• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përcaktoni tipin tuaj

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Ka kohë që në shtyp, në shfaqjet televizive dhe veçanërisht, në faqet e internetit, dëgjojmë të thuhet, se vajzat e sotme nuk e duan martesën, ose nuk duan të bëjnë fëmijë kur martohen.

Flitet shumë për prirjen që kanë vajzat dhe gratë e sotme, për të arritur suksese, vetëm, në karrierën profesionale.Nuk ka dyshim, që sot, shumë vajza e kanë shtyrë martesën për shumë vite.

Është e vërtetë, gjithashtu, se shumë vajza dhe gra nuk dëshirojnë të martohen dhe të bëjnë fëmijë, sepse kjo i pengon në arritjet e tyre profesionale.
Por, askush nuk e mohon dot faktin, që ka edhe shumë vajza e gra të tjera, që e duan martesën dhe i duan fëmijët, madje, disa duan të kenë shumë fëmijë.

Ajo ç’ka unë konstatoj në këto diskutime, është ky fakt: Sa herë që flitet për gratë, ato, të gjitha, trajtohen sikur kanë të njëjtën strukturë psikike. Ato përfytyrohen, të gjitha, të prera njësoj.

Trajtimi i problemit në këtë mënyrë, mendoj, se nuk është i drejtë. Çdo diskutim, që nuk merr parasysh veçoritë karakteristike të psikikës femërore, do të jetë, padyshim, i mangët dhe do të hasë në kundërshtime.

Ky shkrim, që është inspiruar nga studimet e hershme të Toni Uolf-it (Wolff) dhe që mbështetet në vlerësimet e shumë studiuesve të sotëm, synon të ndihmojë në trajtimin e çështjeve në diskutim.

Toni Uolf, ishte një analiste nga Zurihu, e cila fillimisht ishte paciente e Jungut dhe më vonë u bë dashnorja e tij (psikanalistët, jo rrallë, bien në dashuri me pacientet e tyre). Artikulli më me rëndësi i Toni Uolf-it, është ai i shkruar në vitin 1956 dhe që titullohej: “Structural Forms of the Feminine Psyche”.

Në këtë artikull, analizoheshin, hollësisht, qindra gra dhe vajza. Pas kësaj analize, ajo, përcaktoi katër “tipa”, ose aspekte të psikikës femërore. Këto tipa janë:

• Grua Amazonë,
• Grua Nënë,
• Grua Mediale ose Madonë,
• Grua Hetaira (ose Kurtizane).

1-Gruaja Amazonë – Është shumë e fokusuar, ambicioze, kërkuese, e orientuar nga qëllimi dhe e vetëkënaqur. Ajo, sillet me burrat si me shokët, si me bashkëpunëtorët dhe gjithmonë në garë me ta.

2-Gruaja Nënë – Është shumë e kujdesshme. Një grua që bën gjithçka për të tjerët. Ajo mirërrit jo vetëm fëmijët e saj, por edhe të të afërmve dhe të mikeshave të saj. Ajo është e tillë edhe për burrat.

3-Gruaja Mediale – Sot, këtë tip gruaje, shumë studiues kanë tendencën ta quajnë Madonë. Kjo është tipi i gruas me natyrë inspiruese, që mbart standarde, vlera dhe ideale. Gruaja Madonë është refleksive. Ajo mishëron virtytet femërore më të qenësishme: durimin, heshtjen dhe besimin.

Ajo mishëron gruan që është e mbyllur në natyrën dhe shpirtin e saj. Burrat e pëlqejnë atë, sepse ajo është shumë refleksive si në formën dhe në ndjenjat e saj. Kjo grua nuk e kërkon madhështinë për veten, por krejt ndryshe, inspiron burrin drejt madhështisë dhe e mbështet atë në kërkesat e tij për arritje dhe kënaqësi.

4-Gruaja Hataira – Sot, shumë studiues e quajnë këtë tip gruaje Kurtizane. Të tjerë e quajnë “lozonjare”, ose “kurvickë”. Asnjëra nga këto fjalë, nuk i shkon, tamam, kuptimit të vërtetë të termit grek Hetaira. Kjo grua, në marrëdhëniet e saj personale me burrat vepron në nivel intelektual, emocional dhe seksual. Kurtizane do të ishte emërtimi më i mirë për të.

Kurtizania, vërtet, këndon një këngë të bukur e plot harmoni për burrin, por ajo, kurrsesi, nuk është shërbyese e tij. Kurtizania, është tipi i gruas që burrat e pëlqejnë më shumë dhe që e kanë vlerësuar më shumë, gjatë gjithë kohërave. Këto gra, shpesh, kanë pasur ndikim shumë të madh në jetën e burrave.

Jeta na mëson, se këto katër tipa të grave (Amazonë, Nënë, Madonë dhe Kurtizane), nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë. Çdo grua, gjatë jetës së saj, është mirë t’i provojë dhe t’i trupëzojë këto katër tipa në personalitetin e saj. Pra, këto tipa të psikikës femërore janë dinamike dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Natyrisht, duhet shumë kohë, që gratë të bëhen ashtu siç duhet që të jenë. Duhet kohë, që ato të shohin e të zbulojnë brenda vetes, ato aspekte të personalitetit të tyre, që kanë nevojë të zhvillohen e të përsosen më tej.

Në formulimin e saj origjinal, Toni Uolf, shpjegon se gratë e kohëve të hershme, karakterizoheshin, vetëm, nga një aspekt i personalitetit. Prej aspektit që ishte më i qëndrueshëm në natyrën e çdo gruaje. Me kohë, personaliteti femëror evoluoi dhe u dominua nga dy prej këtyre aspekteve. Dy aspektet e tjera, gjithnjë, mbetën në sfond.

Sot, studiuesit, flasin për gjashtë mundësi çiftëzimi të katër tipave kryesore. Këto çiftëzime janë:

• Amazonë-Kurtizane,
• Amazonë-Nënë,
• Amazonë-Madonë,
• Nënë-Madonë,
• Madonë-Kurtizane,
• Nënë-Kurtizane.

Çdo njëri nga këto kombinime, siç do ta shohim më poshtë, dallohet me lehtësi. Sigurisht, si për shumë fenomene psikologjike, asgjë nuk është e prerë si me thikë. Gjithmonë ka kapërcim kufijsh. Paraqitja shumë e shkurtuar dhe skematike e tipave të grave, të cilën do ta sjellim këtu poshtë, shpresoj të ndihmojë për të kuptuar më mirë psikikën femërore.

AMAZONË – KURTIZANE

Është një grua karrieriste, personaliteti i të cilës ka tipare lozonjare, ose seksuale. Kjo grua, aspektin “nënë-madonë”, e ka në sfond. Për ta bërë më të lehtë perceptimin e këtij tipi gruaje, disa autorë sjellin si shembull artisten e njohur të Hollywood-it, hungarezen Zsa Zsa Gabor. Ambicia e saj prej “amazone”, thonë ata, e çoi drejt suksesit të madh si aktore dhe personalitet.

Tipari “kurtizane” i Zonjës Gabor, shfaqet qartë në marrëdhëniet e saj lozonjare me burra të fuqishëm. Ajo kalëronte dhe luante golf shumë mirë, ndonëse, pa ndonjë seriozitet atletik. Kur dikush e pyeti: “Pse i kishte fituar këto aftësi?”. Ajo pa hezituar u përgjigj: “Unë jam rritur që të jem një shoqe me burrat.” Kjo është mënyra si vepron një “kurtizane”. Ajo luan me ato lodra, me të cilat, partneri i saj dëshiron që ajo të luajë. Por, ajo luan jo për të fituar, por, thjesht, ta shoqërojë atë.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Përcaktoni tipin tuaj

Ha ha ha interesante SwEeT AnGeL ti pse ske dhen nje pergjigje thjeshte kshu...
un mendoj deri diku i pershtatem :
1-Gruaja Amazonë – Është shumë e fokusuar, ambicioze, kërkuese, e orientuar nga qëllimi dhe e vetëkënaqur. Ajo, sillet me burrat si me shokët, si me bashkëpunëtorët dhe gjithmonë në garë me ta.
po do ti bashkangjitja dhe...tek
2-Gruaja Hataira **Kjo grua, në marrëdhëniet e saj personale me burrat vepron në nivel intelektual, emocional dhe seksual**
Teper origjinale dhe qe me pershtatet vertet kjo shprehja ...Ajo luan me ato lodra, me të cilat, partneri i saj dëshiron që ajo të luajë. Por, ajo luan jo për të fituar, por, thjesht, ta shoqërojë atë. /
__________________
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
995
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Përcaktoni tipin tuaj

I qete,durimtare,i pa pertueshem,i respektueshem,kursimtare.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Përcaktoni tipin tuaj

ehuaa sa te lodhshme keto kategorizime...

Tip sanguin !
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,680
Pikët
113
Përgjigje e: Përcaktoni tipin tuaj

3-Gruaja Mediale – Sot, këtë tip gruaje, shumë studiues kanë tendencën ta quajnë Madonë. Kjo është tipi i gruas me natyrë inspiruese, që mbart standarde, vlera dhe ideale. Gruaja Madonë është refleksive. Ajo mishëron virtytet femërore më të qenësishme: durimin, heshtjen dhe besimin.
:)( :()
 
Top