• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Për një lidhje martesore, nuk është e mjaftueshme vetëm dashuria…

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Hulumtues Australian, kanë zbuluar se ç’farë duhet të posedojë një çift, për ta mbajtur me sukses martesën e tyre dhe për këtë nuk mjafton vetëm të jeni të dashuruar.

Duke ju referuar këtij studimi në Universitetin Shtetërorë, në Australi, vitet e partnerëve, lidhjet e mëparshme bile edhe të dhënat nëse jeni duhanpirës apo jo, janë faktorë që ndikojnë në jetëgjatësinë e lidhjes martesore.

Hulumtimi në fjalë është emëruar: “What Love Got to Do Whith It” ( Ç’far roli ka dashuria me këtë) dhe pjesëmarrës janë mbi 2.500 partner të martuar.
Sipas këtij studimi, në qoftë se mashkulli është 9 vite ose më shumë, më i vjetër se gruaja e tij, shanset për tu ndarë janë të dyfishta; ashtu siç është rasti me meshkujt që martohen para se ti mbushin 25 vjet.

Fëmijët njëjtë kanë shumë rëndësi për jetëgjatësin e lidhjes martesore. Gratë që duan të kenë fëmijë dhe instistojnë për këtë më shumë se sa partneri i tyre, gjithashtu janë më “të përshtatshëm” në lidhjen e tyre martesore.

Prindërit e partnerëve, gjithashtu kanë rolë të rëndësishëm në lidhjen martesore të një çifti, ata luajnë rolin e idolit(idhullit), për fëmijët e tyre (në këtë rast, të çiftit martesorë). Nëse prindërit e tyre nuk janë ndarë asnjëher, kjo u ndihmon edhe fëmijëve të tyre të kenë lidhje martesore më të shëndetshme.

Nuk është për tu habitur se edhe parat luajnë rol shumë të rëndësishëm për mbajtjen e një lidhje të suskesshme martesore. Kështu që përqindja e ndarjeve të çiftëve martesor që kanë patur probleme financiare ose papunësie, është më e madhe, se sa të partnerëve që nuk kanë patur vështirësi të tilla.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Për një lidhje martesore, nuk është e mjaftueshme vetëm dashuria…

Kultura dhe shoqëria jonë tregojnë se dashuria mund t’i shërojë të gjithë, dhe që të jemi plotësisht të lumtur, ne duhet të gjejmë dikën që na plotëson neve. Por kur gjejmë atë dashuri, ne martohemi dhe më pas vjen lumturia normalisht...
Po ja qe nuk ndodh saher se te Dashuria perbrenda perban disa caqe ..dhe mendoj se nese i arrin keto..mbase mund te ket ndonje shanc!
Sipas disa theniesh e disa statistikave :

Dëshira për të pasur fëmijë-Nëse një grua ka një dëshirë më të madhe se burri për të pasur fëmijë, kjo martesë nuk do të ketë sukses.

Nese Lidhja e prindërve-Nëse çifti vjen nga prindër të ndarë, 17/100e tyre kane të njëjtin rezultat. Dhe vetëm 10/100e çifteve që vinin nga familje normale nuk u ndanë.

Duhani-Në një lidhje ku vetëm njëri person pi duhan, eshte gjithashtu nje faktor për dështimin e martesës.

Paratë-Rrënja e çdo të keqeje........Jo saktësisht, por 16/100 e atyre që vet raportuan, lidhjet e “varfra”, në të cilën burri ishte jo i punësuar, martesa nuk pati sukses.
Vetëm 9/100 e çifteve që kishin të ardhura të mira, vazhduan martesën e tyre me sukses.
 
Top