• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përjetim i përsëritur -dukuria deja-vu

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
337
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Deja vu



Deja vu (dezha vu) është dukuri e radhë, por përjetim real subjektiv i gabuar. Në përkthimin e këtij termi në shqipe “tashmë e parë“, diçka a një dukuri te cilën e kemi hasur me parë.
Gati kushdo e ka provuar një fenomen të tillë, nëse ndodh rralle, nuk ka vend për shqetësim. Por episodet e shpeshta, mund te kenë rendësi.
Nuk kuptohet plotësisht natyra e këtij lloj çrregullimi të kujtesës.

Termi Déjà vu, aplikohet kundrejt një besimi te menjëhershëm e te gabuar qe një eksperience e re e momentit aktual, ka ndodhur më parë.
Është një ndjesi e fortë dhe e çuditshme familjariteti, zakonisht me kohë gjatësi prej disa sekondash, “mbushje e mendjes” ne vërtetësinë e saj me pas gati gjithnjë e zhgënjyer, qe ne e dimë se çdo ndodhe me pas.

Deja vu është një farë ndjenje kur hymë ndonjë vend, qëndrojmë pran ndonjë ndërtese, ose kryejmë ndonjë veprim tjetër, na duket se si jemi qenë në këtë vend, e kemi të njohur ndërtesën edhe pse e shohim për herën e parë, ose kemi të ditur veprimin edhe pse e bëjmë për herën e parë. Rreth 70% njerëzve e kanë provuar deja vu së pakut njëherë në jetë.

Rreth fenomenit i Deja vu janë zhvilluar disa teoria. Disa mendojnë se është “kapërcimi” informacioni që truri e pranon nga vendodhja e kujtesës, dhe automatikisht kemi bindje apo ndjenja që kjo ka ndodhur përpara. Disa të tjerët mendojnë se është një problem psikik, që e ndërlidh më së shumtit me stresin, shqetësimet ose me ndonjë sëmundje. Prapë disa të tjerë e ndërlidhin deja vu me kujtesën e ëndrrave ose në mënyrë tërthorazi vërtetim për reinkarnacionin.

Dr. Chris Moulin para disa viteve ballafaqohet me rastin kronik i Deja vu. I cili kishte një takim të çuditshëm me njeriun i cili i thotë, se nuk ka arsye t’i vij në klinik, se ai ka qenë tej aj, edhe pse ishte e pamundshme. Ai njeri ishte i bindur se e ka takuar këtë mjek, dhe ia tregon detalet që i kanë ndodhur gjatë vizitës së tij me mjekun.
Kurse Dr. Moulin beson se ky fenomen është pasoja e çrregullime të kujtesës.
Studimet e fundit pohojnë se neuroni i qendrës së trurit që është i ngarkuam për kujtesën. Këta neurona krijojnë hartën mentale me vendet dhe përvojat e reja, dhe ndjenjat e Deja vu kur një gjë ndodh në një situatë, pohon profesor i biologjisë dhe i neurologjisë Susum Tonega dhe e quan “episodet e kujtesës”.

Nga përkufizimi, déjà vu nuk ka lidhje me eksperiencat aktuale të përsëritura apo me kujtesën, pra interesi qëndron: se pse vjen kjo ndjenje?
Një shpjegim mundshëm është se ky fenomen vjen nga një “mase- apo lidhje e shkurtër” në një kohëzgjatje tepër të shpejte, e lidhjeve neurologjike. Ku informacioni aktual arrin në ‘depon” e Kujtesës përpara se te arrije Vetëdijen.
Eksperienca e vetëdijshme e një kujtese të tillë do jete tepër e fortë, pasi është aktuale.

Disa eksperte sugjerojnë qe Kujtesa nuk është thjeshte një problem lidhur me një ngjarje fikse, te stabilizuar, por është një proces rikonstruktimi, nga komponentë te ruajtur, e cila përfshin elaborime, shtrembërime, e lënje jashtë të një pjese ngjarjesh.
Çdo rithirrje e ngjarjeve është thjesht rithirrja e kujtesës se fundit qe kemi për ato ngjarje. Ndjesia e te njohurit përfshin përputhjen ndërmjet një ngjarje aktuale dhe informacionit të ruajtur, por kjo mund te ndryshoje aq shume nga ngjarja origjinale sa qe ju “e dini” qe se keni provuar kurrë më parë.
Psikologet akoma po debatojnë rreth Déjà vu-se, e do vazhdojnë në të njëjtën mënyre derisa te dihet me shume rreth mekanizmave te trurit.

Déjà vu qe ndodh shpesh, mund te jete një simptome e shqetësimeve qe vijnë nga dëmtime në tru, si, p.sh. epilepsia e lobit temporal. Pra nëse kjo ju ndodh shpesh, do ishte ide e mire te shihni mjekun e te sugjeroni një ekzaminim neurologjik
________________________________________
Nga Newtoon,"dèja_vu",është shpeshherë e përshkruar si një ndjenje ku në të cilën ke parë diçka ose ke jetuar një ngjarje. Shumë shkencëtarë mendojnë qe prej shume kohesh qe ky lloj tip fenomeni shfaqet kur imazhi i parë prej njërit nga sytë, arrin ne tru para imazhit qe shfaqet te syri tjetër.
Kërkuesit kane gjetur gjithashtu edhe persona të verbër të cilat kane ndjere edhe ata sensacionin e "dèja vu".
Meqë ky lloj sensi është tepër i rralle dhe tepër i shpejte, psikologet nuk janë përqendruar shume aty me friken se nuk do jene edhe aq objektive. Disa të tjerë janë përqendruar te ajo qe themi ndonjëherë. "E kam ne maje te gjuhës po nuk po e gjej dot qe ta shpreh", atëherë kur nuk arrijmë të besojmë që dimë diçka dhe nuk arrijmë ta themi!

"Deja_vu",po studiohet edhe me anën e hipnozës. Shpjegimet thonë qe një eksperience e tille, ndjehet kur një pjese e trurit "drejton gjerat familjare"!

Ndjenja e veç të përjetuarës apo "deja vu" është e mirëseardhur për atë që predikojnë fenë dhe ringjalljen. Mirëpo edhe të tjerë e përdorin "deja vu" për të sqaruar mendime të tyre.

Shume parapsikolog ketë paraqitje te jashtëzakonshme e lidhin me mundësinë e njeriut qe pavetëdija e parandej. Afinititetet mbinatyrore të cilat i posedojmë (gjë që parapsikologet na e etiketojnë pa asnjë dyshim) na mundësojnë të parashohim disa situata të ardhshme.
Mirëpo informacionin për ato ne e fusim në rrafshin e pavetëdijes tonë.
Deri sa ta përjetojmë situatën në jetën reale, atëherë neve ne fakt nxjerrim këto informata nga pavetëdija. Disa tjerë arsyen për paraqitjen e këtij fenomeni e kërkojnë në drejtim komplet të kundërt.

Sipas tyre, mendja jone ndonjëherë futet ne rrjetin e dimensionit kozmik të panjohur. Në ketë rrjet rruhet (bile edhe në mënyrë të shkruar!) e vërteta e plote për të kaluarën, të tashmen dhe te ardhmen e botes. Ne momente te tilla mendja jone e lexon të vërtetën për të ardhmen, dhe se bashku me ketë i përjeton ngjarjet edhe në realitet.

Disa të tjerë, janë kategorik se fenomeni i këtillë depërton tek ne nëpërmjet mënyrës telepatike. Tjetër njeri, i cili gjendet ne te njëjtin vend, në të njëjtën kohe, me të cilin jeni në lidhje mendore, ua jep atë qe e shef dhe e dëgjon në moment, disa sekonda përpara se ju vet ta shihni dhe dëgjoni.
Të gjitha sqarimet për deja vu, janë pak sa te pabesueshme dhe te renda për t`i kuptuar, por ne fakt, e tille është dhe natyra e këtij fenomeni, i pabesueshëm.

"Nqs truri është hapësire e madhe në të cilën për çdo dite ruhen me mijëra fotografi te vogla të çdo ngjarjeje, është e mundshme në të ardhme nqs na ndodh ndonjë ngjarje e cila ka faktorë të ngjashëm dhe të përafërt si ndonjë që veç e kemi kaluar, truri i rrafshit të pavetëdijes me ndihmën e qelizave trunore te aktivizohet dhe te na jep një imazh apo fotografi te plote cilën neve veç e kemi te njohur dhe e ndjejmë se e kemi përjetuar dhe parë dikund më parë".

Disa shkencëtare mendojnë se fenomeni Deja vu është e lidhur me anomalitë qe paraqiten gjate funksionimit normal te trurit. I quajnë gabime gjate njohjes.
Si vihet deri tek këto gabime?

Kur ngjarja e përjetuar ne moment na duket e njohur, ne në fakt nuk e kujtojmë atë, por një ngjarje nga e kaluara që është i përafërt me ketë. Ndonjë element i situacionit të tashëm aktivizon një fare grushti ne tru, ku ruhen ngjarje te ndryshme, por shume të përafërta me momentin që përjetojmë.

Shkencëtare të tjerë mendojnë se Deja vu-te janë anomali te perceptimit.
Sipas kësaj teorie, gjerat varen nga ajo se si i perceptojmë dhe si e paramendojmë realitetin e jashtëm. Problemi qëndron ne koordinimin e gabuar te dy hemisferave trunore. Ata janë si dy lloje truri ne koke. Edhe pse funksionojnë simultanisht dhe janë tepër te koordinuar, secila hemisfere nga çdo organ i njeriut (sy, vesh etj) pranon informate pre vete, te ndare.
Le te supozojmë se hemisfera A e pranon atë informate disa pjese te sekondës me parë se hemisfera B. Kur B do filloj te punon, tek ne paraqitet një ndjenje e mjegullt e diçkaje të njohur. Ose ndjenje, ketë veç e kam pa. Dhe me të vërtetë e kemi pa, pjese te sekondat me parë, nëpërmjet hemisferës A.

Teoria e spanjollit Hoze Luis Pinios e vitit 1975 është edhe me e thjeshte, por edhe shume me e guximshme.
Ju, apo ne fakt, trupi juaj, gjendet në një situate të dhëne. Receptorët tuaj dëgjojnë, shohin, ndjejnë dhe skadojnë informacion të jashtëm. Por mendja juaj është ne Hëne apo mijëra kilometra larg saj. Dhe papritmas- ndjenja e deja vu.
C`ju ka ndodhur?
Thjeshte-vetëdija juaj ka ndaluar shëtitjen përreth Galaksise dhe është kthyer ne trup. Ne fakt, situata e tashme nuk ju është shfaqur në të kaluarën. E keni ndjere sekondë më parë, por vetëm me trup. Tashme, kur mendja është kthyer, e përjetoni edhe me shpirt. Normalisht, ju nuk mund ta dini ketë.

Dhe ne fund, nuk do ishte interesant nqs këtu nuk fusnin gishtat me sqarimet e tyre edhe psikanalitiket.
Ne fakt, psikanalitiket kane sqarim te tyre për ketë fenomen dhe kjo serish është e lidhur me gabime gjate perceptimit.
Serish na duket se ngjarjet i kemi përjetuar me parë, por në fakt, identifikohemi sipas disa ngjarjeve të ngjashme. Por ketë here-për shkak autocenzures se mendjes sonë. Për disa shkaqe, ajo shtyp memorien për ngjarjen e vjetër, në mënyre qe nuk i lejon te del në sipërfaqen e vetëdijes sonë. Truri ynë i fsheh informatat nga ne! Dhe na fut në një situate te çuditshëm-edhe me ka ndodhur, edhe nuk mund te kujtohem.
Kjo teori e sqaron edhe mjegullesiren e cila eshte gjithmonë e pranishme ne deja vu.

1. Déjà vécu - Tashme e jetuar ( diçka që ke përjetuar)
2. Déjà senti - Tashme e ndjere (diçka që ke ndjere)
3. Déjà visité - Tashme e vizituar (ndonjë vend qe ke vizituar më parë)
 

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
337
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Përgjigje e: Déja vu

Dukuria përkatësisht fenomeni “deja vu”, sot po zgjon mjaft interes jo vetëm te shkenca por edhe te njerëzit e thjeshtë, por fat te keq po përdore me vend dhe pa vend. Nuk është asgjë tjetër përveç gjërat që disa njerëz i përjetojnë vendet, gjërat përpara se do t’i vizitojnë, përkatësisht ata çfarë do t’i ndodhin, si për shembull: “o njeri i Zotit, unë isha këtu përpara, unë kam biseduar me juve etj.” Edhe pse ende nuk ka qenë as nuk ka biseduar me personi që po thotë se ka biseduar me të.
“Deja ju” sipas disave mund të jetë një dukuri normale, ndoshta i hareshëm, si dhuratë e Zoti, që nuk është e nxitur nëpër mes magjisë, as me ndonjë pijeve stimuluese qofshin të drogave të llojllojshme qofshin medikamenteve apo pijeve alkoolike, ose prapë as nga ngarkesat psikike, por thjesht një dukuri e mrekullueshëm.
Por më pak është e njohur rezultatet e arritura nga hulumtuesit e këtij fenomenit. Por rezultat e fundit flasin për katër (4) lloje “deja vu”: deja vu: “e parë para se ka ndodh” “ e përjetuar para përjetimit”(deja vecu),” e ndjenë para se e ka ndje”(deja senti), “ e vizituar par vizitës”(deja vizite” dhe “ndijimi para ndijimit, përgjimi para përgjimit, e njohur para njohjes” (deja entendi).

Deja vecu (e përjetuar para përjetimit)

Po thuajse të gjithëve neve na ka ndodhur ndonjëherë por jo shpesh por e sigurt kur përjetojmë diçka që e kemi përjetuar në një moment, flasim apo veprojmë, të cilin e kemi fol përpara apo vepruar përpara se e po ndodhë në këtë moment. Ndoshta dikur, ndoshta dje, ndoshta para 100 viteve. Për të qenë magjia e plotë, pikërisht e dimë se çfarë do të ndodhin në vijim. Krejt është e qartë, e njohur dhe e përjetuar: personat, fytyra, gjërat, mjedisi etj. Të gjitha janë nën kontrollin tonë, jashtë kohet, edhe pse përkohshëm por e përsosur!
Shumica këtë sensacion e identifikon si “deja vu”, duke mos gjetur arsyen për të hyrë në detaje. Informata zyrtare nga intervistat e shumta, ku tregojnë se një e treta e njerëzve që jetojnë në këtë planet, i kanë përjetuar këtë fenomen.
Në çfarë është magjia e kësaj dukurie? Kur jeni në mesin e mrekullueshëm filmit të jetës, jeni i vetëdijshëm , se ata që ishte përpara edhe do jetë ashtu – ato qëndrojnë në bibliotekën e juaj të kujtesës. Gjithçka ata që ishte përpara ka një aromë ndaj të TASHMES që po ndodh. Kurse njerëzit skeptik do t’iu thonë, “ato gjëra nuk të kanë ndodhur ty, por diçka të tillë e ke parë në televizor”; “ke nevojë për një pushim”, ose “ke fjet keq ditët e fundit”, “pakësoji alkoolin” etj.
Zakonisht hulumtimet flasin për këtë fenomen që e përjetojnë më së shumtit grupmosha nga 15 deri më 25 vjeçare. Përvojat janë të ndërlidhura me ngjarjet banale, por këto mbeten në kujtesë për një kohë ma të gjatë. Deja vecu jo vetëm nuk përmban të pamit por habitemi hollësisë për gjërat e njohura. Zakonisht kjo dukuri i shpreh përshkrimin intensiv dhe lajmërohet si pjesë e kujtesë së ngarkuar.

Deja senti (e ndjenë para se e ka ndje)

Po ashtu edhe këtu e kemi të njëjtën ambalazh por materialin tjetër, do t’iu thonë cinikët. Te dukuria “deja senti” praktikisht ndodh e njëjta gjë, por vetëm në rrafshin emocional, pa ato gjëra që na rrethojnë. Por ne ndjejmë para se e ndjejmë qofshin ato interno, qofshin ato të brendshme qofshin apo intime.
Këtë sensacionet janë të “rrezikshëm” kur është në pyetje raporti në mes gjinive. Takimi me personi të gjinisë tjetër sipas psikologëve mund të jetë shumë i rrezikshëm që mund t’i shkatërrojnë çiftet martesore sa do të jenë ato të forta, përndryshe këtij fenomenit ja përshkruajnë “përjetimet mistike”.
Ekspertët që mundohen për t’i reduktuar këto dukuri në arsyen e “mendjes së shëndosh”, pohojnë se ky fenomen shpesh lajmërohet te pacientit të cilët vuajnë nga epilepsia. Në çdo rast dallimi në mes normales dhe sëmundje është në “rrafshin mental”, dhe nuk ka të bëjë me profetizimin apo largpamësinë, sa i përket lëvizjeve apo mimikës zërit, mendimit, dhe gjendjet e tilla janë në kundërshtim me “deja senti” dhe radhë mbetet në kujtesë. Së paku deri te përjetimin tjetër.
Me fjalë tjera është fjala për përjetimet mentale dhe nuk ka ndonjë njohuri apo sjellje të përparshme. Sipas ndodhive ato mbeten në kujtesën e njeriut, që e përjeton.
Kjo dukuri lajmërohet si e thamë më lartë tek pacientit që vuajnë nga epilepsia. Një prej pacienteve flet, se si i lajmërohet deja senti, edhe ata gjithherë, kur dëgjon zërin e personit tjetër ose kur ai e thotë mendimin e vetë ose prapë kur lexon nga ndonjë libër i krijohen përfytyrimet e zërave.
Në këto situata jo normale zakonisht mishërohet fraza siç është: “po, vërtetë, qarta..” pas një momentit i kujtohet se nuk ka qenë ndonjë fjalë as mendimet që ishin të dallueshëm nga kujtesa. Por i kujtohen përfytyrimet e ngjashëm në mes atyre që ndjenë në gjendje jo normale.

Deja visite (vizituar par vizitës)
Fakti se shumë ma radhë na ndodh për ta ndje se si gjendemi në ndonjë vend, banesë, shtëpi apo gjetiu edhe pse realisht në këtë jetë nuk kemi qenë ndonjëherë.
Karl Gustav Jung shkruan mbi sinkronizimin “deja vizite” që e dallon nga “deja senti”, ashtu lexuesit i pyet : “po qe se objektin ku e ke vizituar” a e ke vizituar realisht ndonjë herë tjetër, ose diçka të ngjashëm, ose diçka identike”, nga kjo del mendimi për ndonjë “mrekulli” ose prape personi përkatësisht konteksti i përgjithshëm, në të cilin gjendemi në momentin e caktuar, që na imponohet iluzioni, që kemi qenë aty përpara se jemi qenë, edhe pse nuk na kujtohen as kurë, as me kë kemi qene, dhe me çfarë arsyeje ishim atje.
Si e shpjegojnë këtë fenomen? Shkolla skeptike përkatësisht racionalizmit japin mendimin e vet, se “pacientët që vuajnë nga ky fenomen” rrezaton ato çfarë ka lexuar për atë vend, ashtu i bëhet se atë vend edhe e ka vizituar. Madje skeptikët edhe i quajnë njerëzit e tillë “të devotshmit utilitar”: ndoshta për përvojat e tilla është përgjegjëse reinkarnimi (rishtas të lindesh, të mishërohesh rishtas, sipas besimit budist shpërngulja e shpirtit) . Ndoshta është i fokusuar versioni i kultit: në pyetjet qe janë projeksionet astrale, dikur e kini lëshuar trupin e juaj, kini bredhë nëpër këtë vend, kurse tani jeni të pranishëm realisht, ashtu ju përzihen regjistrimet të “mbi unit” me pamjen e tashme aktuale.
Po qe se dëshirojmë vërtetë të konstatojmë, për çfarë fenomenit është fjala, është thelbësore të konstatojmë burimin e ndjenjave. Deja vecu është shumë e varur nga lajmërimi i momentit dhe procesit. Kurse deja viste është ndërlidhur me gjeografinë dhe raporte ndaj mjedisit.

Deja entendi (ndijimi para ndijimit, përgjimi para përgjimit, e njohur para njohjes)

Simptomat e këtij fenomenit janë të përafërta të pamit në kuptimin e gjerë, kurse në kuptimin e ngushtë të përjetuarit. Gjithçka është e njëjtë por kjo dukuri zhvillohet në rrafshin e veshit. Fjala vjen, dëgjoni një fjali, ju e keni dëgjuar përpara se t’iu thonë bashkëbiseduesi, po ashtu individi i tillë flet dhe i dëgjon zërat, si jehojnë nëpër korridoret të kaluarës, dhe në të njëjtën kohë, e dini se do ta dëgjoni në të ardhmen përkatësisht hapave të mrekullueshme ku aparati i ndijimi, i trurit me të papritmas ju braktisë.
Tek kjo dukuri, çfarë është interesanten, njeriu ka iluzion ose ndoshta në mënyrë iluzione nuk është më ai, por është një korrent i jo i përditshëm “ nga sot deri dje dhe mbrapa” mund lehtë të kontrollohet dhe me orvatje të vogël e vazhdon se si është rasti me përjetimin e pamit. Krijohet një përshtypje se personi ka fuqi t’i lëshohet “unit të kaluarës”, në vijën verbale që është sikurse ndonjë vizatim ose siç janë fletorja e notave muzikore që e kanë shkarravitë muzikant, prej faqet në faqe, dhe tani vetëm i ndjek instruksionin e notave. Kryesisht është para dispozicioni që është dëgjuar dhe e vazhdon në mënyrë identike, ashtu siç dëshironi ta vazhdoni këtë muzikë.

Deja vu-ja hipotetike

Në udhëtimin e juaj të parin në Alaskën e izoluar dhe jeni të ftuar në një familje eskimeze. Në moment kur hyni brenda, papritmas ndjeni se çdo gjë e dini ku gjendet. Edhe më tepër, shumë mirë i njihni gjerat e veçanta, këmbët e lososit që përherë e par i shihni.
E frikshme dhe e hareshëm në njëjtin moment. Habiteni, se ju jeni në “shtëpi”, dhe njëherë këtu jeni për herën e parë. Shtëpiza eskimezë nuk ishte e njohur për ju, dhe tërë kohën ju kaplon ndjenjat se ju keni qenë këtu përpara, gjithçka është e njohura. Nuk dini se çfarë ju pre dhoma tjetër pa me hy në të.
 

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
337
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Përgjigje e: Déja vu

Deja vu-ja e vërtetë

Për një deja vu të vërtetë, duhet kjo përvojë të dallohet nga kujtesa e harruar.
Zakonisht fjala është për diçka që na befason, diçka e veçantë. Këtë shprehje e shpiki hulumtuesi Francez Emile Boirac, që do të thotë e parë par se u pa.

Përvojat e deja vu-së i shoqërojnë:

- Ndjenjat se diçka është e njohur dhe pse është misteriozen, e frikshëm, e habitshëm dhe diçka jo e përditshëm.
- Rreth 70% njerëzve e përjeton deja vu.
Përqindja e lartë nuk do të thotë se vërtetë kaq njerëz e përjetojnë këtë fenomen, por nganjëherë i ngatërrojnë me largpamësin, parandjenjat, intuitën, ëndrrat. Në të vërtetë deja vu është një fenomen i radhë, që për këtë fushë ende nuk kemi argumentet shkencore, sepse është shumë vështirë të analizohen në për laboratoriume dhe të vëzhgohen. Kohët e fundit hulumtuesit konstatojnë fuqia e këtij fenomenit mund të hulumtohet nëpër mes hipnozës.

Çfarë thotë shkenca
Kohët e fundit janë bërë mjaft hulumtime psikologjike lidhur me këtë fenomen. Deja vu nuk është pjesë e përbërëse profetizmit as parandjenjave por është fjala për anomalin e kujtesë. Që lënë përkatësisht jep mbresa e një përvojës, që e kemi rikujtuar në kujtesën tonë, por kjo nuk është e vërtetë.
Fakti është, në rastet e shumta jep ndjesi, se diçka kemi kujtuar, nganjëherë mjaft të furishëm, por asnjëherë nuk mund ta kujtojmë ku dhe në vend e kemi përjetuar si dhe ndjemë. Pas pak kohet “subjekti mund të lërë ndjenjat e shqetësimit duke përjetuar deja vu-në, kurse hollësirat dhe rrethanat nuk mund t’i kujtojnë.
Mund të jetë si pasojë e gërshetimit dy sistemeve neurologë: ai që është përgjegjës për kujtesën e aftat shkurtër (gjërat ndodhin në tashmen) dhe sistemi tjetër që është përgjegjës për kujtesën e afatgjatë (që gjërat kanë ndodhur në të kaluarën).

Lidhshmëria me skizofreninë

Eshtë konstatuar në mënyrë klinike se ka një lidhshmëri e përjetimeve deja vu –së dhe ngarkesave përkatësisht çrregullimeve e skizofrenisë dhe anksiozitetit, po qe dikush vuan nga këto dy çrregullimet, shpeshherë lajmëron ndjenjat e deja vu.
Lidhjen më të madhe është konstatuar te pacientit, të cilët vuajnë nga epilepsia. Ashtu disa shkencëtar e parashikojnë se përvojat e deja vu-së ka mundësi që të jenë çrregullime neurologjike, që krijohen nga përpunimin e çrregulluar të sinjaleve elektrike në trurin e njeriut. Supozojnë se deja vu tek pacientit që vuajnë nga epilepsia e lehtë që krijohet nga ngarkesa e tepërta të shqetësimeve që dalin nga kujtesa.

Farmakologjia: kundra gripit deri te deja vu

Po qe se individi merr disa lloj ilaçeve, ka mundësi, tek disa konsumues te medikamenteve të lajmërohet fenomeni deja vu. Pasojat e disa ilaçeve (medikamenteve) në kombinimin me medikamentet tjera japin ndjenjat e përjetimet te deja vu-s. Për arsye të reaksioni dopamimës në medikamentin Taiminenës dhe Jaaskelainës supozojnë se ndikon në shfaqen e deja vu-së si pasojë reaksionit të hiperdopaminës në pjesën e trurit te konsumuesit. Disa pacient që i marrin këto medikamente kundra gripit edhe tek ata shfaqet ky fenomen i deja vu-së.

Mos është shkaktarë kujtesa?
Për ta përshkruar anomalitë e kujtesës duhet patur një klasifikim për kujtesën normale. Ekzistojnë disa skema, por në praktikën klinike më e dobishme është skema e kujtesës që ndahet në tre lloje “depo” magazinash.
1. Depot sendore, marrin informacion nga organet sendore dhe e ruajnë atë për një periudhë të shkurtër (rreth 0,5 sekonda) deri sa të përpunohet.
2. Depot e kujtesës afatshkurtër, ruajnë informacionin për një periudhë më të gjatë (rreth 15-20 sekonda). Informacioni ruhet për një periudhë të gjatë prej provash të përsëritura, p.sh. kur një numër telefoni ende i pa familjarizuar përsëritet me mend deri sa të arrish tek telefoni.
3. Depoja e tretë, është kujtesa afat-gjatë: ajo merr informacion të zgjedhur për magazinim më permanent dhe ka kapacitet shumë më të madh se dy të tjerat. Informacioni magazinohet në përputhje me karakteristika të tilla si kuptimi apo tingulli i fjalëve. Gjendja e humorit në kohën e magazinimit është e rëndësishme: kujtimet e magazinuara, kur personi është i helmuar, rikujtohen më me lehtësi në gjendje mendore të pikëlluara. Në lidhje me kujtesën afat-gjatë duhet bërë dy dallime të vlefshme. E para është ndërmjet kujtesës për ngjarjet (kujtesa episodike) dhe kujtesa për gjuhë dhe dijet (kujtesa semantike). E dyta është ndërmjet njohjes se një materiali që prezantohet dhe rikujtim pa këtë prezantim kjo e fundit është më e vështirë.

Në paraqitjen e anomalive të kujtesës përshkruhen disa terma teknike, dhe ja disa prej tyre:
• Amnezia anterograde, shfaqet pas një periudhë pavetëdije. Është dëmtim i kujtesës, për ngjarje që kanë ndodhur ndërmjet periudhës së fundit të pavetëdijes së plotë dhe restaurimit të vetëdijes së plotë.
• Amenesia retrograde, është humbja e kujtesës për ngjarje që kanë ndodhur përpara fillimit të pavetëdijes. Një amnezi e tillë ndodh pas dëmtimit të kokës ose terapisë elektrokonvulsive.
• Konfabulacioni është kallëzim i “kujtimeve” për ngjarje që nuk kanë ndodhur në periudhën që bëhet fjalë. Kjo ndodh në disa pacientë me çrregullime të rënda të kujtesës recente.
• Jamais vu, është dështim për të njohur ngjarjet që kanë ndodhur më parë, ndërsa deja vu, është njohja e ngjarjeve si familjare, kur ato nuk kanë ndodhur asnjëherë. Të dy anomalitë mund të takohen në çrregullimin neurologjike.
Ngjashmëria në mes stimujve deja vu dhe subjektit real, kurse tjetri shkon pas kujtesës, mund të çojë deri te sensacioni. Ashtu janë munduar shkencëtar ta shpjegojnë deja vu me hipnozën, por shpeshherë nuk kanë patur suksese.

Teoria neurologjike

Deja vu e shpjegojnë si pasoj e çrregullimit neurologjike që nuk përputhet me kohën. Për arsyet të defektit të kohës truri e kupton, se ka marrë një stimul për herën e dytë, çka në të vërtetë ishte përjetimi i njëjtës ndjenë por pakëz me burimi me te larg.

Parapsikologjia

Po ashtu disa e ndërlidhin deja vu edhe me parandjenjën, largpamësinë si dhe me ndjenjat jo normale për ta kuptuar, gjithashtu është shenjë e fuqive shpirtërore si dhe aftësisë e një popullatës njerëzore. Deja vu e ndërlidhin edhe me profetizmin, parashikimin dhe me kujtimet nga jeta e kaluam.

Ëndrra si burim i deja vu-së

A ju ka ndodh ndonjëherë në situatë që do të dini se çfarë do të ndodhin? Kur kini arrit në një vend për herën e parë, juve ju duket se gjithçka është e njohur, kjo është ajo fuqia e ëndrrave?
Disa mendojnë se deja vu nuk është asgjë tjetër përveç kujtimet nga bota e ëndrrave. Zakonisht nuk i kujtojmë shumicën e ëndrrave, vetëm na mesin në kujtesë disa detaje të vogla. Këto detaje mund të ruhen në kujtesën e njeriut dhe i shmanget kujtesës aftat shkurtër. Në këtë mënyrë ndoshta mund të shpjegohet fenomeni deja vu , kujtesa nga ëndrrat që i kemi parë më herët me ato elementet që na kujtohen në momentin e zgjuarit nga gjumi.
 

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
337
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Deja-vu! Si mendoni për këtë fenomen?

Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni një Deja-vu?(
(tju duket sikur e keni përjetuar herë tjetër një situatë, ose e keni dëgjuar një fjali etj të tilla)
Mua më ka ndodhur, e më ndodh jo rrallë, kohët e fundit më pak, por përsëri egziston kjo gjë.

Kush është shpjegimi?
Mos ndoshta ajo që nga lindja, ndodh që ne shohim jetën tonë në një fraksion sekonde?
E atëherë kur këto përsëritje (deja-vu) ndodhin është sepse mëndja jonë kthehet në kohë kur kemi pasur atë vizion, sapo të lindur?

Apo është shpjegimi shkencor, i cili thotë se truri ynë ka bllokime dhe atëherë na jep atë ndjenjën sikur e kemi përjetuar këtë çast?!???

Ju si mendoni???
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Misteri i fenomenit Deja-vu nuk qëndron në natyrën e saj enigmatike, por në natyrën enigmatike të vet qenies njeri. Njeriu, siç e dimë edhe shkencërisht, është qenie me aftësi të kufizuara. Pra ai nuk është një specie e përkryer, edhe pse ne kemi dëshirë të mendojmë ashtu. Ai përkufizohet vetëm nga pesë shqisat e tij, dhe përmes tyre e percepton realitetin që e rrethon. Pra, bota që na rrethon nuk është e përkufizura, por të kufizuara jemi vet ne.


Të relaksuar bisedoni dhe çlodheni me një mikun tuaj në një kafene të qytetit bregdetar ku ju keni shkuar për pushime. Mbi tavolinë ndjeni aromën e kafes së porositur. Dhe, për një moment, juve ju përshkon një ndjenjë e çuditshme dhe ju duket sikur keni qenë edhe një herë këtu. Pikërisht në këtë karrige, në këtë tavolinë dhe po e njëjta aromë e kafes! Bile, juve ju kujtohet edhe fluturimi i një mize pranë filxhanit... përjetim i përsëritur! Por, kur kishte ndodhur kjo? A është kjo vallë e mundur? Ju ndodheni për herë të parë në atë vend...
Kjo ndjenjë konfuze e një situate të panjohur por të përjetuar më parë, nuk është diç e pazakontë. Me siguri se shumica prej nesh e ka përjetuar, së paku një herë, këtë ndjenjë të çuditshme. Dhe, kjo dukuri e pazakontë, ky fenomen psikologjik, është emërtuar si Deja-vu, që rrjedh nga frëngjishtja, e që do të thotë “një herë e parë (përjetuar) ose tashmë e parë (përjetuar)”. Anketat e ndryshme, në shumë vende të botës, kanë vërtetuar se dikur rreth 70% e njerëzve e kanë përjetuar fenomenin Deja-vu. Një studim i bërë në Universitetin Halle-Wittenberg të Gjermanisë shkon edhe më lart. Ai rezultoi se 90% e pjesëmarrësve e kishin përjetuar, së paku një herë, një situatë të tillë. Edhe në forumet shqiptare (virituale), ku diskutohej për fenomenin Deja-vu, shumica e diskutuesve e pranojnë se kishin përjetuar efektin e Deja-vu-s. Ja disa nga postimet e diskutuesve:
A. - “Ndjenja e Deja-vu-s , nuk të ndodh veç një herë, por shpesh herë. Personalisht e kam shpesh ketë ndjenje, dhe për çudi, disi truri im, sikur përkujton se një bisede apo një veprim po ndodh për te dytën herë!”
L. - “...shpesh me ndodh. Ja p.sh. një situate që është kah ndodh momentalisht, me duket se ka ndodhur edhe më parë. Gjithçka është plotësisht e njëjte... gjithçka e përjetoj si për herë të dytë! Gjithashtu e di se cila është fjala tjetër. P.sh. që ka për t’ma thënë personi... Shumë interesant ...shumë mister.”
K. - “Mua personalisht më ndodh shpesh një gjë e tillë. Kur jam në ndonjë situate në jetën e përditshme (pa marr parasysh çfarë situate) më ndodh që të mendoj se kjo situate ka ndodhur edhe më parë, para disa kohesh.”
E. - “Edhe mua më ka ndodhur shumë herë. Çka me duket interesant është se gati çdo herë ka qenë një situatë e parëndësishme...”
M. - “Nuk mendoj se vuaj nga ky fenomen, se është diç që më ndodh rrallë, ama ngel në kujtesën time...”
A. - “Mua kur më ka ndodhur, disa herë kam menduar se ka të ngjarë që unë kam qenë më herët në ketë bote, por në një trup tjetër, e tash kur më ripërsëriten ato gjëra me duket se po i dijë të gjitha, por jo në ketë trup që jam tash....”
M. - “Kjo edhe mua më ndodhe shumë herë por zgjatë vetëm 2-3 sekonda. E di se çka ndodh në atë moment ....dhe më duket që e kam përjetuar atë situatë më pare.”
Edhe për këtë dukuri, sikurse edhe për shumë dukuri të tjera, kanë shfaqur interesim shumë koka të mëdha njerëzish që nga lashtësia. Përjetimet e tilla i përshkruan para më se dy shekujsh edhe i shenjti Augustin, e të cilat i krahason me “kujtesën e falsifikuar”. Fenomenin Deja-vu, flitet se e ka përjetuar edhe Napoleon Bonaparta. Derisa e vështronte ushtrinë e armikut, i ishte parafytyruar beteja e cila do të pasonte pak qaste më vonë. Bile supozohet se edhe vet dukuria Deja-vu, e ka burimin nga ajo kohë. S. Frojdi e ndërlidh dukurin e Deja-vu-s me mendimet dhe imagjinatën tona, të ndrydhura, për ndonjë arsye, diku thellë në ndërdijen tonë ose me sekuenca të harrura nga ëndrrat tona të shumta, të cilat në situata të reja krijojnë ndjenjën e Deja-vu-s. Edhe J. W. Gete, në një nga librat e tij e përshkruan një përjetim që i përngjanë shumë fenomenit Deja-vu. Në librin “Sajimi dhe e vërteta”, ai e përshkruan një situatë, kur si i ri, duke kalaruar me kalë nëpër natyrë, e sheh për një moment vetveten, gjithashtu duke kalaruar në një kalë tjetër, por nga drejtimi i kundër. Aty dukej më i moshuar dhe i veshur me rroba tjera. Disa vite më pas, ai kalëron rastësisht po nëpër të njëjtin vend dhe i kujtohet plotësisht përjetimi i mëhershëm dhe vëren se vërtet ai bartte po ato rroba të cilat i ishin parafytyruar atëherë. Këtë dukuri nuk ka mundur ta tejkaloj as Holivudi, për të cilën edhe ka realizuar një film me të njëjtin emër “Deja-vu - gara kundër kohës”, ku rolin kryesor e interpreton artisti i mirënjohur Denzel Washington.

Në fakt ç’është Deja-vu?
Njëri ndër profesorët e psikologjisë nga Universiteti i Dallasit, që u mor posaçërisht me dukurin Deja-vu, është Alan Brown. Ai kishte mbledhur studime të shumta nga kolegët e tij shkencëtar, në lidhje me këtë fenomen, dhe i kishte studiuar me vite të tëra. Rezultatet e tij ishin deprimuese: aq shumë mendime kishte, po aq sa edhe shkencëtar!
Megjithatë, të gjitha këto mendime (supozime) nga hulumtimet dhe eksperimentet e bëra, shkencëtarët i ndajnë në dy grupe. Disa mendojnë se fenomeni Deja-vu është çrregullim psikologjik i një “lidhje të shkurtër” në tru, ose thënë ndryshe, një mini-sulm në tru, dhe si pasojë e atyre çrregullimeve, halucinacionet e reflektuara, pranohen si realitet faktik. Ndërsa të tjerët mendojnë se këtu kemi të bëjmë me përjetime të mëhershme, të memorizuara diku thellë në ndërdije, të cilat në momente të caktuara, i perceptojmë si Deja-vu, pra, nga eksperienca dhe ngjashmëria e tyre, krijojmë bindjen se një situatë të tillë e kemi përjetuar edhe më parë.
Sipas përkrahësve të teorisë së parë (anomalisë mentale), ku fenomen paraqitet, pasi një devijim i përcaktuar në tru, shkakton spontanisht ndjenjën e njohjes. Normalisht kjo ndodhë në laprat e tëmthit të trurit, në qendrën e vetëdijshme të kujtesës, ku Hippocampusi, rregullon sipas një strukture të veçantë, për secilin perceptim shqisore përshtypjen e të njohurës ose të panjohurës. Nëse kjo përshtypje është e njohur, neuronet flakën në një pjesë tjetër të laprave të tëmthit, tek parahippocampalis Gyrus, ku edhe shkaktohet ndjenjën e njohjes. Tek fenomeni i Deja-vu-s, flakën neuronet në parahippocampalis Gyrus, pa u përcaktuar më parë si perceptime faktike. Pra, truri na mashtron dhe tek ne paraqitet ndjenja e njohjes, e bindjes së përjetimit të situatës edhe më parë. Një anomali e tillë mund të shkaktohet nga faktor të ndryshëm si: lodhja, medikamentet etj., por më shpesh nga ndonjë avari që pason gjatë proceseve metabolike në tru.
Argumente për këtë teori paraqesin pacientët që vuajnë nga epilepsia, ku vatër e sulmeve janë laprat e tëmthit. Ata edhe përjetojë jashtëzakonisht shpesh fenomenin Deja-vu. P. sh. kemi rastin e Klaus Gecke-s nga Berlini, të cilit, gjatë mënjanimit të një tumori në tru, i lëndohen këto qendra të kujtesës, dhe dy muaj më pas, ai fillon të përjetoj diç të çuditshme: “Në rrugë dhe gjetiu kisha ndjenjën se secilin njeri po e njoh!”- shprehej ai më pas. Në kokën e tij, pas operimit, ishte zhvilluar epilepsia. Neurologët besojnë se janë në gjendje që në çdo kohë të provokojnë ndjenjën e Deja-vu-s. Nëse parahippocampalis Gyrus ngacmohet me sinjale elektrike, sipas tyre, provokohet ndjenja e njohjes, të cilën e dëshmojnë pacientët e eksperimentuar.
Mirëpo, edhe përkrahësit e teorisë tjetër kanë argumentet e tyre.
Ata mendojnë se gjithçka që na duket si e njohur, ne veç e kemi parë ose përjetuar diç të ngjashme, ndoshta vite e vite më parë, por me kohë është “harruar” diku në depon e kujtesës. Në fakt, gjatë procesit jetësor ne u nënshtrohemi vazhdimisht veprimit të numrit jashtëzakonisht të madh të ngacmimeve. Pra, ne pranojmë shumë më shumë përshtypje se sa në të vërtet mendojmë. Mirëpo ne perceptojmë dhe zgjedhim vetëm një pjesë të vogël të tyre, ato që i konsiderojmë si më të rëndësishme dhe nevojshme për mirëqenien tonë. Pra, truri vendos se cilat informacione meritojnë vëmendjen dhe cilat mospërfilljen tonë dhe ato informacione i memorizon në forma të ndryshme. Një përshtypje nga ambienti i jashtëm, qarkullon në forma të ndryshme nëpër procesin përpunues të trurit dhe tek në hierarkinë më të lartë qendrore të tij, këto pjesë informacionesh krijojnë imazhin e plotë. Mendohet se dukuria Deja-vu paraqitet kur ndonjë nga këto informacione arrin pak me vonesë në hierarkinë qendrore. Pra, arrin deri tek qendrat e kujtesës, derisa informacionet e tjerat veç kanë kaluar në vetëdije. Kjo ngecje e informacioneve krijon përshtypjen se situata pasuese për ne është tashmë e njohur.
Ekzistojnë edhe shumë teori tjera rreth fenomenit Deja-vu. Spanjolli Hoze. L. Pinios, mendon se paraqitja e Deja-vu-s shfaqet si pasoj e një moskordinimit mes receptorëve dhe efektorëve. Derisa njeriu përmes shqisave pranon perceptimet nga bota e jashtme, dëgjon, sheh, ndjenë etj. dhe këto informacione i memorizonë në ndërdije, mendja e tij ndodhet krejt diku tjetër. Dhe kur këto dy procese koordinohen, pra kur vetëdija bëhet e vetëdijshme për situatën, paraqitet fenomeni Deja-vu. Tani njeriu e përjeton situatën, që e ka ndjerë pak sekonda ose milisekonda më parë, edhe emocionalisht.
Mirëpo ka edhe shkencëtarë të tjerë që mendojnë se fenomeni Deja-vu është i lidhur me çrregullimet e rënda shpirtërore siç është epilepsia, skizofrenia, anksioziteti etj. dhe këto dukuri shfaqen gjatë fazave sulmuese tek të sëmurit.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
10,616
Pikët
113
Përgjigje e: Përjetim i përsëritur -dukuria deja-vu

Kryeplak, kam vene re qe te pelqejne shume keto tema, po sikur me te shkurtra dhe te permbledhura t'i beje keto postime, mire do ishte.
Anyway, po nqs shikon nje enderr dhe po te njejten dite, te ndodh pikerisht, egzaktesisht ajo qe ke pare ne enderr, ne kete rast a quhet kjo "Deja-vu"?
 

Lov!

Skyrim..
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
280
Pikët
0
Përgjigje e: Përjetim i përsëritur -dukuria deja-vu

Me leje..

- me dy fjalë,quhet “ Creativity ”
i një sërë tingujsh e imazhesh atomike.
 

PuffetiNa

MbetiTeThemiNaIshteNjeher
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
13,028
Pikët
113
Vendndodhja
N'tok t'bukes
Përgjigje e: Përjetim i përsëritur -dukuria deja-vu

Si urdheroni ! '' Unë qep,e ti shkep, ''

... Vetem HIQ nuk e mora vesh mesazhin Tuaj ! :(

Them se ka te drejte BLU ...
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
11,119
Pikët
113
Përgjigje e: Përjetim i përsëritur -dukuria deja-vu

Tem shume interesante. Edhe mua me ka ndodhur kjo gje, disa here biles. Zgjat vetem per disa sekonda te vetme. Nese besojm tek Perjetim i Perseritur, atehere duhet te besojm se "shpirti" jone ka jetuar ne je trup tjeter para se te lindnim ne. Nje besim i till hap dyert shume llojeve te besimeve te tjera qe perfundimisht te cojn ne besimin e jetes pas vdekjes. Dicka qe promovohet/marketohet/rreklamohet nga te gjitha llojet e feve.

Persa i perket shkakut te ketij fenomeni, edhe pse Dua te besoj tek ideja e "Perjetimit te Perseritur", mbeshtet ate me te arsyeshmen, pra "çrregullim psikologjik i një “lidhje të shkurtër” në tru, ose thënë ndryshe, një mini-sulm në tru"

P.S me pelqen ky perkthim i fjales Deja Vu ne shqip, "Perjetim i Perseritur" shume i goditur.
 

[email protected]

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
99
Pikët
0
Përgjigje e: Përjetim i përsëritur -dukuria deja-vu

Kryeplak, kam vene re qe te pelqejne shume keto tema, po sikur me te shkurtra dhe te permbledhura t'i beje keto postime, mire do ishte.
Anyway, po nqs shikon nje enderr dhe po te njejten dite, te ndodh pikerisht, egzaktesisht ajo qe ke pare ne enderr, ne kete rast a quhet kjo "Deja-vu"?
Jo. Enderrat nuk hyjne te déjà vu- te. Speaking of, me ndodh shpesh!
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
11,119
Pikët
113
Përgjigje e: Përjetim i përsëritur -dukuria deja-vu

Jo. Enderrat nuk hyjne te déjà vu- te. Speaking of, me ndodh shpesh!
Ne fakt ajo qe ka shkruar Kitty me ka shkuar edhe mua ne mendje. Nuk them se eshte fakt i perkryer, por eshte nje mundesi, nese mundohemi ti japim nje shpjegim llogjik ketij fenomeni kaq te cuditshem.
 

Diellza

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2010
Postime
181
Pikët
0
Përgjigje e: Përjetim i përsëritur -dukuria deja-vu

Kryeplak, kam vene re qe te pelqejne shume keto tema, po sikur me te shkurtra dhe te permbledhura t'i beje keto postime, mire do ishte.
Anyway, po nqs shikon nje enderr dhe po te njejten dite, te ndodh pikerisht, egzaktesisht ajo qe ke pare ne enderr, ne kete rast a quhet kjo "Deja-vu"?
Termi per kete eshte 'eksperience parashikuese' (prescient experience). Kam lexuar pak mbi shkencen empirike qe mundohet t'i shpjegoje keto ndodhi, dhe pergjigjet pa 'mights' dhe 'maybes' por arsyeja pse dhe si ndodh ende s'dihet.

Teme shume interesante ama.
 

yllbardh

R.I.P
Anëtar
Jul 8, 2012
Postime
964
Pikët
18
Vendndodhja
as vetë se di.... :)
Përgjigje e: Përjetim i përsëritur -dukuria deja-vu

Ëndrrat që parashohin një ngjarje në të kaluarën janë konsideruar edhe si profeci, ndërsa sot kur nuk kalon një moment pa marrur ndonjë informatë të re, zakonisht këto informata janë përshkrim lokaliteti ose, ose në shumicën e rasteve ne shofim një foto por vëmendjen e kemi krejt tjetër kund dhe gjithë ashtu kur fokusohemi gjatë shiqimit në jetën e përditshme gjërat si p.sh. fotografi ose fytyra të cilat janë jashtë fokus-zonës truri vendosë që t'i hedhë si të pavlefshme por shpesh ndodhë që në mënyrë të pavetëdijshme një nga këto foto/fytyra ruhet në vetëdijen tonë. Dhe pastaj pastaj kur ne shohim fytyrën, fotografinë ose vendin e përshkruar aty truri ynë "luanë" me ne dhe këto interpretohen si gjëra të përjetuara më parë.
Ndërsa te ëndrrat që parashohin një ndodhi kemi të bëjmë me raste që nuk janë përjetuar ose parë më përpara. Numri i ëndrrave "të vërteta" parashikuese është shumë shumë i vogël sepse si e thashë edhe më herët se në mënyrë të pa-vetëdijshme ne shohim dhe dëgjojmë shumë gjëra, që pavarësisht se si trajtohen këto në trurin tonë shumë herë këto rishfaqen në ëndrrat tona. Dhe kur të nesërmen vërejmë se një ngjarje ne vetëm se e kemi parë ëndërr më herët dhe menjëherë mendojmë se kemi pasur ëndërr parashikuese por këtu është mashtrimi që truri ynë na ka bërë neve si persona të pavëmendshëm që jemi.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
10,616
Pikët
113
Përgjigje e: Përjetim i përsëritur -dukuria deja-vu

Po sjell kete video related to deja vu.

https://www.youtube.com/watch?v=Ks_UHmaZcSg

E nis mire shpjegimin ky Michio Kaku...por somehow rreshqet dhe ne fund i humbet filli.

*I have my own opinion about deja vu in a form of pictures, sounds, but I need some help to put them in words.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,412
Pikët
113
Përgjigje e: Përjetim i përsëritur -dukuria deja-vu

A ka ndonje faqe ne web ku mund te testojme inteligjencen e trurit????
Natyrisht jo spam
 

Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,403
Pikët
48
Vendndodhja
Ne toke
Përgjigje e: Përjetim i përsëritur -dukuria deja-vu

Tema eshte me mjaft interes per tu lexuar,pore fenomeni i deja -vus ,besoj se nuk do te gjej shpjegimin adekuat., se cili esht faktori qe sjell deri te kjo gjendje e trurit.
Per mendimin tim esht nji veprim shqisor i cili shkaktohet si rezultat i ngacmimit emocional.Sidomos jon me te dukshme kjo gjendje qe vjen si rezultat i ngacmimeve te shqisave ne nji moment, kure karakteri dhe gjendja shpirtrore -emocionale e karaterit social,moral,etik etj bje ne kundershtim me parimin e karakterit tek individet,sidomos tek individet qe ne nji mjedis njihen si njerz me karakter te ekujlibruar,ndryshe njifen si njerz me karaktere te forta per bindjet e tyre te pa luhatshme.

kjo deja-vu nuk e besoj se vjen si rezultat i sulmeve ne trurin, madje vetem per kohen e tanishme do e quaja si fenomen , te pakten per arsye se gjendja e till nuk mbetet vetem si gjendje ,qe te duket e perseritshme., pore ne raste te qinperqinda ,jo rrall her, kan dal si parashikime me vite perpara,ku pastaj kan ndodh realisht''deja-vu''.


ky fenomen vjen simbas gjitha paragjykimeve dhe analizave te mija me shum perkushtim,jo per te i dhen spjegim shkencor ,pore thjesht isha kurreshtar.



Shaku i fenomenit te deja-vu .,esht sjellje nga faktoret si meposht:

1.Njeriu perveq qe trashigon biologjikisht prindin,ai trashigon kujtesen e tij dhe te paraardhsve te tij.
2.Njeriu lind ,dhe e ka te shkruar jeten e tij ,esht nji kopje e tij e pa dukshme e cila quhet shpirti i tij,ku permes tij arrin te mesoj te ardhmen(te fshehuren) ashtu siq bejm shpesh ne jeten e perditshme te kemi ca kujtime me te freskta e ca me te zymta te se kaluares son,kshtu shfaqen edhe imazhet paraardhese.


Duhet koncentrim dhe lidhje te fuqishme emocionale per te arritur dukurin deja-vu,sikur kure rikthejm kujtesen per te kaluaren ton qe esht zbehur .
.
Si si te perfitojm,menyra,shkaqet... te kyqemi ne rastin e dukuris deja-vu.Pra nuk esht e leht.,sikur nuk esht e leht te qeshim ,te qajm,te acarohemi kure neve duam.

Duhet perkushtimi i jashtzakonshem qeti vej ne levizje indet e trurit qe ti marin gjith ato informacione, para se ne ralitet shfaqen si imazhe, e te cilat jon si fakte per vet momentin e shfaqjes,sepse vet personi qe e jeton fenomenin e till ndodhet pikrisht ne vet kohen e cila nuk i ben as pak pershtypje.


Jo rastesisht ,teza .,se dikure njerzit e dinin diten e vdekjes .u percoll si tez deri ne ditet e sotme.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,412
Pikët
113
Përgjigje e: Përjetim i përsëritur -dukuria deja-vu

@Ganimet
Cfare profesioni ushtroni ju se befasohem nganjehere.
N.q-se me lejohet?
 

tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,729
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Déjà vu

Cfare mendoni per kete dukuri?
A ju qellon te jetoni skena apo momente qe ju duket sikur i keni pare (sic e thtoe dhe termi "déjà vu") apo jetuar me pare?
Mua me ka pas qelluar shpesh te perjetoja kete fenomen por u bene kohe qe nuk me ndodh kjo gje. Si i behet? -lutem- :D
 

Gon!

IllyrianMuslim
Anëtar
Sep 22, 2011
Postime
6,554
Pikët
48
Përgjigje e: Déjà vu

Te ndodhe ne momentet kur se pret fare!.
 
Top