• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Perballimi i te pashmangshmes!

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Vdekja dhe të vdekurit...Frika e vdekjes

Nëse ka ndonjë përvojë që, gjatë gjithë historisë dhe në të gjithë botën i lidh njerëzit me njëri-tjetrin, kjo është vdekja. Vdekja është diçka që të gjithë do ta përballojmë--s'ka as ushtrim, as regjim ose dietë, as teknikë meditimi, as ndonjë sasi parash që mund ta shmangë atë. Ajo është barazuesja e madhe.

Natyra përfundimtare e vdekjes, e bashkuar me pasigurinë e një jete më pas, rezulton në frikë për shumë njerëz. Ne e shohim këtë kudo rreth nesh kur përpiqemi me të gjitha forcat të ndalojmë procesin e plakjes. Ne shpresojmë se pilula tjetër, operacioni tjetër, apo zbulimi tjetër gjenetik do të jetë çelësi për zgjatjen e jetës.

Përballimi i vdekjes me paqe...jeta pas vdekjes

Megjithatë, jo të gjithë njerëzit e përballojnë vdekjen me frikë dhe pasiguri. Disa vjet më parë një miku im u përball me këtë armik të padukshëm. Në moshën 16 vjeçare u diagnostikua me kancer në stomak. Mjekët provuan çdo mjekim që ekzistonte, pa dobi. Për një vit e gjysmë Robi u shtrua në tre spitale në dy qytete të ndryshme. Në atë kohë ai humbi rreth dyzet kg dhe gjithë flokët. Hyri e doli disa herë nga spitali. Për fat të keq, pas 18 muajsh, s'mbeti më asgjë për t'u bërë për të.

Kur s'kishin çfarë të bënin tjetër, mjekët bënë të vetmen gjë që mbetej për t'u bërë: e dërguan Robin në shtëpi që të kalonte atje ditët e fundit të jetës së tij. Në këtë pikë unë isha tmerrësisht i trishtuar, i frikësuar se do të humbja mikun më të mirë dhe i zemëruar me Perëndinë. Isha i zemëruar që Perëndia nuk e shëroi. Isha i zemëruar edhe që Robi do të humbiste aq shumë nga jeta.

Përballimi me vdekjen...

Për çudinë time, Robi nuk ishte i zemëruar. Përkundrazi, ai dukej sikur po e përballonte këtë fat të tmerrshëm me ankthin që mund të përjetojë një djalë në takimin e parë me një vajzë. Deri ditën e sotme, kur kujtoj paqen që kishte përballë kësaj stuhie, mahnitem.

Paqja e tij nuk ishte një tipar i personalitetit, një vështrim indiferent ndaj jetës. Nuk ishte as një qëndrim ku- rafsha -mos- u vrafsha. Ajo buronte nga një vendim që Robi kishte marrë vetëm disa muaj para diagnozës. Me atë vendim, Robi gjeti paqe me Perëndinë.

Robi e dinte si të kishte jetë pas vdekjes.
Paqen që Robi përjetoi e gjeti në Bibël. Në librin e Romakëve, ai lexoi se "të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë" (Romakëve 3:23). Ai lexoi, "Paga për mëkat është vdekja, por dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme në Krishtin Jezus" (Romakëve 6:23).

Jezusi është ai për të cilin Isaia e kishte fjalën kur shkroi, "Dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i Paqes" (Isaia 9:5). Princi i paqes erdhi në tokë që çdo njeri të kishte paqe me Perëndinë. Robi vendosi t'i besonte Jezusit, dhe kjo paqe u bë shumë e dukshme.


Jeta pas vdekjes... vendimi ynë
Robi nuk është personi i vetëm që duhej të merrte këtë vendim, ne të gjithë kemi nevojë të bëjmë të njëjtën gjë. Ne të gjithë duhet të vendosim nëse do ta pranojmë dhuratën e Perëndisë, jetën e përjetshme. Nëse nuk e pranojmë dhuratën e Perëndisë, jemi të dënuar me vdekje shpirtërore--ndarje të përjetshme nga Perëndia.
Nëse e pranojmë, atëherë jeta e përjetshme është e jona.

Të kemi jetën e përjetshme nuk do të thotë se do t'i shpëtojmë vdekjes fizike, por mund ta përballojmë atë shumë më lehtë duke ditur se ajo çon në jetë të përjetshme në qiell. Kjo është e vërteta që Robi zbuloi, dhe marrëdhënia me Perëndinë që pasoi e bëri që ai ta përballonte vdekjen ndryshe nga shumë të tjerë. Kjo është edhe e vërteta që unë kam zbuluar dhe marrëdhënia që kam me Perëndinë bën që të përballoj ndryshe çdo ditë të jetës sime.

Nëse ti po përballesh me vdekjen dhe po mendon nëse ka jetë pas vdekjes, apo po përballesh me betejën e të jetuarit, ti mund të kesh paqe dhe shpresë.
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Perballimi i te pashmangshmes!

ne te vertete une nuk kam frike se vdes,por kam frike nga menyra se si mund te vdes..
 

[email protected]

♡ KaFe Pa SHeQeR ♡
Anëtar
Apr 11, 2010
Postime
12,057
Pikët
113
Vendndodhja
N'shpin Time :P
Përgjigje e: Perballimi i te pashmangshmes!

Dihet qe do vdesim te gjith nje dite por frika ime eshte te mos vije e re ....
( te kaloj 80 te pakten :D :D )
 

Noe

V.I.P
Anëtar
Sep 22, 2010
Postime
7,684
Pikët
113
Përgjigje e: Perballimi i te pashmangshmes!

Frika e ben njeriun kufome , e shkaterron .. Perballimi eshte force nga brenda vetes .. Ne nje rast kur njeriu merr vesh qe nuk ka shume kohe, merr nje goditje te forte psikologjike, tronditet.. Kush eshte ai budalla qe nuk e deshiron te jetoje sa me gjate ? Por pasi e meson dhe e kupton qe gjerat nuk i ndryshon dot fillon ta perballoje situaten deri ne fund .. Dicka qe e ben te forte kur e di qe jeta do mbaroje shpejt eshte qe cdo gje qe lind dhe vdes pasi ke jetuar ..
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Perballimi i te pashmangshmes!

http://www.youtube.com/watch?v=UcXXpssBFVM
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,770
Pikët
113
Përgjigje e: Perballimi i te pashmangshmes!

http://www.youtube.com/watch?v=rwC-UWgBxUw

Cdo fillim e ka nje FUND,ndryshe do ishte monotone..........mendoj.
E vetmja siguri ne bote 100%....deri me sot eshte vdekja.
Tingellon pak si makaber,por skam kohe te merrem me perballimin se si,apo nuk mund ta dij(si te gjithe).
Pra jeto sa je gjalle??????????????????????????????????????????
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,770
Pikët
113
Përgjigje e: Perballimi i te pashmangshmes!

Frika e ben njeriun kufome , e shkaterron .. Perballimi eshte force nga brenda vetes .. Ne nje rast kur njeriu merr vesh qe nuk ka shume kohe, merr nje goditje te forte psikologjike, tronditet.. Kush eshte ai budalla qe nuk e deshiron te jetoje sa me gjate ? Por pasi e meson dhe e kupton qe gjerat nuk i ndryshon dot fillon ta perballoje situaten deri ne fund .. Dicka qe e ben te forte kur e di qe jeta do mbaroje shpejt eshte qe cdo gje qe lind dhe vdes pasi ke jetuar ..
Vetem BUDALLENJTE nuk kane frike,prandaj e kane mesataren e jetes te gjate(pavaresisht se me <mungon>).
 

shoku_tanku

nje pyke midis jush,cun per s'prapi
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
35,383
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Përgjigje e: Perballimi i te pashmangshmes!

Dihet qe vullneti per te jetuar eshte kokforte dhe e ben largimin tone nga kjo bote me spazmat e me pellitjet dicka aspak estetike,prandaj mendoj se nje recete e mire do ishte qe kalimi te behej ne nje gjendje gjumi(sa me i pavetedijshem te jesh ne castet e fundit,aq me me dinjitet e perballon vdekjen).Njerezit jane shume ne merak per te mos humbur ate qe kane,por cfare kane?Nese do me duhej te zgjidhja midis mosqenies dhe kesaj jete apo dicka te ngjashme me te do prerefoja me mire mosqenien.
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Perballimi i te pashmangshmes!

Nuk është frikë, se natyra ka menduar edhe për këtë. Kuptohet, kur njeriu vdes normalisht, nga pleqëria. Njeriu kur plaket, ndihet i kënaqur vetëm për një gjë, që ka lënë trashëgimtarë dhe nuk i vjen keq kur ikën.

Të rinjtë s'kanë pse ta vrasin mendjen për vdekjen, vdekje do të ishte sikur ata të iknin nga kjo botë pa trashëgimtarë. Prandaj, martohuni, bëni gili-vili për të lënë trashëgimtarë dhe lejuani vdekjen pleqve. :p
 

Pajtim Pirasi

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 13, 2014
Postime
141
Pikët
0
Përgjigje e: Perballimi i te pashmangshmes!

Perderisa une jam vdekja nuk ekziston ,kur vdekja vjen une nuk do jem me , ndaj nuk kam frike. Jam per kete mendim te nje filosofi te vjeter grek.
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,554
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Perballimi i te pashmangshmes!

Se kam menduar ndonje here... si mund te kesh frike nga dicka qe se ke provuar kurr??
friken ta krijojne te tjeret dhe jo vetja, problemi eshte se sa je i/e afte ta perballosh...nje nga shembujt tipike eshte kur te kercenojne femijet dhe s'ke cfare te besh...edhe presionet psikologjike...sa e sa prostituta shqiptare ka sot???!!! pasiguria nga policia e qelbur dhe 100% e korruptuar shqiptare qe nuk gjen dot as me te drejten elementare...kjo eshte ajo frike qe te krijojne...me grushta e shqelma mund t'i rrahesh te gjithe, por edhe nje femije te vret me arme...
 

CERMENIKASI

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2011
Postime
1,816
Pikët
83
Përgjigje e: Perballimi i te pashmangshmes!

Nëse e ke fryk vdekjen,ke me vdek 100 herë ndërsa po se pate fryk do vdesish vetëm nji herë!
 

CERMENIKASI

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2011
Postime
1,816
Pikët
83
Përgjigje e: Perballimi i te pashmangshmes!

Për vete nuk i frykem aspak vdekjes bile këta vitet e fundit e kam mirpritun nëse do të vinte (kur vuen njeriu me të madhe ,ay e pret vdekjen si mikesh!)

Si mbas mendimit tim,e frykshme asht kur vdekja e merr nji prej t'afërmit e tu sepse ajo të ndanë përgjithëmonë prej tij.
 
Top