• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

PERSE NUK ÇAHET BLLOKU I RI I GJIRIT TE LALZIT

Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,721
Pikët
63
PERSE NUK ÇAHET BLLOKU I RI I GJIRIT TE LALZIT

Në numrat e parë të gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike” në vitin 1991, kryeredaktori i kësaj gazete në atë kohë Frrok Çupi publikoi një artikull me titull: Pse nuk çahet “Blloku”.

Ishte një shkrim që tronditi mbarë opinionin publik në fillimet e para të demokracisë, pasi zbardhi një më një jetën që bëhej në bllokun e udhëheqësve komunistë.

Ish nomenklatura e kuqe jetonte në atë kohë e shkëputur nga jeta e qytetarëve të tjerë, me të mirat materiale shumë të larta krahasuar me kohën dhe të akomoduar më së miri në shtëpitë e dhëna me qira minimale nga shteti.

Furnizimi bëhej veçmas, pa frikën e tollonit të famshëm mujor për produktet e shportës, dhe me një jetë mondane, që rezononte dukshëm me atë të shqiptarëve, pavarësisht se quhej në atë kohë “pushtet i popullit”.

Madje dhe martesat bëheshin me njëri- tjetrin, duke krijuar në këtë mënyrë një kastë sociale që jetonte mbi nivelin e shoqërisë së asaj kohe.</p>
<p>Artikulli bëri bujë të madhe, ndërkohë që “qiraxhinjtë” bllokmenë dolën nga këto banesa në “Bllok”, duke përfunduar dikush në burg, dikush tek ndonjë apartament fëmijësh, dikush tjetër tek ish “Pularia” në Laprakë, si Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit që u nda nga jeta këto ditë.

Mu kujtua ky artikull i Çupit të botuar në gazetën e parë opozitare, organ partiak i partisë së parë opozitare PD, ndërsa pamë në media me zë dhe figurë bllokun e vilave në Gjirin e Lalzit ku janë akomoduar qeveritarët e pas vitit 1990. Pikërisht ata që “luftuan” bllokmenët.

Nuk janë të akomoduar me qira si bllokmenët e vjetër, por janë pronarë me të drejta të plota mbi këto vila.

Madje dhe janë në garë për t’u mburrur se cili ka vilën më të madhe, më të kushtueshme, ku janë blerë mobiljet, si janë hedhur në oborr me helikopter pemët ekzotike, dhe sa banjo kanë dhe për kafshët shtëpiake.

Që në krye të herës të bën përshtypje se “Blloku” i udhëheqësve të rinj të “demokracisë”, njësoj si ai i bllokmenëve të vjetër në mes të Tiranës, ruhet me roje të shumta, duke mos lejuar të depërtojë “as drita e diellit” brënda. Prishet qetësia e udhëheqjes.

Asnjë prej qeveritarëve dhe ish qeveritarëve pronarë të këtyre vilave nuk është marrë me biznes, kanë qënë dhe janë rrogtarë shteti tërë jetën. Qytetarët që kanë parë në ekran jetën përrallore që bëjnë “zengjinët” e rinj, janë shokuar. Pasi kanë dhe ata fëmijë në shtëpi, të cilët si çdo fëmijë kërkojnë sa më shumë të mira materiale, pavarësisht se si sigurohen.

Madje nuk mungon dhe gjykimi për prindërit e tyre, duke i vënë para përgjegjësisë si të paaftë për t’ju garantuar një jetë si kjo që bëjnë bllokmenët e rinj të Lalzit, apo dhe të “Lagunës Blu”, pa harruar vilat e tjera në të gjithë vijën bregdetare dhe në periferi të Tiranës.

Na duket vetja fajtorë para fëmijëve, dhe nxitojmë të kalojmë TV në një stacion tjetër, për të fshehur "paaftësinë" tonë për të qënë hajdutë, abuzues, kriminelë apo siç quhet në gjuhën e përditshme vlerësuese, “birë ku&#8230;vash”, që t’ju jepnin atyre këtë jetë përrallore.

Në mes të “bllokut” të ri të udhëheqësve në Gjirin e Lalzit spikat vila ku kalon fundjavat Sali Berisha, ish presidenti dhe ish kryeministri i Shqipërisë, i cili mbahet si “atlet” i luftës kundër bllokmenëve të vjetër të ish nomenklaturës komuniste, pavarësisht se u shërbeu deri në banalitet.

Thotë se është banesa e vajzës së tij Argita, e cila ka qënë dhe ajo në fillim rrogtare dhe më pas me ardhjen e babait kryeministër filloi “punë” si seksere për bizneset vendase dhe të huaja, për t’ju garantuar siguri se do të merrnin punë publike, leje për ndërtime, dhe toka pa fund në bregdet.

Nuk mund të anashkalohen bashkëpunimet me mikun e familjes serbo-boshnjakun Damir Fazlliç, transaksionet e parave dhe toka në Porto Romano, që pasi e mori nga qeveria Berisha, përfitoi dhe “paketën” e vendimit të qeverisë për rrugën që ia 100- fishoi vlerën brenda gjashtë muajve.

Ngjitur me vilën e Berishës, gjendet vila e presidenti Ilir Meta. E “kolme” si vilë në madhësi dhe në vlerë. Vlera e së cilës u zbardh pas doli në shitje një vilë tjetër ngjitur me të, me vlerë 5 milionë euro.</p>
<p>Meta dhe Kryemadhi bëjnë një jetë përrallore e “përjetësuar” në një emision televiziv të Sonila Meços ku tregoheshin detaje për 11 banjot e famshme, dhe për macen, si dhe shpenzimet e mëdha për arrendimin dhe pemëzimin e sipërfaqes mbi 2 mijë metra katrorë.

Babai i Ilir Metës ka qënë ushtarak, nga Çepani dhe nuk ka trashëguar asnjë copë tokë në Lalz, ndërsa vetë presidenti dhe bashkëshortja e tij kanë qënë tërë jetën rrogtarë shteti. Vila përdoret për fundjavë herë pas here, pasi dhe fëmijët i kanë në shkollat më të shtrenjta të Londrës, gjithnjë duke kursyer “rëndshëm” nga rrogat e tyre.

Në Gjirin e Lalzit jeton dhe ish ministri i Brendshëm i PD Flamur Noka, të cilit babai i ka “lënë” prona jo vetëm aty por dhe në Sarandë e zona të tjera turistike. Nuk kishte si të mbetej prapa dhe ish kreu i KQZ Arben Ristani, që me rrogën e tij, kishte arritur të bënte një “copë” vile dykatëshe në Gjirin e Lalzit.

Ka dhe ish ministra të partive të tjera, por këta janë më dominantët, pasi dhe në në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës është akomoduar Lulzim Basha me “qira”. Por dhe pasunarë të tjerë rrogtarë shteti.

I përmendëm këto fakte për të treguar se tashmë kasta e re politike ka ngritur “bllokun” e ri të udhëheqjes, dhe në gjurmët e bllokmenëve të komunizmit, kanë krijuar një “oaz” rehatie e bollëku, gjithnjë me rroga shteti. Ruhen me roje, kanë nisur të martohen mes tyre. Tamam si ata.

Por si mund të çahet “blloku” i ri i udhëheqësve të Shqipërisë?!

Për të evituar qarjet e tyre për fukarallëkun e shqiptarëve dhe për t’i dhënë një dimension real drejtësisë së re, është emergjencë që të fillohet pikërisht nga “blloku” i ri i udhëheqjes verifikimi i pasurisë.</p>
<p>Nuk duhen shumë shpenzime, një skuadër të forcave speciale për të evituar postblloqet private të “zengjinëve” të rinj që ruajnë vilat, tre persona, një inxhinier ndërtimi, një ekonomist me laps në dorë dhe një prokuror për të bërë aktin ligjor të sekuestros. Dhe vullnet politik me shumicë.

Do të evitoheshin dhe simpoziumet, konferencat dhe tubimet kundër abuzuesve dhe pasurive të krimit, të cilat kushtojnë miliona euro që hiqen nga taksat tona.

Deri më tani dhe drejtësia e re i ka ardhur anash këtij fakti, duke e zvarritur pa fund pikërisht atë që kërkojnë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë: Dhënien fund pandëshkueshmërisë dhe goditjen e pasurive të krimit dhe të korrupsionit.

Atëherë pse nuk çahet “Blloku” i ri i udhëheqësve në Gjirin e Lalzit?!

(TemA)
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
22,812
Pikët
113
2-3 vete jane permendur. S’perbejne ndonje bllok per tu çare.
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
30,767
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Sa te jene ne pushtet si ate legjislativ por edhe ne ate ekzekutiv, krundet zdromse te ish diktatoreve te proetarjates, gjiri i bushtrave nuk do te digjet.

Per tu care ai bllok duhet nje Pinocet alla Shqype dhe do trima me zemer te madhe qe do te bejne sakrificen sublime........deri at'here "welcome to Qafiristani" the land of sorra.
 
Last edited:

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
54,975
Pikët
113
Sa te jene ne pushtet si ate legjislativ por edhe ne ate ekzekutiv, krundet zdromse te ish diktatoreve te proetarjates, gjiri i bushtrave nuk do te digjet.
Per tu care ai bllok duhet nje Pinocet alla Shqype dhe do trima me zemer te madhe qe do te bejne sakrificen sublime........deri at'here "welcome to Qafiristani" the land of sorra.
Po thuaje drejt se ça mendon, thuaje që duhet një Enver, pse i bie nga Qili me Pinoçetra? 😜
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
30,767
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Po thuaje drejt se ça mendon, thuaje që duhet një Enver, pse i bie nga Qili me Pinoçetra? 😜

Ate doje ti the thshnja une por nuku ta bej qefne joooooo.....

duhet nje BURRE me 2 ashtu te medhaja, e jo leshterik si puna xhaxhi gojsheqerit.......unjurant, klloun, kanibal dhe shpirtkazem per popullin e vet.
 

juanito02

V.I.P
Anëtar
Aug 28, 2010
Postime
1,027
Pikët
48
Duja thote ska komuniem ne Shqipri. Po shif vetem vipat e pasanikve ne Shqipri Samir Mane, Koco Kokdhima, Vilma Nushi, Agron Bregasi e shum te tjer as sjan ish sekretaret e rinise komuniste. Po nga ps e pd kush eshte sot as sjan brenzia dyte e ish komunistve te bllokut te sigurimit e me tutje.
Po pronat kush i ka mare tokat ish fabrikat a sjane ish komunistet? Te gjith ca jane nga e majta ne te djathte o jane ish antar partie vete o fmije te ish antarve te partise i ish sigurimsat. Kjo klase e ka kap per fyti Shipnine e ka asgjesu dhe cdo element demokracie e u fitu. Kush ska sy me pa le ti bi komes.
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,721
Pikët
63
Une mund te kem then (me te drejt) se s'ka komunizem ne Shqiperi, por nuk jam shprehur asnjihere se nuk ka komunista-nomenklaturista. Ka ndryshim te madh midis tyre. Klepto-socializmi i mashtroi njerzit e gjore, aq me teper 80%, duke humbur sensin dhe respektin ndaj prones se tjetrit. Keto "dukuri" komuniste u shfrytezuan mjeshterisht nga ish-komunist-nomenklaturistat dhe kryen zhvatjen, vjedhjen masive te prones publike. Etj.

Sistemi i vendosur ne Shqiperi eshte as komunizem, as kapitalizem, ashtu siç thoshte shoki ramis, as lindje as perendim. Pra ku ishje, asgjekundi. Ku vate, asgjekundi. Ku po vete ... asgjekundi.
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,662
Pikët
113
Komunizmi eshte nje sistem politik, ekonomik dhe ideologjik i cili duhet te vije ne fuqi pas Kapitalizmit, dhe jo e kunderta.

Monarkia eshte sistemi me i mire sepse presupozon pronesimin e gjithckaje nga ana e nje njeriu te VETEM. Vetem nje njeri tejet i pasur JEP! Ai kujdeset per pronen e tij si dhe per subjektet e vete te cilet e punojne dhe e lulezojne kete prone. Ai nuk VJEDH sepse nuk e ka te nevojshme.

Thene keto, me duhet te shtoj se Monarkia paraqet nje rrezik te madh. Ajo presupozon lenien e trashegimise ne dore te trashegimtareve te MONARKUT. Lidhjet e gjakut nuk presupozojne edhe lenien trashegim te karakterit apo te moralit dhe titulli monark, mbret, mbretereshe, princ e princeshe etj mund te kaloje ne dore te nje skizofreni, idioti, imorali, bixhozxhiu, imorali e pijaneci.

Monarkia e vertete presupozon pronesimin total te vendit ne te cilin monarku jeton.

Komunizmi ne te kunderten nuk eshte shume here me ndryshe se MONARKIA sepse ai nuk lejon percarje ne politike, ekonomi apo ideologji. Ajo qe e dallon Komunizmin nga Monarkia eshte fakti se TRASHEGIMTARI i "fronit" nuk eshte domosdoshmerisht anatar i familjes se KOKES partiake. Trashegimtari vendoset ne baze te merites dhe jo ne baze te lidhjeve te gjakut.


El
 

juanito02

V.I.P
Anëtar
Aug 28, 2010
Postime
1,027
Pikët
48
Une mund te kem then (me te drejt) se s'ka komunizem ne Shqiperi, por nuk jam shprehur asnjihere se nuk ka komunista-nomenklaturista. Ka ndryshim te madh midis tyre. Klepto-socializmi i mashtroi njerzit e gjore, aq me teper 80%, duke humbur sensin dhe respektin ndaj prones se tjetrit. Keto "dukuri" komuniste u shfrytezuan mjeshterisht nga ish-komunist-nomenklaturistat dhe kryen zhvatjen, vjedhjen masive te prones publike. Etj.

Sistemi i vendosur ne Shqiperi eshte as komunizem, as kapitalizem, ashtu siç thoshte shoki ramis, as lindje as perendim. Pra ku ishje, asgjekundi. Ku vate, asgjekundi. Ku po vete ... asgjekundi.
Ka nji ven ku shkohet po kan shteru burrat.
Me i vu pushken gjith ksaj klase du ke vu drejtsi, se kush do e boje se di.
 
Top