• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Patate në tigan

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përbërësit për 4 persona:

* 1,2 kg patate
* 2-3 qepë
* kripë
* piper i zi
* majdanoz
* vaj për fërgim

Përgatitja:

Patatet lahen dhe i ven të zihen për 40-45 minuta. Pas zierjes u derdhet uji dhe patatet lihen të ftohën. Në rastet me të mira ato mund të zihen një ditë më parë dhe të nesërmen të përdoren. Sidoqoftë, pas ftohjes qërohen, pastaj prehen në rrathë, ose sipas dëshirës. Në
tigan qitët vaji dhe lehet të nxehet mirë. Patatet e prera hedhen në tigan, u qiten mëlmesa, dhe lihen të skuqen sipas dëshirës.

Varësisht nga tigani masa e caktuar e patateve mund të skuqet edhe për porcionet e planifikuara.

Në fund qeptë prehën në rrathë, në një tigan me pak yndyrë qitën e skuqën, dhe gjatë servimit, hidhen bashkë me majdanoz të freskët sipër patateve.

Patatet e përgatitura mund të kombinohen me ndonjë një lloj mishi të fërguar, ose me sallata të ndryshme.
 

Perla

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 10, 2010
Postime
104
Pikët
0
Vendndodhja
Città Alta
Përgjigje e: Patate në tigan

Pure e skuqur kjo qe ke pershkruar . Patatet mund te shtypen , u shton miell dhe pak djath grana te imtezuar,kripe si dhe pak maja birre. Sapo brumi te vije e skuqim ne forme petullash normale.
 
Top