• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përmendore për oktapodin Paul

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Oktapodi Paul, i cili u bë i famshëm duke parashikuar rezultatet e ndeshjeve gjatë Kampionatit Botërorë të Futbollit në Afrikën e Jugut, prej tash është përjetësuar me një përmendore në akuariumin ku kishte kaluar jetën.
Akuariumi “Sea Life” në Oberhausen të enjten zbuloi replikën plastike të oktapodit Paul e cila me ekstremitetet e veta mban një top futbolli. Kjo replikë paraqet përmendoren e gjatë 1.8 metra, njoftoi AP.

Zëdhënësja e akuariumit, Tanja Munzig, tha se hiri i oktapodit Paul, trupi i të cilit u kremua është vendosur në një urnë dhe gjendet brenda topit. Munzig tha se adhuruesit nga mbarë bota e dëshiruan këtë përmendore.

Oktapodi Paul parashikoi saktë të gjitha rezultatet e shtatë ndeshjeve të reprezentacionit të Gjermanisë, si dhe rrjedhën e finales në të cilën luajtën Spanja dhe Holanda. Paul parashikonte fitoret duke hapur njërën prej dy kutive ku secila prej tyre përmbante një guaskë dhe flamurin e një shteti.
 
Top