• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pas WikiLeaks vjen OpenLeaks

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Faqet e internetit WikiLeaks dhe themeluesi i tyre Julian Assange nuk po ndalojnë së çuari pluhur në tërë botën, e së shpejti do të mund të kemi edhe një shërbim të këtij lloji.
Gazeta suedeze Dagens Nyheter raporton se pjesëmarrësit e dikurshëm të projektit WikiLeaks, përfshirë dorën e djathtë të themeluesit Assange, Daniel Domschelt-Berg, i njohur edhe si Daniel Schmitt, nisin ‘rivalin’ e faqes WikiLeaks.

Faqja e emëruar OpenLeaks do të duhej të lëshohej online qysh të hënën, mirëpo puna e saj do të duhej të dallojë paksa nga WikiLeaks. Në vend që të vet të publikojë dokumente të besueshme, OpenLeaks do të duhej të funksionojë si ndërmjetës në mes të palëve të interesuara. Në njërën anë, njerëzve të cilët dëshirojnë të publikojnë dokumente të besueshme, e në anën tjetër mediet, blogjet dhe faqeve të cilat janë të gatshme të transmetojnë dokumente të tilla.

Në bisedë për gazetën Dagens Nyheter, Daniel Schmitt ka paralajmëruar hapjen e OpenLeaks të hënën.
 
Top