• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pesëmijë aplikacione për WP7

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Kompania Microsoft për platformën e saj Windows Phone 7 numëron mbi 5.000 aplikacione, pohojnë burimet jozyrtare.
Sipas statistikës në faqet e internetit WP7applist, për platformën mobile të Microsoftit ekzistojnë mbi 5.000 aplikacione. Krahasuar me shifrat e fundit zyrtare, të publikuara në fund të nëntorit, numri i aplikacioneve është më i madh për 2.000 tituj.

Ani pse iOS e Android sipas numrit të aplikacioneve janë larg përpara Windows Phone 7, platforma e Microsoftit në këtë pikëpamje vetëm brenda disa muajsh është barazuar me platformën webOS, dhe ka ardhur tek një e treta e aplikacioneve në BlackBerry App World. Po ashtu, rritja e numrit të aplikacioneve për Windows Phone 7 është më e shpejtë sesa tek iOS e Androidit në fillimet e atyre platformave.

Nga numri i përgjithshëm i aplikacioneve në dispozicion për WP7, 72 për qind e tyre paguhen, derisa 28 për qind janë falas. Çmimi i shumicës së atyre që paguhen është 99 centë, e 22 për qind e kategorisë më të popullarizuar janë lojërat.
 
Top