujin me shkop e nuk kemi arritur asgje. Edhe sikur te ishin me te vertete shqiptare Bonaparti e Garibaldi e ce pastaj? A e kuptoni se si dukemi ne syte e botes kur i themi italianit se Garibaldi ishte shqiptar,francezit se Napoleoni ishte shqiptar apo turkut se Ataturku ishte shqiptar? Ai e ka emrin baba i turqve, Ataturk dhe jo baba jone Atalbanez.
 
Last edited:

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
6,212
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Origjina e Napoleonit dhe Gariballdit..

Robert D'Angely ishte me nene shqiptare dhe libri eshte shkruar ne nje stil pasionant pa u bazuar ne asnje studim. D'Angely nuk ishte as historian as etnolog as arkeolog.
Mathieu Aref nuk eshte egjiptian arab,por eshte shqiptar i lindur ne Egjipt nga prinder shqiptare me origjine nga Mati.Sa per kuriozitete pak jave me pare Mathieu Aref ishte ne Burrel per te mare cmimin qytetar nderi i Burrelit.Tani se shkruajne dy tre veta nje teori kjo nuk verteton asgje.Nuk eshte historia shkence ekzakte edhe kur ka materiale,lere me pastaj kur nuk ka asnje material por vetem interpretime dhe aludime.
 
Last edited:
Top