• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Perralla e Kesulkuqes [version komik]

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
-Gjyshja e kesulekuqes jeton ne pyll dhe eshte 95 vjec.Shko ne azil, budallaqe! Si te shkon ndermend qe te jetosh vetem ne pyll ne kete moshe, dhe i detyron te afermit qe te bejne tutje-tu tutje-tu tutje-tu neper pyll?!Dhe pastaj habitet njeriu se si njeri e le plaken ne ane te autostrades kur niset me pushime! Eshte logjike!!!

- Mamaja e Kesulekuqes eshte nje shushke tjeter.I jep femijes koshin dhe i thote: "Merre, shpjeri gjyshes per te ngrene! Pafshim, dhe udhe te mbare".

- Me te mberritur ne pyll takon ujkun me [email protected] te historise se WWF, qe nuk e ha por e pyet me padurim: "Ku po shkon bukuroshe?""Tek gjyshja" pergjigjet ajo. Dhe ujku, ne vend qe ta haje tek eshte, sic do te bente nje ujk normal me nje koeficient inteligjence, shkon tek shtepia e gjyshes dhe krijon nje skene , ne krahasim me te cilen Steven Segal nuk eshte askush! Mberrin tek shtepiza dhe troket.
"Tak, tak" .
-"Kush eshte?"
-"Kesulekuqja"
-"Hyr"
- Dhe ketu kemi konfirmimin qe gjyshja eshte komplet arteriosklerotike: mah, edhe sikur Kesulekuqja te kishte zerin e Aleksander Gjokes gjate nje krize astme, si mundet gjyshja ta ngaterroje me ujkun?

- Ne kete pike ujku hyn dhe e ha gjyshen. Eshte per t'u vene re edukata e ujkut , i cili kurre nuk do te hynte te hante dike pa trokitur me pare.

- Ketu mberrin kryevepra e historise. Gjeniu i vertete: ujku, ne vend qe te vihej pas deres me nje hu ne dore dhe te thote: "Mah, kur te vije krijesa i jap nje dru turinjve, ta ziej dhe pastaj ta ha", jooo! C'ben ujku?! Vesh kemishen e nates se gjyshes, kapucin me veshet qe dalin nga dy vrimat qe vete ai i ka punuar (ku i dihet qe ujqerit nuk jane rrobaqepes te sprovuar) dhe futet ne shtrat.

-Vjen kesulekuqja, te cilen miqte me intime e therrasin Ainshtain, per inteligjencen e saj , hyn, shikon ujkun, dhe ne vend qe te therrase 112, ose t'i thote: "Idiot, si je bere keshtu, e ke humbur plotesisht dinjitetin tend prej ujku, shikohu pak, dukesh si mumje", si reagon??? Thote: "Oh, gjyshe, sa qime te gjate qe paske!

"- Tani, femije: kushdo nga ju qe ka nje qen, te provoje ti veje nje kapuc dhe nje pale syze optike, dhe te shohe nese i ngjan gjyshes! Nese po, dorezojeni gjyshen tuaj tek autoritetet. Tani... eshte e vertete qe gjyshja nuk ka zerin e ujkut ,ne rregull, por gjyshja eshte 95 vjec, dhe mund te kete rrjedhur nga trute.Por, si mundet Kesulekuqja te mos dalloje gjyshen e saj nga nje ujk me kapuc?! Po kë ka per gjyshe? King Kong? Edhe pse ajo nuk depilohet qe prej 1931, kush eshte? Yeti?- Gjithsesi, gjithcka perfundon mire dhe ujku e ha...v


marre nga fb
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Perralla e Kesulkuqes [version komik]

Si pretendoni ju që fëmijët të dëgjojnë prindërit; kur Tarzani bën si kafshë, Hirushja kthehet në 12-të natës, Pinoku gënjen gjithë kohës, Aladini vetëm vjedh, Bukuroshja e fjetur është dembele, Batmani udhëton me 320km/h dhe Borëbardha jeton me 7 meshkuj?!
 
Top