• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Perendite ilire feja e pare e shqiptarere

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Medauri

Ishte hyu ilir i luftës. Edhe ky shumë i rëndësishëm. Një qendër e kultit të Medaurit është Rizoni, por ndoshta dhe varret monumentale në Selcën e Poshtme ku janë të skalitura atributet e hyut, siç janë mburoja ilire me rrathët e saj koncentrike karakteristikë dhe përkrenarja. Gjithashtu, këto atribute dalin edhe në numizmatikë. Edhe për këtë hy kemi një paraqitje ikonografike. Ai është një hy kalorës. Paraqitet i hipur në kalë, me shtizën në dorën e majtë. Në skenën e njohur të paftës së Selcës së Poshtme, në fakt, te kalorësi (që ka pas shpinës gjarprin dragua) kemi Medaurin. Në këtë skenë kulti i Medaurit është i lidhur me kultin e ujërave (figura e gjarprit - monstër detar, e peshkut etj.) pra me kultin e vetë Redonit.

Nuk dimë me saktësi midis këtyre hyjnive: kanë paritet apo marrëdhënie hierarkike midis tyre. Një gjë është e sigurt: të dyja këto hyjni kanë bashkëjetuar dhe kanë qenë në krye të vendit në panteon.

Në lidhje me natyrën e hyut kalorës Medaur duhet thënë se studiues të ndryshëm kanë parë në të një variant ilir të kultit të "kalorësit trak” ose dhe të "kalorësve danubianë".

Ka edhe mendime se në skenën me dy kalorës përballë, si te pafta e Selcës së Poshtme apo në brezat e Gostilies duhen parë dhe prototipat më të vjetër të Kultit të Dioskurëve, që paraqiten ikonografikisht si kalorës.

Medauri në realitet ka identitet ilir. Ai është një hy i veshur me armaturë tipike ilire, ndryshe nga kalorësi trak, - kalorësit e stelave danubiane apo Dioskurët, kalorës të dorëve.

Medauri dhe Redoni kanë emra etnikisht ilirë.

Redoni

Ky qendror, ndoshta më kryesori te ilirët e periudhës qytetare e të lulëzimit të shtetit ilir. Për të ruhet dhe rafigurimi ikonografik në formën e një djaloshi me një kapele të tipit "kausia", të dhënë në profil. Portreti shoqërohet me figurën e lembës ilire e me delfinin si atribute të hyjnisë. Kështu është dokumentuar në monedhat e Shkodrës dhe të Lisit, karakterin e përcaktimin e këtij hyu e bëri arkeologu H. Ceka.

Është hyu zyrtar, me sa duket suprem i shtetit ilir të kohës së Gentit. Mbas shkatërrimit të shtetit ilir, kulti i Redonit mbijeton në territoret bregdetare e dëshmohet edhe në shekujt e parë të erës sonë.

Kemi hedhur mendimin se nuk është vetë hyu i detit, por diçka më shumë dhe patjetër ka qenë lidhur dhe me kultin e familjes mbretërore ilire jo vetëm të kohës së Gentit, por edhe më përpara.

Fakti që emrin e këtij hyu e gjejmë dhe si toponim gjeografik të Kepi i Redonit, në veri të Durrësit, lë të mendosh se këtu duhet të kërkojmë edhe një vend kulti të tij ndoshta të hapur, në natyrë.
 

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Përgjigje e: Perendite ilire feja e pare e shqiptarere

Boa

Hyjni ilire në formë gjarpri në Epidaur. Kulti i tij ka mbijetuar deri në shekullin IV të erës sonë. Këtë hy gjarpër populli vendas e quante pikërisht me këtë emër (Hieronimi në " Vita Hilarionis", lib.9, shënon "quos gentili sermonte Boas vocant" - "që populli në gjuhën e vet e quante Boa").

Bindi

Ky kryesor i fisit ilir të japodëve. I janë kushtuar disa altarë votivë, që janë gjetur pranë burimit të përroit Privi afër Bihaqit të sotëm.

Në mbishkrimet identifikohet me hyun romak të detrave Neptunin ("Bindo Neptuno savrum"). Në fakt, më shumë se hyu i detit, Bindi është mbrojtës i burimeve dhe i ujërave.

Për nder të tij sakrifikoheshin cjep.
 

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Përgjigje e: Perendite ilire feja e pare e shqiptarere

Tato

Për këtë hyjni të nderuar në trevat dardane flet Mate Suiçi si për një Deus Patrius. Z.Miridita emrin Tato e lidh edhe me emrin epikorik Tatonipol. Në të sheh edhe lidhjen me hyjninë lindore Attis ose dhe me kultin e kalorësit trak.

Në shtyllëzat mbivarrore të Durrësit del shpesh në shekujt ll-l p.e.s. emri Tato si ilir.

Thana dhe Vidasi

Një çift hyjnor ilir që është rafiguruar në disa monumente të bëra nga ilirët. Katër altarë votivë me mbishkrime i janë kushtuar këtij çifti e janë gjetur në Topusko. Emrat e këtyre hyjnive janë, me sa duket, emra ilirë.

Thana është hyjneshë me atribute të Artemisit apo Dianës.

Vidasi ka atributet e hyut të këtij binomi kultik janë edhe vepra të vërteta të artit ilir; ato kanë veshje ilire dhe një stil karakteristik vendas.
 

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Përgjigje e: Perendite ilire feja e pare e shqiptarere

Nesti


Emër lumi ilir, po edhe emri i një hyu sikelik të kultit të ujit te mesapët, në Italinë e Jugut. Këtë filozofi agragantinas Empedokli, sigurisht duke u mbështetur në besimin popullor mitologjik ilir, e përdor për të quajtur elementin ujë të kozmogonisë. Për këtë hyjni ka shkruar P. Kreçmeri; e përmend edhe E.Çabej.

Empedokli e përdor emrin e Nestit të paktën që në shekullin V para erës sonë, por kulti i këtij hyu do të ketë qenë formuar shumë kohë më parë.

Ajo që të bën përshtypje është se emri i këtij hyu nuk gjendet vetëm në Italinë e Jugut, por edhe në viset e mirëfillta ilire. Kështu, Skylaksi dhe Stefan Bizantini përmendin lumin Nestos, një qytet me këtë emër, si dhe fisin ilir të nestëve.

Joni

I biri i Dyrrahut. E kemi thënë se miti ilir e bën/atë eponim të detit, shpjegim ky i ndryshëm nga ato të mitologjisë greke dhe romake. Ky është një mit që te ilirët zotëron një hapësirë shumë të madhe të një deti që u përket shumë popujve të ndryshëm të Ballkanit dhe të Gadishullit Italik. Pra, miti i Jonit hyn në raporte mitologjike e gjeografike ndërkombëtare. Stefan Bizantini ka shkruar dhe për një bir të Jonit, të quajtur Hellopi, siç e kemi thënë dhe më sipër. Tërë legjenda e Jonit i përket territorit të llirisë së Jugut dhe të Epirit ilir. Fotografia e legjendës përfshin një hapësirë shumë të madhe.
 

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Përgjigje e: Perendite ilire feja e pare e shqiptarere

Fillimisht besoheshe ne perendite pellazge por me emra te modifikuar nga mbreterit lokale per te krijuar ngjashmeri me emrat e tyre . Shembull marsi quhej medaur , hermesi redon etj .
Me kohen e kostantinit filloi zyrtarizimi i monoteizmit dhe ndalimi e politeizmit . Fillimisht i gjithe ballkani ishte katolik . Vetem pas ndarjes se romes ne dy pjese u krijua patriarkana e kostantinopolit . Me pas patriarkana morri me vete ato territore qe fillonin nga shkumbini jugore ne linje horizontale deri ne detin e zi . Me pas , pas shfarrosjes se popujve te vjeter e ardhjen e sllaveve kjo harte u lekunde disi . Serbet e malazezet origjinalisht perputhjen me monoteizmin e kishin me katolicizmin me pas car dushani vendosi te perputhte orthodhoksizmin per ta patur me te lehte te kishte kontrollin fetar te perandorise se tij etj .
Ne mesjeten e vone shenohet nje holokaust per ballkanin e lire sepse osmanet shpartalluan vete perandorine bizantine duke mos lene me asnje bllokade mes anatolise e ballkanit keshtu qe fillon edhe perhapja e myslimanizmit . Propaganda kristianomane qe kryesisht ispirohet nga skandinavet pretendon se perhapja e myslimanizmit u be me dhune , masakra e terror , por nuk ka as dhe nje fakt qe te provoje dicka te tille .
Myslimanizmi u perhap per tri arsye kryesore :
1~karriera ushtarake , ne ushtri mund te behej komandant vetem nje mysliman .
2~karriera politike , ne "parlament" e ne governatet lokale mund te drejtonin vetem myslimanet .
3~karriera komerciale , ne perandorine tregtaret myslimane nuk paguanin taksat e plota por vetem gjysmen e tyre sepse pjesa tjeter u "financohej" nga vete sulltani , qe tregonte qarte para krereve fetare osmane se ai e meritonte te ishte edhe kreu fetar i perandorise , pervec rolit te perandorit qe e kishte per arsye gjaku , ne kete menyre ai tregonte se ishte i bindur ndaj islamit e urdherave te qur'an-it .
Ne epoken moderne fete u bene simbol i nacionalizmit , me qe shqipetaret ishin te rrethuar nga orthodhokset e huaj e sidomos mungesa e nje kishe ne prag te pavarsise coi shume shqipetare patriot te zgjidhnin myslimanizmin . Dicka e tille eshte shume e dukshme tek emrat e shume shqipetareve . Ndersa duke mos patur fqinje katolik , nuk pati ndryshime dhe katolicizmi u ruajt ne trevat e veta historike .
Sot e kesaj dite ne fill te epokes dixhitale feja e ka humbur kredibilitetin e saj historik , e eshte dobesuar teresisht .
Fete ne shqiperi :
36% suuni ,
24% orthodhokse ,
11% katolike ,
2% shi'it ,
1% te tjere ,
~ateiste 26% .
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Perendite ilire feja e pare e shqiptarere

Feja është nje sistem mendimi, ndjenje, dhe veprimi qe ushtrohet nga nje grup dhe qe u jep anetareve nje synim perkushtimi, nje norme e sjelljes nga e cila individet mund te gjykojne pasojat vetjake dhe shoqerore te veprimeve te tyre; dhe nje model drejtues me te cilin individet mund te lidhen me grupin e tyre dhe gjithesine e tyre.
Nje shkak, parim, ose veprimtari e ndjekur me zell ose perkushtim te ndergjegjshem.

E verteta e bukur ,apo e hidhur e Shqiptarit eshte qe jemi popull ateist se me kete fyme jemi rritur..po te pakten te arrijme te njohim *Termin Repekt* ne cdo aspekt.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Perendite ilire feja e pare e shqiptarere

Fete ne shqiperi :
36% suuni ,
24% orthodhokse ,
11% katolike ,
2% shi'it ,
1% te tjere ,
~ateiste 26% .
Sa te verteta jane keto te dhena? Ku jane mbeshtetur?
 

Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,556
Pikët
38
Përgjigje e: Perendite ilire feja e pare e shqiptarere

feja e shqiptarve eshte qo..

80% besojn ne lek e dajak..
dmth ato kan per zot..

5 % besojn ne burrerine..

kusuri dmth 15% .. jan fetare musliman ose te krishter te mire..

qy eshte informacioni i fundit nga instituti etnografik..

.
 

Irfan CANA

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 16, 2011
Postime
1,855
Pikët
0
Përgjigje e: Perendite ilire feja e pare e shqiptarere

Brari,

Sondazhi s'është bindës as përsëafërti.Tung.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
6,252
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Perendite ilire feja e pare e shqiptarere

Menzana ishte perendi e Mesapeve.Mendohet se Mesapet te kene qene nje fis qe fliste nje gjuhe te afert me Iliret e anes tjeter te detit. Nese vertete keta ishin nje fis ilir,atehere edhe kerkimet ne lidhje me gjuhen duhen fokusuar tek Mesapet pasi kane lene shkrime te vjetra te plota.ndryshe nga Iliret ne ballkan ku vetem nje grusht fjalesh e emrash te pervece, kane mbijetuar nepermjet teksteve greke ose latine.Po sjell me poshte nje shkrim te shkurter te shkeputur nga nje shkrim me i gjate. le te shohim nese kokat e forumit mund te deshifrojne gjekafshe.

klohi zis thotoria marta pido vastei basta veinan aran in daranthoa vasti staboos xohedonas daxtassi vaanetos inthi trigonoxo a staboos xohetthihi dazimaihi beiliihi inthi rexxorixoa kazareihi xohetthihi toeihithi dazohonnihi inthi vastima daxtas kratheheihi inthi ardannoa poxxonnihi a imarnaihi
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,174
Pikët
113
Vendndodhja
DISA PERËNDI ILIRE: ENJI, PREMA, SHËTUNI, DIANA, SILVANI, BINDI, SURDI, MEDAURI.

Puna më e përditësuar mbi problemet e ndryshme ilire, duke mishëruar të gjitha kërkimet e bëra në këtë fushë deri në vitin 1931, është kontributi i një studiuesi gjerman, dr. M. Fluss-it. Ai është marrë natyrshëm edhe me fenë e Ilirëve; dhe rreth atyre që shkruaj këtu, i detyrohem pjesërisht mësimeve nga dr. Fluss. Ai vetë, përmbledh vetëm hulumtime të shpërndara të të tjerëve, por sipas një fryme kritike të shëndoshë që i jep punës së tij një vlerë të vetën.
Për fenë ilire para ndikimit të pushtimit romak, dihet pak. Sidoqoftë, është i sigurt një fakt themelor, që do të thotë se ajo [feja] nuk ndryshonte thelbësisht nga feja e romakëve, sepse, ndërsa diku tjetër në perandori kishte fërkime të vazhdueshme me baza fetare, mes pushtuesve dhe kombeve të pushtuara, në tokat ilire nuk gjendet asgjë e këtij lloji. Perënditë indigjene ilire, edhe pse nën emra të ndryshëm, përkonin me perënditë romake, dhe fill pas pushtimit u ngritën altarë ndaj hyjnive, pa e vrarë shumë mendjen, nën emra të vjetër apo nën emra të rinj. Një shkrimtar grek i quan Ilirët “shumë të respektueshëm ndaj perëndive”.
Enji ishte perëndia e zjarrit dhe emri i tij ruhet deri sot te fjala shqipe “e-enjte”, që do të thotë “e enjte” [“Thursday”] (vetë fjala angleze përkon natyrisht për ditën e Thor-it, duke qenë se Thor-i është perëndia e bubullimës). Bindus-i mendohet se ka qenë perëndia e burimeve të ujit. Prema, ishte perëndesha e pjellorisë dhe e lindshmërisë: emri i saj ka mbetur te emri “e-premte”, fjala shqipe për të premten dhe që korrespondon me Venusin romak dhe Frejan teutonike. Surdi, ishte perëndia e motit. Silvanusi, mbrojtësi i fshatit, përkundër emrit të tij romak, ishte një perëndi e vërtetë ilire dhe besohet të jetë futur në Afrikë nga oficerët ilirë. Diana, gjithashtu, përkundër emrit të saj, ishte një perëndeshë ilire.
Të dy, Silvanusi dhe Diana figurojnë si përfaqësues të Ilirisë në Harkun e Trajanit në Benevento; dhe duket i sigurt supozimi se emrat e tyre romakë kishin zëvendësuar ata më të vjetrit, ilirë. Saturni ishte në ilirishte “Shëtuni” dhe emri i tij mbijetoi në fjalën shqipe për të shtunën, e cila është “e-shëtuna”. Një hyjni e përmendur shpesh është Medauri, i cili besohet të ketë qenë perëndia e shërimit dhe i përngjashmi ilir i Eskulapit grek [shënim i përkthyesit: A. Stipçeviç e quan me prejardhje ilire Eskulapin].
Thënie për shqiptarët
________
Titulli: Albania: The Rock Garden of Southeastern Europe, and Other Essays
Autori: Faik Konica
Botues: VATRA, 1957

1601789131941.png
 

thirsty

V.I.P
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
41,601
Pikët
113
Keto fet semite duhen ndaluar
Ku ka si feja e te pareve te tu
 

Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
876
Pikët
93
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Të adhuroj, Zeus i plotfuqishëm!
Qiejt e stuhishëm sot më bëjnë të mendoj për ty shumë.
Të lavdëroj gjithmonë e përherë.
Faleminderit për çdo gjë që bën për ne dhe për të gjitha bekimet tua të mrekullueshme.
Sa fjalë të drejta të mençura dhe të vërteta.
Sjellës i shiut dhe bubullimave, je madhështor dhe hyjnor.
Prania jote me të vërtetë është dritë në botën time të vogël dhe të jam mirënjohës përgjithmonë që je pjesë e jetës sime.
Gjithmonë do të adhuroj ty, Zeus
🤍
🤎

LAVDI ZEUS!
 
Last edited:

Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
876
Pikët
93
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Intervistë e besëlashtëve e botuar në Gazeta SI

1626719507427.png
Ata e quajnë veten besëlashtë. Një neologjizëm për besimin e tyre pagan, i lindur në ato kohë të lashta, ku në vend të religjioneve monoteiste, njerëzimi hyjnizonte diell e hënë e një sërë zotash që besimet abrahamike u rrekën të zhduknin, duke zënë vend në panteonët e tyre.

Nuk janë thjesht një faqe Facebook-u që mbledh dhe ofron informacion për afro katër mijë ndjekësit rreth traditave e kulteve që shkojnë pas në Iliri e deri tek pellazgët.“Ne jemi bashkësi fetare dhe funksionojmë si të tillë, anipse jemi në fazat fillestare të veprimtarisë ndaj nuk mund të bëjmë krahasime me komunitetet tjera fetare tashmë të konsoliduara”, përgjigjet për Gazeta Si, Genc Kastrati një përfaqësues i Bashkësisë Besëlashtë, e cila e artikulon veten si një lëvizje fetare, që ka për synim ringjalljen e religjionit dhe spiritualitetit pellazgjik.

Si një bashkësi fetare, nuk i kanë krejt të ndryshme rrugët nga ato që predikojnë monoteizmin në përhapjen e dogmës së tyre. Thonë se e kanë bërë duke shpërndarë literaturë fetare, broshura të shtypura prej tyre ku bëjnë me dije kredon dhe ofrojnë informacion – të bazuar në studime, kërkime e botime shkencore nga arkeologë, antropologë, historianë e etnografë ku mbështesin bindjen se shqiptarët e sotëm, si ilirët e hershëm e pellazgët e lashtë i përkasin Paganizmit apo siç e quajnë ata Fesë Besëlashtë.

“Kemi pasur veprimtari në terren kryesisht kremte pagane dhe shpërndarje të literaturës fetare, por vetëm nga viti 2017 kemi filluar me një dokumentim më të mirë me fotografi”, rrëfen më tej Kastrati, duke zbuluar se ka edhe grupe të tjerë që mbajnë kremtet fetare, “por ne mendojmë se jemi të vetmit, që kemi besim të mirëfilltë dhe misticizëm të plotë”.

Qendra e tyre është Prishtina, por Kastrati thotë se miq me të cilët ndajnë të njëjtën kredo kanë edhe në Tiranë. Megjithë përpjekjet për të ringjallur Paganizmin, si feja themeltare e qytetërimit të këtyre trojeve, por edhe më përtej, Kastrati thotë se nuk ka interesim edhe aq të madh tek popullsia e gjerë “pasi trashëgimitë kulturore janë kryesisht të huaja, dhe ushqejnë antipati për atë që është vendore”.

Situata thotë ai nuk është edhe aq e ndryshme me vendet e tjera të Europës, ku po përjetohet një ringjallje e Paganizmit, ama numrat e ithtarëve janë të pamjaftueshëm. “Ne besojmë në politeizëm, që do të thotë në shumë hyjni, që dallojnë mes vete nga funksionet dhe fryma që mbartin”, pohon Kastrati, ndërsa ishtarët e bashkësisë ku ai bën pjesë e quajnë veten besëlashtë, me një nuancë të fortë amtare që në kontrast me fetë e tjera që praktikohen në Europë, ku ithtarët emërtohen në gjuhë greke si të krishterët apo perse e arabe si myslimanët apo bektashinjtë.

Zotat që adhurojnë besëlashtët janë Zeusi apo Zisi- një tjetër formë e shprehur e hyjnisë së qiellit, shiut e rrufeve. Pastaj është Vidasi, me brirë të cjapit është hyjni e pjellorisë e gjelbërimit, e kopshteve etj., një hyj i ngjashëm me Panin e mitologjisë greke. Thana, është hyjnia që shoqëron Vidasin dhe shumë e shumë zota të tjerë"

1626719568866.png
Sipas studiuesit Aleksandër Stipqeviç, në librin “Ilirët”, botuar më 1967-n, janë arritur të identifikohen emrat e tridhjetë hyjnive ilire. Me sa duket, tek ilirët nuk ishte vetëm një panteon unik, por çdo perëndi adhurohej prej një fisi të posaçëm, ose prej një treve të caktuar. Sipas Stipqeviçit, Vidasusi ishte zoti suprem i lirëve dhe atij i janë kushtuar disa vende të shenjta, një prej të cilave është shpella në Moçiq, në afërsi të Dubrovnikut të vjetër.

E ardhmja duhet ta gjejë vendin me faltore ilire, altarë kushtuar hyjnive ilire, përmendore të heronjve të lashtë shkruajnë në broshurën fetare besëlashtët që synojnë ta përhapin fenë e tyre tek çdo shqiptar brenda e jashtë atdheut, besojnë e shpresojnë besëlashtët.
1626719592947.png

Natën e buzmit, domethënë natën e Kërshëndellave, një anëtar i familjes, i quajtur buzmar, del në oborr dhe thërret emrin e të zotit të shtëpisë, duke thënë. “Po vjen buzmi, me bukë, me djathë, me të gjitha të mirat!” Atëherë i zoti i shtëpisë thotë, “Mirësevjen!” Druri a kërcuri ritual i buzmit sillet në shtëpi me ceremoni nga buzmari, që e mban në shpinë, dhe përshëndetet nga e gjithë familja. Trajtohet me nderim të madh dhe të gjithë i thonë buzmi bujar, si të ishte mysafir i shquar. Në këtë kërcu buzmi , vihet një vakt i plotë haje e pije në shenjë mikpritjeje për mysafirin e nderuar e pastaj ai ndizet për t'u djegur në shenjë flijimi. Pasi ndizet, djegia duhet të zgjasë gjithë natën e natës. Kur kjo mbaron, hiri merret dhe shpërndahet nëpër ara ose hidhet rrëzë pemëve frutore, në mënyrë që viti i ardhshëm të ketë prodhim të mbarë.

Në Malësi, zakoni i buzmit të Kërshëndellave mbahej jo vetëm nga familjet katolike, por edhe nga ato myslimane dhe siç e shpejtonte Elsie, pa dyshim që vinte nga ndonjë festë me prejardhje para të krishterë, të lidhur me pritjen, në ditët e solsticit dimëror, të kthimit të pranverës e të ripërtëritjes së natyrës. Në disa vise të Shqipërisë, kërcuri i buzmit ndizet natën e Krishtlindjeve e shuhet, ndizet prapë natën e Vitit të Ri e shuhet, dhe ndizet prapë për herë të tretë për Epifani. Në Rekën e Epërme në Maqedoninë e Veriut zakoni i buzmit i quajtur edhe benik, mbahej më 6 janar si Dita e Benikut, ditë që në besimin e krishterë Ortodoks përkon me Ujin e Bekuar. Në familjet ortodokse të atjeshme, burrat shkonin në pyll para se të lindte dielli dhe rrëzonin një dru të ri ahu Ata që e shihnin drurin duke rënë, do të kishin mbarësi. Të gjithë përpiqeshin kush e kush ta shihte i pari personin që sillte kërcurin e buzmit në fshat. Kërcuri lihej në oborr mbështetur për muri deri në mbrëmje. Kur, në fund e shtinin brenda në shtëpi, bëhej kujdes që ana e prerë e pemës të shihte rrezet e diellit në perëndim e sipër. Kërcuri ndizej vetëm pasi dielli të kishte perënduar.

Buzmi është një nga kremtimet pagane që besëlashtët e kanë risjellë dhe në fotografitë e tyre duket një vakt ushqimi mbi kërcurin e prerë apo buzmin, që i vihet për të ngrënë si të ishte një mysafir.

Mes shqiptarëve ka pasur gjithnjë një përzierje të riteve fetare të krishtera me ato pagane. Për të pasur prodhim të mbarë frutash në stinën e ardhshme, kashta e nxjerrë nga poshtë tryezës së Kërshëndellave prekej me sëpatë. Më pas, i zoti i pemëve frutore e lidhte kashtën rreth trungut të tyre, duke thënë: “Lidhni fryt, ose do t’ju pres me rrënjë!” në mënyrë që pema të mos e lëshonte frytin para kohe. Për Kërshëndella kashtë shpërndahej edhe nëpër ara, në mënyrë që të korrat e ardhshme të vinin të begata. Natën e Krishtlindjes, barinjtë e Bogës agjëronin duke futur në gojë një guriçkë dhe e hiqnin vetëm natën e ardhshme, kur uleshin për të ngrënë darkë.

Sipas një studiuesi tjetër, Mark Tirtës, Ritet e besimet e lashta të Kërshendellave apo Buzmit burojnë nga dëshirat për pjellori e prodhimtari të mbarë gjatë vitit të ardhshëm në bujqësi, blegtori, mirëqenie në familje. Kjo ishte festa më e pasur me rite të karakterit bujqësor e blegtoral në të gjitha festat e vitit.
Ritet e kësaj feste janë të karakterit pagan, shumë të lashta, pra parakrishtere, sado që së jashtmi na paraqitet si një festë e krishterë. Studiuesi J.G Hahn thotë se klerikët, në kohë të tij dhe më parë, i kanë luftuar me forcë ritet pagane që zhvilloheshin në popullin tonë në lidhje me këtë festë por pa sukses. Ritet e kësaj feste shoqëroheshin me zjarre kolektive në bazë shtëpie farefisnie e lagjeje e kjo, sipas kuptimit të vjetër, për t’i dhënë forcë diellit. Ritet që kishin të bënin me kultin e bimësisë, që shprehnin dëshirën për shtim prodhimi në bujqësi e blegtori, shoqëroheshin me flijime zjarrit, bagëti a shpend, me ndriçime pishash natën, me provim fati, me kërcitje përcje në zjarr për fat apo me monedhë “për fat” në bukë e ushqime të tjera rituale, me përshëndetësin e parë këmbëmbarë, me kolendra e kolendarë, me veprime të ndryshme magjike në bagëti, në ara, në veshtë e pemishte.

Sipas Genc Kastratit, nga Bashkësia Besëlashtë huazimet e riteve pagane nuk gjenden vetëm në fenë e Krishterë apo Islame, pro edhe në Bektashizëm.“Por duhet dalluar huazimet në krishterim dhe bektashizëm nga një anë, ku huazimet janë kanonizuar janë bërë pjesë e besimit edhe zyrtarisht dhe elementet pagane te popullata sunite ku kanë mbijetuar herë-herë edhe janë bashkëdyzuar, por nuk janë bërë asnjëherë pjesë e fesë, dhe sidomos në dy dekadat e fundit janë luftuar në mënyrë aktive nga kleri islamik”, sqaron Kastrati.

Bashkësia Besëlashtë i kushton rëndësi kremtimeve të ditëve që ata i quajnë të motmotit, ndërsa të dielave besimtarët mblidhen për të nderuar hyjnitë.Në kredon e pohuar prej tyre se përpiqen ta afrojnë shqiptarin tek perënditë e lashta iliro-pellazgjike e ta largojnë ta ndikimi i huaj e “sidomos i armikut”, feja e tyre pagane lidhet fort me identitetin kombëtar.

“Paganizmat janë fe etnike, sepse lidhen për vendin e caktuar, për gjuhën e caktuar, për zakonet e ndryshme, janë pjesë e pandashme organike e kulturës së një populli. Njësoj sikurse gjuha”, pranon Kastrati. Po ashtu, besëlashtët besojnë tek rimishërimi, si një nga shtyllat e fesë së tyre ku njeriu nuk ka vetëm një, por jeton disa jetë njëra pas tjetrës.

“Por besëlashti duhet ta dijë, se rimishërimi ndodh vetëm brenda gjakut. Nuk mundet që një ilir të jetë rimishëruar në zezak, sllav, ose arab. lliri është rimishëruar gjithnjë në arbëror apo shqiptar. Vetë shqiptarët e sotëm, në një jetë të mëparshme kanë qenë ilirë, thrakë, ose bashkëluftarë të Skënderbeut, e ndonjë tjetër luftëtar i Trojës me njërën a tjetrën palë”, besojnë ata, ku vihet re një ndasi racore dhe etnike.

Një tjetër pikë e besimit besëlashtë, lidhet me vegjetarianizmit. Duke iu referuar Strabonit, janë të bindur se këtë e shpikën popujt ilirë. “Kështu Straboni raporton se profeti ynë Zalmoksi u mësoi dakëve vegjetarianizmin. Akoma më interesant është raporti i të njëjtit autor, se tek Mysët, një fis ilir që jetonin në rrjedhën e poshtme të Danubit, jetonin ca priftërinj që ushqeheshin vetëm me mjaltë, qumësht e djathë. Këta quheshin theosebeis' që do të thotë adhurues të zotave”, shkruhet në një prej fletushkave të tyre, ndërsa shpallin si profet Zalmoksin, një prift ilir dhe themelues i linjës së priftërinjve zalmokseanë, të lidhur ngushtë me dinastinë mbretërore të dakëve e getëve.

“Në fenë tonë vegjetarianizmi është një zgjedhje e vullnetshme, prandaj ka besëlashtë vegjetarianë dhe të tjerë që nuk janë të tillë. Vegjetarianizmi tek populli ynë shqiptar nuk duhet të shihet si ndikim i huaj, por nga ato që u thanë më sipër duhet të konsiderohet si pjesë e traditës vendëse pellazgjike, dhe si element i pandashëm i fesë sonë”, sqarojnë ata.

Ndër simbolet e tyre paganë, të paraqitur edhe në fletushkat fetare është edhe Swastika- simboli i lashtë që mori famën e keqe pasi u përdor nga nazistët, i njohur edhe si kryqi i thyer. Por, siç shpjegon Kastrati, “Kryqi, ashtu siç është nëpër kisha ka qenë dhe te ilirët, por me kuptim tjetër, si një thjeshtim i sëpatës me dy teha (labrys), pasi më shpejt vizatohej me vetëm dy vija,kurse diellëza është përdorur thuaja nëpër gjithë botën, por brenda Europës kemi një përshtypje që tek ilirët gjendet më dendur”.

Swastika, ose Diellëza siç e quajnë ata, është gjetur në raste të panumërta, dhe ka shumë variacione, ka vjetërsi që nga koha neolitike 5000 p.e.s në kulturën e Vinçës, Kosovë dhe Serbinë e sotme, dhe “ndonëse historianët thonë që më pas në kohën ilire është rikthyer ose e riardhur, ne mendojmë se përkundrazi ka vazhduar që nga neoliti, ka mbijetuar në vend”.

Simbolet pagane po shohin një ringjallje edhe në tatuazhe dhe Kastrati pohon se ka një interesim. “Anëtarët tanë të gjithë e kanë të paktën nga një tatuazh me përmbajtje ilire-pagane që i kanë zgjedhur sipas preferencave personale, por gjithnjë me temë pagane”, zbulon ai.Sipas studiuesit Aleksandër Stipqeviç, religjioni ilir i periudhës pararomake është sektor pak i njohur e pak i hulumtuar, por simbolet diellore si kryqi gremç dhe rrathët koncentrikë, varëset e ndryshme në forma kuajsh të vegjël shpezësh të ujit si dhe antropomorfe, dokumentojnë njëmendim religjioz mjaft primitiv.
Por si e kanë pritur këtë fe, ndonëse të lashtë, pak të përhapur, në Kosovën me shumicë myslimane?

Sipas Kastratit trashëgimia e huaj kulturore lënë nga pushtuesit, ka ndikuar negativisht. “...por edhe rënia e nivelit të arsimimit, pasi një njoftim i shkurtër për besimin ilir, për hyjnitë ilire dhe emrat e funksionet e tyre gjendet në çdo libër të historisë së shkollave fillore dhe të mesme, por ato kalojnë pa u lexuar, sepse arsimimi ka rënë dhe libri është një gjë e përçmuar”, beson Kastrati. Por, ndonëse një pjesë e madhe, që sipas tij i kanë mbetur besnikë përfytyrimeve fetare “siç na i kanë sjellë turqit”, ka edhe të tjerë që tërhiqen nga fije të ndryshme, siç është atdhetarizmi... “disa nga idetë mjedisore, disa për shkak traditave fshatare të lashta e kështu me radhë”, thotë ai duke përfunduar që gjithsesi për shkak edhe të natyrës së fesë së tyre, në një përpjekje ringjalljeje kur fetë e tjera janë konsoliduar prej 2 mijëvjeçarësh nuk ka gjetur përqafim në masat, megjithatë kjo duket se nuk e trondit besimin e tyre, me rrënjët që i ka të lashta.../S.B

 

Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
876
Pikët
93
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
E rrallë: Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës shënohet me kremte pagane

Nisma qe duhen pergezuar dhe inkurajuar midis te rinjeve shqiptar….
1626720911612.png
Komunikata :Bashkësia Besëlashtë, në vazhdën e dendësimit të aktiviteteve të saj, ka organizuar një kremte për nder të 573-vjetorit të Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës, aty ku u farkëtua bashkimi i princave arbërorë në luftën anti-osmane. Pasues të Bashkësisë Besëlashtë kryen ritet e përshpirtshme në shënim të këtij përvjetori të veçantë.

Kështu këta të rinj kanë gjetur hiking-un si një metodë unike dhe origjinale, duke e gërshetuar me kremtet popullore që ka qenë zakon të mbaheshin në maja malesh. Me këtë rast, Bashkësisë Besëlashtë iu bashkuan edhe të rinj shqiptarë nga Maqedonia.
Ndër qëllimet fundamentale rreth të cilës vërtitet boshti i Bashkësisë Besëlashtë, është ringjallja e besës së lashtë shqiptare duke u ngjitur në rrënjët e religjiozitetit ilir e arbëror.
Në kërkim të një sistemi shpirtëror që krijon një ind lidhjeje natyrë-individ, detyra jonë është rikrijimi i altarit shpirtëror autokton duke hequr luspat e feve abrahamike. Zaten, shumë kremte pagane janë festuar me shekuj e vazhdojnë të festohen edhe sot e kësaj dite. Sado besëlashta ndonjëherë paraqitet jo-koherente si pasojë e ndikimeve të feve të huaja që fituan truall, ajo ka ende fije lidhëse që konfirmojnë vazhdimësinë e saj të pandërprerë me antikitetin ilir.

Së këndejmi, besëlashtët, të rinj e të reja nga mbarë Kosova, kanë organizuar e do të organizojnë të kremte të tilla në përputhje me traditat e qëmoçme iliro-shqiptare,

 

Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
876
Pikët
93
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Hymni kushtuar Medaurit nga një ushtar ilir

Ti që banon në kështjellën dalmate, në muret ajakide në Rizon
O Medaur, o hyjni e popullit tonë
I shenjtë në atdhe, i shenjtë gjithkund në këtë dhé
Ashtu siç je i madh, tmerrues porsi rrufé
Me kalin këmbë-ushtues që majtas ngritet lart
Ndërsa dora e djathtë, vdekjen me shkëlqim flak.
 

Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
876
Pikët
93
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Pse ka nevojë për Besëlashtën?

- Populli shqiptar gjendet në krizë të madhe shoqërore, politike, ekonomike, morale, kulturore. Popullit shqiptar i mungon një elitë që kultivon vlera, përkundrazi që të gjithë, politikanët, biznesi, estrada, kleri, etj. kultivojnë antivlera. Kulturën e ka dominuar tallavaja, këngët kushtuar narkotikëve, konsumi, luksi, politikën e ka dominuar korrupsioni, pafytyrësia, ndërsa ekonomia është shkatërruar e populli po ikën në shtete të jashtme. Të gjitha problemet mund të përmblidhen në një pikë të vetme e që është Mënyra e të Menduarit. Kur ndryshon filozofia e jetës, ideologjia, besimi, atëherë ndryshon çdo gjë tjetër. Feja është ADN-ja e mënyrës së jetesës, çdo qytetërim në botë ka si bazë fenë dhe madje emërtohen sipas fesë (qytetërimi budist te mongolët, pagano-kristian nëpër Evropë, islamik te raca e kaftë, etj.)

- Nëpër Evropë kudo po vërehet ringjallja e paganizmit krahas fuqizimit të së djathtës ekstreme, shqiptarët nuk guxojnë të vonohen. Duhet të ecin në të njëjtët hapa, dhe për këtë nuk mjafton të shkruarit në rrjet, portale, e revista, por duhen hapa konkretë në veprimtari fetare.

- Paganizmi ka kufij kombëtarë, sikurse feja judaike që është e kufizuar brenda etnisë çifute, ashtu edhe fetë pagane secila i takon popullit të vet përkatës. Si i tillë paganizmi apo në rastin tonë Besëlashta, ka rëndësi në ruajtjen e substancës kombëtare. Ne kemi një diasporë të gjerë me numër të madh njerëzish, saqë më shumë shqiptarë gjenden në diasporë sesa në trojet shqiptare brenda gadishullit. Kjo diasporë në kushtet e tanishme mund të asimilohet tërësisht, de kjo do të ishte humbje e jashtëzakonshme për neve. Identiteti i tyre mund të ruhet në një mënyrë dhe VETËM në një mënyrë: me anë të Besëlashtës.

- Besëlashta do të kufizonte martesat me të huaj, dhe kështu do të ruante substancën kombëtare nga asimilimi. D.m.th. që një gjë e tillë është ndalesë fetare.

- Besëlashta ruan kulturën tonë mijëravjeçare. Në të vërtetë vetë Besëlashta, është tërësia e atyre praktikave dhe besimeve të lashta që për fat të mirë janë ruajtur deri në ditët tona, sa përmes trashëgimit kulturor brez pas brezi, po aq edhe përmes shkrimeve që na i kanë lënë shkrimtarët e lashtë ose edhe përmes gjetjeve të nëndheshme. Besëlashta është kultura kombëtare, duke e mbajtur këtë fe mbajmë kulturën tonë. Dhe kultura jonë nuk është variant i asnjë kulture tjetër, por është kulturë unike që s'ka të ngjashme në botë.

- Besëlashta na mëson si të ndihmojmë njëri tjetrin. Njerëzit nuk janë gjithnjë në të njëjtën gjendje, dhe nuk janë gjithnjë në gjendje të mirë. Dhe fatet ndërrohen, "sot ti e nesër ai tjetri". Besëlashta na mëson se si të ndihmohet ai të cilit i digjet shtëpia, atij që s'ka mjaft për të ngopur veten dhe fëmijët, atij që ka prirje për tu arsimuar por jo edhe mundësi të mjaftueshme, atij që është i sëmurë, atyre që kanë mbetur pa prindër. Teprica e parave që dikush i ka, është njësoj sikur dhjami që është tepricë e trupit. Besëlashta na mëson që të heqim këtë 'dhjamë' nga paratë tona, duke ndihmuar vëllezërit. Besëlashta na mëson të ndihmojmë edhe në mënyra tjera: të ndihmojmë njëri tjetrin në luftë, me armë, municion, ushqim, e krah lufte, të ndihmojmë me strehim; ata që janë në një vend të sunduar nga të huajt të ndihmojnë shqiptarët e posa ardhur për t'u vendosur e për të gjetur bukën e vet me punë, etj.

- Besëlashta na mëson si të lindim shumë fëmijë, për t'u shtuar numri i shqiptarëve; si t'u lëmë fëmijëve emra shqip, etj.

- Besëlashta mundëson edhe mbajtjen e një politike kombëtare. Ashtu sikur prijësit e vendeve arabe kanë qëndrime islamike, prijësit e vendeve evropiane kanë qëndrime krishtera edhe prijësit e vendeve tona mund të kenë qëndrime pellazgo-ilire në politikë.

- Me Besëlashtën, ne krijojmë një komunitet të fortë fetar dhe kombëtar nga Londoni në Kurdistan, shumë më të fuqishëm se sa komunitetet hinduse, muslimane, ose afrikane.

- Dhe në fund, Besëlashta është zëri i zotave të lashtë, që na thërret për të besuar.
 

Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
876
Pikët
93
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Pse politeizmi eshte me i kuptueshem se sa monoteizmi?
Sepse vete gjithsia si ligj te vetin e ka shumllojshemrine dhe asesi uniformitetin. Ne gjithsi çdo gje qe shohim ka shume lloje, shum ngjyra, shum pamje. Eshte shum me e kuptueshme te kete per çdo gje nga nje zot e perendeshe, nje per dashuri e nje per urrejtje, nje per pjellori, nje per pyje, nje per deti, nje per fryme e nje per rrufe, etj. Nese nje zot i vetem i ka te gjitha keto atehere ai eshte nje hipokrit dyfytyresh qe njekohesisht dashuron dhe urren, ban lufte dhe paqe, etj. Mund te kuptohet nje harmoni mes shum zotash por nuk mund te kuptohet dis-harmonia brenda te njejtit zot.
Çdo gje ne natyre eshte e shumllojshme: drita ndahet ne 7 ngjyra te ylberit, bimet e kafshet jane me miliona lloje, njeriu ndonse ka filluar si nje lloj eshte ndare ne plot raca te llojllojshme, yjet ne univers te gjithe ndryshojne, prandaj edhe zotat duhet te jene te llojllojshem. Ka shume lloje emocionesh, prandaj do kete nga nje zot per secilin prej tyre, ka 7 dite jave per secilin prej tyre nga nje zot, ka lufte e dashuri secila zotin e vet, ka pjellori dhe pré secila zotin e vet. Nuk mund te kete nje zot të vetëm ne gjithesi sepse ligji i gjithesise eshte Shumellojshmeria.
 
Top