• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përfundojnë punimet e kongresit te xviii ndërkombëtar për aids

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Deklarata zyrtare e konferencës se Vjenës u nënshkrua më shumë se 12.725 persona, të cilët kanë bërë thirrje për më shumë politika të shëndosha dhe racionale në drejtim të parandalimit të HIV për përdoruesit e drogës.Post


Konferenca e XVIII Ndërkombëtare për AIDS, e cila përfundoi dje pasdite, vuri në dukje provat e qarta për progres të dukshëm në kërkime shkencore për HIV, por nga ana tjetër theksoi se ende situata e përhapjes së sëmundjes përballet me një nevojë urgjente për rritjen e burimeve, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe më gjerë përdorimin e strategjive parandaluese të shëndosha shkencore.


Kjo konferencë u hap në 18 korrik, me temën e respektimit të të drejtave këtu dhe tani dhe me një angazhim të përtërirë për të nxitur sigurimin e qasjes universale në parandalimin e HIV, kujdesin, trajtimin dhe mbështetjen ndaj personave që jetojnë me të.


Në Konferencën AIDS 2010 ishin pjesëmarrës përfaqësues nga 193 vende. Programi njëjavor përfshiu 248 seanca që mbulonin fushën shkencore, komunitare dhe atë udhëheqëse. Konferenca u mbështet nga 770 vullnetarë nga Vjena dhe vende të tjera.


Në sesionin e mbylljes së Konferencës, pjesëmarrësit u përshëndetën nëpërmjet një video-mesazhi nga Presidenti amerikan, Barak Obama. ‘Fundi i kësaj epidemie nuk do të jetë i lehtë dhe nuk do të ndodhë brenda natës, por falë jush ne kemi bërë një rrugë të gjatë dhe SHBA është e angazhuar ta vazhdojë këtë progres’, theksoi Presidenti amerikan Obama.


Po nëpërmjet një video-mesazhi, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, duke përshëndetur dhe falënderuar pjesëmarrësit në Konferencë për përpjekjet në luftën globale kundër HIV/AIDS, tha se ‘së bashku ne kemi përcaktuar një nga përgjigjet më të mëdha në histori. Nëpërmjet përpjekjeve tuaja të palodhura ne kemi filluar të ndalojmë dhe të kthejmë epideminë dhe miliona jetë janë shpëtuar’.


Deklarata zyrtare e konferencës se Vjenës u nënshkrua më shumë se 12.725 persona, të cilët kanë bërë thirrje për më shumë politika të shëndosha dhe racionale në drejtim të parandalimit të HIV për përdoruesit e drogës.
 
Top