• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përditësime automatike në Firefox 4

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Nga Mozilla kanë porositur se shfletuesi i ri Firefox do të kryej përditësimet më të vogla në mënyrë automatike, siç i bën ato Google Chrome.
Për ta bërë shfletuesin e vet më të sigurt, stabil dhe më të shpejtë, në Mozilla kanë vendosur për integrimin e funksionit për përditësime automatike në Firefox 4.

Përditësimet do të bëhen në sfond, derisa shfletuesi do t’i shkarkojë dhe instalojë ato automatikisht. Përdoruesit do të kanë mundësi të shohin se çfarë Firefox punon nëpërmes të shiritit të progresit, e në këtë mënyrë do të përshpejtohet koha e nevojshme për përdoruesit që të marrin përditësimet e sigurisë së shfletuesit të tyre të internetit, kanë porositur nga Fondacioni Mozilla.

Natyrisht, të gjithë ata të cilët nuk duan të shfrytëzojnë këtë funksion mund ta çaktivizojnë atë me anë të konfigurimeve në shfletues.

Versioni përfundimtar i Firefox 4 pritet në tetor apo nëntor të këtij viti.
 
Top