• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përpjekjet e Agnesës për adoptim

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
558
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Shumëkush kishte menduar se bukuroshja kosovare, Agnesa Vuthaj po bënte shaka për të adoptuar një fëmijë, por bukuroshja është e përkushtuar për të arritur synimet e saj.


Porsa kishte parë tragjedinë që kishte ndodhur në Haiti, Vuthaj kishte thënë se e kishte prekur shumë tragjedia në fjalë dhe së dëshironte që ndonjë fëmijë që kishte mbetur pa prind ta adoptonte, duke e sjellë në Kosovë.

Në një bisedë për Rozë, Vuthaj nuk ka dashur të flasë për përpjekjet e saj, por nuk ka mohuar se është duke u përpjekur për ta realizuar objektivin e saj.

“Nuk po kam dëshirë me jep shume detaje rreth përpjekjeve te mia. Unë e kam shpreh një dëshirë timen për ta ndihmuar popullin e Haitit në momentin që ka ndodhur tërmeti. Ehh… nëse ngjarja vazhdon siç e kam menduar, atëherë edhe do arrihet qëllimi”.

Bukuroshja, megjithatë, ka pranuar se është e vështirë për këtë dhe se normalisht nuk është problemi vetëm te paratë pasi që ky nuk është problem i saj.

“Nuk do të thotë që ke para s’po ki çka me bo e po shkon po adopton, se s’kam unë aq para qe mos më dite çfarë të bëj me to, po për të adoptuar një fëmijë. Por, kjo është dëshirë e imja”, thotë ajo.

Vuthaj pranon se punën ia vështirësojnë procedurat e adoptimit të fëmijës
“Sa i përket procedurave, dihet që për të adoptuar një fëmijë nuk është e lehtë, dihet janë procedura dhe përveç tjerash zgjasin shume”.

Megjithatë, ajo shpreson se pas katastrofës që ndodhi, këto procedura mund të jenë më të lehta.

“Por, meqë është një situatë e tillë, pas një fatkeqësie natyrore, derisa aq shumë fëmijë kanë mbetur pa prindër, shpresoj që procedurat do të jenë më të thjeshta”, thotë ajo.
Më parë mediet kishin shkruar se pse Agnesa nuk e adopton një fëmijë nga “SOS Kinderdorf” në Kosovë, por sipas informacioneve të fundit kjo shtëpi nuk u jep fëmijë për adoptim personave të pamartuar./gazetaexpress/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top