• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përkujtohet masakra ndaj popullsisë çame!!

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përkujtohet masakra ndaj popullsisë çame!!!


Komuniteti shqiptar çam në Shqipëri, nesër më 25 qershor,kujton masakrën ndaj popullsisë së saj të pafajshme, të kryer nga trupat e rregullta ushtarake greke, të udhehequra nga Napolon Zerva, transmeton Balkan web.

Në Kllogjer të Sarandës, prehen 2700 persona të vdekur rrugës, gjatë eksodit për ti shpëtuar genocidit dhe dhunës greke kundër popullsisë së pafajshmë dhe të pambrojtur çame.

Fundi i luftës së dytë botërore, mbahet edhe si fillimi i kalvarit të vuajtjeve të kësaj popullsise, të cilës në vitin 1944 ju konfiskuan pronat dhe u përzunë me dhune nga shtëpitë e tyre shekullore. Bëhet fjalë për një genocid akoma të pa denuar nga shteti grek.

Shteti i atëhershëm shqiptar, iu hoqi nënshtetësinë greke duke i regjistruar si nënshtetas shqiptarë, duke i prerë kështu rrugën e kthimit në Camëri. Në të njëjtën kohë nuk i dha zgjidhje kësaj katastrofe humane që po ndodhte në jug të Shqipërisë.

Këtij komuniteti i mohohet akoma e drejta për të vizituar shtëpitë dhe pronat e tyre. Në Greqi, atyre nuk ju është lejuar të ngrenë as përmendore në vendet ku janë kryer masakrat nga ushtria e rregullt greke. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve.
 

Irfan CANA

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 16, 2011
Postime
1,855
Pikët
0
Europa haptas po i mbyll sytë ndaj çështjes çame!Po i mbyll sytë sepse edhe vetë është kreatore e saj.Si nuk u vie turp që shukasin dhe nuk çojnë zë për gjithë ato konfiskime të pronave,vrasje të burrave,grave,e fëmijëve nga ana e gjakpirësve grekë!E në anën tjetër thirren në demokraci,po ç'demokraci na qenka kjo tek kjo anëtare e Bashkësisë Europiane-Greqisë?!Koha është të kthejnë rrotën e historisë prapa dhe t'i dënojnë ata që nuk respektojnë të drejtat e komuniteteve tjera-respektivisht nuk sillen konform rregullave të demokracisë Europiane!
 
Top