• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Patëllxhanë të mbushur

Romina

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 11, 2009
Postime
63
Pikët
0
Për 4 vetë duhen:

Patëllxhanë 1 kg
200 gr. mish te grirë
4 kokrra qepë
3-4 kokrra hudhra
3-4 domate
kripë, piper, majdanoz

Gatimi:

Patëllxhanëve u hiqet bishti dhe lëkura në tre rripa nga të dyja anët. Priten për së gjati te pjesa e sipërme deri në mes të tulit dhe i heq pak tul dhe vendosen në ujë me kripë për gjysëm ore. Ndërkohë skuqet qepa e grirë në formë gjysëmrrethi dhe kur qepa fillon të zbutet i hedh mishin e grirë bashkë me tulin e grirë që i hoqëm patëllxhanit, shtohen domatet e qëruara dhe të prera në forme kubike; vazhdon kaverdisja në zjarr të ngadalshem në mënyrë që qepa të zbutet. Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripë dhe piper. Patëllxhanet kullohen, shpëlahen dhe skuqen në tigan me pak vaj pastaj rreshtohen në tavë, hapen në vendin e prerë dhe mbushen me masën e përgatitur. Sipër u vihet nga një fetë domate.Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një orë në furrë jo shumë te nxehtë.
 

Mikela

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 4, 2009
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
U.S.A
Titulli: Patëllxhanë të mbushur

ej do na mesoni te bejme gjell me apo jo se ngela pa burre se me kan then se po sdi te gatuash ska burre:(
 
Top