• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Për herë të parë në histori, Guri i Zi në Mekë fotografohet me rezolucion të lartë

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,247
Pikët
113
Vendndodhja
Për herë të parë në histori janë bërë publike disa fotografi me rezolucion të lartë të gurit antik fetar në Mekë. Imazhet e al-Hajar al-Aswad, apo siç njihet ndryshe si "Guri i Zi", janë deri në 49 000 megapiksel në madhësi dhe kjo ka kërkuar më shumë se 50 orë për ta fotografuar. Agjencitë inxhinierike të dy xhamive të shenjta realizuan 1050 fotografi të gurit, secila prej tyre 160 gigabajt. Një nga anëtarët e studimeve Islame, në Universitetin e Oksfordit, Afifi al-Akiti deklaroi për CNN se është hera e parë që ka një foto digjitale të zmadhuar të gurit, për ta parë atë nga afër dhe për të kuptuar që nuk është në të vërtetë i zi, siç njihet gjerësisht

1620273989631.jpeg

Ai u shpreh:

Në traditën myslimane, guri konsiderohet të jetë një relikt i shenjtë, dhe ndonëse është e pashembullt të shohësh një fotografi të gurit, duket se shkenca po luan një rol të madh edhe në fe.

Për fotografimin e tij është përdorur një teknikë e quajtur grumbullimi i fokusit, e cila kombinon shumë fotografi me pika të ndryshme fokusi për të nxjerrë një produkt përfundimtar, sipas Digital Photography School. Meka konsiderohet si qendra shpirtërore e Islamit, sepse ishte vendi ku Profeti Muhamed thuhet të ketë marrë zbulesat e tij të para në fillim të shek.VII. Guri është i përshtatur me argjend të pastër në cepin juglindor të Qabes (Ndërtesa në formë kubi e ndërtuar nga Abrahami dhe djali i tij Ismail sipas Kuranit). Gjatë Haxhit, pelegrinazhi më i rëndësishëm vjetor i Islamit, adhuruesit ecin në drejtim të kundërt të akrepave të orës rreth Gurit të Zi

1620274064807.jpeg

Sipas dijetarëve myslimanë, guri në fillim ishte i bardhë, por me kalimin e viteve u nxi për shkak të mëkateve të njerëzve të cilët i luteshin Zotit për falje. Ka mendime nga shkencëtarët se guri mund të jetë një meteorit, ose të ketë rënë nga qielli.

1620274104573.jpeg

 
Top