• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

---Pagjumësia --------

e panjohura

Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
7,978
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Pagjumësia

---Pagjumësia --------

Nuk ju zë gjumi dhe nëse zgjoheni nuk arrini të flini dot përsëri? Pagjumësia në gjuhën mjekësore quhet “insomnia”. Pagjumësia kronike shfaqet tek rreth 15% e popullsisë. Cilësia e gjumit është po aq e rëndësishme sa dhe kohëzgjatja e tij. Tek të rinjtë shfaqen më shumë vështirësi në nisjen e gjumit kurse tek të moshuarit plus kësaj dhe zgjimi i shpeshtë natën krijon problem. Depresioni dhe problemet e jetës shtojnë problemet e gjumit. Gratë kanë më shumë probleme në këtë drejtim. Sidomos gjatë shtatëzanisë apo gjatë menopauzës. Në fakt vështirësitë në fjetje krijojnë tek njeriu idenë se përsëri nuk do ta zërë gjumi dhe kjo veçse ia shton edhe më shumë problemin. Shkaqet: Mund të keni ngrënë pak më shumë seç duhet çokollatë apo pirë pak tepër kola, çaj apo kafe. Për një person të ndjeshëm edhe një sasi e vogël kafeine mund t’ju lëjë pa gjumë. Apo ndoshta keni pirë cigare para se të flini. Edhe ilaçet për gjumë bashkë me alkolin mund tju lënë pa gjumë pasi trupi mësohet me ato dhe bën efekt të kundërt megjithëse si fillim ato ju sjellin gjumin. Ushtrimet e rënda gjimnastikore apo punët e mbingarkuara para gjumit mund të shkaktojnë probleme me gjumin tuaj.
Dhimbjet e ndryshme mund tju shkaktojnë pagjumësi sidomos tek të moshuarit që vuajnë nga dhimbjet kronike të kyçeve. Depresion dhe stresi janë të tjerë shkaktarë të pagjumësisë. Një krevat i papërshtatshëm mund të jetë problem.
Edhe problemet me prostate, apo të diabetit dhe të rrugëve urinare duke bërë që të ngriheni shpesh natën për nevojat personale mund të prishin gjumin tuaj.Gjithashtu edhe problemet me frymëmarrjen, të zemrës apo ato alergjike mund tju shkaktojnë probleme me gjumin tuaj.
Diagnoza: Gjatë diagnozës të këtij lloj problemi duhen marrë parasysh anamneza(shqetësimet), si janë krijuar dhe me se kanë lidhje, një vlerësim psikologjik i atij që vuan nga këto shqetësime dhe një vizitë mjekësore bashkë me disa teste. Vetëm pasi janë kryer të gjitha këto kërkime dhe pas tyre pacienti nuk ka gjetur zgjidhje apo këto kërkime e bëjnë të dyshoj mjekun për një problem shumë specific që ka të bëjë me gjumin atëherë mund ti drejtoheni laboratorit të gjumit.

Si ta pengojmë pagjumësinë?

* Së pari duhet theksuar se alkoli nuk është aspak qetësues bile pirja e tij ndikon negativisht.
* Në disa raste mund të të duhet të përdoren ilaçet por për një kohë të shkurtër.
* Mos flini as shumë të ngopur e as të uritur. Hani të paktën 3-4 orë para se të flini.
* Qëndroni larg prej kafesë,alkolit, kolës dhe pijeve me kafeinë.
* Bëni gjimnastikë të rregullt por në darkë vonë largojuni aktiviteteve të stërmunduara.
* Mos shkoni në shtrat pa ju ardhur gjumi.
* Dhomën e gjumit mos e përdorni për gjë tjetër veçse për gjumë.
* Nëse nuk ju zë gjumi ngrihuni dhe kaloheni kohën me diçka tjetër. Kur t’ju rrikthehet gjumi dhe ju kthehuni në krevat.
* Në çfarëdo ore të shtriheni mundohuni të ngriheni në të njëjtën orë.
* Mundohuni të mos flini ditën dhe ta izoloni nga zhurmat, drita dhe temperatura.
* Mund të merrni një dush para se të flini.
* Pini një gotë qumështi të ngrohtë para se të flini.
* Flini mbi çarçaf dhe këllëf të pastër.
 
Top