• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përse po goditen Presidenti Thaçi dhe luftëtarët e UÇK?

pirro

Anëtar
Anëtar
Dec 2, 2017
Postime
76
Pikët
8
Vendndodhja
Tirane



Prej 17 vitesh nuk ka të sosur padititja e luftëtarëve të UÇK dhe veçanërisht drejtuesit e saj nga ana e Tribunalit të Hagës. Një shqetësim i madh për popullin shqiptar të Kosovës dhe për Shqipërinë ishte ftesa për tu paraqitur para Gjykatës Nërkombëtare të Hagës me një aktakuzë për krime luftë të rëndë për Presidentin e Kosovës Thaçi dhe për Kryetarin e PD të Kosovës Kadri Veseli. Problemi nuk është se ftesat për tu paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës ishin të papritura ato priteshin, por kjo ftesë ndodhi para një evenimenti të veçantë për Kosovën, atë të Takimit të shumëpritur në Washington , White House, SHBA, midis Presidentit Thaçi dhe Presidentit Serb Vuçiç, takim ky i organizuar nga Grennel.

Prokuroria Speciale e Kosovës e ngritu në 2015 por e transferuar në Hagë në 2019, ka ngritur akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme (sipas tyre). Thaçi nuk është thirrur si i pandehur, por gjithsesi do ta shprehë konsideratën e tij sot në orën 20.00.

Zyrtari për informim i këtij dikasteri, Michael Doyle ka folur lidhur me njoftimin e publikuar pa u konfirmuar fillimisht nga Gjykata Speciale.

”Kjo deklaratë është e ndarë nga vetë aktakuza. Aktakuza, së bashku me të gjithë materialin plotësues të paraqitur nga prokurori në prill, mbetet rreptësisht konfidenciale, pasi rregullat diktojnë”, ka thënë Doyle (“Klankosova.tv”).

I pakuptueshëm ishte reagimi i bashkëkryesyesit të BE për marëdhëniet me jashtë Card Bildt i cili komentoi aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Z. Hoxhaj shkroi për këtë reagim të pamatur të z. Krad Bildt: ``I dashur, Carl Bildt! Deklarata linçuese nuk është aktgjykim dhe as që e bën dikë fajtor. Ju duhej ta theksonit këtë parim elementar, më të rëndësishmin e drejtësisë. E ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti janë shumë më të rëndësishme sesa disa deklarata të dyshimta”.

Po kështu, Avokati i njohur, Luka Misetic, i cili ka qenë edhe avokat i gjeneralit të famshëm kroat Ante Gotovina, i ka reaguar Carl Bildt, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Thaçit nga pozita e presidentit pas publikimit të propozim aktakuzës. Misetic i ka thënë Bildt se - ``ai që duhet të japë dorëheqje është prokurori, i cili sipas tij, ka vepruar në mënyrë të paligjshme``.

Duke analizuar rastin në fjalë nuk mund të mos mendohet se Ftesa për gjykim për Presidentin Thaçi dhe Kadri Veselin është në vazhdën e akuzave kundër drejtuesve të UÇK , por këto akuza në rastin në fjalë kanë një insinuatë politikë e cila vërtetohet nga prishja e takimit të ardshën që do mbahej në Ëashington në 27 qershor.Shihet qartë përplasje e politikave të BE dhe të SHBA për problemin e pazgjidhur të Kosovës, dhe kjonë fakt mbetet një përplasje Gejopolitikave të interesave amerikane dhe BE. Dihet që BE e ka zvarritur futjen e Kosovës në Shengen, ka zvarritur dhe ka lënë pa konkluduar disa takime kosovaro-serbe megjithëse Qeveria e Kosovës kushdo që ka qënë gjatë gjithë kësaj kohe nga shpallja e Pavarësisë më 2017 e deri më sot, ka qënë e gatshme për të zbatuar të gjitha rekomandimet e BE dhe të Parlamentit Europian përfshi rregullimin e kufirit me Malin e Zi, pjesmarrjen e përfaqësuesve serbë në parlamentin e Kosovës, Rregullimin e Kushteturës së Kosovës si një shtet multietnik ( gjë që është e papranueshme në një vend me popullsi mbi 90% shqiptare), duke zbatuar edhe vendimet e Rezolutës 1244 të qershorit 1999 të Ahtisarit. BE përveç përfaqësuesve të saj dhe vendosjes së shumë rekomandimeve nuk ka mbajtur të njëjtin standart ligjor dhe diplomatik njëlloj sikurse e ka zbatuar me Serbinë.

Ndërsa roli i SHBA ka qënë shumë më praktik; duke ja lënë zgjidhjen e problemeve juridike, sociale, njohjen ndërkombëtare të Kosovës në dorë të BE, megjithse ka lujtuar rolin kryesor nëpërmjet NATO-s për çlirimin e Kosovës, ka respektuar rekomandimet dhe vajtje-ardhjet e diplomatëve europianë në Kosovë dhe Serbi për zgjidhjen e problemve.

Për shkak të mos zgjidhjeve të Problemeve nga ana e BE, Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Haradinaj vendosi tarifat 100% ndaj mallrave serbe, gjë që shkaktoi konflikt të madh midis dy vëndeve t, konflikt i cili nuk u zgjidh as nga kancelaritë e BE deri sa pas zgjedhjeve në Kosovë, dhe pas rrrëzimit në Parlamentin Kosovar të qeverisisë së Albin Kurtit qeveria Hoti e hoqi taksën.

Shkaku i dytë kanë qënë përplasjet brënda Kosovës nëse duhej pranuar ose jo njohja e Kosovës nga Serbia nëpërmjet shkëmbimit të territoreve. Edhe ky element i rëndësishëm për njohjen e Kosovës u bë object sherri i madh aq sa më në fund BE tha se nuk e dëshëron shkëmbimin eterritoreve sim jet për njohjen nga ana e Serbisë -Kosovën.

Në këtë moment midis konflikteve brënda Politikës Kosovare midis nacional islamistëve dhe properëndimorëve, për taktikat që duhen gjetur në bisedimet me palën serbe, kur BE indirect ose direkt përkrahte palën serbe, ndërhyri politika e SHBA e cila ftoi në takim të dy Presidentët: Thaçi-Vuçic, për ti dhënë, në mos një zgjidhje të menjëhershme, një nxitje dhe afrim ekonomik midis dy vëndeve duke u propozuar një ndihmë prej 10 bilion dollar Serbisë dhe 7 bilion dollar Kosovës,plus edhe marëveshje të tjera. Kjo shkaktoi një reagim neggativ të BE e cila aktivizoi dy mënyra për të penguar takimin:

Së pari, duke ftuar për një takim udhëheqësit Kosovarë dhe serbe në 25 qershor pra dy ditë para takimit në SHBA, pra një takim thjesht formal për të treguar se…jemi ne që drejtojmë e jo SHBA…`,

Së dyti aktivizoi aktakuzën e rëndë kundër Presidentit të Kosovës Thaçi nëpërmjet Prokurorti special amerikan të Hagës z, Smith i cili ka 5 vjet për të përgitur aktakuzat kundër drejtuesve të UÇK, kishte që në prill që kishte formuluar akt-akuzën por se e aktivizoi në kohën më të papërshtatshme, duke lënë dyshime të thella për një akt-akuzë politike dhe për favorizim të palës serbe.

Kuptohet se akuzat ndaj drejtuesve të UÇK janë të bazuar në Raportin e Këshillit të Europës të ish-të dërguarit special Dick Marty i cili njihet prej shumë vetëve në Kosovë. Dick Marty, zviceran, ngre akuza të rënda kundër UÇK, ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por Marti harron se UÇK luftoi për pavarësimin e ish-provincës serbe të Kosovës dhe gëzon status heroik.

Akuzat janë ngritur në mënyrë tendecioze edhe kundër Shqipërisë si në rastin e akuzave për transplant organesh dhe për shtëpinë e verdhë në Mat. Këto akuza që vazhdojnë prej 20 vitesh kanë mbajtur drejtuesit e UÇK nën presion dhe me të drejtë është krijuar përshtypja se, ky raport, dhe thirrjet për në Prokurorinë e Hagës për 20 vite rresht e luftëtarëve të lirisë, ka bërë që të çvendoset vëmëndja e ndërkombëtarëve dhe po dis-informohen popujt e BE dhe të Botës sikur na qënka Serbia viktima e 1999 dhe jo Kosova, paska qënë UÇK agresore dhe jo Serbia, paska bërë genocide Kosova dhe jo Serbia, ka vrarë , përdhunuar, shkatërruar vëndin Kosova, dhe jo Serbia. Këtë nuk duhet të harrojë BE dhe as Dick Marti me Prokurorin special z.Smith.

Harrohet, por duhet kujtuar gjithmonë se Serbia me Millosheviçin bëri një Genocid të paparë ndaj popullit të Kosovës.

Në luftën e viteve 1998-99 mbetën të vrarë rreth 15 mijë persona nga forcat paramilitare serbe, mbi 20 mijë femra të dhunuar, kurse të zhdukur vazhdojnë të mbesin mbi 1600 persona.

Nga shtëpitë e tyre në mënyrë të dhunshme u dëbuan mbi 800 mijë persona. Mbi 200 mijë objekte shtetërore e private u shkatërruan. Serbët kanë shkatërruar 180 xhami ndërsa kanë vrarë më shumë se 30 imamë e medresistë shqiptarë.

Së fundmi duhet të kujtojmë se edhe në Kosovë opinionet janë të ndara por më negativja mbetet përçarja dhe urrejtja e madhe midis dy kaheve të politikës. Mendoj se ky konflikt nxitet dhe ashpërsohet edhe nga individë të Medias apo edhe politikanë të paguar nga Serbia apo dikush tjetër, duke pretenduar se rreth 100 vrasje të ndodhura në harkun kohor 1998-2005 qënkan bërë nga UÇK, duek inkriminuar UÇK dhe drejtuesit e PDK me këto vrasje. Sigurisht është dora e serbit e cila ka nxitur këtë reagim të shtrembër të këtyre individëve të paguar. Asnje fakt nuk ka për këtë problem. Ka dhe një problem tjetër të madh që ka shkaktuar konfuzion edhe në Kosovë duke e bërë Kosovën të ndarë në raport me akuzat e Hagës. Kjo është se po këta individë të paguar nuk po e lenë popullin e Kosovës të kuptojë se Akuzat e Hagës për krime luftë nga drejtuesit e UÇK janë akuza që i ka dërguar Serbia për Tribunalin e Hagës. Në një Kohë që Thçin dhe drejtues të UÇK i akuzojnë po këta njerëz për Korrupsion dhe gjëndjen e keqe në Kosovë. Problemet e brëndëshme të Kosovës janë të brëndëshme dhe mund të sqarohen në gjykatat Kosovare përsa i përket akuzave për korrusion e vjedhje dhe këto akuza nuk kanë të bëjnë me Hagën. Akuzat 20 vjeçare të Hagës indirekt kërkojnë që të ndotet dhe të fajësohet lufta çlirimtare e Kosvës e të quhet luftë terroriste, akuzat e Hagës kërkojnë indirekt që Serbia të dalë si viktime dhe jo si një Genociduese ndaj popullit të Kosovës, akuzat e Hagës kërkojnë indirekt që Kosova të mos njihet nga Serbia pikërisht për shkak të këtyre ndodhive.

Ky është dhe shkaku i reagimit të Kryeministrit shqiptar RAMA ndaj akt-akuzës të z. Smith. Dihet se sipas Kadri Veselit në 2019, ka theksuar se për krime të luftës në Kosovë, shqiptarët janë dënuar me gjithsej 189 vjet, ndarsë serbët janë dënuar gjithsej me 29 vjet.

Janë akuzuar nga Tribunali i Hagës mbi 110 individë shumica luftëtarë të UÇK dhe po vazhdojnë të akuzohen, shumica janë dënuar dhe pak kanë dalë të pafajshëm përfshi ish-Kryeministrin Haradinaj. Kurse serbë janë thirrur në këtë Tribunal shumë pak dhe ata që janë lirurar gëzojnë poste administrative apo politikë në Serbi si Sheshelj, Nikolla Shajnoviçi, gjenerali Vladimir Llazaroviçi, përvec Millosheviçit i cili vdi në burg, Vojislav Shesheli (aktualisht i lire), dhe Radovan Karaxhiqi dhe Ratko Mladiqi që u dënuan.

Shikohet gjykimi me dy standarte i këtij Tribunali.

Shpresojmë që Presidenti Thaçi dhe Vejseli të dalin të pafajshëm, por presionet nëpërmjet Tribunalit të Hagës, marëdhëniet me dy standarte të BE me Kosovën në raport me Serbinë, përplasjet e Gjeopolitikës së BE me atë të SHBA, pasojat e presionit të Serbisë nëpërmjet njerëzve të pagaur për të mbajtur të destabilizuar Kosovën me plot konflikte e pakënaqësi, kanë krijuar një sferë pesimizmi në Kosovë, dhe shpresa për një takim të ardhëshëm ku të ndërmjetësojë aleatja besnike e Kosvës -SHBA, është e madhe, sepse vetëm SHBA e cila ka kontributin kryesor në çlirimen dhe pavarësineëe Kosovës nuk e ka thënë akoma fjalën e saj të fundit. Faktori shqiptar për herë të parë ka një mik të madh nga i cili shpreson shumë.









[email protected]
 

SystemA

V.I.P
Banned
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,892
Pikët
113
Problemet e brëndëshme të Kosovës janë të brëndëshme dhe mund të sqarohen në gjykatat Kosovare përsa i përket akuzave për korrusion e vjedhje dhe këto akuza nuk kanë të bëjnë me Hagën.

Per kete frazen e pirros JANE amerikanet qe FLASIN...JANE te KORRUPTUAR.

Te vrejme tjetren sipas ketij zedhenesit....

Janë akuzuar nga Tribunali i Hagës mbi 110 individë shumica luftëtarë të UÇK dhe po vazhdojnë të akuzohen, shumica janë dënuar dhe pak kanë dalë të pafajshëm përfshi ish-Kryeministrin Haradinaj.

Mundesisht shumica qe jane denuar KANE....procedura apo FAKTE,qe NUK jepen.

Në këtë moment midis konflikteve brënda Politikës Kosovare midis nacional islamistëve dhe properëndimorëve.

Pra Alban Kurti qenka nacionalislamist.

sepse vetëm SHBA e cila ka kontributin kryesor në çlirimen dhe pavarësineëe Kosovës .

Qe kur kshu???U harrua Schröder MIKU i Billyt,apo tash pragmatiku jerman ben pjese ne stafin e Shalkes?????

Si JUVE socialistat e trojeve me kaq PATHOS pro bojsave????
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,288
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Sepse u lodhen me ne. Kosova eshte shteti i dyte shqiptar i deshtuar. Ky eshte realiteti,ne na drejtojne hajdute e kriminele por fajin e kerkojme te bota.
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,799
Pikët
83
Sepse u lodhen me ne. Kosova eshte shteti i dyte shqiptar i deshtuar. Ky eshte realiteti,ne na drejtojne hajdute e kriminele por fajin e kerkojme te bota.
Nuk mund te rri pa iu pergjigjur kesaj frazeologjie, ndonse nuk e kam me ty murik, perkundrazi te vlersesoj e simpatizoj.

Varet se si perkufizohet bota, dhe kush esht bota per ne. Nuk ka pik dyshimi se bota fqinjesore ka interes "madhor" qe shtetet Shqiptare te deshtojn, ndaj nuk len gur pa levizur ne ket drejtim.

Italia, fqinja pertej Adriatikut nuk ka dor e fuqi te atill qe interesi per nje Shqiperi te stabilizuar te kthehet ne realitet.

Turqia ka interes qe stabiliteti Shqiptar te behet sa me i "bezdisshem" per Greqin.

Mali i Zi e Makedonia Veriore jan te brishta, dhe faktori Shqiptar atje lot rol neutralizues.

Serbia - besoj se nuk ka nevoj per koment.

BE sa vjen e po i largohet vlerave europiane, ndersa ne kerkojm te futemi per faktin se ata jan te pasur. Ka nji ose disa kontradikta ne kete mes, apo jo.

Vendi e roli i Shqiptarve ne Ballkan nuk esht aq i perfillshem per SHBA, si nga permasat e vendit, ashtu dhe numri i popullsis, krahasuar me Polonine apo Rumanine qe jane me prane kufirit me Rusine.
...
Bota nuk esht lodhur me ne. Ne po lodhemi me veten tone, energji te çuara dem, ne saj te eunukeve shtetar e politikan Shqiptar.
Nuk ka idealizem. Ka interesa ende fragmentare, deri tek pragu i shtepis ...
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
2,842
Pikët
113
po hajduti nuk paska faj,
akoma vazhdojne budalliqet qe çojne uje ne mullirin serb,
te akuzosh sot te dhunuarin dhe jo dhunuesin, eshte makabritet,
 

SystemA

V.I.P
Banned
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,892
Pikët
113
Unklares Motiv von Grenell.

Diplomaten sprechen von einem "Verrat der USA an seinem Alliierten auf dem Balkan, dem Kosovo und den gemeinsamen Werten". Der Schaden ist jedenfalls nicht nur für Südosteuropa, sondern auch für die EU groß. Offensichtlich ist, dass die Trump-Administration nicht mehr mit den Europäern zusammenarbeiten will. Das läutet eigentlich das Ende der gemeinsamen Wiederaufbaupolitik nach dem Zerfall Jugoslawiens ein.

Grenell, der offensichtlich in einer zweiten Amtszeit von Trump, Nationaler Sicherheitsberater oder Außenminister werden will, hat in seiner Vergangenheit vor allem als "Berater" – mitunter für dubiose Figuren gearbeitet. So schrieb er etwa für den moldauischen Oligarchen Vladimir Plahotniuc Artikel, ganz im Sinne des früheren Politikers, der mittlerweile wegen massiver Korruptionsvorwürfe aus Moldau geflüchtet und in den USA untergetaucht ist. Das US-Außenamt hat Plahtoniuc, für den Grenell arbeitete, mittlerweile wegen Korruption und der Gefährdung der demokratischen Institutionen von Moldau, auf eine Schwarze Liste gesetzt.

Ökonomische Fragen.

Grenell behauptet mittlerweile, dass es am 27. Juni im Weißen Haus nur um ökonomische Fragen gehen werde, und dass die EU sich um die politischen Fragen, also um ein mögliches Abkommen zwischen Serbien und dem Kosovo kümmern solle. Es gehe im Weißen Haus um die "Normalisierung der Wirtschaftsbeziehungen" heißt es. Das stellt allerdings die Arbeitsteilung der EU und der USA in Südosteuropa auf den Kopf. Denn es war die EU, die in den vergangenen Jahren für regionale Kooperation und wirtschaftliche Zusammenarbeit zuständig war = NICHT die USA.

Bereits im Januar und im Februar hatte Grenell von Serbien und Kosovo, Absichtserklärungen unterschreiben lassen, dass eine Fluglinie zwischen den Hauptstädten Belgrad und Prishtina und eine Zugstrecke geschaffen werden sollte. Doch passiert ist jenseits dieser Absichtserklärungen nichts. Es könnte allerdings sein dass es im Hintergrund um(hapni VESHET juve QORRAT me flamur)======== den See Gazivoda im Nordkosovo, der für die Wasserversorgung wichtig ist und die Mine in Trepca geht, an der auch US-Firmen Interesse haben könnten.

PS....dhe NATYRISHT behet fjale per INTERESA,dhe KETO ne KURRIZ te TROJEVE+NATYRISHT eshte dhe Gjermania e INTERESUAR.
Thaci ka dhe 4 muaj VREMENA qe detyrat tek bahqja e tij ti bej sa me mire.

TUNGI.
 
Top