• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përdoruesit e iPhone janë më aktiv seksualisht?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Nëse nuk jeni të kënaqur me jetën tuaj seksuale, atëherë ndoshta është koha që ju ta blini një iPhone.
Sondazh i kryer nga faqja e proklamuar si “numër një e internetit në botë për njoftime mes gjinive të ndryshme”, OkCupid, tregoi se përdoruesit e iPhone kanë marrëdhënie seksuale më të shpeshta krahasuar me ata që përdorin BlackBerry ose telefona me sistem operativ Android.

Meshkujt deri në 30 vjeç të cilët kanë iPhone, mesatarisht kanë pasuar dhjetëra partnere, ndërsa ata që përdorin BlackBerry tetë, dhe pronarët krenarë të telefonave të bazuar në platformën Android – vetëm gjashtë.

Femrat deri në moshën 30 vjeçare të cilat kanë një iPhone ndërrojnë rreth 12 partnerë brenda vitit, ndërsa ato që zgjedhin BlackBerry tetë ose nëntë.

Vajzat që preferojnë telefonat me "platformë të hapur", të tilla si Android, për shembull, janë ende shumë më pak "të hapura" kur është fjala për seksin, pasi që deri në 30 vjet ato kanë një mesatare prej vetëm gjashtë partnerësh.

Mirëpo, vlen të përmendet se sondazhi është bërë me rreth 30 mijë përdorues amerikan dhe se të dhënat në asnjë mënyrë nuk i referohen tregjeve tona. Tek zgjedhjet e telefonave, me rëndësi është modeli dhe funksionet që ata kryejnë, të cilat pëlqehen nga konsumatorët, dhe jo detajet tjera dytësore.
 
Top