• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Partnerët ideal

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Vetëm disa dekada më parë, feministët vetëm mund të ëndëronin për barazi gjinish. Teksa ëndrra e tyre është realizur në ditët e sotme, figura e femrës ideale nuk ka ndryshuar. Sipas sondazheve të fundit, shum meshkuj duan të kenë një grua tradicionale e cila do të bënte shumë mirë detyrën e shtëpiakes. Përsa I përket femrave ato duan që meshkujt të respektojnë mendimin e tyre dhe të mbështesin familjen financiarisht.

Si duhet të jenë femrat?
Të dhënat janë marrë nga sondazhet e disa sociologëve që kanë përfshirë në këtë sondazh 1500 njerëz. Kur u pyetën se cilat ishin detyrat më të rëndësishme të partnerit- 44 % e meshkujve u përgjigjen se ishte kujdesi për punët e shtëpisë, 39% u pëgjigjen që ishte mënyra e gatimit. Vetëm 16 % u përgjigjën se ishte pavarësia financiare.
Si duhet të jenë meshkujt

Kur iu është bërë e njëtja pyetje dhe femrave në lidhje me partnerët e tyre, 41 % e femrave janë përgjigjur se ishte vetia e partnerit për të dëgjuar mendimin e tyre. 38% thanë se vetia më e rëndësishme ishte gjëndja financiare e partnerit tyre.

Vetitë më të rëndësishmë të mashkullit parë nga prespektiva e femrave

Respekti për mendimin e femrës 41%
Gjëndja financiare 38%
Të qënurit një baba I mirë 27%
Të jetë një kopshtar I mirë 25%
Prioriteti I familjes 22%
Vetitë më të rëndësishmë të femrës parë nga prespektiva e meshkujve

Shtepiake të mira 44%
Gatimi 39%
Pastrimi 33%
Të qënurit një nënë e mirë 31%
Respekti për mendimin e mashkullit 31%.
Femër moderne apo tradicionale?
Por a mundet një femër moderne të jetë bashkëshortja ideale për një mashkull? Apo mos duhet valle të ndrydhim karrierën dhe qëllimet tona për ti bërë qefin bashkëshortit tonë dhe të kthehemi në një grua tradicionale?
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Partnerët ideal

ne fak idealja eshte thjesht nje ideal, asgje me shume..ka shume ndryshim ne cfare deshirojme te kemi e cfare kemi ne te vertete.
nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere :)
 

OneLL..&

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2011
Postime
631
Pikët
0
Përgjigje e: Partnerët ideal

Nuk ekziston..edhe ska shanc me qen te njejt!
 
Top