• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pa dhembje nuk ka rezultat

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Fanatikët e fitnesit dikur kanë besuar se ushtrimi intensiv duhet të sjell deri te dhembja e muskujve. Shkencëtarët e tanishëm e dinë se kjo nuk është e vërtetë.
Dhembjet e lehta janë normale gjatë shtrëngimeve, kontraksioneve të muskujve me rastin e ushtrimeve, mirëpo nëse dhimbja është e madhe, atëherë ndaluni dhe konstatoni se cila është arsyeja. Muskujt e lodhur kanë nevojë për pushim, e kjo është më mirë se sa t’i lëndoni ata dhe të shkaktoni komplikime serioze. Ndoshta, do të duhej që në këtë rast programin tuaj të ushtrimeve t’ia përshtatni përgatitjes tuaj momentale fizike.
Mos e teproni me ushtrime, sepse mund të shkaktoni komplikime negative. Gjëja më e mirë do të ishte të konsultoheni me trajnerin profesionist, i cili do t’ua hartojë programin e ushtrimeve dedikuar aftësive të përgjithshme tuaja fizike.

Ushtrimet kanë përparësitë e veta, pa marrë parasysh vitet dhe përgatitjen fizike, ndërsa nuk duhet as të përmendni se ushtrimet zvogëlojnë oreksin. Me aktivitetin fizik u ofroni fëmijëve tuaj shembull të shkëlqyer se si duhet të udhëhiqni jetën e shëndoshë, e cila ju ndihmon që të ballafaqoheni me stresin e përditshmërisë.
 
Top