• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Perimet, në çdo kohë dhe për të gjitha stinët

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Në jetën e njeriut perimet luajnë rol shumë të rëndësishëm jo vetëm si ushqim, por edhe si ilaç shumë efikas ndaj shumë sëmundjeve, ngase ato përmbajnë mbi gjysmën e elementeve të njohura kimike.
Perimet përmbajnë kripëra minerale, karbohidrate, proteina, acide organike, fitoncide (antibiotikë bimorë) dhe veçanërisht, vitamina. Ato nxisin veprimin e gjëndrave të tretjes dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në përvetësimin e ushqimeve që treten me vështirësi. Perimet janë të pasura me kripëra të kaliumit, fosforit, kalciumit, magnezit, hekurit etj, të cilat treten lehtësisht nga organizmi i njeriut. Disa nga perimet janë të pasura me proteina në sasi të barabartë me mishin, si për shembull, bishtaja (që quhet mishi i gjelbër) dhe në përgjithësi bishtajoret. Sa për vitaminat, perimet mbajnë vendin e parë. Vitaminat luajnë rolin kryesor në shkëmbimin e lëndës (metabolizmit) në organizmin e njeriut, pa të cilat jeta do të ishte e pamundur. Janë tepër të rëndësishme për jetën e njeriut vitaminat A dhe C dhe nevojat e organizmit me vitamina plotësohen duke konsumuar jo sasi, por shumëllojshmëri perimesh.

Domatja, veti mbi lëkurën, zemrën dhe reumatizëm
Për vlerat e saj ushqyese gjen përdorim të gjerë. Është e pasur me vitamina C dhe A. Gjithashtu me kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si tomatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe aparatit tretës. Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe ulcerave kronike. Vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike. Gjithashtu, ka veti kuruese edhe për nefrititin, artritin dhe kapsllëkun.

Speci, ndihmon shërimin nga fruthi dhe dizenteria
Gjen përdorim të gjerë i freskët dhe i konservuar si piper, në sallata, turshi etj. Ka vlera të mëdha sepse përmban elemente të domosdoshme për organizmin siç janë karbohidratet (glukozë e fruktozë), proteina dhe yndyra. Sidomos, farat e tij që përmbajnë mbi 25% yndyrë. Speci është i pasur me potas. Lëngu i tij përmban kripëra të hekurit, që pasurojnë hemoglobinën e gjakut. Speci përmban vitaminë C më shumë se gjitha perimet e tjera, madje më shumë se limoni e portokalli. Për të siguruar nevojat ditore për vitaminë C duhet konsumuar 50gr speca të freskët. Edhe vlerat kurative janë të mëdha. Speci aktivizon gypin tretës, hap oreksin dhe ndihmon për shërimin e dispepsisë, fruthit, dizenterisë, rrufës etj. Në spec është zbuluar edhe vitamina P1, që lufton sëmundjet e enëve të gjakut.



Qepa, ilaç për plagët e vogla dhe nervat
Ka vlera të larta ushqyese e kurative. Është e pasur me kripëra minerale. Gjethet e njoma janë të pasura me proteina. Përmban edhe sheqer, vitamina A dhe C. Era karakteristike e qepës i detyrohet vajit eterik që ka përmbajtje squfuri. Qepa ndihmon shumë tretjen, pasi ndikon të lirohet acidi klorhidrik në stomak. Prania e këtij acidi luan rol në zhdukjen e baktereve të dëmshme, që hyjnë në stomak bashkë me ushqimin. Vaji eterik i qepës shkatërron sekrecionet helmuese të baktereve. Qepa lufton gripin dhe ndikon pozitivisht në zgjerimin e venave të gjakut. Kuron me sukses gërvishtjet e freskëta ose plagë të shkaktuara nga shpime, duke vendosur mbi vendin e dëmtuar, cipën e hollë të saj. Në mungesë të antibiotikëve, momentalisht mënjanon infeksionet. Përdorimi i qepës së gjallë pastron sistemin e frymëmarrjes. Ka veti kuruese për astmën si dhe bën mirë të përdoret nga ata që vuajnë nga sistemi nervor (melankoli, nevrasteni).

Hudhra kuron arterosklerozën dhe sinusitin
Hudhra e thatë përdoret për të përmirësuar shijen e gjellëve, ruajtjen e konservave dhe të turshive. Që në kohë të lashta, popujt kanë njohur vetitë e saj dezinfektuese. Mjekësia moderne i ka njohur edhe aftësinë për të kuruar arterosklerozën, tensionin e rritur të gjakut dhe çrregullimet e qarkullimit të gjakut. Është e pasur me vitamina, karbohidrate e vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58% insulinë. Një kg hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit. Veprimi i fortë baktericid i detyrohet fitoncideve, të cilat vrasin bakteret e tuberkulozit, tifos, paratifos, dizenterisë, kolerës, gripit, sinusitit etj. Veprimi baktericid i hudhrave përdoret në industrinë e konservave për të zhdukur mikroorganizmat që kalbin lëndën organike. Përdorimi i hudhrës ndikon në zgjatjen e jetës. Preparatet farmaceutike që prodhohen prej saj kanë efekte më të mëdha se penicilina.

Majdanozi, antiseptik dhe pastrues i mushkërive
Bimë aromatike që njihet dhe përdoret si erëz, por është një nga perimet me vlera të pallogaritshme ushqimore, e shëruese për disa lloje sëmundjesh. Prandaj është e këshillueshme që majdanozi të përdoret sa më gjerësisht në të gjitha format, në gjellë, në sallata, sidomos i freskët. Është nga bimët më të pasura me proteina dhe në vitaminë C e sheqerna. Është nga ilaçet e mira për uljen e tensionit të gjakut, hap oreksin, është diuretik dhe antiseptik shumë i mirë i gjakut. Vepron në sëmundjet e mushkërive. Është e këshillueshme që fëmijët e vegjël të konsumojnë sa më shumë majdanoz gjatë ditës, të larë.
 

Fehmikaciu

Saratoga...
Anëtar
May 9, 2013
Postime
6,338
Pikët
0
Vendndodhja
Prishtinë
Përgjigje e: Perimet, në çdo kohë dhe për të gjitha stinët

Ky shkrim i bukur eshte edhe i saket,un personalisht i perdori me se shumti keto ushqime,tani kam ndegjuar se sa me dobet ushqimi(Pa kalori) jeta eshte me e gjate???!...
 
Top