• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore

Dard1

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 16, 2011
Postime
32
Pikët
0
Vendndodhja
Peje

Beyonce, Shakira apo Lady Gaga? Këta janë vetëm disa emra nga të cilët kanë nxitur debate në Presidencë. Janë vetëm emrat e muzikës botërore, të cilët sjellin një pikëpyetje se cila nga këto këngëtare do të shkelë tokën e Kosovës, gjatë sezonit të verës.

“Ka një sërë idesh dhe projektesh, të cilat për momentin po shqyrtohen në Presidencë. Janë projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e imazhit të Kosovës, dhe ndër këto ide dhe projekte, që janë në fazën e shqyrtimin, është edhe sjellja e ndonjë ylli botëror të muzikës në Kosovë, gjatë sezonit veror. Për momentin mund të them vetëm se jemi duke shqyrtuar të gjitha ato mundësi që ka Kosova, dhe të cilat çojnë në përmirësimin e imazhit të vendit tonë”, ka thënë këshilltari i presidentit, Arbër Geci, për InfoPress.

I pyetur se ndër ‘mysafirët’ e radhës do të jenë edhe Beyonce, Shakira apo Lady Gaga, Arbëri, nuk e mohon si mundësi, ndonëse edhe këta janë disa emra që mbesin të shqyrtohen.

“Janë edhe këta emra si mundësi, por ka edhe emra tjerë të cilët janë në shqyrtim e sipër. Ndoshta shumë shpejt do të vendosim se cilët do të jenë ata emra e do t’i bëjmë publikë”, ka pohuar Geci.

Ndonëse parashihet që yjet botërore të jenë në Kosovë në stinën e verës, nga Presidenca bëjnë me dije se këto nuk janë të vetmet plane të tyre. Ka edhe shumë angazhime për punë të mëtutjeshme, të cilat do pasojnë me kohë. /Telegrafi/
 

Dard1

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 16, 2011
Postime
32
Pikët
0
Vendndodhja
Peje
Përgjigje e: Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore

Te presim a eshte e vertet
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore

Beyonce, Shakira apo Lady Gaga?

Normal..keto vipat permisojne imazhin e kosoves ne syte e BE IoI
Kosova po qe ka president, madje edhe me shqiptar se shqiptaret ne mendime IoI

Dhe thone pastaj qe shteti nuk funksionon... Funksionon edhe per qef madje.
 

Mikullovci

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 13, 2011
Postime
8
Pikët
0
Përgjigje e: Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore

Pse nuk punon Pacolli me gjera politike??? Mirret ketu me Beyonce, Shakira apo Lady Gaga, sdi çka them...
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore

e Metalliken , Judas Priest apo Iron Maiden a do ti sjell ?
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore

Shkolla,spitale,rruge,shtepi,pune....Kush do ti sjelli?(Apo ato duhen kerkuar neper Europe....Se nuk permiresojn imazhin..!!!.
Po 50 cent...a do vi?.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,210
Pikët
83
Përgjigje e: Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore

O SERO , ksaj i thon dhi e zgjebosme bishtin perpjete. Harxho lek kot per 2 ore , n'vend qe me ato lek te rritet mireqenia e shqiptarve te kosoves.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore

O SERO , ksaj i thon dhi e zgjebosme bishtin perpjete. Harxho lek kot per 2 ore , n'vend qe me ato lek te rritet mireqenia e shqiptarve te kosoves.
Dava shqiptar- politikan;Njerezit jan pa buk e pa pun,presidenti gabel thot; hajt ti bim dajres....(se permiresojm imazhin).
Po nuk mer as nai gabel shqiptar..na mer dhe gabel te huj.
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore

mos pritni kot,tash nuk eshte Kryetar me Pacolli..
(i vetmi kryetar ne bote qe ka qene vetem per nje jave:d)
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore

Shkolla,spitale,rruge,shtepi,pune....Kush do ti sjelli?(Apo ato duhen kerkuar neper Europe....Se nuk permiresojn imazhin..!!!.
Po 50 cent...a do vi?.
Keto do ti sjelli Beyonce, Shakira dhe Lady Gaga.

:D
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore

e Metalliken , Judas Priest apo Iron Maiden a do ti sjell ?
Ma morre nga goja lol
Por keto grupe nuk kane shume fanatike ne shqiperi edhe besoj se nuk do shkelin kurre trojet shqiptare

Shqiperija edhe kultura tone arin deri ne sakira edhe ne gagushja
lol nje her erdhi REAL edhe u ben gazi botes se as drita skemi



Serafim degjohet qe do vij edhe AKON sigurisht qe do vem bashke
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Pacolli dëshiron të sjellë yjet botërore

Dj duhet te sjelli Pakolli,ne qofte se do te permiresoj imazhin...Pastaj po te doje ti beje shqiptaret e lumtur te sjelli 50 cent,po pati mundesi...po ashtu le te sjelli Eminem...(kete Akon nuk me pelqe,paska emrin si nai organizat...)
 
Top