• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përgatituni për diell

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113

Nëse tri herë në javë pesë minuta i kaloni në diell dhe zbuloni 5% të trupit tuaj, organizmi juaj do të krijojë aq vitamina D sa i duhen për të aktivizuar sistemin imun, mbrojtjen e shëndetit të eshtrave dhe të dhëmbëve, si dhe do të parandaloni sëmundjet e indeve të eshtrave. Më shumë se 20 minuta në diell nuk shton efektet e dobishme të vitaminës D, prandaj në këtë mënyrë shtohet mundësia e dëmtimit të lëkurës. Ja çfarë duhet të dini, nëse gjatë këtij sezoni keni vendosur që kohën ta kaloni në diell. Dielli është mik, por vetëm në distancë
Shton prodhimin e endofrinës, prandaj ndihemi gëzueshëm dhe të rehatuar.
Është përgjegjës për sintezën e vitaminave D.
Qetëson procesin e infektimeve në lëkurë.
Shpejton metabolizmin, shton djersitjen dhe sekreton toksinën.
Ekspozimi në diell pa kontroll mund të shkaktojë kancerin. Rrezet e dëmshme depërtojnë në lëkurë.
Këto rreze depërtojnë thellë nën lëkurë, ndërsa këtë ndikim të dëmshëm nuk e ndiejmë menjëherë.
Të njëjtat rreze formojnë një sasi të madhe të të ashtuquajturve radikalë të lirë, të cilët shkatërrojnë elastin dhe kolagjenin, lëkura humb volumin, bëhet e thatë dhe lajmërohen rrudhat.
Rrezet ultra violete (UVA) janë shkaktar i reagimeve të alergjisë, ngase bllokojnë mbrojtjen imune dhe ngadalësojnë regjenerimin e lëkurës.
Rrezet tjera absorbohen në lëkurë duke shkaktuar skuqje dhe ënjtje.
Dielli shkakton sekretimin e sebumit, prandaj nëse lëkura nuk është e përgatitur shpeshherë lajmërohen akne.
Lyeni lëkurën çdo dy orë
Për sa kohë do të jeni të sigurt në diell, varet nga lloji i lëkurës suaj. Nëse pa kurrfarë mbrojtje në lëkurën tuaj, ajo skuqet për pesë minuta, nëse vendosni krem kundër skuqjes, kjo kohë do të zgjatet në 50 minuta, derisa me një krem kundër skuqjes së menjëhershme do të mund të qëndronit në diell deri në 150 minuta. Mirëpo, pa marrë parasysh, që lëkura dhe shëndeti juaj të jetë i të sigurt, ju sugjerojmë që lëkurën tuaj gjatë qëndrimit në diell ta lyeni së paku çdo dy orë.
Edhe veshja është një faktor mbrojtës
Vishni rroba nga materiali i dendur.
Bluza me duar të gjata.
Kapelë me buzë të gjëra.
Po ashtu ekzistojnë edhe kostume të banjës me faktorë mbrojtës nga rrezet e diellit.
Tri lugë krem për gjithë trupin
Sipas të dhënave të institutit britanik për hulumtimin e kancerit, faktori mbrojtës do të ketë ndikim vetëm nëse në lëkurë shtoni 36 g krem, e cila është baras me dy lugë të kafesë, që duhet t’i vendosni në fytyrë dhe në qafë, ndërsa dy lugë të supës në gjithë trupin. Më pak se kjo sasi nuk do të ketë efektin e duhur dhe nuk do t’ju mbrojë.
Në diell gjithmonë pa parfum
Deodorantët, disa përgatitje kozmetike dhe parfumet, në kontakt me diellin mund të sjellin reagime të pakëndshme të lëkurës apo të një pigmentimi të përgjithshëm. Prandaj, gjithsesi duhet shmangur vënien e këtyre prodhimeve në lëkurë para rrezitjes. Po ashtu duhet të keni kujdes nëse merrni vitamina apo shtojca tjera.
Syzet e diellit,shumë të dobishme
Shikimi në diell për një kohë të gjatë mund të shkaktojë kataraktin, dhe shumë sëmundje që sillen rreth syve, sëmundje këto që mund të sjellin deri tek verbërimi total. Përpos kësaj, lëkura që gjendet rreth syve është shumë e ndjeshme, e kur nuk keni syze të diellit, zakonisht rrudheni, prandaj rrudhat rreth syve bëhen edhe më të dukshme.
Sipas standardeve, syzet e mira të diellit bllokojnë së paku 70% të rrezeve të diellit ultra violete. Prandaj, mos i blini nëse nuk posedojnë një dokument i cili ju mbron nga rrezet ultra violete. Po ashtu duhet ta dini se këto rreze depërtojnë nga retë dhe mund të digjeni edhe gjatë ditëve të vranëta gjatë verës dhe pranverës.
Nëse keni 50 bengje
Sidomos duhet të keni kujdes nëse në trup keni më shumë se 50 bengje, nëse nga rrezet e diellit ju janë lajmëruar njolla, nëse ndonjëherë ju janë shfaqur fshika në lëkurë apo keni pasur temperaturë të lartë, kjo ndodh ngase dikush nga familja juaj ka vuajtur nga kanceri i lëkurës.
Nëse vëreni ndonjë ndryshim të ngjashëm, drejtojuni dermatologut.
 
Top