• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Paradentoza mund të dëmtojë zemrën

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Keni probleme me zemrën? Shkoni te mjeku i dhëmbëve. Paradentoza kronike (sëmundje e gingivave, e cila karakterizohet me humbjen e masës kockore dhe indit të butë rreth dhëmbit) mund të shtojë rrezikun për t’u sëmurë nga zemra.
Në të vërtetë, me rastin e nxjerrjes së dhëmbit, pastrimit të gurëve të dhëmbëve ose të përpunimit të paradentozës, në gjak mund të futen mikrobe, të cilat te pacientët me sëmundje të zemrës, mund të shkaktojnë lehtë inflamacionin e mureve të zemrës (endokarditisit).



Ndonëse rrëqethemi sapo të përmendet mjeku i dhëmbëve, megjithatë nuk duhet shtyrë rregullimin me kohë të dhëmbëve dhe shërimin e mishit të dhëmbëve.
Shkencëtarët amerikanë thonë se sëmundjet e dhëmbëve nuk e dëmtojnë vetëm zemrën, por e rrisin edhe rrezikun e abortimit.

Për të parandaluar paradentozën, faktor i rëndësishëm është mbajtja e higjienës orale./
 
Top