• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pamjet e natyres influencojne aktivitetin e trurit .

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska





Nje studim , e publikuar ne revisten Neuroimazh , perdori imazherine cerebrale funksionale per te vleresuar se so ambjenti influencon funksionimin cerebral .


Pamjet e qeta te ambjentit qe permbante elementa natyrore , si deti , provokojne komunikimin e pjeseve te ndryshme te trurit , e ndersa ambjentet e ndertuara nga njeriu , si autostradat , i pengojne keto komunikime .

Majkell Hanter , i Universitetit te Shefild , dhe koleget e tij evropiane moren imazhe te aktivitetit te trurit te vullnetareve nderkohe qe ata shikonin imazhe te plazheve te qeta ose te pamjeve te trafikut te autostradave . Pjesemarresi degjonin te njejtin tingull , qe degjohej si nje gumezhime , per te dyja pamjet .


"Njerezit ndjejne qetesine si nje gjendje paqeje dhe meditimi , qe eshte riperteritese ndaj efekteve stresuese te nje vemendjeje te mbajtur ne jeten e perditshme " , thote Hanter .


" Eshte e ditur se ambjenti natyral çon drejt ndjenjave te paqes kurse ambjentet urbane me origjine njerezore jetohen si jo te qeta . Ne deshem te kuptonim si funksionon truri kur ai percepton rrethana natyrore , ne menyre qe te mundim te masim eksperiencen e qetesise" .

Studime te meparshme kane treguar se komunikimi i zonave te largeta te trurit eshte karakteristike e aktivitetit te trurit ne pushim . Studime kane treguar gjithashtu efektin restaurues per kapacitetin mendor prej disa minutave te kaluara ne natyre .
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Pamjet e natyres influencojne aktivitetin e trurit .




Disa minuta aktiviteti fizik ne natyre mjaftojne per te sjelle nje permirsim te shendetit mendor , sipas nje analize te publikuar ne revisten Shkenca e Ambjentit dhe Teknologjia .


Xhules Preti dhe Xho Parton kane analizuar rezultatin e 10 studimeve britanike , qe perfshinin 1252 persona , qe kishin te benin me aktivitete si ecja , kopshtaria , peshkimi , shetitjet ne varke dhe kalerimi .


Ndryshimet me te medha te shendetit ndodhnin tek me te vegjlit dhe tek personat me probleme mendore , megjithese njerezit e çdo moshe dhe te çdo grupi shoqeror perfitonin .




Te gjitha ambjentet natyrale bejne mire nder te cilet parqet ne zona urbane . Zonat e gjelberta me uje jane akoma me me shume efekte pozitive . " Nje ambjent blu dhe jeshil duket se eshte akoma me e mire per shendetin " , veren Preti .


Efektet me te medha ndaj vleresimit te vetes ndodhnin ne 5 minutat e para .


Studimet kane treguar se permirsimet e momentit te shendetit mendor jane pozitive edhe per afatet e gjata kohore , tregon ai . " Ne besojme pra qe ka nje perfitim te mundshem te rendesishem per individet , shoqerine dhe shpenzimet e sherbimeve te shendetesise nese te gjitha grupet shoqerore te vete-mjekoheshin me me shume ushtrime ne natyre " , shton Barton .
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Pamjet e natyres influencojne aktivitetin e trurit .



Ekoterapia kunder depresionit , stresit dhe ankthit


Nje rryme e re ne psikologji konsideron se shume nga prolemet mendore moderne , perfshire depresionin , stresin dhe ankthin , mund te vijne nga largimi sa vjen e me i madh i shoqerise nga natyra .


Psikoterapeutet e Shoqates Nderkombetare te Ekoterapise , qe mbledh rreth 100 antare , besojne se kujdesi ndaj shendetit mendore duhet te perfshije kohe te kaluar jashte ne natyre .


Ekoterapeutet nenvizojne se njerezit jane zhvilluar ne sinkronizim me natyren per shume shekuj dhe qe ne jemi te programuar biologjikisht per te ndervepruar me ambjentin tone - ajri , uji , bimet dhe kafshet .


Por ne dy shekujt e fundit , qe prej revolucionit industrial , njerezit jane larguar gradualisht nga bota natyrore , jeta e tyre eshte e rregulluar jo me nga Dielli apo hena , por me teper nga Ora e bere vete . Kohet e fundit , situata eshte perkeqesuar me ardhjen e internetit dhe te teknologjive te tjera si celularet , duke na shtyre me larg nga çdo shijim i ambjentit natyral .

" Ne kemi filluar te kemi pershtypjen se jemi ne njefare menyre mbi natyren dhe te ndare nga ajo " thote Kreig Chalquist i Universitetit Xhohn F. Kenedi ( San Françisko ) bashke autor me Linda Buzell-Saltzman te librit " Ekoterapi : Sherim me natyren ne mendje " .


Aktualisht , me shume se gjysma e popullates boterore jeton ne qytete dhe shume persona mezi kane pasur nje panorame te natyres . Ne kete kuptim , ajo qe njerezit e ndjejne si stres ose depresion , sygjerojne ekoterapeutet , mund te jete nje nostalgji per "shtepine tone natyrale " . " Ne e kemi humbur kete dhe paguajme çmimin " , thote Buzell-Saltzman .


Per te zoteruar serisht natyren nuk eshte aq e veshtire , sipas ekoterapeuteve qe pjese me e madhe praktikojne ne Kaliforni . Trajtimi nis ne pergjithsi me mbajtjen e nje ditari ne te cilin eshte regjistruar koha e kaluar jahte . " Disa persona , thote Buzell-Saltzman , konstatojne se ata kalojne me pak se 15 deri ne 30 minuta ne dite jashte , perveç kohes se ecjes per te shkuar deri te makina dhe kohes per tu kthyer ", thote ajo . Ekoterapeutet keshillojne te ngadalsosh dhe te rilidhesh me natyren duke ecur ose duke punuar kopshtin .
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,809
Pikët
113
Përgjigje e: Pamjet e natyres influencojne aktivitetin e trurit .

....pergjate gjithe :

Edhe natyren do e mposhtim.....
Me Harp.Ipad,qendra industriale,me konsumim plehrash etj....
Sa mire qe u zbulua Viagra.
 
Top