• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Peshqit dhe guacat për shëndetin syve

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Një hulumtim, në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 2.500 participantë të moshave ndërmjet 65 dhe 84 vjeç, ka treguar se konsumimi i peshkut dhe guacave të pasura me acide omega-3-yndyrore, i mbron sytë nga çrregullimi i quajtur degjenerimi makular.
Degjenerimi makular është sëmundje kronike që lidhet me moshën e që karakterizohet me dëmtimin e pjesës së syrit, e cila është përgjegjëse për mprehtësinë qendrore të shikimit.

Sipas studimit të botuar në revistën Ophthalmology, acidet omega-3-yndyrore ofrojnë mbrojtje nga kjo sëmundje, apo ngadalësojnë përparimin e saj, ashtu që autorët e studimit rekomandojnë konsumimin e peshkut dhe të guacave për të mbrojtur sytë.
 
Top