• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pamela: Në ?Big Brother? nuk ka dashuri të vërtetë

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Ajo nuk ka kaluar pa u ndjerë në “Big Brother”. Ka spikatur për pamjen e saj tërheqëse, por siç thotë edhe vetë duhet të bënte diçka ndryshe. Pamela Zyferi, ish-Missi, pjesëmarrëse në “Big Brother 3″, tashmë prej tri javësh është jashtë shtëpisë.


Ka përjetuar një eksperiencë, të cilën e ka ëndërruar dhe tregon se nga kjo ka mësuar shumë gjera që në rrjedhën normale të jetës së saj nuk kishte për t’i hasur asnjëherë. Ajo që është vënë re gjatë qëndrimit të Pamelës brenda në shtëpi, ka qenë mospërshtatja e saj me jetën aty brenda dhe këtë gjë e pranon edhe vetë.

Por, tashmë që ajo është jashtë, gjërat i duken më ndryshe dhe sigurisht jeta pret të ndryshojë. Si pjesëmarrëse brenda në shtëpi dhe tani me syrin e telespektatorit, Pamela shpreh hapur mendimet e saj për banorët dhe lidhjet e dashurisë që po krijohen aty. Ajo mendon se çdo gjë bëhet për lojë dhe midis çifteve nuk ka ndjenja, po shtirje për të qëndruar sa më gjatë në shtëpi.

Ajo që bëri më shumë bujë pas daljes nga shtëpia, ishte puthja e saj me asistentin Italian të punësuar në Top Channel. Këtë fakt Pamela nuk ka dëshirë ta komentojë gjatë, duke u shprehur vetëm se “thjeshtë jemi miq, asgjë më shumë”. Në këtë intervistë për Sh2-in, Zyferi, tregon jetën e saj jashtë shtëpisë atë çfarë ka përjetuar brenda dhe mendimet për banorët konkurrentë.

Pamela, si ndihesh që ke qenë pjesë e “Big Brother 3″?
Duke qenë pjesë e këtij reality show, unë kam realizuar një nga qëllimet e mia, jo të gjithëve ju jepet mundësia ta provojnë këtë eksperiencë.

Çfarë do të thotë për ty kjo eksperiencë?
Kjo eksperiencë ka ndikuar shumë tek unë, prej saj kam mësuar dhe kuptuar gjëra që do më ndihmojnë edhe për më vonë.

E arrite atë që doje?
Them se po, për mua ishte një arritje thjesht fakti që munda të bëhem pjesë e “Big Brother 3″.

U duk sikur Pamela nuk gjeti terrenin e duhur, çfarë të mungonte aty?
Për sa i përket shtëpisë, më mungonin gjërat me elementare, ndërsa në lidhje me banorët ishte vështirësia për t’u përshtatur pas barrierave që vendosnin për hir të lojës.

E kishe menduar më ndryshe?
Po e kisha menduar shumë më ndryshe, duke filluar që nga shtëpia e deri tek banorët, gjithmonë duke marrë për bazë edicionet e kaluara.

Po të mund të riktheheshe, çfarë do bëje ndryshe?
Thjesht nuk do ecja me bindjen që ”fshati që duket s’do kallauz” do tregohesha dhe më aktive. Nuk do shtiresha dot kurrë apo të tregoja diçka tjetër nga ajo që mendoj apo ndjej, thjesht për të vazhduar lojën.

Cili ishte motivi i pjesëmarrjes në “BB3″, për të njohur njerëz të rinj apo për tu bërë e famshme?
Një nga motivet kryesore ka qenë dëshira për të njohur njerëz të rinj.

Tani që je jashtë shtëpisë, si të duken banorët brenda, apo loja që bëjnë ata?
Loja e tyre është ai format që ka rezultuar i suksesshëm nga edicionet e kaluara.

Sipas teje, cili prej tyre do të shkojë më afër finales, apo në finale?
Ai që do shkojë afër ose deri në finale, do dallojë nga të tjerët për një lojë me të drejtë.

Cilat qenë reagimet e miqve apo të afërmve pas daljes nga shtëpia?
Edhe pse mendonin që nuk meritoja të largohesha, ata pohuan se është më mirë për mua të jem pranë tyre se sa brenda shtëpisë së “BB”.

Iu ka ardhur ndonjë ofertë pune, tani që jeni bërë e njohur?
Më kanë ardhur disa, jam duke pritur të zgjedh më të mirën.

Pas daljes nga shtëpia u shfaq në shtypin rozë një foto e juaja duke u puthur me asistentin e Alessia Vesicio, si është e vërteta e saj? Keni ju një lidhje me atë djalin?
Thjesht jemi miq,, asgjë më shumë.

Brenda u pa një afrimitet i juaj me Seldin, vazhdon të kesh të njëjtin mendim për të?
Seldi, pavarësisht moshës dhe sjelljeve që ndonjëherë e bëjnë të duket si fëmijë, është një djalë shumë pozitiv që meriton të qëndrojë më shumë se çdo mashkull tjetër aty brenda.

Po tani që i shihni nga ekranit, cili iu duket se po luan më shumë?
Erjoni me Jetmirin.

Si ju duket loja e Jetmirit?
Loja e Jetmirit merr forma të ndryshme, tani që loja e tij u zbulua nga banorët, për të një lidhje do të ishte një mundësi për të qëndruar akoma brenda.

Pamela, çfarë mendimi keni për dashuritë dhe lidhjet që kanë lindur aty, mendon se janë të vërteta apo po bëhen vetëm për lojë dhe për të qëndruar brenda shtëpisë?
Mendoj se nuk janë aspak të vërteta, bëhen vetëm për të qëndruar brenda shtëpisë.

Po ashtu, në shtëpi është edhe Klodi, i cili ka deklaruar se ka prirje homoseksuale, çfarë mendimi keni për të?
Klodi më duket i drejtpërdrejtë, vlerësoj faktin që thotë atë që mendon edhe ndjen, pavarësisht se si do të pritet nga të tjerët.

Po të ishe në shtëpi, si do silleshe me të?
Njësoj si me çdo banorë tjetër. Për mua klodi është si të gjithë dhe nuk i paragjykoj preferencat e tij.

Mendon se shoqëria shqiptare, e pranon atë, duke marrë parasysh këtu edhe protestat e fundit që janë bërë në qytetin e tij të lindjes, Lezhë?
Për shoqërinë shqiptare është pak vështirë që ta pranojë një fakt të tillë, protestat në Lezhë e vërtetojnë më së miri një gjë të tillë, megjithatë ka shumë të tjerë që e pranojnë.

Ka ndryshuar jeta juaj pas daljes nga shtëpia, cila janë angazhimet tuaja të momentit?
Unë vazhdoj të jem ende pjesë e “Big Brother 3″ edhe pse tashmë jashtë shtëpisë, angazhimet e mia do të fillojnë në momentin që do të mbaroj ky reality show./shekulli/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top