• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pak Histori

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Historia dhe zhvillimi i Gjuheve programuese

Qindra e mijera gjuhe programuese jane nxjerrur deri me tash. Secila prej tyre eshte zhvilluar per ndonje arsye apo funksion te vecante. Per ndryshim nga gjuhet natyrale (Shqipja, Anglishtja etj.) qe jane evoluar si te pavarrura prej njera tjetres, gjuhet programuese jane mjaft te ngjajshme njera me tjetren. Ne menyre te thjeshte, gjuha programuese mund te definohet si nje grumbull i fjaleve dhe rregullash gramatikore qe nevojiten per te ndertuar instruksione te posacme qe kompjuteri mund t'i kuptoje. Zakonisht gjuhet shkruhen ne nje tekst editor, perkthehen ne nje forme binare qe procesori mund t'i ekzekutoj.

Zhvillimi i Gjuheve Programuese

Zhvillimi i gjuheve programuese eshte influencuar nga zhvillimi harduerit, teknologjia e kompiluesve, si dhe nga nevojat e njeriut. Ne pergjithsi, caku kryesor ka qene zhvillimi i gjuheve qe jane te nivelit me te larte (high-level), d.m.th.. me afer njeriut, ne menyre qe te jene me te lehta per perdorim dhe ne te njejten kohe te fucishme per te kontrolluar harduerin. Ne fillim haruderi ka qene shume i thjeshte dhe i limituar, dhe ne kete menyre, programuesit kane qene me te lidhur per harduerin. Instruksionet e "shkruara" nga njeriu kane qene binare dhe gjuhet e tilla quhen "gjuhe te makines". Gjuhet e makines permbajne numra binare qe jane shume te veshtire per tu punuar dhe mbajtur ne mend. Hapi tjeter ka qene perdorimi i simboleve te caktuara qe do te reprezentonin numrat binare qe jane perdorur me se shumti. Gjuhe programuese qe ka perdorur simbole te tilla e me te sofistikuara eshte gjuha asembli (assembley language). Gjuha asembli perdore variabla te thjeshta, kercime ne adrese te caktuar (branching), tipe te ndryshme te adresimit (addressing modes), si dhe disa makro (macro) te thjeshta. Asembleri eshte mjet qe perdoret per te perkthyer kete gjuhe ne ate te makines. Puna e asemblerit eshte qe te ben perkthime te simboleve ne numrat binare korrespondues duke i shendruar variablat ne regjistra te procesorit apo ne adresa e memories varesisht prej instruksioneve, kercimet (branching) prej nje vendi ne nje vend tjeter eshte perkthyer duke e llogaritur adresen e destinacionit.

Nje gje qe vlen te permendet ne zhvillimin e gjuheve programuese eshte Koncepti i Ruajtjes se Programit (Stored Program Concept) i cili i dha nje kahje tjeter gjuheve programuese. Ky koncept iu kreditua matematicientit hungarez John Von Neumann (1945) edhe pse puna ishte e shume njerezve, keshtuqe termi "Von Neuman Machine" zakonisht preferohet te mos perdoret. Sipas ketij koncepti, programi duhet te ruhet ne memorie dhe prej tij te ekzekutohen instruksionet, gje qe me heret, per cdo program qe duhej te ekzekutohej, behej lidhja e vecante fizike. Makinat qe i perdorim sot jane te ketij modeli (me hapesiren ruajtese(storage), cpu-ne, dhe memorien).

Ne vitin 1949, disa vite pas Neumann-it, u zhvillua gjuha "Short Code". Nuk kishte kompilues per kete gjuhe dhe te gjitha programet nevojitieshin te perktheheshin me "dore" ne kod te makines (machine code).

Ne vitin 1951 u zhvillua kompiluesi i pare nga Grace Hopper, i quajtur A0. Kompiluesi ben shendrimin e simboleve te programit ne 1-sha dhe 0. Kompiluesi i pare primitiv i quajtur Autocoder u shkrua nga Alick E. Glennie ne vitin 1952. Ky kompilues shendroi programet "Autocode" ne gjuhe te makines. Ishte i thjeshte - identifikatoret mund te permbanin me se shumti nje simbol, si dhe perkrahte formula shume te thjeshta.


Rreth viteve 1954-1957 u zhvillua gjuha e pare me e perdorshme, Fortran (FORmula TRANslating) nga ekipi i John Backer (IBM). Fortran permbante vetem komandat IF, DO dhe GOTO, por ne kohen kur u zhvillua, keto komanda ishin shume te rendesishme. Me pastaj u nxorren versionet Fortran II, Fortran III (1958), edhe pse ky i fundit, asnjehere nuk u nxorr per publik. Versionet e fundit te Fortranit jane ASA Fortran 66 ( Fortran IV) ne 1966, ANSI Fortran 77 (Fortran V) ne 1978, ISO Fortran 90 (1991), ISO Fortran 95 (1997). Per dallim nga asembli, versionet e hershme te Fortranit, lejonin tipe te ndryshme te variablave (real, integer, array), perkrahnin thirrjet procedurale si dhe struktura te thjeshta kontrolluese.

Ne vitin 1958 John McCarthy nga MIT krijoi gjuhen LISP (LISt Proccessing) e dedikuar per inteligjence artificiale (AI). LISP eshte gjuhe funksionale e bazuar ne Kalkulusin Lambda (Lambda Calculus) dhe ka te bej me manipulimin e listave. Sintaksen e trashegon prej Fortran-it ndersa manipulimin me simbole prej Information Proccessing Language (IPL). Listat jane struktura qe permbajne numra apo simbole. Te gjitha ato futen brenda kllapave te vogla "(" dhe ")". Ne kete menyre, programi mund te krijoje e mbledh lista te reja dhe ne kete menyre te "rritet vet". Ketu vjen ne shprehje inteligjenca artificiale. Informacionet e reja rrisin diturine e programit, dhe ne kete menyre i adopton vendimet e veta. LISP-i eshte gjuhe e ndryshme nga te tjerat, dhe per programuesin e gjuheve tjera (C p.sh..) eshte dicka e re, dhe jo shume e afert. Nje koncept qe eshte kyc per kete gjuhe eshte nevoja per rekurzion. LISP 1 doli ne 1959, LISP 1.5 ne 1962 dhe LISP 2 ne 1966. Shume dialekte te LISP-it jane zhvilluar (Scheme, InterLisp, FranzLisp, MacLisp and ZetaLisp) LISP perdoret edhe sot per shkak te abstrakcionit sidomos ne fushen e AI.
Dialekti i Lisp-it Scheme, u zhvillua nga G.L. Steele dhe G.J. Sussman ne 1975 ne MIT. Shume permirsime iu ben ne versionet me te vonshme sikur "scope rule", procedurat (funksionet), "first class object", iu larguan unazat (loops) dhe i bazuar ne vetem procedurat rekurzive. Scheme u standardizua nga IEEE ne 1989.
Ne vitin 1981 u ben perpjekjet per ta zhvilluar Common Lisp i cili do t'i perfshinte te gjitha dialektet e Lisp-it, ne menyre qe te zhvillohet produkt i madh komercial. Megjithate, perpjekjet per ta fusin Scheme ne Lips deshtuan, keshtuqe Scheme qendron si version i pavarur. "Common Lisp" u standardizua nga IEEE ne 1992.

Duke u bazuar ne Fortran I, Algol 58 u zhvillua ne 1958. Dy vite me vone, u nxorr Algol 68, gjuha e pare me strukturat ne forme blloqeve. Dijkistra u kreditua per dizajnimin e kesaj gjuhe qe u permirsua ne vitin 1963 dhe 1968.

Edhe pse Fortran-i ishte e mire per te manipuluar me numra, ajo nuk ishte aq e mire per hyrje dhe dalje (input and output). Keshtu rreth vitit 1959 u zhvillua COBOL. Ajo u ndertua si gjuhe per biznes. Lejoheshin vetem numrat dhe stringjet. Poashtu leojhej strukturimi i tyre ne matrica (arrays) dhe rekorde. Fjalori i COBOL-it permban shume fjale nga gjuha angleze ne menyre qe te jete me e lehte per ta mesuar, e sidomos per biznesmen.

Duke u bazuar ne Algol, u zhvillua gjuha Pascal nga Niklaus Wirth (1968-1970). Po i njejti e zhvilloi Modula-n si pasardhes i Pascal-it ne vitin 1977, si dhe Modula-2 ne vitin 1980 dhe Oberon ne vitin 1988. Oberob ishte gjuhe me sintakse si te Pascal-it por me e vrazhde. Poashtu permbante disa elemente te orientimit ne objekte (object oriented).

Njera nder gjuhet me te popullarizuara te te gjitha koherave, C-ja u zhvillua dhe u implementua nga Dennis Ritchie ne laboratoret e Bell-it ne New Jersey ne mes te 1969 dhe 1973. C-ja u zhvillua per sistemin UNIX qe zhvillohej ne te njejten kohe. Por shpejte C-ja u be gjuha dominante e sotit, dhe perdoret per te programuar sistemet operative te sotme si UNIX, Linux, Windows e MacOS. C-ja rrjedh prej gjuhes BCPL (Basic Combined Programming Language) nga Martin Richards (1967) dhe B-se nga Ken Thompson (1969). C-ja eshte gjuhe jo-strikte (weak type checking) qe do te thote se na lejon te bejme manipulime te shumta me informata, por njekohesisht e rrite rrezikun per gabime per te cilat ndoshta kompiluesi nuk do te na njofton.

Konceptet e programimit te orientuar ne objekte, se pari u paraqiten dhe u implementuan ne gjuhen Simula qe u zhvillua nga Ole-Johan Dahl dhe Kristen Nygaard ne Norewgian Computing Center (NCC) ne mes te 1962 dhe 1967. U nxorren Simula 1, dhe versioni i permirsuar Simula 67. Edhe pse Simula asnjehere nuk u perhap shume, ajo luajti nje rol te rendesishem ne krijimin e gjuheve OOP.

Nje nder pasardhesit e Simula-s eshte Smaltalk, e dizajnuar ne Xerox PARC nen udheheqjen e Alan Key. Versionet e tij jane Smaltalk-72, Smaltalk-74, Smaltalk-76 dhe Smaltalk-80. Smaltalk poashtu trashegon koncepte te pardigmit funksional nga Lisp.

I bazuar ne Simula dhe ne C, u zhvillua gjuha "C me klasa" nga Bjarne Stroustrup ne vitin 1980 ne laboratoret e Bell-it, dhe pastaj u ri-emertua ne C++ ne vitin 1983. C++ u konsiderua si "gjuhe me e mire se C", per shkak se eshte me strikte (strong-type checking) qe e zvogelon mundesine per gabime. Poashtu C++ perkrahe abstraksion me te madh.

Gjuha programuese Java u shkrua nga James Gosling, Patrick Naughton, Chris Warth, Ed Frank dhe Mike Sheridan ne Sun Microsystems. Ne fillim u emertua Oak dhe me pastaj u emertua Java ne 1995. Parardhesit e Java-s jane C++ e Smaltalk. Java i largoi elementet jo OOP te C++, dhe u mundua te shendroje gjithcka ne objekte, edhe pse ende permban tipe primitive (primitive data types) si int, real etj. Java eshte nder gjuhet me te perdorura sot, pasi qe eshte gjuhe shume-platformike, qe do te thote se kodi i njejte ekzekutohet ne Linux, Windows, Mac etj. Kete e mundeson "byte-code" i Java-s i cili interpretohet nga Makinat Virtuale te platformave te ndryshme. Java eshte gjuhe me e lehte se C++, sepse nuk kemi nevoje te mendojme per rezervim/lirim te memories si ne C++. Per me shume informata lidhur me dallimin ne mes te C++ dhe Java-s, klikoni ketu.


Ne vitin 2000, Microsoft-i nxorri gjuhen C# qe rrjedh nga C++ dhe Java. C# eshte gjuhe e plote e orinetuar ne objekte pa tipe primitive. C# eshte i bazuar ne .Net teknologjine. Ku se pari krijohet gjuha ndermjetesuese (Intermediate Language) dhe pastaj para ekzekutimit te programit, se pari kthehet ne gjuhe te makines me ane te Just In Time (JIT) compiler qe ndodhet ne CLR.

Miranda eshte nje gjuhe tjeter programuese e paradigmes se programimit funksional e zhvilluar nga David Turner ne Universitetin e Kent-it ne 1985-86. Miranda nuk perkrahe variabla globale, keshtuqe i eliminon disa mundesi te gabimeve te pa qellimshme. Turner me heret zhvilloi edhe dy gjuhe programuese te paradigmes funksionale: SASL dhe KRC. Gjuhe tjera te paradigmes funksionale jane FP dhe ML.

Gjuhe te paradigmes Logjike jane: Algebraic Logic Functional (ALF) , GNU Prolog.

Gjuha Visual Basic eshte gjuha qe perdoret mjaft per te bere aplikacione "te lehta" per platformen Microsoft Windows. Kjo gjuhe eshte bazuar ne gjuhen Basic e zhvilluar me 1964 nga John Kemeny dhe Thomas Kurtz. Gjuha Basic eshte gjuhe e limituar dhe eshte dizajnuar per njerez jo te shkencave kompjuterike. Visual Basic eshte Basic i avancuar i cili shkruhet ne IDE-t e MS-it te cilat mundesojne zhvillimin e aplikacioneve vizuele, duke implementuar "events" te miut, tastjeres dhe efekte te tjera te sistemit operativ.

Nje gjuhe interpretuese e cila perdoret mjaft shume eshte Perl-i i cili ka vershuar web aplikacionet neper internet. Perl-i eshte gjuhe tipike per Unix platforme, e cila gjen perdorim, sidomos tek administratoret e sistemit (system administrators). Perl-i u zhvillua nga Larry Wall me 1987 per shkak te permirsimit te manipulimit me tekste. Perl perkarahe regular expressions qe jane shume te vyshme. Nje shkrim lidhu me regular expressions mund ta lexoni ketu. Ne fazen me te re te web teknologjise, nje gjuhe e cila po merr hov te madh eshte PHP e cila ka bombarduar web faqet boterore.

Zhvillimi i gjuheve programuese gjithnje e me shume po behet kyc ne teknologjine kompjuterike. Nevoja per te nxjerrur gjuhe sa me efikase po rritet gjithnje e me teper. Secila gjuhe dalllohet nga gjuhet tjera per nga disa nga elementet e saj, keshtu qe nuk mund te themi se ka gjuhe perfekte. Ne te ardhmen, do te dalin gjuhe aq te sofistikuara sa qe do te kene mundesi te programojne vet. Saktesine e ketij pohimi do ta vertetojme me kalimin e kohes. E deri atehere te vazhdojme e te definojme gjuhe te bukura qe dikur do te shendrohen ne te tilla !
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Sqarime termash

Sqarim: Qe ketej e tutje sqarimet e komandave do te behen sikur ju i keni vendosur te tera informacionet tuaja ne nje dosje te vecante te titulluar si te doni. Qe te beni nje faqe interneti nuk ju duhet te keni lidhje me internet. Ju duhet vetem nje browser qe mund te jete ca te doni ju Netscape ose IE.

Ketu do tregojm dicka rreth lidhjeve(links) me faqet e tjera, brenda faqes dhe me nje faqe tjeter ne Internet.

Fillimisht te sqarojm disa terma qe do ti ndeshim ne mesimet e mevonshme dhe tani.

Te gjithe e keni degjuar fjalen URL dhe WWW. Por c'do te thote kjo fjale URL (Uniform Resource Locators) qe s'eshte asgje pervetem se adresa e nje faqe ne internet qe permban informacionin e shkembyer standart te shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol) qe ju shkruani ne cdo adrese qe doni te shihni ne Internet. Hypertext do te thote nje tekst i rregjistruar ne nje forme elektronike me lidhje referative ndermjet faqeve.
Kuptoheni Internetin si nje qytet te madh qe ka shume banesa, ca pallate, rruge, trafik, shtepi te bukura dhe te shpifura, reklama neper rruge dhe matrapaz qe duan te te tundojn te vesh ne faqet e tyre dhe te shesin dicka, ka shtepi kurvash dhe reklama te felliqura, ka edhe xhami dhe kisha, teqe dhe sinagoga, tempuj budistesh dhe orgjish. Imagjinoni Tiranen me plehra, ndyresira dhe njerez te felliqur qe mezi presin te shkruajn llafe te poshtra neper dhomat e bisedave (chatrooms), rruge me gropa (me keto ne Internet kuptohen lidhjet e cala te disa ISP-ve).Pra shkurt ka cdo gje te mire edhe te keqe por e rendesishme eshte te dish adresen njesoj sic duhet te dish adresen e shtepis qe te vesh. Pa adrese nuk vete gjekundi. Ndersa me te pyetur shkon ne Stamboll thote populli dhe me te pyetur ne Internet (d.m.th me search/kerkim) shkon edhe ne Hene pasi Stambolli ne Internet nuk eshte vetem se nje klikim ne www.instabul.com.tr larg.

Cfare eshte WWW (World Wide Web)? Eshte bota jone virtuale, Rrjeti i Pergjithshem Boteror. Imagjinoni nje rrjet merimange gjikande qe vazhdon te thuret edhe ne momentet qe ti po lexon kete. Merimanga e ka trupin ne ShBA dhe kembet e saj gjithandej neper bote.

Mund te keni ndegjuar edhe per FTP (File Transfer Protocol) standarti i percimit te skedarve qe programi skedar-percues duhet te mbeshtes kur dergon skedar ne nje server interneti.

ISP-( Internet Service Provider) eshte serveri qe mban faqet dhe na ben te mundur lidhjen me internetin nga shpia.

Serveri eshte nje komjuter qe te ben ty te mundur lidhjen me internetin. Pra vetem nje mbeshtetes qe vete eshte i lidhur me nje server tjeter dhe ai tjetri vete me nje tjeter.

Hosteri-(pritesi) ai server qe mban faqen tende ne internet dhe qe ben te mundur qe edhe te tjeret ta shohin. Kuptoheni si nje dyqan me qira qe duhet te paguani qiramarresin.

XHTML- (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) jane standarte te reja per krijimin e faqeve, por versione te reja te HTML.

Intranet- eshte nje rrjet privat kompjuterash me hyrje te kufizuar vetem per nje organizat por qe perdor te njejtat rruge dhe forma pune qe ka edhe Interneti.

Mbrapashtesa .com ne adrese do te thote commercial dhe eshte per faqet me qellime dhe permbatje tregtare , org. do te thote organization, .edu do te thote education dhe eshte pra per universitet dhe shkollat.

Pak Histori:

Fillimet e saj ka rreth viteve 60 si perpjekje e ushtrise amerikane te lidhte me Rrjet /Networks bazat e saj neper Amerik. Me pas filluan universitet me njera-tjetren dhe me vone universitet sherbyen si ISP per studentet dhe profesorat, kjo me qellim te behej nje shkembim sa me i madh informacioni. Rreth viteve 70 filloi dhe komercializimi i internetit por mund te dergohej vetem posta elektronike dhe ishte shume e shtrenjte. Ndersa nga vitet 90 pati Boomin e vete me komercializimin e plote, firma te nisura fillimisht me dy vete dhe me kapital pre 500000$ pushtuan bursat e botes dhe punesuan me mijera vete. P.sh. Yahoo filloi ne '90 nga dy vete (japonez) me kapital fillestar pre 1000000$ dhe tani vlefta e saj eshte mbi 300000000$ ne burse.

Lidhjet ndermjet faqeve, ne faqe etj.

Sqarim: nese doni te beni lidhje me faqet tuaja nuk eshte nevoja te shkruhet adresa e gjate, ato mund te vendosen shkurt .

Lidhjet ndermjet faqeve qe ndodhen ne internet realizohen me komanden ketu shkruhet fjala qe duhet te dali per lidhjen dhe keshtu mbyllet lidhja.

Lidhja ne faqe: shkruhet po njesoj
PHP:
<a href="
(por do nje shenje qe tregon se eshte e lidhur me faqen) # (kjo eshte shenja)emrin e lidhjes"> dhe ketu vendoset fjala qe ben lidhjen[/url] mbyllet. P.sh.
PHP:
<a href="#une">x[/url]
. Ndersa ne vendin e faqes e cila duhet te lidhet me lidhjen tuaj do te shkruhet
PHP:
<a name="une">x[/url]
Pra nje shembull: Une

Une

Lidhjet e nje faqe me nje faqe tjeter por kur faqja ben pjese sic thashe me lart ne te njejten dosje me ate qe do te behet lidhja:
PHP:
<a href="emri i faqes.htm">fjala lidhese[/url]
Lidhjet me nje faqe por qe lidhet pastaj me dicka ne te njejten faqe do te behet
PHP:
<a href="emri i faqes.htm#une">fjala lidhese[/url]
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Perpunimi tekstit

Sqarim: komandat mund te shkruen me shkronja te medha apo te vogla si te duash por me mire eshte ti shkruash te medha.

Perpunimi I tekstit ne kontekstin tone do te thote gjerat e zakonshme: si theksimi I fjales me ngjyre te zeze, te pjerret ose te nenvizuar. Krijimi I kryeve te teksteve, llojeve dhe ndryshimeve te shkronjes. Listat me pika (bullets) ose me numera (1,2,3).

Keto gjera jane shume te thjeshta:

Per te theksuar nje fjale me teper realizohet me ane te komandes c'ka do te thote bold ose
PHP:
<strong>
per theksim. Ne fund te fjales apo fjalis qe theksuam duhet ta mbyllim komanden me nje vije perpara komandes se zakonshme dhe
PHP:
</strong>
Qe ketej e tutje te tera komandat do te mbyllen aty ku edhe ju deshironi te mos I aktivizoni. Disa komanda mund edhe te mos kerkojn mbyllje por sido qe te jete shumica po edhe kjo duhet patjeter.

Per ta bere fjalen e pjerret (italic) atehere do te shkruash perpara
PHP:
<I>
dhe ne fund te fjales apo fjalis
PHP:
</I>
mund te perdoret edhe komanda (emphasis). Per ta nenvizuar fjalen do te shkruash
PHP:
<U>
per (underline) dhe ne fund do te shkruash
PHP:
</U>
, per ta mbyllur.

Per te vendosur fjale apo simbole lart apo poshtee fjales atehere perdoret komanda
PHP:
<sup>
perlarte fjales. dhe mbyllet me
PHP:
</sup>
ndersa per poshtee fjales.do te perdoret komanda
PHP:
<sub>
dhe mbyllet me
PHP:
</sub>
Per ta kaluar fjalin ne nje paragraf tjeter atehere perdoret komanda
(break) dhe kjo komande nuk ka nevoj te mbyllet pasi e mbyll vete fjalia ku do te ndertohet paragrafi tjeter.

Per te bere hapesira te medha midis paragrafeve do te perdoret komanda <p> dhe kjo duhet mbyllet aty ku mbaron dhe fjalia qe ju e keni lene ne largesi nga te tjerat.

Per hapesira te medha midis fjaleve perdoret edhe
dhe kjo do mbyllur gjithashtu.

Per ta bere fjalen me te madhe se ne fillim perdoret
PHP:
<big></big>
ndersa per me te vogel perdoret
PHP:
<small></small>
Per ti shkuar nje vije fjalis ne mes (strikethrough) do te perdorete komanda
PHP:
<strike> dhe </strike>
(strikethrough).

Per ta shkruajtur fjalen ne formen e nje makine shtypi perdoret komanda
PHP:
<tt> dhe </tt>
(typewriter)

Per ti rregulluar shkronjat: komanda do te filloj me <font dhe brenda do te jene te tera mundesit qe ti mund te kesh per rregullimin e shkronjave>

Perdoren keto komanda: Per karakterin ose lloji e fondit perdoret
PHP:
<font face="Arial">
ketu mund te vendosesh cfaredo lloj shkronje sic jane edhe tek Windows p.sh. Times New Roman.

Per madhesin e shkronjes do te perdoret
PHP:
<font size="3">
pra sa e do ti madhesin e shkronjes.

Per ngjyren do te perdoret
PHP:
<font color="green">
dhe te gjitha ngjyrat qe mund te mendosh. Por mire eshte te perdoren emrat Hexadecimal te ngjyrave pasi ato ofrojn nje sere ngjyrash dhe nuancash te vecanta. Kodet e ngjyrave mund te gjenden ne Perpunuesit e fotografive dhe vizatimeve. Ose mund te shihni dhe ne faqet e tjereve. Nuk eshte qellimi im tani te ju tregoj kodet e ngjyrave.

Per te cuar tekstin ne qender, te djathte apo te majte do te perdoret komanda
PHP:
<div>…</div
> (division). Komanda do te perdoret keshtu
PHP:
<div align="center">
nese do ta cosh ne qender apo te majte per left, dhe right.

Per te bere paragrafe me largesi te medha te fjalive nga njera tjetra ne thame qe mund te perdorim komanden
PHP:
<p>
e cila mund te perdoret dhe per te cuar tekstin ku ta duam. Komanda do te jete
PHP:
<p align="left">
nese do ta cosh ne te majte megjithese mbajeni mend se e majta eshte gjithmon vendi normal I cdo gjeje ne HTML e cila nuk ka nevoj per komand pra (default-I) I pozicioneve te cdo sendi apo fjale.

Per te ndertuar nje liste me numera do te perdoret komanda
PHP:
<ol>
(orderedlist) ne fillim dhe pastaj
PHP:
<li>
(list)per cdo artikull qe ka nevoj per numer. Kjo duhet mbyllur
PHP:
</li>
sa here qe duhet dhe pastaj te vihet per numerin tjeter. Me pas mbyllet dhe
PHP:
</ol>
Pra p.sh.
PHP:
<ol><li>1. Lista numer 1.</li>
PHP:
<li>2. Lista numer 2</li></ol>
Ndersa per te ndertuar nje list me pika (bullets) do te jete komanda
PHP:
<ul>
(unorderedlist) qe njesoj si komanda e mesiperme do te mbyllet dhe hapet me
PHP:
<li></li>
P.sh.
PHP:
<ul><li>e para</li>
PHP:
<li>e dyta</li></ul>
Pjesa qe nderton listen ka tipet e saj dhe keto mund te jene sic thashe me lart me numera ose me pika por mund te jene edhe te tipive me shkronja ose te vlerave te ndryshme.

P.sh. nese duam nje list me shkronja (a, b, c) do te shkruajm
PHP:
<li type="a">
per shkronja te vogla, per mundesi te tjera do te jene A (shkronja te medha), i (per numera romak), dhe per forma te ndryshme do te jene square (katrore), circle(sferike), disc (ne forme disku) dhe numer 1.

.Te tera llojet e listave mund te kene tipet dhe llojet e tyre gje qe vendoset me type= A,a,I,i ose 1 dhe vleren qe mund te filloj lista me start
Nese do te ndertosh lista me definicione dhe perfundime do te perdoresh komandat
PHP:
<dl>…</dl>
qe do te pasoj nga termi perfundues
PHP:
<dt>….</dt>
qe eshte gjithmon pjese e listes dhe
PHP:
<dd>…</dd>
definicioni qe I perkon definicionit te mesiperm si pjese e listes se perfundimeve.

Duket pak e ngatarruar le te bejme nje shembull.:

PHP:
<dl><dt> Lartmadheris Juaj</dt>

<dd>Mbretit te Popullit</dd>

<dt>Shkelqesis Juaj</dt>

<dd>Princerve dhe Princeshave</dd>

</dl>

Shembulli i mesiperm


Lartmadheris Juaj
Mbretit te Popullit
Shkelqesis Juaj
Princerve dhe Princeshave
E pra kaq e thjeshte ishte dhe formatimi I tekstit. Me kohe do te ndertojm edhe nje tabele por do te ishte me mire ta benit ju kete ne menyre qe ti mesoni.
 
Top