• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Peceta apo tamponë?

Dard1

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 16, 2011
Postime
32
Pikët
0
Vendndodhja
Peje
Nëse përdor peceta apo tamponë, ky është vendimi yt. Në rastin më të mirë duhet t'i provosh të dyja. por mos bli peceta të parfumosura. Substancat aromatike acarojnë lëkurën dhe mund të shkaktojnë alergji!

Gjithashtu mos përdor mbathje me fortesë të parfumuar ose ato prej materiali plastik. Materiali sintetik krijon një mjedis të lagësht në vaginë. Ky është një terren i përshtatshëm për bakteret dhe kërpudhat (myqet). Gjatë natës, përdor më mirë peceta. Pikërisht për këtë, ka ekstra të gjata dhe të trasha.

Tamponët nuk duhet t'i mbani më shumë se 5 orë. Kur sasia e gjakut pakësohet është më mirë një pecetë. Kur ka pak sasi gjaku, tamponët thithin lëngun e vaginës e si rrjedhojë mungon mbrojtësi kryesor kundër nxitësve të sëmundjeve. Dhe kjo mund të shkaktojë infeksione. Në fillim të periodave ose kur ka pak gjakderdhje këshillohen mini-peceta ose mini-tampone. /Telegrafi/
 
Top