• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Për shkak të stresit filloi të hajë sapun dhe detergjent

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Tempestt Henderson (19 vjeçare) thotë se han deri në pesë sapunë në javë, pasi ia përkujtojnë shtëpinë. Ishte e vetmuar në fakultet, kështu që iu drejtua erës së njohur të shtëpisë.
Henderson nga Florida gjysmë viti ka qenë e varur nga sapunët dhe detergjentet për larjen e rrobave dhe thotë se në javë ka hëngër deri në pesë sapunë.

“Më kujtohet kur kam lyer për herë të parë gishtin me detergjent. Futa pluhurin në gojë dhe ishte i ëmbël dhe i njelmët në të njëjtën kohë”, tha Tempestt dhe shton se e di që varshmëria e saj është e rrezikshme, por e ka të vështirë të heqë dorë.

“Nën dush kam lëpirë copën e sapunit. Ka një shije të mrekullueshme”, thotë ajo.

Pas gjysmë viti vendosi të kërkojë ndihmë nga mjeku. I thanë se vuan nga çrregullimi i njohur si ‘PICA’ për të cilin ka nevojë të hajë substanca nutritive. Në të tilla raste njerëzit hanë monedha, metale, sfungjerë, baktere bile edhe brushat e dhëmbëve. Shpesh ky çrregullim ndodh si pasojë e mungesës së mineraleve, por te Tempestt mjekët thonë se shkaktar ka qenë stresi.

“Isha nën stres pasi i dashuri im Jason më la dhe shkoi në fakultet. E kam lutur ta ruajmë lidhjen nga largësia, por ai më tha se gjithçka kishte marrë fund. Isha e zhgënjyer”, rrëfen vajza. E tëra mori fund kur ajo vetë shkoi në fakultet, larg shtëpisë dhe familjes.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Për shkak të stresit filloi të hajë sapun dhe detergjent

lol lol lol

cudi qe nuk shkumon ..:)
 
Top