• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pamela Anderson: Djemtë më përqeshin që kam pozuar lakuriq

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Ish-lepuroshja e Playboy dhe aktorja Pamela Anderson ka filluar të pendohet për shkak të rinisë së saj të shfrenuar, fotografive lakuriq dhe porno filmave shtëpiakë. Arsyeja e kësaj janë djemtë e saj: Brandoni 14-vjeçar dhe Dylan 12-vjeçar. “Fëmijët e mi më përqeshin për shkak se jam fotografuar lakuriq. Kur pozon ashtu si të ka lindur nëna, nuk mendon që do të kesh fëmijë që do të shohin këtë gjë”, ka thënë Pamela e cila ka kaluar dy ditë në turnenë e Playboy në Rumani.
Të rikujtojmë, nëna e bukur ka stolisur me dhjetëra ballina të revistës Playboy dhe revistave tjera të dedikuara për publikun mashkullor, ndërsa publikisht është shfaqur porno xhirimi i saj personal me ish-bashkëshortin Tommy Lee, babanë e djemve të saj. “Shumë kanë dashur të më shohin në “Boratin”, por nuk kam qenë shumë e entuziazmuar me atë ide. Para filmit ju kam thënë që është një gjë që “mami e bën”, duke dashur t’i bëjë më të afërt më tërë situatën, dhe ata më janë përgjigjur që e dinë që fotografohem lakuriq”, ka deklaruar Pamela para disa muajsh, duke u lavdëruar me qasjen e saj jokonvencionale në rritjen e fëmijëve.
“Ju kam thënë djemve “Ta dini, kur unë dhe babi kemi qenë në fillim të lidhjes na ka pëlqyer të xhirojmë. Të gjithë e bëjnë, janë lakuriq, përqafohen dhe puthen...dhe pastaj dikush na ka vjedhë xhirimin”. “Mirë kanë reaguar”, ka pranuar aktorja. Djali Dylan e ka pyetur: “A mendon që të gjithë kanë parë gjithçka”, në çka aktorja ka buzëqeshur dhe është përgjigjur pozitivisht.
 
Top