• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përse KOASH e harroi 500 vjetorin e Shenjtores Shqiptare Angjelina Arianiti-Komneni?

pirro2020

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 9, 2020
Postime
8
Pikët
3
Në Elbasan, në Sallën e konferencave të Prefekturës të Elbasanit u mbajt një Konferencë Përkujtimore me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Shënjtorës së Arbërsisë por edhe të Serbisë- Shën Angjelina Arianiti vekur me 30 korrik 1520. Këtë konferencë e organizoi Fondacioni mbarëkombatar `Nermin Vlora Falaski` si dhe presidentja e Fondacionit gazetarja e njohur znj. Zenepe Luku, e cila për herë të parë në Shqipëri prezantoi një libër të veçantë për një heroinë të fesë së krishterë të Arbërisë por edhe të Serbisë, për këtë eveniment me titull `Angjelina Arianiti-Komneni Shpirti i Shenjtë e Arbërisë`. Në këtë eveniment morën pjesë Prefekti i Elbasanit z. Maksim Malaj, Kryetari i Bashkisë së Vlorës z. Dritan Leli, dhe mori pjesë dhe Hirësia e tij Andoni, peshkop i Elbasanit, dhe z.Kristo Goxhi për minoritetet. Interesant mbetet fakti se KOASH nuk organizoi ndonjë përkujtimore për këtë Shënjtore shqiptare, madje në kalendarin orthodox të KOASH nuk shënohet si shënjtore por sipas hisrësisë Andoni.. është shënjtore por merret me mënd.. Së dyti në Kishat tona nuk ka ndonjë ikonë të Shënjtores ( por edhe aty ku ka nuk janë ekspozuar), e cila është pak e njohur në komunitetin shqiptar orthoodoks, dhe aq më pak në popullin shqiptar. Për nga veprimtaria e saj Shnjtorja Angjelina Arianiti e ka aktivitetin religjioz dhe ndihmues ndaj të varfërve po aq të madh sa edhe Nënë Tereza, madje Shën Angjelina ka bërë mrekulli së gjalli dhe së vdekuri. Sot në varrin e saj ku është lipsani në Krushedol Serbi, për shkak se ushtarët osmanë dogjën Manastirin rreth viteve 1770, u dogj edhe trupi i saj, por ka shpëtuar vetëm dora e majtë e cila është e kspozuar në Manastir në të cilin shkojnë shumë njerrëz për tu falur përveç priftërinjve tanë orthodoksë, të cilet flenë gjumë. Nuk është e rastit që Shënjtore Angjelina Arianit-Komneni është shënjtore e Serbisë por edhe e Shqipërisë, sepse ajo ashtu si Nënë Tereza, punoi jashtë trojeve të atdheut të saj dheu u varros e u përkujtua nga populli serb, por arësyea tjetër është se një pjesë e popullit serb janë arbër të sllavizuar ( ose siç quhen sot-shike), dhe janë ata që e kërkuan Angjelina Arianitin të bëhet Shënjtore. Kjo tregon se dikur këta popuj bashkëpunonin kundër një armiku të përbashkët-osmanëve. Shën Angjelina Arianiti meritonte një perkujtim të madh nga KOASH, por KOASH jo vetem që nuk organizoi asnjë takim apo përkujtimore siç bë p.sh., për Shën Kozmain, apo për Shën Vladimirin, evenimenti duhej të ishte organizuar sepse ishte një eveniment te rralle ku nje Shenjtore orthodokse shqiptare ka 500 vjetorin e vdekjes, Sidoqoftë, nga turpi na shpëtoi organizimi i këtij pervjetori nga Fondacioni i nderuar 'Nermin Vlora Falaski`. Bravo i qoftë Fondacionit dhe turp per KOASH që në vënd te interesohej për perkujtimin e 500 vjetorit, nuk ka ne kishat e Tiranes asnje ikone te Shen Angjelines. Në Elbasan Hiresia Andoni që mori pjesa tha ...se kemi ikonat dhe do ti nxjerrim..... Merreni me mend se cfare patriotizma për Shqipërinë ka KOASH ynë. Të nderuarit drejtues të KOASH, thone se ne e njohim si shenjtore. Aq me mire, por aq me keq qe nje shenjtore te tille te barabarte me Nene Terezen nuk e njeh mire komuniteti orthodoks , pikerisht per faj te neglizhences, apatise, miopise, dhe injorances se disa drejtuesve te KOASH. Verini more ikonat e Shen Angjelines ne kishat tona orthodokse ne te gjithe vëndin dhe beni nje perkujtimore dhe interesojuni te beni nje memorial. Së fundmi, të vendoset në kalendarin orthodoks fjalën e nderuar `Shen` për Angjelina Ariantin dhe respektohet nga KOASH që edhe populli orthodoks te kuptojë se Shqiperia nuk ka një Shenjtore katolike -Nene Terezën por ka dy: edhe shënjtoren orthodokse Shen Angjelina Arianiti. Duhej KOASH që ta perkujtonte 500 vjetorin, por në ffakt u përkujtua nga Fondacioni Nermin Vlora Fallaski. Kjo nuk është normale nga ana e KOASH. SHëN ANGJELINA eshte njelloj si NENE TEREZA . Te dyja e kane dhene kontributin jashte shtetit shqiptar, por eshte pak e njohur ne Shqiperi dhe jo per faj te shenjtores por per mungesë respekti nga ana e KOASH.. Nuk ka asnje ikone te Shen Angjelines. Përkujtohet çdo 30 korrik si Shenjtore shqiptare ne Serbi por nuk eshte Shenjtore ne Shqiperi, por eshte percaktuar si Oshenare ne Kalendarin Orthodoks te KOASH dhe përkujtohet gjithashtu me 300 korrik.. KOASH duhet të mbledhë Sinodin dhe ta bejë shenjtore Angjelina Arianitin, duke zbatuar kështu kërkesat e intelektualeve Orthodokse te Tiranës nëpërmjet GIOT të cilat i kanë shprehur në Promemorie të intelektualëve Orthodokse te Tiranes si një zë i komunitetit orthodox të gjithë Shqipërisë, i kerkon Sinodit te KOASH te ngreje Komision per te vleresuar dhe vendosur ne Kalendarin Orthodoks te KOASH figurat klerikale orthodokse te shquara si Fan Noli, Papa Kristo Negovani, të pesë kryepeshkopet e Shqiperise nga 1923 e deri ne 1967, dhe te shenjtëroje Angjelina Arianitin dhe Heroin Kombetar -Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Vonesat dhe justifikimet i shërbejne armiqve te Komunitetit orthodoks te Shqiperise dhe shqiptarëve kudo ne bote. [email protected]
 

Solon12

Anëtar
Anëtar
Jun 1, 2020
Postime
84
Pikët
18
Angjelina u martua me Durad Brankovic, Knyaz i Serbise dhe ka qene ose ne itali ose ne Vojvodina nene Hungarezet. Pastaj kur u plak u be murgesh.. Cfare shpikje kombetar ka bere ajo? Ju thuheni qe kisha eshte i "hellenizuar" po pse merreni me nje grua qe u martua me nje Serb?

Nuk ka problem me 500 vjetorin. Cdo kishe ortodokse e perserit emrat e shenjtoret e tyre, dhe luten. Angjelina ka nje dite a saj ne kalendarin dhe kujtohet cdo vite ne shqiperi dhe ne Serbi.

NQS ke nje deshir te mire per ortodokset shqipe thuaje shtetin shqiptar qe te jep kishes te gjitha manastiret, ndertesat fetare, etj qe vodhi enver hoxha. Ose zoteri, behu murgj kaloje rrugen si ka kaluar Angjelina. Ose me mire akoma, mos thuash qe fare se nuk behet gje kur komplainesh ne forumet interneti!

1596336474110.png
 
Last edited:
Top