• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe (1865-1911)
"Mësuesi i Popullit" Petro Nini Luarasi, veprimtar i shquar i rilindjes kombëtare, mësues i shqipes dhe nismëtar i krijimit të shkollave dhe kishës ortodokse shqipe, publicist, poet, studjues, lindi më 22 prill 1865 në Luaras të Kolonjës. Ai qe djalë i vetëm me tre motra, me prindër Nini Petro Kostallarin dhe Vasilen, bijë e Naum Pandos nga Gostivishti i Perasit. Kreu shkollat fillore në Nokovë dhe më pas të Hotovës e pedagogjiken e Qestoratit ne Lunxheri te Gjirokastres. Në Qestorat, në shtëpinë e mikut të babait, atdhetarit martir Koto Hoxhi, ai mësoi privatisht shkrim e këndim në shqip. Më 1882 filloi punë si mësues i greqishtes në shkollën e Bezhanit ku u mësonte nxënësve edhe shqip. Më pas dha mësim shqip edhe në fshatrat Katund, Treskë të Vakëfeve e Luaras dhe më gjerë gjerë në Kolonjë, Pogradec e Korçë ku përgatiti mësues të ardhshëm të gjuhës shqipe si Vasil Cico Duro, Jorgji Miti Sevo, Kristo Papa Stefan Kici (ose Kristo Luarasi), Leko Zisi Dhima e Vasil Thanas Vasili. Në shtator 1887 hapi shkollë shqipe private në Ersekë e më pas drejtoi Mësonjëtoren Shqipe të Korçës dhe shkollën shqipe të Negovanit. Në veprimtarinë e tij patriotike për zbatimin e platformës kombëtare, P.N.Luarasi bashkëpunoi me parinë bektashiane -moderatorë të myslimanizmit dhe me protestantët anglo-amerikanë, përfaqësuesi shqiptar i të cilëve qe Gjerasim Qiriazi. Por krahas lidhjeve miqësore patriotike, shkaktoi armiqësi me zyrtarët turq e bejlerët dhe klerin shovinist grek e agjentët e tij. Për veprimtarinë e tij si mësues i gjuhës shqipe, hapjen e shkollave dhe përkthimin e leximin në shqip të psallmeve në kishën e Luarasit në bashkëpunim me papa Stefan Luarasin, u perndoq, u mallkua dhe u shkishërua familjarisht nga tri dhespotë e Kosturit : më 1887 nga Qirilli, 1889 nga Gregori dhe më 1892 nga Fillareti, i cili edhe e shkishëroi familjarisht (shih: P.N.Luarasi:Mallkimi i shkronjave shqipe...).
Përparimi i shkollës shqipe të Negovanit, veprimtaria e tij për themelimin e një komiteti për bashkimin e gjithë çetave në Shqipërinë jugore dhe sidomos libri ''Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit'', që goditi rëndë politikën shoviniste te klerit grek në Shqipëri bënë që agjentë e tij ta helmonin , të shpallnin se vdiq nga kolera dhe të tentonin për t’ia djegur edhe kufomën me gëlqere.
Në prill 1904, P.N.Luarasi arratiset nga burgu ku e ishte mbyllur qeveria turke dhe u strehua në Sh.B.A, si emigranti i parë politik shqiptar. Atje Petro Nini Luarasi zhvillon një aktivitet të gjërë duke futur frymën kombëtare midis emigrantëve ekonomikë, të cilët ishin të tërhequr e të frikësuar nga reaksioni shovinist mbi familjet në atdhe. Ai krijoi shoqëritë e para patriotike shqiptaro-amerikane : "Pellazgu" dhe "Malli i Mëmëdheut", ndihmoi Sotir Pecin për botimin e gazetës "Kombi" dhe Fan Nolin që të kurorëzohej prift e të hidhte themelet për krijimin e kishës autoqefale shqiptare në Sh.B.A., themeloi librarinë e parë me libra shqip. Më 1908 u kthye në Shqipëri së bashku me disa miq e farefis, për të luftuar si komit për çlirim duke krijuar një çetë në bashkëpunim me Çerçiz Topullin. Ndërkohë u shpall Hyrieti ( Autonomia e amnistia) e ai vazhdoi veprimtarinë patriotike në legalitet. Mori pjesë në Kongresin e Dytë të Manastirit së i deleguar i “Lidhjes Ortodokse” Negovanit e Ballkamenit ku mbajti një fjalim të rëndësishëm në mbrojtje të ortodoksëve shqiptarë. Përparimi i shkollës shqipe të Negovanit, veprimtaria e tij për themelimin e një komiteti për bashkimin e gjithë çetave në Shqipërinë jugore dhe sidomos libri ''Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit'', që goditi rëndë politikën shoviniste te klerit grek në Shqipëri, bënë që më 17 gusht 1911 agjentë e dhespotit të Korçës Joakim ta helmonin, të shpallnin se vdiq nga kolera dhe të tentonin për t’ia djegur edhe kufomën me gëlqere. Ai vdiq si martir i gjuhës shqipe duke mos e gëzuar shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë por gdhendi në historinë e popullit tonë amanetet legjendare:: "Ruamani gjakun, se do të duhet për shkrimin e gjuhës shqipe...!" dhe “ Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri do të ngrihemi!”
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Përgjigje e: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

Petro Nini Luarasi Dhemitarja shqipètare (Fragment nga Poema)
Epna forcè tè mèsojmè
Mè tè dashur gjuhèn shqip
Fuqinè tènde tè çmojmè
Me gjithè zemèr e shpirt.
Jepna paqe nè mes tonè
Dhe si ati yn’ urona,
Shtona miqtè edhe gjènè
Me frymèn tènde bekona!
Jepna o Zot forcè e mendje
Tè tè njohim pa ndalim
Tè shohim fuqinè tènde
Pèr shpètimin tonè.Amin!
(Kalendari Kombètar 1906)
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Përgjigje e: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

Fantazmat qe mallkuan gjuhen shqipe dhe Petro Nini Luarasin

Hyrje
I edukuar në rrethin familjar e shoqëror me frymën e unitetit kombëtar e tolerancën fetare, me lidhje krushqie të ndersjelltë, nuk kam preferuar kurrë të diskutoj apo të shkruaj ndonjë artikull që t’i ballafaqonte apo kritikonte , qoftë edhe për ndikimin mbi ngjarje të rëndësishme të vendit tim. Pra jam përpjekur në një farë mënyre të mbaj qëndrim asnjanës. Për mua të tëra fetë dhe besimtarët e tyre duhet të respektohen dhe të përkrahen deri në atë cak ku nuk prishin ekuilibra madhorë të unitetit kombëtar, shtetin e arsimin laik. I kam përbuzur me neveri komentet politike e kulturore mbi baza opinionesh fetare e krahinore, paçka se këto faktorë në vendin tonë kanë një ndikim të madh që përforcohet edhe nga trysnia e jashtme. Kur më pyesnin“Epo, ç’je ti?”- u përgjigjem: “shqiptar” pa lënë shteg për më tej, i bindur verbërisht edhe në shprehjen e mirënjohur të Pashko Vasës, “Feja e shqiptarit eshtë shqiptaria” edhe të tim gjyshi Petro Nini Luarasit, “Kombi mbi të gjitha”. Dhe ja ku erdhi dita që të diskutoj publikisht , papritur e detyrimisht , për një padrejtësi fetare të madhe, të kobshme. Kobi mbahet një shekull e ndrydhur në trungun e familjes Luarasi dhe lidhet edhe me tërë familjet e martirëve të ortodoksizmit shqiptar, edhe me dinjiterin e kombit shqiptar në mbrojtje të parimeve të shenjta të tij, gjuhën, shkollën dhe institucionit kishtar shqiptare ( pjesë e së cilës duhet të jetë edhe Kisha Ortodokse Autoqefale shqiptare).
për hir të ortodoksisë shqiptare, të unitetit fetar, kombëtar e fqinjësisë së mirë

Vrasja e Mësuesit të Popullit Petro Nini Luarasi dhe “ zëdhënësit” e KOASH-it
Këtë vit, më 17 gusht 2011, mbushet një shekull nga vrasja e Petro Nini Luarasit dhe ende historiografia shqiptare me ngathtësinë e indiferentizmin e saj të pakuptimtë lë vend për mjaft keqinterpretime. Në përpjekje për të hedhurr rreze drite mbi të vërtetën, krahas studimit të dokumentave, shtypit, medias, kam ndjekur edhe forumet. Jam interesuar për mendimet e opinionit publik shqiptar mbi këtë rilindas dhe në mënyrë më të detajuar për tërë bashkëluftëtarët e tij martirë besimtarë ortodoksë shqiptare. Frekuentova krahas forumeve të tjera edhe “forumin shqiptar” dhe u befasova: të paktën në temën mbi historikun e krijimit të kishës ortodokse shqiptare , martirëve ortodoksë shqiptarë, përfshi dhe Petro Nini Luarasin, disa moderatorëve dhe diskutantëve ( me goxha aktivitet në tema “te nxehta” kombetare e fetare) jo vetëm tik-taku i historisë u kishte mbetur një shekull prapa, por për të justifikuar qëndrimin e tyre përdornin falsifikimin dhe teza antikombëtare. Duke patur parasysh emrin dhe popullaritetin e “forumit shqiptar”, me konfigurim moderne e të kushtueshëm, gjerësinë e temave në përputhje me kohën dhe vizionin bashkëkohor, rregulloren ku garantohej mbi të gjitha fjala e lirë e toleranca, me përkushtim atdhetar, tek indeksi i forumit orthodhoks çela temën “Historiku i krijimit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe martiret e saj.” Këtu fillova të hedh materiale mbi përpjekjet e para për të përdorur gjuhën shqipe në kishën ortodokse ( ku flitej vetëm greqisht) dhe martirët e parë si Papa Kristo Negovani, Stath Melani, etj , përpjekjet e shqiptarëve në Amerikë me Fan Nolin e Petro Nini Luarasin për krijimin e bazamentit të kishës ortodokse shqiptare dhe ftoja forumistët të paraqisnin materiale e të diskutonim. Mbas një pushimi shoh që tema ime me materialet përkatëse tek indeksi forumi orthodhoks kishin “avulluar” dhe me disa “krasitje” i gjej tek indeksi i forumit protestant me një mesazh nga moderatori ku shkruhej se tema Petro Nini Luarasin qe çelur tek indeksi i forumit protestant dhe të gjitha materialet e temës “Historiku i krijimit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe martiret e saj” ishin çuar atje? Protestova duke argumentuar që nuk kishte aspak logjikë. Por jo vetëm moderatori, edhe disa forumistë të tjerë ( që më pas i gjeta në të gjitha këto tema të nxehta) këmbëngulnin për këtë, me tezën që Petro Nini qe besimtar protestant?! Mirë për P.N.Luarasin, po me Fan Nolin e të tjerë çfarë patën xhanëm! Por kur u futa në brendësi të diskutimeve tek indeksi protestant, e kuptova që nuk ishte çështje dije por imponim ku nuk kishte vend për logjikë. Nga hamendësia, u zbulua skandali i madh ku deri tani janë të përfshirë jo forumistë të rastësishëm, por persona të kudondodhur në varrim –zhvarrime eshtrash shqiptare, në provokacione minoritetesh, në deklarata të hierarkisë së KOASH-it dhe paraqitjen e platformave të tij. Për më tepër , flasin në emër të gjithë ortodoksëve shqiptarë dhe nënvleftësojnë rolin e Fan Nolit, përgojojnë martirë të tjerë të Kishës Ortodokse të Pavarur Shqiptare. Ndërsa përçmojnë Petro Nini Luarasin, mbrojnë mallkuesit e vrasësit e tij dhespotërit ortodoksë shovinistë grekë dhe platformën e tyre antishqiptare!
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Përgjigje e: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

NDAL FUSHATËS SHPIFËSE KUNDËR MARTIRIT TË GJUHËS SHQIPE PETRO NINI LUARASI
Të nderuar besimtarë të devotshëm ortodoksë shqiptarë.
Me keqardhje dhe indinjatë ju bëjmë me dije që në "Forumin shqiptar" po përhapen shpifje që rreken të njollosin emrin dhe nderin e Petro Nini Luarasit, anëtarit të devotshëm të komunitetit ortodoks shqiptar, martirit të gjuhës shqipe dhe veprimtarit të palodhur për krijimin e kishës ortodokse autoqefale shqiptare. Këto përfolje, njerëz të papërgjegjshëm i bazojnë në hamendësira, keqinterpretime dhe citime nga klerikë ortodoksë shovinistë grekë, kur ata kanë mallkuar e shkishëruar ortodoksin e përkushtuar Petro Nini Luarasi meqë ai dëshëronte e kontribuonte që fëmijët e populli shqiptar të mësonin gjuhën shqipe dhe në kishë besimtarët ortodoksë të komunikonin me Zotin në gjuhën e tyre amtare. Kjo veprimtari e Petro Nini Luarasit për disa klerikë shovinistë përfaqësonte mëkat e motiv për ta mallkuar e çkishëruar. Tashmë që këto dëshira të veprimtarit ortodoks Petro Nini Luarasi janë realizuar me ekzistencën e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe garantohen me ligj nga shteti shqiptar, mendoj se çdo opinion apo deklaratë e përkundërt përbën shkelje morale e ligjore, të paktën në territorin e shtetit shqiptar për të cilat opinioni ortodoks shqiptar e ai publik, institucionet përkatëse shtetërore e fetare duhet të deklarohen zyrtarisht.
Këtë shqetësim e justifikoj dhe argumentoj ndër të tjera:
- me deklaratat përkatëse të dy personave, njëri i përcaktuar si Ilia Spiro dhe tjetri ende anonim, "Albo", anëtarë tëpër aktivë të "forumit shqiptar" në internet, me përthithje dhe shpërndarje informacionesh e aktivitetesh të KOASHit e kreut të tij, që shprehen hapur në emër të tyre.
- Nga opinionet jo zyrtare të anëtarëve të tjerë të forumit, të cilët më duken se janë intelektualë kopetentë.
Anëtari (apo relator) tepèr aktiv i forumit, Ilia Spiro, deklarohet në lidhje me besimtarin e devotshëm ortodoks, një nga predikuesit e përdorimit e parë të gjuhës shqipe në kishën ortodokse e flamurtar të autoqefalisë së saj, martir i gjuhës shqipe, "Mësuesin e Popullit" Petro Nini Luarasi, të provuar me fakte që është mallkuar nga dhespotërit shovinistë grekë e të helmuar nga agjentët e tyre se:
--------------
Ilia Spiro, 11.10.2010 : (
http://www.**************.com/showthread.php?t=129192)
’’Une s`e kam te veshtire ta shpreh mendimin tim per PN Luarasin...Me duhet te them se politizimin e historise e ka bere komunizmi, thjesht per te sulmuar Orthodhoksine. Mitropoliti Fillaret e ka ç`kisheruar PN Luarasin, si tradhetar te Kishes Orthodhokse dhe perhapes te herezive protestante, ungjillore e masonike. Ketu nuk ka te beje gjuha shqipe e shkruar, sepse ne kete kohe shkollat ne gjuhen shqipe sapo kishin filluar te funksiononin....Edhe vdekja e tij eshte fallsifikuar, pasi ai eshte eliminuar nga turqit."
‘’...Nuk mund te te falenderoj qe me ke ngritur aq shume sa te me njohesh si pasardhes te Mitropolitit. Ështe lavderim per mua, por une nuk i pelqej lavderimet...
Persa i perket historise (së Petro Nini Luarasit) ajo eshte fallsifikuar dhe duhet rishkruar, keshtu qe nuk mund te manipulohet me nje film te epokes se socializmit, i cili nuk shfaqej pa u miratuar me pare nga byroja politike. Ne thelb ta artit ne ate periudhe ishte "realizmi socialist", alias: gjithcka duhet deformuar per t`u pershtatur me markizem-leninizmin e Enver Hoxhes.
Gjithsesi nje fjale e urte thote se "Patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjve"
------------
Anetari tjeter i forumit "Albo" ( personifikohet ne forum si përmetari -gjirokastriti Ilirian Papa alias lindur më 11-06-1979, rezident në Philadelphia, ShBA) shprehet: “Mos ngaterroni patriotet qe shkelen me kembe fene e tyre, per hir te interesave politike e kombetare, duke u bere propagandues te sekteve protestante ne vend me historine e Kishes Orthodhokse. Shume nga ata patriotet me lart u ckisheruan me te drejte nga kisha pasi zgjodhen qe te behen vegla te propagandes protestante ne vend, ne dem te tradites se lashte orthodhokse te komunitetit prej te cilit ata dolen. "
( shihni http://www.**************.com/showthread.php?t=129192&page=3)
-----------------
Këto mendime të sipërcituara të Ilia Spiros e Ilirian Papès, duke patur parasysh se si vetdeklarohet, më shqetesojnë pa mase.
Te nderuar bashkatdhetarë ortodokse shqiptare . Unë personalisht ende nuk po i besoj syve që të ketë ortodoks shqiptar me besë e fe që të shprehen kështu. Ndoshta unë jam naiv, ndoshta i paazhurnuar me ndonjë realitet ekstrem të situatës në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Por dua të sigurohem nëse se ky Ilia Spiros e Ilirian Papa shprehin një pjesë sado të vogël të mendësisë së strukturave hierarkike ( te cilat i propogandojnè) për martirët ortodoksë të gjuhës shqipe (në veçanti P.N.Luarasin) sepse kjo do të përbënte një skandal të madh. Personalisht mendoj se nuk do të kenë vend justifikimi, as të mbulohen me gjethe fiku, por do të shpallen botërisht pasardhës të Fillaretit, dhespoti i Kosturit që mallkoi gjuhën, shkollën dhe kishën shqip. Këtu nuk bëhet fjalë për pergojim të një personi apo dhjetra martirëve të tjerë ortodoksë shqiptarë, por te poshtërimit të një populli të tërë. Kjo do të thotë që kemi të bëjmë me tradhëti kombëtare, me mohimin e martireve ortodokse shqiptare, me mohim të gjuhës, shkollës dhe meshimit shqip në kishën ortodokse autoqefa shqiptare që na ka lënë amanet Fan S.Noli e paraardhësit tanë.
Të nderuar,
Ju kërkoj ndjesë për këtë prononcim personal, në një kohë të papërshtatshme fund-viti e prag-feste, jo aq të "bluajtur" nga pikëpamja formale dhe brendia, por që m’i justifikon emergjenca shumë e madhe e çështjes.
Duke rezervuar të drejtën për një deklarim publik të mirëfilltë, ju përshëndes vëllazërisht o të nderuar besimtarë ortodoksë shqiptarë të devotshëm. Zoti ju bekofté e dhëntë: shëndet, mirësi e begati!

PETRO SKËNDER LUARASI
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Përgjigje e: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

Grekut i qofshin të vjetrat, për ne qoftë çdo e re.
Petro Nini Luarasi është ndër shkrimtarët ortodoksë shqiptarë që e ka trajtuar më gjerë e më thellë në poezinë e tij mentalitetin e grekofonve (ose ortodoksëve shqiptarë të lidhur me grekun, që ai i modelonte me termin “greku”).
Kjo vërehet edhe në poezinë e Petro Nini Luarasi “Për ta të vjetrat, për ne të ratë”
Petro Nini Luarasi “Për ta të vjetrat, për ne të ratë” (Fragment)
Vëlla, çduhenë të teprat?
Nuk vështrojmë punën ne?
Grekut i qofshin të vjetrat,
Për ne qoftë çdo e re.
( Petro Nini Luarasi, jeta e vepra, f.169)
Kjo sentencë paskish qenë reale edhe për ditët e sotme tek “Forumi shqiptar” ku përballen ashpër shqiptarë e grekofonë të thekur për tema të nxehta .
Forumi Shqiptar > Bota Shpirtërore > Komuniteti protestant Petro Nini Luarasi
http://www.**************.com/showthread.php?t=129192

Forumi Shqiptar > Bota Shpirtërore > Toleranca fetare Petro Nini Luarasi, orthodhoks apo protestant? http://www.**************.com/forumdisplay.php?f=22

1. Si pèrflitet për Fan Nolin
Forumi Shqiptar > Bota Shpirtërore > Komuniteti orthodhoks , Historia e KOASH gjer në vitin 1944 http://www.**************.com/showthread.php?p=2970382#post2970382

Forumi Shqiptar > Çështja kombëtare > Historia shqiptare Si u krijua Kisha autoqefale Shqiptare
http://www.**************.com/showthread.php?t=40815
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Përgjigje e: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

Përkujtojmë 100-vjetorin e helmimit të “Mësuesit të Popullit” Petro Nini Luarasi
Më 17 gusht 2011 do të përkujtojmë 100-vjetorin e helmimit nga qarqet shoviniste greke të “Mësuesit të Popullit” Petro Nini Luarasi.
Mësues i Popullit Petro Nini Luarasi lindi në 22 prill të vitit 1865 në Luaras të Kolonjës dhe vdiq i helmuar nga qarqet shoviniste greke më 17 gusht të vitit 1911. Ai njihet si veprimtar i dalluar i Rilindjes Kombëtare, publicist, poet, studjues, mësues e themelues i shkollave të para laike shqipe, veprimtar ortodoks-pararendës i krijimit të kishës ortodokse të pavarur shqiptare. Për aktivitetin si mesues i gjuhes shqipe dhe dhënien e mëshës në shqip, Petro Nini Luarasi u përndoq, u mallkua nga tre dhespotët grekë te Kosturit: nga Qirilli më 1887, nga Gregori më 1889 dhe në shtator 1892 nga Fillareti i cili edhe e shkishëroi familjarisht duke u shprehur:
"....I mallkuari dhe i shkishëruari Petro Luarasi, në bashkëpunim me propagandën protestante e masone, ka shkuar në fshatra të ndryshme të rrethit të Kolonjës, duke u premtuar emërimin e mësuesve shqiptarë për mësimin e shqipes, një gjuhë e cila nuk ekziston... Shpallim se kushdo që ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokët e tij, ose pranon mësues shqiptarë, do të shkishërohet nga i madhi Zot, do të marrë mallkimin e etërve të kishës, do ta zerë lebra e Gehazit dhe trupi i tij do të mbetet i patretur dhe do të përdhoset pas vdekjes..."(Fjalët e Fillaret, dhespotit të Kosturit, më 20 shtator 1892, në mallkimin e Petro Nini Luarasin.)
Kësaj propagande shoviniste, Petro Nini Luarasi iu përgjegj në veprën "Mallkimi i shkronjave shqipe e çpërfolja e shqiptarit", Manastir , 1911 në të cilën pasqyrohen me dokumenta e vërteta mbi abuzimet që bëheshin nga klerikë shovinistë në emër të fesë.
"E vërteta bën fenë, dhe jo feja të vërtetën... ''Ne shqiptarët i duam jo vetëm vëllezërit tanë grekë, po gjithë vëllezërit e botës,veç se dëshërojmë që të na duan edhe ata neve!... Kombi ynë është bashkësia e shqipëtarëve, dhe gjuha jonë është shqipja, të cilën e trashëguam nga stërgjyshërit tanë Pellazgët…Ta begatojmë gjuhën edhe kombin tënë me kulturë dhe qytetërim, dheatëherë do të shohëm që gjithë sa folën liksht kundër gjuhës dhe kombit tënë do të turpërohen dhe si dylli përpara faqes së zjarrit do të treten prej nakarit. Le tëmos frikësohemi përpara llomotitjeve e prrallave grarishte të atyre që nuk e dashurojnë po e urrejnë mbrothësinë e njerëzisë dhe nënë mask shenjtorësh e mendarësh duan të na gabojnë ne, dhe le të dimë se ai që është frikacak përkundrejt së drejtës - ai bëhet tradhëtor i mëmëdheut dhe i vetes së tij. Lavdi Perëndisë .(*)
---------
(*) Petro N. Luarasi:“Mallëkim i shkronjavet shqipe dhe çpërfolja e shqipëtarit’’,
Manastir, 1911, f. 7.
Konstatojme që ky mallkim dhe autorët e tij po mbrohen edhe ne ditet e sotme duke poshtëruar Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare te Fan Nolit dhe martirët e saj nga njerëz rrotul KOASH të kryesuar nga Episkopi Janullatos.
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Përgjigje e: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

Kontribute tè Petro Nini Luarasi pèr ndèrtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare
Historiografia shqiptare e ka minimizuar trajtimin e veprimtarisë atdhetare të ortodoksëve shqiptarë për përkthimin e literaturës ortodokese në shqip, përpjekjet për futjen e gjuhës shqipe në kishën ortodokse, ndërtimin e fundamentit të kishës ortodokse shqiptare me arritjen madhore të krijimit të Kishës Ortodokse Autoqefale me Fan Nolin në krye. Eshtë anashkaluar heroizmi dhe nderimi ndaj martirëve të kishës ortodokse shqiptare. Në këtë aspekt e harruan edhe rolin e rëndësishëm te Petro Nini Luarasit në përdorimin e gjuhës shqipe në kishë ( në kishën e Luarasit dhe në ShBA), në ideimin dhe ndërtimin e themeleve të kishës ortodokse shqiptare të pavarur në ShBA. Petro Nini Luarasi është një nga martirët, por çelësi për të trajtuar të vërtetën tragjike të vrasjes së tyre, të heshtjes ndaj tyre, të shtrembërimit të turpshëm të krimit ndaj tyre. Ndaj po e trajtojmë veprën, të vërtetën e vrasjes dhe shtrembërimet e luftën që i bëhet në ditët e sotme nga qarqe shoviniste grekofone.
Bashkëkohësi i tij, veterani Guri Sevo, tregon:
“ Tani si mësonjës në fshat (Luaras) Petroja kish filluar të përkthejë shqip librat e kishës dhe mesha nisi të bëhej pothuajse gjysëm shqip. Atëhere kishat ishin si Pazar . Mirëpo kur fliste Petroja , s’dëgjohej anjë zë” Dale, thoshin do të dëgjojmë Petron se flet”. Një ditë kam parë një plakë, të Simo Itës që ish më fanatikja në punë feje: siç rrinim në hajat të kishës erdhui me një shkop në dorë, dalë nga dalë i shtrëngoi dorën Petros djhe i tha: “ Lum ajo nënë që të ka se ti sot në kishë me fjalën që na fole na bëre të derdhim lot të gjithë. Kurrë ndojnë herë në jetën time s’kam qarë kaq me mallëngjim sa sot” Si mbaroi së thëni këto, shtoi plaka: “ Dalë të të puth në ballë se të kam si djemtë e mi dhe s’të ndaj syresh”. Në kishë Petroja vinte gjithnjë çdo të djelë e të kremte. E kish vendin e tij më të djathtë ku psallnin dhe sanddejmi jepte fjalë dhe lëçiste shqip sa mundte. Kur vinte që kremtonin fshati, dita e Shën Marisë, më 15 gusht dhe kish njerëz të huaj nga Vakëfet dhe nga Lubonja, Qafëzezi, Vodica, Blushi, Gostivishti, Orgocka dhe nga gjithë fshatrat ku luarasllinjtë kishin miq e të njohur, Petroja jepte fjalë në kishë e iu shpjegonte ungjillin dhe i falenderonte mysafirët si nga ana e fshatit, si dhe nga ana e kishës.Se qe dhe epitrop. Dhe kështu me anën e kishës bënte propagandë nëpër fshatrat në mes të burravet dhe gravet, duke u folur në këtë mënyrë, dhe në mes të fëmijëve, të cilëve u jepte mësim edhe në shkollë e duke u përkthyer e duke u mësuar Apostollin , Pistevon , Paterimonin , e të tjera, që t’i thoshin edhe ata shqip në kishë”...Dhe kur u ktheva më 1886 në Luaras ...Stefan Kostë Rrapo, më thotë: Dhaskali sivjet na ka mësuar vjershën e Shën Llazarit ta dimë pa kartë, e kemi kënduar ditën e shenjtit dhe e kemi mbledhur vezë më shumë nga motet e tjerë se na i jepnin nga dy e tri vezë në ç do shtëpi. Dhe si ish i sëmurë atë na mësoi edhe mua këngën e shën Llazarit”. (Petro Luarasi, Jeta dhe Vepra, f.30-31)

Gazeta Kombi, 10 janar 1908
"Zgjedhjet e shoqërisë Besa-Besë ( ku u diskutua edhe per një prift shqiptar)
Folën Kristo Dako dhe FanNoli ...Pas priftit Jakob që bëri të njohur se arkipeshkopi rus Platoni do të ndihmojë, z.Petro Luarasi me një fjalë të shkurtër rrëfeu mirënjohjen që do të kenë shqiptarët në kishën ruse porsa të ndihmojë të fillojë kisha shqip. Kështu mbetën të gjithë të kënaqur e plot gëzim nga kjo.’’

Nga një rekord zyrtar i marrë nga arshiva e zyrës civile Hudson, të botuar më vonë në Kalendarin e botës, 1939
‘’U mbajt një mbledhje tjetër e cila zgjodhi një komision që të kërkojë kandidaturën e një shqiptari për prift. Dhe kandidatë ishin dy: Fan Noli nga Bostoni dhe Petro Luarasi nga Klintoni Mass të cilët u votuan prej delegatëve të Natic-ut,Balboro-it, dhe Hudson-itdhe fitoi Fan Noli që të dorëzohej prift’’

Veterani Guri Sevo, shkruan
“Edhe në çështjen e kishës shqipe që lojti një rol të madh në lëvizjen kombëtare tonës, Petro Nini Luarasi ka qenë flamurtar i parë, jo vetëm në Shqipëri po e po, por edhe në Amerikë. Më 1905 me rastin e refuzimit të priftit grek të Wochester-it,Mass, që të mbulonte një shqiptar të vdekur, shqiptarët iu lutën Petros të bëhej prift...Për hir të çështjes shqiptare edhe prift do të kish pranuar të bëhej Petroja por ai ia lëshoi vendin një shqiptari më ‘’aksios’’ për këtë zyrë të shenjtë Fan Nolit...”
(Guri Sevo, Mësuesi im i shqipes, 1936, f.84-85)

‘’Pasi u dorëzua Fan Noli prift më 25 mars 1908 nxorri meshën e parë shqip në Boston i vetmi që mund të zinte vendin e psalltit qe Petro Luarasi...natyrisht nuk gjendej psallt tjetër në gjuhën shqipe i përgatitur. Z.Luarasi psallti mirë. Pas ungjillit mbajti një fjalë për këtë çështje dhe provoi dobitë që do të kish patur atdheu tonëporsa të kish përdorur gjuhën e vet në kishë. Si u mbarua mesha foli Petro Luarasi ërmbi këtë çështje shumë bukur.’’ Shumë shqiptarë porsa dëgjuan se ai (Fan Noli) u urdhërua (prift) prej episkopit rus u bindën se me të vërtetë është ortodoks. Pas kësaj ata që ishin më fanatikë ndjekës të Patrikanës, u bënë më të zjarrtit e kishës shqipe. Kuptuan se nuk është mëkat të përdoret gjuha shqipe në kishë si u kish thënë dhespoti dhe që të gjitha mallkimet kishin qëllim politik’’ (Kombi 22 mars 1908)


Guri Sevo shkruan: "Si mbaroi mesha Petro sa s’qante nga gëzimi! dikush i tha që prifti shqiptar qenkesh me të vërtetë shumë i zoti.
-përndryshe nuk do të vinte mitron pa vënë kamillafin, iu përgjegj Petro për të caktuar kryelartësinë me të cilën e nxorri meshën e parë prifti i parë shqiptar’’ Guri Sevo, Mësuesi im i shqipes, 1936, f.86)

Mesha në Hudson Mass
Siç dihet në Hudson u fillua shoqëria kishtare ‘’Nderi Shqiptar’’ prandaj pas Bostonit natyrisht vjen Hudsoni. Kjo shoqëri vuri në praktikë idenë e fillimit të një kishe shqip duke mbledhur ndihma dhe duke dërguar priftin Fan Noli në Nju Jork. Pas meshës mbajti një fjalë greqisht Fan Noli (që krijoi keqkuptime ndër dëgjuesit). Pas fjalës së priftit z.Petro Luarasi foli shqip mjaft orë dhe shumë bukur . (“ Kombi, 27 mars 1908)
Fan Noli ka shkruar:" Petro Nini Luarasi ishte Paul Reever-i shqiptar... i pari pionier i lëvizjes kombëtare në Amerikë‘’
Në Kongresin e Dytë të Manastirit që u çel më 20 mars 1910, në të cilin Petroja mori pjesë si përfaqësues i shoqërisë “Lidhja orthodhokse”, i Negovanit e Ballkamenit, Petro Nini Luarasi u shpreh:
“Çështjet e shkronjave dhe të programit të përparimit e biseduat; dhe zotnija juaj dhe të gjithë shqiptarët e vërtetë për këtë gjë po përpiqen dhe punojnë. Po unë në këtë mbledhje, jo vetëm si përfaqësonjës i Negovanit dhe i Ballkamenit, po edhe si i krishter orthodhoks shqiptar, përfaqësoj edhe “Lidhjen Orthodhokse të Shqiptarëve” andaj do të përmbështillem vetëm duke folur përmbi çështjen për të cilën jam i dërguar: Me tu shfaqur librat shqip në kohë të ttiranisë, sa shqiptarë orthodhoksë që kishin ndjerë mungimin editurisë, si të uritur fort i pushtuan shkronjat tona dhe me çdo mënyrë, pa vënë re çdo therrori që do të na rëndonte nisën të nginjeshin me mësimin e gjuhës sonë duke u gëzuar për diturinë shqipe më shumë nga vëllezërit tanë shqiptarë katolikë; se këta , nën urdhër feje të Shenjtërisë së tij Atit Papë, kishin dhe kanë liri të mjaftë për të lëçitur diturinë në gjuhën shqipe. Tek ne kleri grek, jo vetëm na mundon dhe na ndalon me mallkime, por edhe përdor çdo farë mënyre për të na sprapsur nga shkrimi dhe mësimi shqip.
Si të uritur, pra, që kanë qenë Orthodhoksët shqiptarë për shkrimin shqip, shtatuan shoqërira në Bukuresht e Sofje dhe kudo ku gjenin mbrojtje e liri .Tani nën liri konstitucionale shtatuan shoqërinë ‘’Lidhja Orthodhokse e Shqiptarëve” me qendrën në qytet të Korçës për t’u mbaruar nga orthodhoksia elinishte e grekërve dhe ne pandehmë se Qeveria do të na çmonjë punën tonë, do të na japë liri, të drejta dhe siguri nderi e jete....
Ju lutem zotërinj, vëllezërve tanë, bashkëkombësve myslymanë dhe katolikë, a dotë mos vuajnë keq kur tëshohin që një pjesë e trupit shqiptar po vuan dhe humbet për qejf të klerit grek?!
Andaj si anëtar i ‘’Lidhjes Orthodhokse të Shqiptarëve” u lutem së nderçmes qeveri si dhe të shumëvlyerit Kongres të sotmë që të veprojnë ku duhet për të drejtat e “Lidhjes Orthodokse të Shqiptarëve” e cila veç qeverisë konstitucionale dhe mëmëdhethit të dashur tjetër mbështetje s’ka.
Rroftë Shqipëria!Rrofshin Shqiptarët!”
P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)
(P.Raullasi, Shqiptarët orthodhoksë dhe rregjimi i sotëm Lirija, Selanik 1910, v.2, nr.81, f.1-2) P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Përgjigje e: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

Kontribute tè Petro Nini Luarasi pèr ndèrtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare
Historiografia shqiptare e ka minimizuar trajtimin e veprimtarisë atdhetare të ortodoksëve shqiptarë për përkthimin e literaturës ortodokese në shqip, përpjekjet për futjen e gjuhës shqipe në kishën ortodokse, ndërtimin e fundamentit të kishës ortodokse shqiptare me arritjen madhore të krijimit të Kishës Ortodokse Autoqefale me Fan Nolin në krye. Eshtë anashkaluar heroizmi dhe nderimi ndaj martirëve të kishës ortodokse shqiptare. Në këtë aspekt e harruan edhe rolin e rëndësishëm te Petro Nini Luarasit në përdorimin e gjuhës shqipe në kishë ( në kishën e Luarasit dhe në ShBA), në ideimin dhe ndërtimin e themeleve të kishës ortodokse shqiptare të pavarur në ShBA. Petro Nini Luarasi është një nga martirët, por çelësi për të trajtuar të vërtetën tragjike të vrasjes së tyre, të heshtjes ndaj tyre, të shtrembërimit të turpshëm të krimit ndaj tyre. Ndaj po e trajtojmë veprën, të vërtetën e vrasjes dhe shtrembërimet e luftën që i bëhet në ditët e sotme nga qarqe shoviniste grekofone.
Bashkëkohësi i tij, veterani Guri Sevo, tregon:
“ Tani si mësonjës në fshat (Luaras) Petroja kish filluar të përkthejë shqip librat e kishës dhe mesha nisi të bëhej pothuajse gjysëm shqip. Atëhere kishat ishin si Pazar . Mirëpo kur fliste Petroja , s’dëgjohej anjë zë” Dale, thoshin do të dëgjojmë Petron se flet”. Një ditë kam parë një plakë, të Simo Itës që ish më fanatikja në punë feje: siç rrinim në hajat të kishës erdhui me një shkop në dorë, dalë nga dalë i shtrëngoi dorën Petros djhe i tha: “ Lum ajo nënë që të ka se ti sot në kishë me fjalën që na fole na bëre të derdhim lot të gjithë. Kurrë ndojnë herë në jetën time s’kam qarë kaq me mallëngjim sa sot” Si mbaroi së thëni këto, shtoi plaka: “ Dalë të të puth në ballë se të kam si djemtë e mi dhe s’të ndaj syresh”. Në kishë Petroja vinte gjithnjë çdo të djelë e të kremte. E kish vendin e tij më të djathtë ku psallnin dhe sanddejmi jepte fjalë dhe lëçiste shqip sa mundte. Kur vinte që kremtonin fshati, dita e Shën Marisë, më 15 gusht dhe kish njerëz të huaj nga Vakëfet dhe nga Lubonja, Qafëzezi, Vodica, Blushi, Gostivishti, Orgocka dhe nga gjithë fshatrat ku luarasllinjtë kishin miq e të njohur, Petroja jepte fjalë në kishë e iu shpjegonte ungjillin dhe i falenderonte mysafirët si nga ana e fshatit, si dhe nga ana e kishës.Se qe dhe epitrop. Dhe kështu me anën e kishës bënte propagandë nëpër fshatrat në mes të burravet dhe gravet, duke u folur në këtë mënyrë, dhe në mes të fëmijëve, të cilëve u jepte mësim edhe në shkollë e duke u përkthyer e duke u mësuar Apostollin , Pistevon , Paterimonin , e të tjera, që t’i thoshin edhe ata shqip në kishë”...Dhe kur u ktheva më 1886 në Luaras ...Stefan Kostë Rrapo, më thotë: Dhaskali sivjet na ka mësuar vjershën e Shën Llazarit ta dimë pa kartë, e kemi kënduar ditën e shenjtit dhe e kemi mbledhur vezë më shumë nga motet e tjerë se na i jepnin nga dy e tri vezë në ç do shtëpi. Dhe si ish i sëmurë atë na mësoi edhe mua këngën e shën Llazarit”. (Petro Luarasi, Jeta dhe Vepra, f.30-31)

Gazeta Kombi, 10 janar 1908
"Zgjedhjet e shoqërisë Besa-Besë ( ku u diskutua edhe per një prift shqiptar)
Folën Kristo Dako dhe FanNoli ...Pas priftit Jakob që bëri të njohur se arkipeshkopi rus Platoni do të ndihmojë, z.Petro Luarasi me një fjalë të shkurtër rrëfeu mirënjohjen që do të kenë shqiptarët në kishën ruse porsa të ndihmojë të fillojë kisha shqip. Kështu mbetën të gjithë të kënaqur e plot gëzim nga kjo.’’

Nga një rekord zyrtar i marrë nga arshiva e zyrës civile Hudson, të botuar më vonë në Kalendarin e botës, 1939
‘’U mbajt një mbledhje tjetër e cila zgjodhi një komision që të kërkojë kandidaturën e një shqiptari për prift. Dhe kandidatë ishin dy: Fan Noli nga Bostoni dhe Petro Luarasi nga Klintoni Mass të cilët u votuan prej delegatëve të Natic-ut,Balboro-it, dhe Hudson-itdhe fitoi Fan Noli që të dorëzohej prift’’

Veterani Guri Sevo, shkruan
“Edhe në çështjen e kishës shqipe që lojti një rol të madh në lëvizjen kombëtare tonës, Petro Nini Luarasi ka qenë flamurtar i parë, jo vetëm në Shqipëri po e po, por edhe në Amerikë. Më 1905 me rastin e refuzimit të priftit grek të Wochester-it,Mass, që të mbulonte një shqiptar të vdekur, shqiptarët iu lutën Petros të bëhej prift...Për hir të çështjes shqiptare edhe prift do të kish pranuar të bëhej Petroja por ai ia lëshoi vendin një shqiptari më ‘’aksios’’ për këtë zyrë të shenjtë Fan Nolit...”
(Guri Sevo, Mësuesi im i shqipes, 1936, f.84-85)

‘’Pasi u dorëzua Fan Noli prift më 25 mars 1908 nxorri meshën e parë shqip në Boston i vetmi që mund të zinte vendin e psalltit qe Petro Luarasi...natyrisht nuk gjendej psallt tjetër në gjuhën shqipe i përgatitur. Z.Luarasi psallti mirë. Pas ungjillit mbajti një fjalë për këtë çështje dhe provoi dobitë që do të kish patur atdheu tonëporsa të kish përdorur gjuhën e vet në kishë. Si u mbarua mesha foli Petro Luarasi ërmbi këtë çështje shumë bukur.’’ Shumë shqiptarë porsa dëgjuan se ai (Fan Noli) u urdhërua (prift) prej episkopit rus u bindën se me të vërtetë është ortodoks. Pas kësaj ata që ishin më fanatikë ndjekës të Patrikanës, u bënë më të zjarrtit e kishës shqipe. Kuptuan se nuk është mëkat të përdoret gjuha shqipe në kishë si u kish thënë dhespoti dhe që të gjitha mallkimet kishin qëllim politik’’ (Kombi 22 mars 1908)


Guri Sevo shkruan: "Si mbaroi mesha Petro sa s’qante nga gëzimi! dikush i tha që prifti shqiptar qenkesh me të vërtetë shumë i zoti.
-përndryshe nuk do të vinte mitron pa vënë kamillafin, iu përgjegj Petro për të caktuar kryelartësinë me të cilën e nxorri meshën e parë prifti i parë shqiptar’’ Guri Sevo, Mësuesi im i shqipes, 1936, f.86)

Mesha në Hudson Mass
Siç dihet në Hudson u fillua shoqëria kishtare ‘’Nderi Shqiptar’’ prandaj pas Bostonit natyrisht vjen Hudsoni. Kjo shoqëri vuri në praktikë idenë e fillimit të një kishe shqip duke mbledhur ndihma dhe duke dërguar priftin Fan Noli në Nju Jork. Pas meshës mbajti një fjalë greqisht Fan Noli (që krijoi keqkuptime ndër dëgjuesit). Pas fjalës së priftit z.Petro Luarasi foli shqip mjaft orë dhe shumë bukur . (“ Kombi, 27 mars 1908)
Fan Noli ka shkruar:" Petro Nini Luarasi ishte Paul Reever-i shqiptar... i pari pionier i lëvizjes kombëtare në Amerikë‘’
Në Kongresin e Dytë të Manastirit që u çel më 20 mars 1910, në të cilin Petroja mori pjesë si përfaqësues i shoqërisë “Lidhja orthodhokse”, i Negovanit e Ballkamenit, Petro Nini Luarasi u shpreh:
“Çështjet e shkronjave dhe të programit të përparimit e biseduat; dhe zotnija juaj dhe të gjithë shqiptarët e vërtetë për këtë gjë po përpiqen dhe punojnë. Po unë në këtë mbledhje, jo vetëm si përfaqësonjës i Negovanit dhe i Ballkamenit, po edhe si i krishter orthodhoks shqiptar, përfaqësoj edhe “Lidhjen Orthodhokse të Shqiptarëve” andaj do të përmbështillem vetëm duke folur përmbi çështjen për të cilën jam i dërguar: Me tu shfaqur librat shqip në kohë të ttiranisë, sa shqiptarë orthodhoksë që kishin ndjerë mungimin editurisë, si të uritur fort i pushtuan shkronjat tona dhe me çdo mënyrë, pa vënë re çdo therrori që do të na rëndonte nisën të nginjeshin me mësimin e gjuhës sonë duke u gëzuar për diturinë shqipe më shumë nga vëllezërit tanë shqiptarë katolikë; se këta , nën urdhër feje të Shenjtërisë së tij Atit Papë, kishin dhe kanë liri të mjaftë për të lëçitur diturinë në gjuhën shqipe. Tek ne kleri grek, jo vetëm na mundon dhe na ndalon me mallkime, por edhe përdor çdo farë mënyre për të na sprapsur nga shkrimi dhe mësimi shqip.
Si të uritur, pra, që kanë qenë Orthodhoksët shqiptarë për shkrimin shqip, shtatuan shoqërira në Bukuresht e Sofje dhe kudo ku gjenin mbrojtje e liri .Tani nën liri konstitucionale shtatuan shoqërinë ‘’Lidhja Orthodhokse e Shqiptarëve” me qendrën në qytet të Korçës për t’u mbaruar nga orthodhoksia elinishte e grekërve dhe ne pandehmë se Qeveria do të na çmonjë punën tonë, do të na japë liri, të drejta dhe siguri nderi e jete....
Ju lutem zotërinj, vëllezërve tanë, bashkëkombësve myslymanë dhe katolikë, a dotë mos vuajnë keq kur tëshohin që një pjesë e trupit shqiptar po vuan dhe humbet për qejf të klerit grek?!
Andaj si anëtar i ‘’Lidhjes Orthodhokse të Shqiptarëve” u lutem së nderçmes qeveri si dhe të shumëvlyerit Kongres të sotmë që të veprojnë ku duhet për të drejtat e “Lidhjes Orthodokse të Shqiptarëve” e cila veç qeverisë konstitucionale dhe mëmëdhethit të dashur tjetër mbështetje s’ka.
Rroftë Shqipëria!Rrofshin Shqiptarët!”
P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)
(P.Raullasi, Shqiptarët orthodhoksë dhe rregjimi i sotëm Lirija, Selanik 1910, v.2, nr.81, f.1-2) P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Përgjigje e: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

ëQUOTE=petrol;132955] Ilia Spiro: ’’Une s'e kam te veshtire ta shpreh mendimin tim per PN Luarasin...Me duhet te them se politizimin e historise e ka bere komunizmi, thjesht per te sulmuar Orthodhoksine. Mitropoliti Fillaret e ka ç`kisheruar PN Luarasin, si tradhetar te Kishes Orthodhokse dhe perhapes te herezive protestante, ungjillore e masonike. Ketu nuk ka te beje gjuha shqipe e shkruar, sepse ne kete kohe shkollat ne gjuhen shqipe sapo kishin filluar te funksiononin....Edhe vdekja e tij eshte fallsifikuar, pasi ai eshte eliminuar nga turqit."
‘’...Nuk mund te te falenderoj qe me ke ngritur aq shume sa te me njohesh si pasardhes te Mitropolitit Fillaret. Ështe lavderim per mua, por une nuk i pelqej lavderimet... Persa i perket historise (së Petro Nini Luarasit) ajo eshte fallsifikuar dhe duhet rishkruar, keshtu qe nuk mund te manipulohet me nje film te epokes se socializmit, i cili nuk shfaqej pa u miratuar me pare nga byroja politike. Ne thelb ta artit ne ate periudhe ishte "realizmi socialist", alias: gjithcka duhet deformuar per t`u pershtatur me markizem-leninizmin e Enver Hoxhes.
Gjithsesi nje fjale e urte thote se "Patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjve"
ë/QUOTE]

Petro Nini Luarasi dhe shtrembèrimet e Ilia Spiro

Këto mendime të Ilia Spiros, në fakt nuk janë vetëm të tij. Ato janë pjesë e një strategjie të përpunuar nga qarqe ortodokse shoviniste greke të shfaqur edhe nga grekofonë të tjerë, kundër tërë martirëve të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare të themeluar nga Fan Noli dhe historisë së saj. Ky konkluzion bazohet në aktivitetin e gjerë të Ilia Spiros në propagandimin e veprimtarisë së KOASH-it dhe peshkopit Janullatos, në debatet kundër banorëve të Boboshticës të cilëve iu nëpërkëmbën varret e të parëve, në kundërvënien mbi baza etnike ndaj sistemit gjyqësor shqiptar kur u dënua Bollano për heqjen e tabela ne gjuhen shqip, në parrullat ultrareaksionare që na kujtojnë mendësinë e dhespotërve shovinistë dhe andartëve grekë që shkatërruan fshatrat shqiptare në Shqipërinë e Jugut. Në rast se nuk do ta dinim se kë e çfarë përfaqëson Ilia Spiro, thjesht do ta mëshironim duke i uruar kurim të shpejtë se nuk është mirë të përgojosh një të mjerë të rroitur. Por duke qenë ai që është, duhet të marrë përgjigjen e duhur, jo me shtrembërime, por me fakte.
Populli shqiptar i mençur dhe fjalëpakë thotë : ‘’Fjalët e shumta janë fukarallëk, prova flet vetë ‘’ Kjo sentencë është esenciale sidomos kur ballafaqohesh me falsifikatorë paranojakë, të përkushtuar të përligjin çdo shpifje e krim.
Vetë Petro Nini Luarasi iu përgjegj mallkimeve e shpifjeve të klerit ortodoks shovinist grek me fakte në veprën "Mallkimi i shkronjave shqipe e çpërfolja e shqiptarit" dhe djajtë me maska shenjtoresh urdhëruan ta helmojnë.
Ballafaqojmë shtrembërimet e Ilia Spiros me faktet. Ai shprehet:
''Mitropoliti Fillaret e ka ç`kisheruar PN Luarasin, si tradhetar te Kishes Orthodhokse dhe perhapes te herezive protestante, ungjillore e masonike. Ketu nuk ka te beje gjuha shqipe e shkruar, sepse ne kete kohe shkollat ne gjuhen shqipe sapo kishin filluar te funksiononin."

Paraqesim provat e marra nga libri i Petro Nini Luarasit "Mallkimi i shkronjave shqipe e çpërfolja e shqiptarit" ku Petro Ninio Luarasi vetdeklarohet ortodoks
Për të hequr çdo dyshim mbi përkatësinë fetare ortodokse të Petro Nini Luarasit (dhe jo protestante siç duan ta bëjnë me zor disa) po botojmë deklaratën e tij një muaj përpara se të ndahej nga jeta ku shpreh përkatësinë e tij fetare.

DEKLARATA E PETRO NINI LUARASIT PER PERKATESINE FETARE ORTODOKSE (KORRIK 1911, NJE MUAJ PARA SE TE HELMOHEJ)
Më 1891-1892, sipas kërkesës së kungajkave të katundeve Treskë, Selenicë e - Pishës, Luaras, Vodicë, Gostivisht, - Peras dhe Rehovë, u dërgua një shumë të hollash, si ndihmë për të përmbajtur mësonjëtoret shqipe në këta katunde, që zumë ngojë, nga shoqërija e të përhapurit të shkronjave shqipe, Drita, që kish qëndrën në Bukuresht. Këto shkolla u lëftuan prej Fillaretit më 1892 me aforizma dhe mjete të tjerë të udhëtë e të paudhëtë, duke vepëruar bashkë me të dhe guverna e atëhershme. Atëherë katundet e tjerë, prej frikës, pas dy vjetësh veprimi, i çmërrehën mësonjëtoret; dhe vetëm në Luaras u mbajt më tepër me ronimet e disa shtëpiakësve mëmëdhetarë të pakët; po dhe atje më 1894 ajo mësonjëtore, duke u lëftuar prej gjithë anësh, u përul shtrëngimin e rexhimevet! Këto janë mësonjëtoret që shpirt-miri Fillareti i mposhti duke i lëftuar me gjithë ushtrirë e mallkimeve dhe të aforizmavet!
Tani, pra, duke i bërë thirje gjykimit të këndonjesve me mirëvetëdijë, pyes të shënjtin Fillaret: Pse kaqë thellë t’u hidhërua zemra? Ç’pe me sytë e ballit dhe ç’dëgjove në rrethudhëtimin tënt ungjillor dhe apostolik në Kolonjë?
Dhe ç’gjë të ngahu që, duke u sulur pa e gjykuar dhe pa e paramenduar, votove me mallkime dhe aforizma gjobën e fatkeqit orthodhoks Petro Luarasit, i cili pati fatkeqësinë të mallkonet prej jush dhe të çvetëmtonet (aforizohet), siç e dëshmon dashja e lirë jote prej Perëndije, vetëm sepse punon dhe mbjell një të vërtetë, pemët e së cilës shpejt a vonë do të duken sheshit? Do të duken, se nuk është çpikje e ndonjë mendimi të math gazkeq, po është e vertetë që i shërbem porosisë së Perëndisë, që na këshillon me anën e profitit të tij, duke thënë: “Kapni diturinë se mos zemërohet Zoti dhe atëherë humbisni prej rrugës së drejtë”.
I tërëshenjtë Mitropolit! Guxoni të thoni me ndërgjegje të qëruar, për shpëtimin e shpirtit tuaj, se me të vërtetë këto mësonjëtore u dorëzuan (u themeluan) me fitin dhe ndihmën e shoqërisë masone dhe protestante q’u çpik prej teje? Apo për të dëfryer shpirtin talli me njerëzit dhe me padijen e shqiptarëve të padjallëzuar?! Nga ana jonë, fjalët mason dhe masonik vetëm i kemi dëgjuar, po asnjë ide për masonët s’mundim dot të çfaqim; po dhe ç’rëndësi dhe vlerë ka ajo fjalë Mason, dhe ndë ka Masonë në Shqipëri a shoqëri masonike, e lemë në gjykim të atyre që kanë dijë dhe njohë për masonët. Fjala Protestant e di që është fjalë evropjane, të cilën e përdorin në shumë gjuhë, dhe tregon prote-sto; dhe protestantë quhen ata që kanë bërë protesto në fenë e krishterë, dhe janë një farë dhogmë e fesë së krishtërimit. Protestantë njoh shumë, si njoh dhe katolik, muhamedanë, judhenj dhe të tjerë. Sa herë hasem me protestantë, flas me ta dhe bisëdonj, siç e meriton me njerëz të kungajkës dhe të bashkërisë dhe të qytetërimit, me ndryshim që ata janë protestantë, dhe unë orthodhoksë. Po rrëfenj zëmërkthjelltazi se për hir të fitimit lënduar kurrë nuk u mora vesh për ndonjë qëllim fetar me protestantët.
Po ndë është se të përkthyerët e Shqiptarëvet në masonizmë dhe protestanizmë - proselitizmë që u çpik tjetërpërtjetrazi dhe për qëllim të veçantë nga shenjti i Kosturit - i kllet kaqë frikë shenjtit të përmendur, çdo të bënte vallë ky mitropolit, që ka veshë po s’dëgjon, kur të mësonte se Grekërit e Elladhës fort orthodhokse tangra - mangra si kope me gra e fëmijë që prej tridhjetë vjetësh po emigrojnë të shtëpirohen në Amerikë, në kërthizën e protestantëvet, ku mallkimet dhe aforizmat e tërshënjtërësisë së tij dërrmohen në shkëmbinjtë e së vërtetës së kthielltë, me qënë që nuk ka asnjë blerës për të tilla tregëtyrë të rremë dhe foshnjarak të shortit fillaretik orthodhoks? Apo mos çatdhetarët grekër të përçkulur me gjithë fëmijë janë dërguar n’Amerikë prej shënjtit të Kosturit me qëllim hakmarrjeje kundër të përkthyerit të protestantëvet në Shqipëri dhe të proselitizojnë protestantët e Amerikës në orthodhoksinë greke?! (Petro Nini Luarasi, Mallkimi i shkronjave shqipe Fragment i shkeputur nga teksti Origjinal, Manastir 1911, f.21, e ribotuar nga Mesonjeorja, 1999, f. f.42)
--------
Pra po e përsërisim që Petro Nini Luarasi ka vetdeklaruar në korrik 1911, një muaj para se të helmohej:
"Sa herë hasem me protestantë, flas me ta dhe bisëdonj, siç e meriton me njerëz të kungajkës dhe të bashkërisë dhe të qytetërimit, me ndryshim që ata janë protestantë, dhe unë orthodhoksë. Po rrëfenj zëmërkthjelltazi se për hir të fitimit lënduar kurrë nuk u mora vesh për ndonjë qëllim fetar me protestantët".
(Petro Nini Luarasi, Mallkimi i shkronjave shqipe Kjo eshte shkeputur nga teksti:\Origjinali,Manastir 1911, f.21, e ribouar Mesonjeorja, 1999f. f.42 )
Shpresojmë që vetdeklarimi i Petro Nini Luarasit te jene i mjaftueshme per te mbyllur hamendësimin e Ilia Spiros e Co. ndë qe Petro Nini Luarasi ortodoks apo...
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Përgjigje e: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

Ilia Spiro thotë: ’’Une s'e kam te veshtire ta shpreh mendimin tim per PN Luarasin...Me duhet te them se politizimin e historise e ka bere komunizmi, thjesht per te sulmuar Orthodhoksine. Mitropoliti Fillaret e ka ç`kisheruar PN Luarasin, si tradhetar te Kishes Orthodhokse... Ketu nuk ka te beje gjuha shqipe e shkruar, sepse ne kete kohe shkollat ne gjuhen shqipe sapo kishin filluar te funksiononin....

Paraqesim provat e marra nga libri i Petro Nini Luarasit "Mallkimi i shkronjave shqipe e çpërfolja e shqiptarit" (Manastir, 1911)

“Më 1887, në muajin gusht, (Petro Nini Luarasi) u kallëzua nga bashkëmëmëdhetarët e ti për predikimet shqipëtare te nxënësit e ti ne Mitropoliti i Kosturit, Qirilli; dhe me qenë që nuk u bind në këshillat dhe zotimet e Qirillit, ky për dënim e mallkoi dhe e çkishëroi Petron, duke dënuar me çvetëmtim (aforizmë) dhe jashtëkishje (ekskomunikim) në gjithë katundet e fshatrat e Kolonjës cilindo që të zërë fill për të qasur Petron dhaskal (mësonjës) në katundin e tij. Po Petrua, kundër bindjes ndaj Qirillit, tek të pendohet, hapi mësonjëtore shqipe vetake në Ersekë të Kolonjës, ku të vegjël e të mëdhenj nga dëshëronjësit, që kishin voli, vinin të dëgjonin e të mësonin këndim e shkrim të gjuhës shqipe. Kjo gjë motoi gjer dy vjet në të cilët Petrua ish i lirë të vizitonjë nëpër katundet e ndryshëm bejlerët e kryetarët e Kolonjës, duke u mësuar e predikuar të duheshmet për nevojën e të përhapurit të shkronjavet shqipe.
Më 1889 nëvëndësi i Qirillit, Mitropoliti i Kosturit Grigori, mori përsipër dhe ndjekjen e Petro Luarasit e të shokëvet të tij. Ky, dyke dëshëruar që të lëftonjë veprimet e Petros më vepëruarzi ; urtësisht u mëndua se do të jetë më fundsjellëse ndër interesat e kishës greke patriarhike kjo grapje (përpjekje) dmth po të bëhen vegël nëpër viset priftërinjtë e fshatravet, të cilët, dyke përdorur fenë si gogol kundër Shqipëtarëvet, do të goditin më plotërisht qëllimin që ndjekin. Prandaj, dyke u shkruar shumë herë në Luaras priftërinjve të fshatit për jashtëkishjen e familjes së Petros dhe ndalimin e meshëbënjës s’asaj, dhe dyke mos u ndëgjuarë, mundi më në fund të gabonjë me dinakëri dhe të marrë pas për në Kostur, priftin e Luarasit Papa Stefanin. Po ky, me të arrirë gjer në Dardhë, nga ca shënja mori kundërmendim dhe frygosi tinëzaj në Luaras nënë mburojtjen e Petros. Për më tepër dëftesë të vepërimevet të Grigorit dhe për të kupëtuar më mirë shënjat e ti, vëmë përpara këtu këto letra ndersenjake të Grigorit për shtëpijakësit e Luarasit, dhe një letër tjetër miqësore të ti Kajmekamit të Kolonjës, ku i shkruan për frygosjen e Papa Stefanit nga Dardha.

Letër e parë Luarasarëvet në Luaras
Të ndershëm zotërinj kryesës , mbikqyrës i kishës dhe ju të tjerë të bekuar të krishterë tanë shtëpiakë të këtij katundi, ju urojmë me Zonë atërisht, dhe ju lajmërojmë se përtanithi do të meshojnë në katundin tuaj priftërinjtë e Stratobërdhës, me qënë se prifti juaj papa Stefani u vu në papunë prej pasonje rënkimesh që do t’i vëzhgojmë kur, me ndihmën e Perëndisë së shenjtë, do të vimë aty në katundin tuaj.
Qofshi më Zonë
Kostur më 26 të korrikut 1889
Mitropolit i Kosturit Grigori, uratësi juaj më Krishtin. (Pason melatës i Mitropolisë së Kosturit)

Letër e dytë e Luarasarëve në Luaras

Të ndershëm z. Muftaro- pleq, kryesës dhe të tjerë gjithë të bekuar tanë të krishterë, banorë të këti katundi, ju urojmë dhe ju lajmërojmë se prifti juaj Papa Stefani u bë papunës nga çdo meshëbënjë po me qënë që mësuam se i ngojëzenuri papa Stefani erdhi prapë në katundin tuaj, ju porosijmë dhe ju këshillojmë atërisht të mos e qasni ndër shtepitë si prift e përditës, se është i çvetëmtuar (i aforisur) papa Stefani.
Qofshi shëndoshë më Zonë
Dardhë, 25 vjeshtë e parë 1889
Mitropoliti i Kosturit Grigori, uratësi juaj mbë Krishtin.

Letër dërguar kajmekamit të Kolonjës
Të fortlëvdruarshmit Dilaver beut, Kajmekamit të Kolonjës i fortlëvduarshëm,
Me qënë se papa Stefani nga katundi Luaras erdhi pranë nesh dhe iku tinazi i lutem Lavdërisë suaj që ta kapni papa Stefanin e ngonjëzënur me suvari (kalorës) të përkatshëm dhe ta dërgoni atë në Mitropoli të Korçës

Me këtë përfundonj
Në Dardhë, më 25 të vjeshtës
së parë 1889
Mitropoliti Kosturit
(Pason melatës i ti)

Kundrejt këtyre letrave, kuntundarët e Luarasit, dyke njohur pafajësinë e papa Stefanit, s’i dëgjuan fare urdhërimet e panomtë të Grigorit; dhe Kajmekami i Kolonjës, pasi thirri kryepleqësinë e Luarasit dhe mësoi shkakun e ndjekjes së papa Stefanit prej Grigorit, as e bëri të vlyerë për përgjigje shenjtin e kosturit.
Këto bënja (punë) të Grigiroti ndrituan mëndjen e më të shumëvet mëmëdhetarë shqiptarë, të cilët kupëtuan më mirë se ata të ashtuquajturit përfaqësonjësit e Krishtit u shërbenin dy zotëve: Krishtit dhe Grekërizmit; dhe se Krishtin e dëshëronin me vulnet dhe natyrë greku, dhe vetëm me fjalë e lajkatonin, po se grekërizmit i ishin kolitur me gjithë zemër e shpirt, dhe vetëm për hir të këtij vepëronin kundër së drejtës gjuharake të shqipëtarëvet, këta dëshëronin: jo predikimin e ungjillit, po greqizimin e shqipëtarëvet, dyke ndaluar rreptë çdo predikim dhe mësim me gjuhën shqipe në kishë. Kjo sjellje, pra, e priftërisë greke, nxeu kundër atyre edhe më tepër urrejtjen e shqipëtarëvet mëmëdhetarë, të cilët me të drejtë e shkionin shortin priftëror si kapërxenjësin e fjalës së Perëndisë, dhe si të vetmin ngajës (shkakëtar) të pengimit të përparimit të shkronjavet shqipe.
Më 1889-1890, në vjeshtën e parë, me qënë që u vra me dhunë, si thonë, në Konstantinoplë Pandeli Sotiri, i gjeratëhershëmi shqipmësonjës në Korçë, Petrua u grëshit nga patriotitët e pakët shqipëtarë të Korçës si mësonjës i shkollës shqipe atje me bashkëpunëtorë ZZ. Hafiz ali Efendinë për turqisht dhe Thoma H.Avaramin për frëngjisht. Në këtë hop shëfreu shumë prova dhe vëzhgime prej Guvernësë të cilët e shtrëngonin të bindet për të treguar se cilët ishin mbajtësit dhe vështorët e mësonjëtores, dhe për ç’qëllim mbahej ajo shkollë..
Më 1891 dyke qënë mësonjës në Korçë vepëroi të shtatonen në Kolonjë gjashtë mësonjëtore shqipe, të cilat nisnë të punojnë që me të parën e Vjeshtës së parë 1892, në katundet Luaras, Gostivisht, Rehovë, Vodicë, Selenicë e Pishës dhe Treskë. Këto mësonjëtore mbaheshin me ronime (harxhe) të vetë katundeve dhe të shoqërisë shqipëtare “Drita” në Bukuresht, kryesonjës i së cilës qe atëhere Z. NikollaN. Naço. Më 1892-1893 vitin shkollor, jashtë dashjes së ti, Petrua u nevojtua të heqë dorë nga mësonjëtore e Korçës dhe i pështolli kujdeset e ti në mbajtjen dhe përparimin e mësonjëtoreve të Kolonjës dyke shtirë caq direksisë së tij Luarasin.
Në vjeshtën e vitit 1892, Fillareti, mitropoliti i shenjtë i Kosturit, dyke udhëtuar, sipas zakonit nëpër Kolonjë dhe në Vakëfe, me qënë që dëgjoi dhe pa gjërat e mësonjëtorevet shqipe nëpër katundet dhe të përhapurit e shkronjavet shqipe, fort u pikëllua, dyke u ndrydhur prej frikës që i nguli në zëmër parandjenja e të përmbysurit dhe e te çrrënjosurit në ato vise të kuçedrakes Megali idhesë greke prej dritës së Shkronjave Shqipe. Prandaj dyke vajtur me pashpresje (i dëshpëruar) në Korçë dhe dyke marrë nga bashkëmendonjësit e tij miq atje këshilla, volli një mallkim të tmerrshëm dhe një aforizmë me çkishërim kundër Petros dhe shokëve të ti, dyke nematisur çdo të krishterë që përqafon shkronjat shqipe a ka mall për mësonjotore shqipe në katundin e tij.
Me gjithë këto, as nëmë e frikëshme, as aforizma dhe çkisherimet e shënjtit. Fillaret nuk i shprapenin dot kolonjarët nga mësonjëtoret shqipe dhe nga shkronjat, po të mos kishte shpejtuar për ndihmë Guverna tiranike e atëhershme e Manastirit, që dërgoi në Kolonjë kryepolicin e Manastirit Haxhi Osman Benë për të kontrolluar veprat e Petros, të cilin Mitropoliti i Kosturit dhe grekomanët e Kolonjës e kishin kallëzuar djallëzisht në kryesundimtari i Manastirit...

Më 1909- 1910, duke qënë dikrektor i mësonjetores shqipe në Negovanë, pas rastit, vuri re në gazeta e ndershmja gazetë e Londrës “Times” përfolte fort partriarqinë greke në Konstantinoplë, si dhe priftërinë greke përgjithësisht greke, që ndalon aforizma dhe të tjera mjete të panomtë përparimin e shkronjave shqipe dhe të qytetërimit të shqiptarëve të krishterë.
Dhe Partriarqia me gazetën “E vërteta Kishëtare” (Eklisiastiqi alithia) u përgjegj se përfoljet e “Taimës-it” kundër priftërisë Partiarqisë greke përfillazi me shqipëtarët ishin shterpë me qënë që nuk ka asnjë dëftesë për veprim të shortit priftror grek kundër shkronjave shqipe etj. Nga ky shkak, dhe me lutje të shumë atdhetarëve shqipëtarë, Petrua dha në botim Aktin e Mallkimit bashkë me gjithë aforizmën dhe çkishërimin si dhe të tjera shkresa mitropolitike, të cilat i përkapin ku leçiteshin nëpër kishat e katundeve të ndryshëm në Kazanë e Kolonjës dhe të Vakëfëvet, sipas urdhërit të Mitropolitit të Kosturit, për frikësimin e shqipëtarëvet.
Si përgjigje mbi këto shkresa frikësonjëse, u punëtua dhe një çpërfolje prej të aforisurit Petro, për kontroll të bënjave të shortit priftëror dhe përzgjim të njerëzisë shqiptare së paditur dhe së padhunët e cila fatkeqësisht edhe në këtë shekull të dritës e qytetërimit përfundon në pamësim dhe në prandim të paragjykimeve. Për këtë gjë, që të kuptohet nga të gjithë atdhetarët shqipëtarë, u përrjeshtua greqisht dhe shqip kjo librëzë...
Me kthjellësi dhe nder shpallësi

P. N. LUARASI


MALLKIMI I SHKRONJAVET SHQIPE PREJ
MITROPOLITIT TË KOSTURIT FILLARET
“Fort mirëdërimtarë priftërinj, fort të ndershëm myftaro-pleq, dhe ju të tjerë gjithënjëherësh të bekuar të krishterë të katundevet të ngasrës së Vakëfevet, të Eparhisë (Kazazë) sonë perëndishpëtuarë! Hiri qoftë mbi ju dhe paqë prej Perëndije, dhe prej nesh uratë, bekim dhe ndjesë!
Me pikëllim të madh dhe pamë syfaqëza dhe dëgjuan në udhëtimin tënë që bëmë në ato vise, se i mallkuari dhe i çvetëmtuari prej Perëndisë, Petro Luarasi, duke marrë vesh me propagandën Protestante dhe Masone, erdhi rrethepërqark në katundet e ndryshëm të ngasrës (Kazasë) së Kolonjës, duke u zotuar të përkufizonjë (emëronjë) mësonjës shqipëtarë gjoja për të mësuarë gjuhën shqipe, e cila nuk është e qënë , po me të vërtetë që të përdredhë ndërgjegjen e orthodhoksëvet dhe të bënjë përkthyerës në Masoni dhe në Protestantizmë.
Përveç kësaj mësuam se ky rrjeshtëlënës dhe tradhëtor i fesë sanë orthodhokse u zotua të japë në një vënd 30 napolona, gjetkë 25 napolona dhe gjetkë 20 napolona, me qëllim vetëm dhe vetëm që të trondinjë shtateshat (themelitë) e besës sanë orthodhokse të cilën shënjtdëshmorët tanë (martirët), dhe etërit dhe mësonjësit tanë të shënjtë e forcuan me anë të kaqë therorive (sakrificave) dhe me anën e gjakut të tyre.
Dhe po themi se i tillë vetëm është qëllimi i tyre, domethënë të vdierin Besën tënë të shënjtë; sepse po nisin këta masonë dhe protestantë të shajnë konizmat (ikonat) e shënjta, të përçmojnë shënjtorët, të çnderojnë Kryqin e Nderuar dhe të çkatërrojnë (të prishin) agjrimet e kreshmët, dhe të përhapin ungjij dhe dërgimtarë (apostuj) dhe libra të tjera, të cilat janë kundër fesë sonë të shënjtë, dhe te cilat përpara vitësh i çvetëmtoi (i aforisi) dhe i dogji Ëma jonë, Kisha e madhe e Krishtit, Patriarqia.
Për këtë shkake pra, të shtyrë prej dëtyre bariu dhe parëmendimit (kujdesit) Atëror, ju ngusim (ju porositim) të gjithë ju, të vegjël e të mëdhenj, të vobekë e begatorë, burra e gra, që të mos u jepni besë fjalëvet dhe zotimevet të këtyre të mallkuarve femohonjës, që t’i mbyllni veshët tuaj kundra bllackimevet (bllasfemivet) të tyre, dhe qysh e qysh të mbeti (të qëndroni) të gjithë besnikë në fenë tuaj atërore të cilën po e ruajmë 1892 vjet.
Sepse në përndodhje të kundërt, me të drejtën tonë kryezotërishte (sovrane), dhe me fuqinë e Frymës Kryemeshëtaren tënë, që na dhuroi neve Zoti ynë Jizu Krishti me anën e nxënësvet dhe të apostujvet të tij, çpallim: Cilido nga të krishterët që do të pranojë nga i mallkuari Petro Luarasi dhe përngjanjësit e tij para, ose shqipmësonjës ose libra masone dhe protestante, qoftë i aforisur prej Perëndisë Gjithëpushtetonjëses, pastë nëmën e të 318 etërve të Kishës, të ketë krromën e Jezuit, të mbetet i patretur dhe kotruf pas vdekjes, dhe të mirë të mos shohë, as përparim të bënjë në këtë botë gjersa të pendohet dhe të marrë ndjesën dhe përlajën kanontare.”
Në Korçë, më 20 të vjeshtës së parë 1892
Fillareti i Kosturit uratësi juaj mbë Krishtin

Në letrën e Mitropolit të Kosturit Fillaret shkruhet: ''Cilido nga të krishterët që do të pranojë nga i mallkuari Petro Luarasi dhe përngjanjësit e tij para, ose shqipmësonjës...'' dhe (Petro Nini Luarasi)"erdhi rrethepërqark në katundet e ndryshëm të ngasrës (Kazasë) së Kolonjës, duke u zotuar të përkufizonjë (emëronjë) mësonjës shqipëtarë gjoja për të mësuarë gjuhën shqipe, e cila nuk është e qënë"
Kjo provon që dhespoti i Kosturit Fillaret ishte kunder gjuhes shqipe dhe mësuesve të saj.
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Përgjigje: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

Petro Nini Luarasi

E VËRTETA BËN FENË, DHE JO FEJA TË VËRTETËN

Kur të parën herë më ra ndër duar ky mallëkim me çkishërimin, dhe i vëzhgova ato, dy gjëra të kundërtë prekën shpirtin tim: pikëllimi dhe gëzimi. Më një anë u pikëllova, se gjer tani i dashuroja Mitropolitët, kryepriftët si dhe tërë priftërinjtë e Kishës, dhe i vështronja ata si udhëheqës hyjëtimi dhe mirëbesimi dhe përfundonjës të porosivet të ungjillit dhe predikonjës të virtutës; pa edhe i hyjetonja (i mbanja për të shënjta) dhe i besonja si të drejta dhe të kthiellta vendesat kishëtare të tyre, si të ardhura prej burimit të vërtetë të Krishtërimit, dhe të kujdesura për interesat e përgjithëshme të njerëzisë. Po tani, kur rodhani i jetës njerëzore, në rrotullim e sipër, më shtyti edhe mua në nevojën e vepërimit që të di qëllimin për të cilin u krijova dhe rronj në këtë botë, hasa sakaqëherash, që në krye, kundërpunonjës përballë ndërgjegjes sime të drejtë ata, të cilët i pandehnja udhëheqës e mburonjës të interesit të drejtë të njerëzisë dhe përpjekës së të vërtetës; hasa kundërshtarë ata, the, të cilët bota e krishterë i emëron përfaqësonjës të Perëndisë dhe predikonjës të mësimevet të Krishtit; pikërisht ata, të cilët, dyke hedhur këtje të virtyten ungjillore si cipën gjarpëri, shtrëmbëruan mesditazi fort farisaisht predikimet e Krishtit, dhe votojnë ballafaqeza kundër formimit shpirtëror të shqiptarëvet, dyke i gabuar ata dinakërisht e me lajka; ata thonë se bëjnë një detyrë hierore duke predikuar e duke dëshëruar përkthkyerjen e shqiptarëvet në grekërizmë; ata i farmakosin shqipëtarët e paditur me të yshturat që u zotonen atyre me përmbushjen e mendimit të madh himerik të grekërvet!
I hieruarshimi shorti orthodhoks i Patriarqisë, me përmbisillën e zakonshme fetare mbi popujt e ndryshëm tjetërgjuhës, dyke ndryshuar frymën e Ungjillit në veglë politike për të kthyer të tjerët kombe në grekërizmë, u mëçel duke u lodhur nga kjo përpjekje, dyke zbrazur dhe flludha dhe zë më të kotë; dhe pa më në fund që, tek t’i grekërrosnjë grekmosqënësit, padashur i bëri mëmëdhetarë ata dhe mbolli në zëmërat e tyre dashurinë për mëmëdhethin e tyre lindëtor; dhe kështu në vënt të përkthyerësve dhe të miqve, harroi dhe bëri armiq të papaqësuar dhe ahmarrës! Pra, në këtë pashtekje e dështim të plotë, shorti orthodhoks i Patriaqisë si të vetëm ngushullim e çperdëmim të moskoditjes së ti mjaftoi të çvetëmonjë fetarisht (të aforisnjë) ata kombe nga Kisha orthodhokse greke, dyke i emëruar ata veçbesiratarë, përçerakë e skizmatikë dhe të tjetër sendi - si dhelpra, e cila kur pa rrush të varur lart sa nuk mund t’i rrëmbente, iku me pikëllim duke i quajtur ataaguridhe!
Në këtë kohë, Kisha Patriarqike i ktheu hejet e presjet (majat) e propagandave të shumësendëta të saj kundër Shqipëtarëvet orthodhoksë, që mbetem të vetëmet kurbanë të huaj në mandrën greke. Prandaj shorti priftëror grek i Patriarqisë mbështeti të funtmet shpresa të pashpresa të ti në “ja atë, ja mbi të” (i tan i epi tas) dhe fillon tërbuarazi helenizimin e shqipëtarëvet pikërisht në një kohë kur shqipëtarët, ku më shumë e ku më pakë, dyke u zgjuar nga gjumi harakat i paditurisë, edhe më tërbuarazi dëshërojnë të nginjin s’hpirtët e zëmërat e tyre me diturinë e gjuhës së tyre shqipe së shkruarë.
Në këtë grapje , priftërija patriarqike bëri veglë të qëllimit të saj fenë; dhe me fuqitë e kësaj, dyke u dëftyer si kyçmbajtës e qiellit dhe i dheut, e vështronte vetëhen si përfaqësonjës pushtetplotë të Perëndisë edhe në Parajsë edhe në Ferr, dhe po tant fenë si këmborë frikësonjëse kundër ciltdo shqipëtari që dashuron shkronjat e tij; dhe që ta trëmpnjë më tepër dhe të bëjnë nënëdorës të mendimit grek e përpleksi në rrjetat e aforizmit e të çkishërimit, dyke i lënë ati vetëm një rrugëzë për ikje shpëtimi: pendimin, domethënë të mohuarit e gjuhës ëmëtare shqipe dhe të vetardhurit e tij në Elinizmë! Me këtë mënyrë Kisha Patriaqike në vënt të krishterësh prej gjithëkombevet njeh vetëm grekër nga gjuha e grekomanë në mendim, pa bërë ndryshim ndë janë tjetër kombësije dhe gjuhe grekomanët në mendim; dhe gjithë kjo Kishë në vënt orthodhoksësh me brumë të Krishtërimit të vërtetë të përlindur , uron të ketë grekomanë megalloidheatë të pagëzuar me ëndërra dhe prralla greke, dhe të gjitha, të përmblidheshmet e të qiellshmet, i sheh me sytë e saj shoviniste, dhe çdo gjë mosgreke e shkelmon. Kështu, pra, dyke flakur si bloker çdo gjë të Ungjillit, predikimet e Krishtit dhe këshillat e Dërgimtarëvet , tregëton dhe përfitimson edhe njerëzisht edhe perëndisht për hir të kombësisë greke dhe të gjuhës greqishte dyke sjellë të madhe ftohtësi dhe çngjiste midis drudhëve të tërë trungut krishtërimor.
Cili orthodhoks mund të mos pikëllonet dyke parë përshtatyrën e purgosur të Kishës? Cili munt të mos dridhet, kur sheh që mësimin e ungjillit e fshehin nga njerëzit; dhe në vënt të ati, buçin në Kishë fjalëdhëna e propagandistëve të interesuar?
Kujt nuk i dhëmbet kur sheh që feja bënet lodër e përqeshet nga përfaqësonjësit e saj, të cilët dyke çveshur robën e përunjtë të Krishtit u veshën me kllamidhën e jetës qytetore? Cilit nuk i vjen keq dhe nuk mbshehrëtit dyke parë përfaqësonjësit e Perëndisë dhe lëçitësit e Ungjillit të ndryshuar në agjentë të interesave politike dhe të predikimeve kombëtare? A nuk është blasfemi fort e turpshme në Perëndija dhe tradhëti e madhe në Isu Krishti kur përfaqësonjësit e ti dhe barinj të Krishtërimit kujdesen të bëjnë Krishtërimin nëndoras e vegël të Mendimit të madh të grekërve?
Shorti priftëror, predikon që vetëm populli grek është populli i zgjedhur i Perëndisë dhe i vetëmi që ka të drejtë të quhet popull i krishterë dhe ungjillor; pa të tjerët popujtë krishterë janë kaqbesonjës, heretikë, sqizmatikë, domethënë antikrisht! Dhe këtë e bëjnë që të përglistërojnë (dheleasin) shqipëtarët orthodhoksë të paditur, që t’i çkëputin ata nga shkronjat e tyre shqipe dhe t’i kthejnë në grekërizmë!
Po ndë është (si thonë disa barinj shovinistë të krishtërimit) se vetëm grekërit dhe grekomanët janë të vetmit besnikë dhe pasonjës të njohur të Krishtit, dhe vetëm këta janë të krishterë, atëherë vallë Zoti Jisu Krishti erdhi në botë, u mishërua, pësoi, u kryqëzua, vdiq, u ngjall, u lartësua në qiell dhe rron vetëm për hir të një grashti grekërish, të vetëmit përmbaronjës gjoja të porosive të ungjillit? Ç’tallje orthodhokse kishëtare për fenë e krishterë! Ç’pahyjëtim rasoforësh dhe përçmim i poshtër për Jisu Krishtin! Ndë është se Jisu Krishti në një hop afro dymijë vjetësh, me gjithë sa pasoi me gjithë predikimet e hyjshim, me gjithë dashurinë që dëfteu ndër gjithë njerëzit, pa çquarje gjuhe a komobësije, bëri nxënës vetëm grekërit, atëherë ngaha do të dëftenet Hyjësia dhe i larti dërgim i ti në botë? Apo nga të tre milionët grekër? Me ç’qëllim vallë dhe për hir të kujt ky poshtërim i vlejës së Jisu .Krishtit? Teksa të tjerë profitë të huaj numërojnë në radhuashkresat e mandrës së tyre shumë qindra milionë besnikë! E tillë përdredhje e së vërtetës kllet dhembje e dridhje e frikë në shpirtin e cilitdo të krishteri të vërtetë dhe mirëndjenjës!
Po kur u kujtova se ajo kohë antikrishte e shekujve të mesmë, në të cilët mënjanë mallkimet, aforizmat dhe çkishërimet, si tri mënyra të çpikura gogol për të krishterët e paditur, parasheshuan mjetin e përfitimqëllimit , me tjetër anë ndjesëkartushkat edhe pas pendimit të atyreve që s’fajtuan kurrë gjendëshin papushim në urdhër të përditshëm të degës fort-fitimsjellëse që merrej me tregëtinë e trupave e të shpirteve të krishterëvet - ajo kohë e shekujve të mesëm, në të cilën mënjanë populli i paarësyer dhe i paditur përshites si kafshët e gjalla nga kryetarët e fesë, dhe me tjetër anë mbretër e princër dhe fort shumë sundimtarë fuqiplotë të botës dridhëshin mbëgjunjë përpara pëqisë së priftërisë kristanike të cilën dyke e puthur e laknin me lott, dhe dyke rënë posht e përmbysë përpara këmbëvet të shortit priftëror përunjurisht i lutëshin atij se qysh e si të bëheshin të vlyerë të zëmërmirësisë së ti, dhe t’u ndjenëshin mëkatat, po edhe të shpëtonin nga rreziket e përmbidheshmë dhe të bëhenë (prapë me hirin e priftërisë) të pranuarshëm në parajsë; - kur u kujtova, them, se ajo kohë e errët e theu qafën dhe iku për të mos u kthyer kurrë më - u gëzova fort! Sepse njerëzia mënjanë dyke u ngritur nga përshtatyra shtëzore e pamësimit dhe dyke u arësyer nga njohja e së vërtetës po mërgohet ditë-për-ditë nga rrëmettrazyra farisaike dhe prishanike dhe dinake e disave që kundër së drejtës quhen nëvëndës të apostonjëvet; me tjetër anë dyke njohur nga punërat e tyre barinjtë e vërtetë fetare të Kishës i dashuron ata dhe dashuronet syresh, beson në një Perëndi të paanëshme, kupëton fenë e vërtetë, dhe merr vesh nënëbarrën e saj kundrejt fjalës së trajtuar, merr pjesë me çmim të barbartë në predikimet dhe zotimet e Ungjillit, dhe, dyke patur njohjen e së vërtetës, di qëllimin për të cilin u krijua mbi dhet dhe ku vete pas vdekjes.
Prandaj o të dashur mëmëdhetarë shqipëtarë, ju që dëshëroni rrojtje njerëzishte me nder e vlejë, që kini mall lindjakët tuaj të mos ecin në errësirë pamësimi dhe barbarije, ju që dashuroni gjuhën ëmëtare dhe atdhethin lindëtor, jo me përsydukje , po thjeshtë e pastër, si të vetëmet të mira në këtë botë, le të mos bëhemi foshnja dyke lënë të na gabojnë e të na lëvizin si blokëra në erë andej -këndej ata që ndjekin qëllime dhe interesa të huaja.
Sikush prej nesh le të provonjë të mirën e vet dhe me punë le të përpiqemi për interesat e drejta tona. Me sytë tanë dyke shikuar dhe me ata veshët tanë dyke dëgjuar, se gjithë komet e qytetëruar mbi dhe me atë gjuhë të tyre përparuan dhe u çpalosnë le të vemi përpara edhe ne në mbrothësi dhe qytetërimin më të ëmbëltën gjuhën tënë shqipe, e cila sado e vobektë ndë qoftë, po është e vetëmia mëmë e thjeshtë dhe e dlirë, e cila dashuron kthielltasi dhe nukë bindet të përçahen lindjakët e saj.
Le të zgjohemi prej harrimit të pandjenjës (elathargjisë), le të vimë në vehte dhe le të dimë se vetëm gjuha është të njohurit natyrisht të një kombi a të një njeriu. Njeriu mund të mësonjë shumë gjuhë, po një nga ato do të dëftenjë shënjëtyrën e shtëpigjindjes së ti dhe të kombit të ti të veçantë. Dhe kombi ynë është tërëbashka e shqipëtarëve, dhe gjuha jonë është shqipja, të cilën e trashëguam nga stërgjyshërit tanë Pelazgët.
Mos ktheni mendim, o vëllezër, nga përfallëtimet e çpikjet e disa atëdhemohonjësve shqipëtarë, të cilët me qëllim pranonjë dy gjuhë për shqipëtarin: një ëmëtare shqipen; dhe një tjetër atërore greqishten. Këtë gjë dhe ata vetë nuk e besojnë po i nevojëton ata të predikojnë kështu ndër të paditurit një e tretë gjuhë që quhet interesë, të cilën ata e mbajnë për vehte; dhe u dhanë të dy të tjerat shqipëtarëvet e të tjerë mëmëdhetarëve të tyre, ndonëse këta vetëm një njohin, shqipen, që e kanë nxënë nga të dy prindërit, Ema e Ati. Këto janë mjeshtërira tradhëtore dhe miturishte në shërbim të qëllimeve dhe intrigave të huaja.
Ta dashurojmë dhe ta përparojmë gjuhën tënë dhe kombin si të vetëmat tallanda që na mbesoi Perëndia për provim të vlejës sonë midis kombëvet të tjerë të dheut. Ta begatojmë gjuhënë edhe kombin tënë me kulturë dhe qytetërim, dhe atëherë do të shohëm që gjithë sa folë liksht kundër gjuhës dhe kombit tënë do të turpërohen dhe si dylli përpara faqes së zjarrit do të treten prej nakari. Le të mos frikësohemi përpara llomatitjevet e prallavet të atyre që nukë e dashurojnë po e urrejnë mbrothësinë e njerëzisë dhe nënë maskë shënjtorësh e mendarësh duan të na gabojnë ne, dhe le të dimë se ay që është frikacak përkundrejt së drejtës - ay bëhet tradhëtor i mëmëdheut dhe i vetëhes së ti.
Lavdi Perëndisë
"Mallkimi i shkronjave shqipe e çpërfolja e shqiptarit", Manastir, 1911)
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Përgjigje: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

Ilia Spiro deklaron: "Edhe vdekja e Petro Nini Luarasit është fallsifikuar, pasi ai është eliminuar nga turqit.“

Le të përshkruajmë përse dhe cilët e vranë Petro Nini Luarasin, sipas kronikes se ngjarjeve te dhena ne ate kohe:

1887, gusht. Mitropoliti i Konsturit Qirilli, pasi nuk e bindi dot Petron me të mirë “të hiqte dorë nga një punë që s’ishte e mbarë”, e mallkoi në kishë përpara bashkëatdhetarëve të tij; i urdhëroi priftërinjtë që të mos e qasnin në meshë; i porositi miqt e farefisin e Petros ta largonin “të nëmosurin” nga shtëpia dhe katundarët të mos e qasnin si mësues në fshatrat - se Petrua kish dalë prej udhës së Perëndisë dhe qe aforisur dhe çkishëruar.
Po në atë gusht, u bë gjyqi i abetares kundër Petros. Në këtë kohë u këndua kënga:
Luarasi i shkretë vete tym e flakë;
Bën dava Dhespoti me Petro Dhaskalë;
Për një kartë shqipe njëqind lira vanë;
Hahet ky Dhespoti me Petro Dhaskalë;
Dhespoti Kosturit, bëj davanë mirë,
Është kaur i fortë e na prish shtëpinë.
1910-1911. Është përsëri drejtor i shkollës së Negovanit, 1910, 20 Mars, u çel Kongresi i dytë i Manastirit në të cilin Petroja mori pjesë si delegat i shoqërisë “Lidhja orthodokse”; i Negovanit dhe i Ballkamenit dhe u zgjodh shkronjës (sekretar) bashkë me Ferit Ypin. Këtu foli në emër të Lidhjes Orthodokse dhe fjala e tij e botuar në gazetën“Bashkimi i Kombit” bëri përshtypje të fortë.
1911, prill. Shkroi greqisht e shqip veprën e tij kryesore “Mallkimi i shkronjave shqipe” dhe apologjinë e shqiptarit kundër këtij mallkimi.
1911, 17 korrik. E burgosën në Korçë kur po kthehej nga Manastiri për në Kolonjë.
1911, gusht. E thirrën përsëri në Manastir.
1911, 10 gusht. U nda nga shokët në Manastir, më 11 -12 gusht e mbajtën në Korçë nën vërejtje. Ndërsa më 14 gusht të dielën, u nis nga Korça herët dhe shkoi drejt e në kishë të Luarasit ku kishin ardhur miq nga gjithë fshatrat rrotull për panairin e fshatit. Një ditë më vonë, ditën e Shënmërisë, u foli të mbledhurve për të fundit herë dhe bisedoi me miqtë më të ngushtë në shtëpi të vet. Pati gostinë e fundit. Pas dreke thirri në mbledhje mysafirët më të shquar, ndër të cilën Reiz Qytezën dhe Adem Karafilin, për të biseduar rreth ngritjes së një shkolle në Kostallarë, me internat për nxënësit e katundeve të largët.
1911, 16 gusht. E thirrën të vinte në Ersekë. Më 17, ditë e mërkurë u nis për në Ersekë... Në orën 5 lajmëruan familjen se qe sëmurë rëndë. E shpunë nga farmacia në han, ku kërkoi ndihmën e doktorit, po s’ja dhanë, kërkoi t’i vinte Mihal Leshica po të dy xhandarët roje te dera s’e lanë të hynte. Asnjë burrë nuk lanë të vinte ta shihte, e aq më pak ta ndihmonte. Njerëz të porositur thërrisnin nëpër pazar: “Kolera! Kolera! Petro Luarasi ka kolerë!” Një motra e tij plakë, teze Jane, dhe një fshatar i tij Kozo Dhima hynë dhe e ndihmuan sa mundën. Gjuha i qe prerë po dha shenja ta nisnin për në fshat. E hipën në mushkën e Kozo Dhimës, dhe u nisën për udhë. Po atë ditë me 17 gusht 1911, para mesnate, mbylli sytë për jetë në Gostivisht në shtëpinë e kushurirës Paro Vasil Kita, të cilën edhe atë bashkë me babanë e saj në maj 1914 grekët e therrën te kisha e Shën Thanasit.
1911, 18 gusht. E shpunë në Luaras. Aty erdhi edhe doktori grek Janilis me suvarinj dhe xhandarë turq. Petroja paskish vdekur nga kolera, prandaj duhej t’i digjej trupi në gëlqere! Të krishterë e muhamedanë, nga të gjithë fshatrat rrotull kishin ardhur atë ditë në varrimin e Petros. Muhamedanët të armatosur qëndronin pakëz larg: në njërën anë shumica, miqtë e Jaçes dhe të Zenelit; në tjetrën anë Dake Mali me një nga dy shokët e tij, vrasësit e Jaçes dhe të Zenelit. E kur xhandarët u afruan të hedhin gëlqeren mbi kufomën e Petros, Dakeja, ish-armiku i Petros por i pajtuar, kërceu drejt varrit dhe u thirri të tjerëve: “Ka qenë miku juaj - hasmi im. Po përpara do të më djegin mua të gjallin se kufomën e Petris!”
Xhandarët s’panë nga ikën! Në një letër që i dërgoi Leko Mihal Dhosi, Guri Sevos në Amerikë midis të tjerash lexojmë: “Njerëzia as që pyetën fare ç’ishte frika. “Kur vdiq ky njeri i mirë i fshatit tonë, le të vdesim edhe ne, le të vdesim” thanë. Dhe s’kishin se ç’të bënin asqerët, se s’i mbanin dot njerëzinë”. Kështu shkruante Lekua, një nxënës i Petros, i cili edhe ai vetë tre vjet më vonë ra i vrarë përpara kishës së katundit nga plumbat e andartëve grekë.
Kështu burrërisht qëndruan djemtë trima të fshatit rreth kufomës së Petros në ato çaste dhe rreth familjes së tij tre vjet më vonë, kur armiqtë e çështjes shqiptare deshën ta fshihnin nga faqja e dheut familjen e Petros.
Gazetat u mbushën me nekrologjira për Petro Luarasin. “Dielli”, “Liria”, “Drita”, “Kalendari”... të gjitha botuan përshkrime të gjata mbi jetën dhe veprën e tij.
(Kujtime nga i biri Skënder P. Luarasi )
Po si e nga kush u helmua P.N.Luarasi
Përparimi i shkollës së Negovanit, libri ''Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit'', që goditi rëndë politikën e Patrikanës në Shqipëri dhe mbi të gjitha përpjekjet e tij për themelimin e një komiteti për bashkimin e gjithë çetave në Shqipërinë jugore, këto e shumë të tjera i bënë kundërshtarët e Petros që të përpiqeshin ta zhduknin sa më parë, sepse qe i ri, i fortë dhe i dashur prej kryengritësve shqiptarë.

Nekrologji për P.N.Luarasin dhe ora e fundit, Dielli , 28 shtator 1911, f.2.
Ngushëllim: Shoqëria ''Mall i Mëmëdheut'' dhe ''Përlindja Shqiptare'' e Jamestownit, dërgon ngushëllimet e saj të sinqerta familjes Petro Luarasi për humbjen e të dashurit tyre dhe atdhetarit tonë të palodhur, e fillonjësit të Shoqërisë ''Mall i Mëmëdheut'' , Dielli, 19 .10.1911, f.3.
Shumë atdhetarë të vërtetë e qanë me lot të nxehtë në vjersha të bukura vajtimtare. ''Dhe unë vetë e kam qarë Petron'', shkruan Guri Sevo, ''pse e kisha mik e mësonjës, dhe se natura i kishte dhënë një cilësi të veçantë në mendje dhe në zemër, karakterin që e çquante nga shumica, dhe si shqiptar e kemi dashur se na nderonte fshatin e kombin.''(*)
(*)Në fillim të shekullit Patrikana greke pati marrë vendim që dhespotët të emëroheshin jo më pleq po të rinj, të zotët për të zbatuar çdo mizori kundër armiqve të elenizmit dhe dërgoi të tillë në Kostur, në Manastir dhe në Korçë. Njëri qysh në predikimin e tij të parë u tha besimtarëvet: ''Moisiu ka thënë: Përgjigjuni kundërshtarit sy për sy e dhëmb për dhëmb". Unë ju them: Ndë ju nxjerrtë armiku njërin sy, ju t'ia nxirrni të dy sytë dhe ndë ju theftë një dhëmb, ju t'ia thyeni të gjithë''.
Tjetri: ''Krishti u tha apostujvet: Lerini shtëpitë dhe ejani pas meje. Unë ju them: shitini shtëpitë, armatosuni dhe vrajini armiqtë e helenizmit''. Dhe kështu e në këtë mënyrë barbare predikonin dhespotët e Fanarit në vendet ku nuk flitej gjuha greke.
Kur mendoj që Karavangjeli i Kosturit dha urdhër që të bëhej masakra e 12 shkurtit, në të cilën humbën jetën Papa Kristoja, vetëm se meshoi shqip në fshatin e tij Negovan, Papa Theodhosi, vetëm se qe i vëllai i Papa Kristos, dhe Papa Vasili, vetëm se qe nipi i tyre, dhe të katër të tjerët, vetëm se donin të dëgjonin ungjillin shqip, dhe brenda pesë vjetëve edhe dyzet e katër të tjerë banorë të Negovanit u bënë fli vetëm se dërguan fëmijët në shkollën shqipe, çuditem, jo që e helmuan Petro Luarasin më 1911dhe si nuk e vranë në Negovan që të nesërmen e ditës që çeli shkollën shqipe në atë fshat!
Po, vërtet, pse nuk e vranë?(*)
--------------
Kur Thoma Bezhani ia bëri këtë pyetje së gjyshes, ajo i qe përgjegjur : ''Plumbi nuk i ze trimat''. (90 vjetori i shkollës shqipe në Bezhan, ''Mësuesi'',14 janar 1974)
Se ja që Petro Nini Luarasi nuk kish ‘’thimjo ksillo’’, copë dru prej kryqit të Krishtit që t’i shërbente si hajmali. Po ç'djem besnikë e trima paskeshin qenë ata të Negovanit e të Bellkamenit! Këta të gjithë me kapedan Spiro Bellkamenin e ruajtën Petron si të dy sytë e ballit.
''Po pse ia bënë atë të keqe dhe e helmuan!''
Helmimi ka qenë një nga armët e ndyra që përdorte Bizanci për të zhdukur armiqt e tij; se vrasja me helm mund të maskohet. Dhe helmatimin e Petro Luarasit u përpoqën ta maskonin duke çpifur se vdiq nga kolera.
Për vdekjen e Petros prej helmit aso kohe u bind e gjithë bota, me gjithë përpjekjet që bënë konspiratorët grekë e xhonturq për të mbuluar aktin e tyre kriminal prej opinionit publik. Kur u kthye Petro Luarasi nga Manastiri në Kolonjë, domethënë dhjetë ditë para se të vdiste, ai ishte fare mirë nga shëndeti.

Gazeta ''Drita'' e Manastirit, më 16 Vjeshtë e Parë 1911, shkruan për vdekjen e Petro Nini Luarasit dhe lajmëron me këto fjalë:
''Ky atdhetar i flaktë vdiq në gusht të këtij moti në Ersekë. Disa thonë që e farmakosën armiqtë dhe disa të tjerë thonë se vdiq nga apopleksia. Dy javë më parë se të vdiste kish ardhur këtu në Manastir dhe ish fare mirë nga shëndeti.''
Po të kish qenë i sëmurë Petro Luarasi qëndronte në Manastir dhe atje mund të gjente mjekimin e nevojshëm. Pas dy ditësh udhë, të mërkurën, më 10 gusht arrin në Korçë ku përsëri e mbajtën nën vërejtje për nja dy ditë. Kur e lëshuan, po të kish qenë sëmurë, qëndronte në Korçë, ku mund të gjente mjekimin e nevojshëm më lehtë se në fshat.
Të djelë, më 14 gusht, u nis që me natë nga Korça për në Luaras me këmbë. Kur arriu në fshat, shkoi drejt e në kishë, ku pati nisur mesha. Të nesërmen qe panairi i Shën Marisë dhe u interesua të piqej me sa më shumë mysafirë, që t'u fliste e t'i bindte për të çelur shkolla shqipe. Tërë atë mëngjes bëri vizita nëpër fshat. U puth e u përqafua me miq e të dashurit e tij. Në shtëpi të tij priti e përcolli mysafirë, hëngri e piu bashkë me ta. Të martën shtroi vetë vrahun në lëmë dhe punoi gjithë ditën e ditës. Të mërkurën më 17 gusht, thonë se nuk kishte ndër mend të shkonte në Ersekë, por e thirrën. Edhe këtë ditë i la kafshët për punë e shkoi me këmbë në pazar. Kishte shpresë të kthehej shëndoshë e mirë në fshat.
Dihet se në Ersekë foli për punë të shkollës që dëshironte të çelej asaj vjeshte atje. Për këtë gjë foli edhe me tregëtarët grekomanë të atjeshëm, dhe me Pet Prodanin në dyqan të tij. Grekomanët kishin organizuar një shoqëri të tyre në Kolonjë me kryetar nderi dhespotin e Kosturit, Joakinin, me të cilin Petro Luarasi kishte qenë në luftë për vdekje. Pet Prodani qe kryetar i kësaj shoqërie, një doktor grek Joan Thanas Janulis ish sekretar i saj. Atë pasdreke fatale, prej dyqanit të Pet Prodanit shkoi në spicerinë e Janulit. Në këtë interval u sëmur Petro Luarasi. Që u helmua, s'ka dyshim. Pyetja është: Ku u helmua, në dyqan të Pet Prodanit apo në farmacinë aty ngjitur. Përpara spiceranës u rrëzua përdhe. Kur e shpunë në han, njerëz të porositur po thërrisnin nëpër pazar: ''Kolera! Kolera! Petro Luarasi ka kolerën!''
Këtë e bënë komplotistët për të humbur gjurmët e krimit të tyre. Në atë moment shpifja e bëri efektin e saj për të mbajtur njerëzit larg të sëmurit, po gjithë bota e kuptoi që Petro Luarasi vdiq i farmakosur.”
Një fakt tjetër që provon se Petro Nini Luarasin e farmakosën është se gjatë kthimit nga Erseka, hipur mbi mushkën e Kozo Dhimës, ai villte përmbi qafën e saj. Të nesërmen ngordhi edhe mushka, që qe e shëndetshme e bënte përmbi 15 napolona asaj kohe...

Një nga dialogjet e mbajtur në provimet e shkollës shqipe në Korçë midis dy nxënësve shqiptarë dhe një nxënësi grekoman, i cili mburr antikat e Greqisë, mësuesi i shqipes e mbaron me fjalët:
Vëlla, ç’na duhen të teprat?
Nuk vështrojmë punët ne?
Grekët qofshin të vjetrit,
Për ne qoftë çdo e re.
Ai vdiq në luftë e sipër për të renë.
Kur vdiq i la së shoqes pesë lira borxh të cilat ajo i shleu duke shitur bagëti e drithë që t'ia mbante të pastër emrin. Fëmijëve nuk u la trashëgim talanta por karakterin e emrin e mirë.Në kujtimet e tij Sali Butka shkruan: ’’Në qoftë se në Kolonjë do të ngrihet në kohën e ardhshme ndonjë përmendore për atë që e shpëtoi dhe e nderoi këtë vend, kjo përmendore duhet të jetë e Petro Nini Luarasit, që na zgjoi, na bashkoi e na lartësoi dëshirat e veprimet’’.
Mbas çlirimit, Kolonja ia ngriti bustinPetro Nini Luarasit dhe ia përjetësoi emrin në shkollën e Ersekës të cilën e pati ngritur që gjatë Rilindjes Kombëtare .
Epitaf i thjeshtë: ‘’Mësues i lavdishëm i shkollës shqipe’’.

Nga materiali i mësipërm rezulton që Petro Nini Luarasi u helmua nga qarqet ortodokse shoviniste greke me përfaqësues dhespotin e Kosturit, Joakinin, Pet Prodanin qe kryetar i shoqërisë së fshehtë dhe doktori grek Joan Thanas Janulis, sekretar i saj.
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Përgjigje e: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

ëQUOTE=petrol;132955] Ilia Spiro thotë: ’’Une s'e kam te veshtire ta shpreh mendimin tim per PN Luarasin...Nuk mund të te falenderoj qe me ke ngritur aq shume sa te me njohesh si pasardhes te Mitropolitit Fillaret. Ështe lavderim per mua, por une nuk i pelqej lavderimet... Persa i perket historise (së Petro Nini Luarasit) ajo eshte fallsifikuar dhe duhet rishkruar, keshtu qe nuk mund te manipulohet me nje film te epokes se socializmit...Gjithsesi nje fjale e urte thote se "Patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjve".
http://www.**************.com/showthread.php?p=2968324

Ndërsa Ilia Papa (Albo) shprehet (http://www.**************.com/showthread.php?p=2968324):
“Mos ngaterroni patriotet qe shkelen me kembe fene e tyre, per hir te interesave politike e kombetare, duke u bere propagandues te sekteve protestante ne vend me historine e Kishes Orthodhokse. Shume nga ata patriotet me lart u ckisheruan me te drejte nga kisha pasi zgjodhen qe te behen vegla te propagandes protestante ne vend, ne dem te tradites se lashte orthodhokse te komunitetit prej te cilit ata dolen... "

“Petro Nini Luarasi ishte nje nga figurat me te nderuara nga rregjimi komunist, pikerisht se kujtimin e tij rregjimi e keqperdori si pjese te propagandes komuniste ne luften e saj te hapur ndaj Kishes dhe fese ne pergjithesi. Keshtu qe pare nga kjo perspektive, Petro Nini Luarasi e ka luftuar Kishen Orthodhokse jo vetem sa ishte gjalle, por edhe pas vdekjes duke u bere vegel propagandistike e rregjimit komunist...
Kisha Orthodhokse asnjehere nuk ka qene kunder gjuhes shqipe, pasi kleri dhe besimtaret e saj e kane shkruajtur shqipen te paret...Kush ishin viktimat?
Viktimat ishin besimtaret e thjeshte orthodhokse, qe ishin komuniteti i vetem jetim ne vend, pa nje mbeshtetje te huaj dhe ishin shenjestra e sulmeve latine nga matane Adriatikut. Dhe krahas kesaj, u duhej qe te perballeshin edhe me propanden e protestanteve ungjillore te dale nga gjiri i tradites se saj. Dhe peshkopet e Kishes ben shume mire qe i shkisheruan, pasi kushdo qe zgjedh te behet protestant, apo romano-katolik, apo mysliman, nuk ka se si te jete i krishtere orthodhoks.’’ ë/QUOTE]

Pasi provuam me fakte të vërtetën nga mashtrimi nuk ia vlen të zgjatemi me këto deklarata të Ilia Spiros e Ilirian Papës por do të ishte mirë që të dinim se kush janë këta ortodoksë grekomanë që na shfaqet kudo në emër të Kishès Ortodokse të Janullatosit si burim informacioni zyrtar. Dikush mendon se ndoshta janë me shtetësi apo kombësi greke, a janë në konflikt interesi si trashëgimtarë të ndonjë bashkëpunëtori në vrasjen e Petro Nini Luarasit apo thjesht ashtu ia thotë mendja.
Nga burime të besueshme del që janë thjesht shërbëtorë që, për hir të pagesës, janë të gatshëm të thonë e të bëjnë gjithçka, edhe tradhëti, e cila siç thotë populli: “është dera e parë e maskarenjve’’
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Petro Nini Luarasi
Kundèr mallkimit të gjuhës shqipe
(Fragment)
E dègjo, or qir dhaskali,
Tè tè them shkurtèr njè fjalë,
Kjo mendje duhej së pari
Po tani të mori malë!
Jo grekèria tè jetè,
Kryeprift e Patrik vetè,
Po dhe Krishti ndè na thèntè
Se- “Jam grek, jakni pas meje”
Do ti themi:”Pa mblidh mèntè,
Se shqiptari s’vjen pas teje!”
Grekrit e zgjebur mejtojnè
Me tè rreme tè fitojnè,
Kanè zèn’ e na mallkojnè
Dhe na shajnè Shqipèrinè,
Vetè-vehten turpèrojnè
Dhe çnderojnë Perèndinë!”

Kjo vjershë në fakt u dedikohet sot atyre që janë thjesht qelepirxhinj që, për hir të pagesës, janë të gatshëm të thonë e të bëjnë gjithçka, edhe tradhëti, e cila siç thotë populli: “është streha e parë e maskarenjve’’.
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Përgjigje e: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

Petro Nini Luarasi
Miq dhe armiq (Fragment)

Shqiptari, bullgari, rumuni (i thone grekomanit )
Yh, mor i ndyrë
Posi mynxyrë
kur nuk të vjen keq,
për gjuhën që heq;

Kush të të dëgjojë
që Shqipen e le,
do të të nderojë
për mendjen që ke?

Dhe ai greku vetë,
që po të gënjen,
ç’thua të të ketë
ashtu siç pandeh?

Grekomani
Oh! Ju lutem, më dëgjoni,
Unë s’pata faj i gjori,
një mik më qafë më mori
dhe shoh që sytë m’i nxorri!

Të drejtën e kuptoj,
dhe dola nga një hidhërim,
po një të mirë u kërkoj
të më falni fajin tim.
 

bomber

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 4, 2010
Postime
142
Pikët
0
Përgjigje e: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

i lavdishem qofte per jete emri i Petro Nini Luarasit.
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Petro Nini Luarasi, Mall i mèmèdheu

Zemta sa èsht’ e gèzuar,
kur ka mall pèr mèmèdhe,
sa e rritur, sa e lartsuar,
pèrmbi qiellin tè ngreh!
Mall i madh pèr mèmèdhenè
tè bèn tè quhesh njeri,
tè marrç vesh vetè- vet’henè
tè kuptosh Perèndi!
Tè shton pèrmbi jetèn jetè,
Tè jep kurajè e guxim,
Shpirtin ta bèn tè pametè
Dhe nè botè t’ep lèvdim.
Malli dhuron dashurinè
Tè kesh mbi t’afèrmin tènd
Tè dashurosh Shqipèrinè,
Larg e afèr, nè çdo vend.
Shumè larg dhe fort mèrguar
Nga Shqipèria kur je,
Malli tè djeg krahruar
Por zemrèn e ke atje!
Plak i thinjur, i motuar,
Malli ty tè pèrtèrit,
Tè fluturon kèmb e duar
Dhe nè çdo rrezik tè shtit.
Shpirt-lig èsht’, i pavlerè
Dhe i poshtèr çdo njeri
qè s’ka mall pèr mèmèdhenè,
Shèmbèllen me bagèti!
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Përgjigje e: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

Alfred Uçi,
Dy gjigandët me fat të përbashkët Petro Nini Luarasi dhe Kazanzaqi (Fragment)
Shkolla shqipe dhe autoqefalia e Kishës së krishterë, sipas P. N. Luarasit, u duhej shqiptarëve që kombi i tyre të shkonte përpara, të qytetërohej. Sot edhe institucionet fetare më të ndryshme të vendeve të botës janë të angazhuar të përmirësojnë veprimtarinë e tyre, duke kërkuar falje edhe për mëkatet, gabimet, madje edhe krimet, që nuk kanë munguar në të kaluarën e historisë së tyre. Krerët progresistë të këtyre institucioneve përpiqen t’i modernizojnë institucionet e veprimtarinë e tyre. Majfton të kujtojmë nismat e Papa Gjon Palit të ndjerë për t’i njohur gabimet, mëkatet dhe krimet e institucioneve fetare të së kaluarës me qëllim që ato të mos përsëriten. Kurse Peshkopi grek Anasatas Janullatos, që për qëllime të errëta, sidomos politike etj., e mban Kishën Ortodokse të Shqipërisë si në kohën e sundimit në Ballkan të osmanëve. Me ca klerikë që nuk dinë shqip, që mbajnë shërbesat fetare e predikime greqisht, duke shkelur qëllimet e shenjta të krishtera, nuk kujtohen të kërkojnë së paku ndjesë për faje e krime që bënin në kohën e tyre peshkopët Fillareti, Gregori, Cirili dhe të tjerë shërbëtorë të Kishës greke kundër besimtarëve atdhetarë orthodhoksë shqiptarë, duke nëpërkëmbur rregullat e Autoqefalisë së Kishës orthodhokse shqiptare dhe të Shtetit shqiptar, duke dashur ta kthejnë Kishën tonë në një shtojcë të forcave më konservatore të Kishës Greke dhe të politikave të saj të vjetëruara shoviniste të “megalidhesë”. Në ditët e sotme, kur vendi ynë ka jo vetëm një sistem politik demokratik, por edhe institucione fetare që zhvillojnë lirisht veprimtarinë e tyre, dëshira e besimtarëve të sinqertë e atdhetarë është që të përgatitet e gjithë shoqëria jonë për t’u integruar në BE, edhe me institucione fetare moderne, të konsoliduara, kur janë likuiduar edhe dëmet që u solli monizmi institucioneve fetare, kur gjenden mjaft klerikë shqiptarë të formuar mirë me idetë moderne fetare të krishtërimit human, të aftë për t’i drejtuar me gjuhën amëtare e me urtësi, mençuri e drejtësi institucionet fetare, pra, tani mbetet të largohen nga vendi ynë që të mos pengojnë më Atoqefalinë e besimeve fetare sipas traditave të saj shqiptare dhe të kërkojnë ndjesë për mallkimet, gabimet, mëkatat dhe krimet që janë bërë në të kaluarën në dëm të shqiptarëve. Meqë e heq veten “progresist” Peshkop Anastasi, që të mos mbetet vetëm me fjalë, është mirë edhe për të edhe për Kishën e sotme greke, të kthehet në Atdheun e vet, që të mos harrohet për keq nga orthodhoksët shqiptarë, që të afrohet me prirjet globale botërore të modernizimit të institucioneve fetare dhe ta lerë Kishën shqiptare në duartë e shqiptarëve, që kanë ditur ta realizojnë Autoqefalinë sipas mësimeve të vërteta të Ungjillit e jo sipas atyre, që i pat përmendur e dënuar Kazanxaqi në kohën e vet, të atyre që “kryqëzonin Krishtin përsëri”.
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Përgjigje e: Petro Nini Luarasi, Martiri i Gjuhës Shqipe

Petro Luarasi: ndriçim, opinion, përndjekje

Foti Cici

Ta begatojmë gjuhënë edhe kombin tënë me kulturë dhe qytetërim (Luarasi, 1911)

Kur dëgjohen emrat e të parëve të kombit shqiptar, atje ku është mbishkruar dhe Petro Luarasi, duket sikur bashkëmoshatarët e mi sillen vringthi para një imazhi fotografik bardhezi, në një afri të njëqenshme me tekstet e hershme shkollore, tej ronitjes së kohës. Nëse librat pak më të vjetër kanë përdorur një foto tjetër, brenda grupmoshave të këtij brezi, tek i njëjti hero mund të ketë edhe shpërfytyrime shëmbëllesash. Ndonjëherë këto janë të qëllimshme, aq sa pikëzohen atje përplasjet pamore në art, me konfliktet e tipareve të etërve. Për shembull, fotoja e Nolit në tekstet e vjetra shkollore ishte e një burri të pashëm (në një foto të përpunuar) pa mjekër, me kollare të bardhë, me një buzëqeshje të lexuar këndshëm, humaniste, dhe kështu mbeti te kujtesa e më të vjetërve, siç rrëfehen ata sot në shtyp, me hiret e pleqërisë së mirëpritur. Ndërsa tek ne më të vonët, Fanoli u fytyrua me mjekër të madhe, të zezë, revolucionare, dhe meqë ato vite në Shqipëri mjekra ishte njësoj e ndaluar si droga, buzëqeshja brenda dendurisë së grezhës, bërë njësh me mustaqet e mëdha, nuk shquhej prej nesh, nuk mund të përkthehej.

Në rastin e Petro Luarasit gjithë sendet janë ndryshe. Tingëllima e emrit të tij nuk mundi të na përcjellë asnjë imazh kaq të ngrirë fotografik, sepse mitologjia nacionalkomuniste bëri diçka më të madhe: Sa herë që dëgjohet emri i Petro Ninit, edhe pse shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk e ka lexuar atë (në kundërtí të Nolit, që të gjithë kanë lexuar diçka prej tij), ne na vjen ndërmend një fytyrë e zverdhur nga helmimi, me tipare të pashquara të një skene mortore, me ritualin e mbivarrshëm të juglindjes, ku ritmi i kujtesës kulturore zbardhëllen shëmbëlltyrën e lëverdhur të heroit, përdrejt ngjyrës së gëlqertë, duke gëluar zbehjen e pamjes me klithmat: “Kolera, kolera…”.

Më 15 gusht 1886, Petro Luarasi nisi të predikojë ungjillin shqip në kishë, në fshatin e vendlindjes, ku shërbente si mësues i sponsorizuar nga një institucion grek. Pak më parë ai pati përkthyer e futur për përdorim në kishë disa lutje shqipe (Asokohe, e deri në vitet 1920, kisha vendore kishte shkarë dhe besonte se shqiptarët nuk kishin arsye të luteshin në gjuhën e tyre). Një vit mbas kësaj, gusht 1887, mitropoliti i Kosturit, Kirili, e shkishëroi dhe e mallkoi ndriçimtarin. Mbas disa vjetësh, 20 shtator 1892, pasardhësi i Kirilit, Filareti, shpalli qortimin e letrave shqipe dhe meshoi sërish shkungimin e Petro Luarasit dhe të familjes së tij. U burgos dy herë, ndërsa herën e tretë përiku për katër vjet në SHBA, ku ishte bashkëthemelues dhe psallt i kishës së parë shqipe atje, në vitin 1908, nga ku u kthye të përfundojë misionin në Shqipëri. Në vitin 1911, mes një persekutimi të egër, nën arrestime e hetime të njëpasnjëshme, ai botoi veprën Mallkim i shkronjavet Shqipe dhe çpërfolja e Shqipëtarit.[1] Që nga gushti 1886 e deri në gusht 1911, Petroja përmbushi njëzetë e pesë vjet aktivitet ndër shqiptarë; mision fetar dhe kulturor.

Sot, në 94-vjetorin e fjetjes së Petro Nini Luarasit (17 gusht 1911), pyetje mbas pyetjesh presin e shtrëngojnë. Sa është e vërtetë, e sa është e mitizuar nga kalesa e tij në historinë tonë? Çfarë rëndësie ka ky personalitet për brezin e sotëm? Çfarë vlere kanë shkrimet e tij? A po mos vlerat e dëshmorit janë tej teksteve të tij? Për më tutje, si mund të ftillohet dikush publikisht për Petro Luarasin, kur kisha ortodokse shqiptare nuk i ka kërkuar ende ndjesë atij, për përndjekjet që i shkaktoi, dhe madje nuk e përkujton fare atë, as në atdhe e as në diasporë?

Duke iu bindur rrezikshmërisë që shkaktojnë këto pyetje ndaj të gjallëve, përse të jetë rrezikuese kur thërrasim të vdekurit e rajonit?



Krisma në hyjnajë

Shtypi i hershëm shqiptar shkruante se kur mitropoliti i Kosturit bëri një udhëtim shërbese në Kolonjë, tha: “Këtu të gjithë janë besnikë te patrikana dhe helenizmi. Vetëm një kemi që na turbullon punët e na sjell ngatërrime. Ky është Petro shqiptari nga Luarasi, por dhe këtë së shpejti do ta ndreqim.”[2]

Sado e letrarizuar të jetë kjo dëshmi, marrë nga shtypi ynë fillestar nën hijen e Turqisë, atje ndijojmë realitetin e asaj periudhe historike, e cila nuk ishte dhe aq ndryshe me sot, sidomos nën shkëlqimin e manipulimit të mendjes, teksa rrymat kulturore mbi kombin e kombësinë dolën më të forta se subjektet romase të perandorisë otomane. Por në një këndvështrim jo shekullar, mund të gulçojë dikush: Sa bukur që i shkonin punët ortodoksisë shqiptare atëherë! Besimtarët ishin të varfër, më keq se sot, por ama kishin pafajësinë, e cila i shëronte të gjitha; thelbin e adhurimit e ndienin më hirshëm, sepse greqishtja i çonte në qiellin e shtatë, me misterin e saj të pakuptueshëm; priftërinjtë ishin të paarsimuar mirë, por qenë më besnikë, e të tjera të vërteta. Sa më pak ndërlikime, pra, aq më pak dhimbje, e sa më shumë dituri, aq më shumë telashe…

Hierarkia ortodokse, e cila gëzonte herë nxitjen e herë mbështetjen e qeverisë turke, ndjente siguri në shërbesë, ndërsa vetë grigja tregonte bindje e bashkëveprim. Ndoshta ishte solidariteti fetar, si detyrim i ndërsjelltë për plotëri të besimit ortodoks? Këtu ndizej më shumë konflikti gjuhësor me të folmet e rajonit, kryesisht me “banalitetin” e greqishtes së re, por tashmë dhe me shqipen e “dialekte” të tjera të rajonit të Ballkanit, të cilat mëtonin të zëvendësonin “gjuhët hyjnore”. Me këtë tymnajë folklori ishte njësuar udhëheqja kishtare, aq më tepër kur hyjnaja e gjuhëve të vjetra shërbente interesat universaliste të perandorisë otomane, për të mbikëqyrur në paqe kulturat e mileteve shumëgjuhëshe.

Përndjekjet ndaj këtyre veprimtarëve të ndriçuar, klerikë e laikë ortodoksë, të cilët përfaqësonin një lëvizje në thelb spirituale, me disa parelelë njëherësh, por me platforma të kthjellëta përkthimore, çuan në përndjekje, burgosje e deri në vdekje. Fryma e risuesve u ndijua demoniake, opinionet e tyre tingëlluan si luftë kundër krishtërimit lindor, ndërsa shkëmbimet e intelektualëve ortodoksë me ata perëndimorë u konceptuan si lidhje hafijesh.

Në rastin shqiptar, ajo që kërcënonte strukturën e ortodoksisë vendore, nuk ishte ndërhyrja e shqiptarëve jo ortodoksë në çështjet kishtare, të “polemëve të krishtërimit”, të cilët nuk priteshin të çmonin një institucion ortodoks spiritualisht të fuqishëm. As bëmat e shqiptarëve ortodoksë jashtë Shqipërisë shkaktonin shtrëngesa, sepse imazhi i mërgatave nuk frikësonte, ngaqë një koncept i tillë atëherë nuk ekzistonte, ndërsa rrjedhjet grupore të vendorëve “në dhé të huaj” besoheshin e uroheshin si të përkohshme. Kalimtaria e mërgimtarëve nuk ishte e zonja të ndikonte në atdhe, pa fuqinë e virtualitetit të sotëm, përderisa rajoni nuk kishte pasur precedentë influence tej gjeografisë. Frika kishte bërë çerdhe tek të shqetësuarit, duke përgjuar formulimet kishtare të shqipfolësve, brenda territorit të Kishës, prandaj dhe dridhej hierarkia. Problemi ishte me ata ortodoksë që mërgonin nga rajoni, fizikisht a shpirtërisht, sepse bashkë me pafajësinë ata humbisnin dhe drojën. Po sikur të shkodizonin lojën e manipulimit?

Brenda kësaj paqeje të dekretuar në enciklikë, e jo në frymë, merita e Petro Luarasit ishte parësisht tek zgjimi e ndriçimi i tij, pastaj te këmbëngulja për të formuluar mendimet brenda përvojës fetare, por sidomos te guximi për t’i rrëfyer ato botërisht e gjer në fund. Kërkohej kapërcimi i së tashmes, pa shkelur bashkëkohësit dhe vlerat e tyre të larmishme. Mbi të gjitha, madhërohej aspirata e risimit në botën shqiptare, tek e cila Petro Luarasi ndjente të pashmangshëm martirizimin që e priste dita-ditës. Atëherë kur rrëshqiste hierarkia. Predikues për jetën, por me kujtesë vdekjeje, kishte kurajën e madhe të rrëfimtarisë, e cila i falte ndjeshmërinë për të rrokur të vërtetën, për të ndijuar thelbin e sendeve shqiptare ortodokse, për të përjetuar në pikën më të brendshme të njeriut të përvuajtur këtë realitet të zhdrejtë kulturor.

Në krishtërimin lindor, laikët kanë një traditë të lashtë përfshirjeje e mësimdhënieje në kishë, edhe pse disa herë ajo dëliret. Kur këta laikë janë të ndriçuar, ata dalin nga kisha lokale dhe bëhen pjesë e ndërgjegjjes së Kishës. Lasgush Poradeci, kur rrëfen për hapjen e kishës shiqtare në Bukuresht, dëshmon se prifti shqiptar, At Harallamb Çalamani, shkoi në Ruamani pikërisht nga Stambolli, atje ku shërbente në një kishë greke të Patrikanës, dhe se “Dogma fetare orthodhokse mi karakterin ndërkombëtar të Krishterimit, atje ku Krishti i porosit Nxënësit e Tij të predikojnë Ungjillin nër gjithë popujt, i kish ardhur At Harallambit nga veterani i madh Petre Nini Luarasi, mprojtësi i patundur dhe i tmerrshëm i shkronjave shqipe në kohën e Rilindjes.”[3]

Për regjimin e ortodoksisë së asaj kohe, shfaqja e Petro Ninit ishte e papritura e madhe. Ai po influenconte jo vetëm intelektualë shqiptarë e besimtarë të thjeshtë, por dhe një pjesë të klerit shqipfolës të Patrikanës. Si ka mundësi që një mësues i greqishtes dhe i kulturës helene, një “mëditësi ynë”, të jetë kaq mosmirënjohës, të guxojë të ngrejë krye, të bëhet bukëshkalë? Krismë në hyjnanë…



Opinioni spiritual

Thelbi i mendimtarisë së Petro Luarasit është te libri i tij, botuar greqisht e shqip pak muaj para vdekjes, Mallkim i shkronjavet Shqipe dhe çpërfolja e Shqipëtarit (ose, nëse e përkthejmë nga greqishtja e tij, në shqipen e sotme, “Qortimi i letrave shqipe dhe apologjia e shqiptarit”). Në këtë vepër të Petro Luarasit kemi një dialog të laikut me klerin, të grigjës me barinjtë, të popullit me hierarkinë, për të kallëzuar administrimin e mbrapshtë të vlerave spirituale.

Mbas lejimit të shkollave shqipe nga qeveria turke, gjë që bëri të mundur kthimin e Petros në Shqipëri nga Amerika, Gazeta Times e Londrës shkroi për qëndrimin e patrikanës dhe të kishës greke kundër shqiptarëve, për ndalimin e gjuhës së tyre në kishë, por duke dhënë përshtypjen e një keqtrajtimi kulturor të shqipfolësve. Times akuzonte hierarkinë për shkishërime dhe mjete të tjera të paligjshme kundër përparimit të letrave shqipe, në vend të “civilizimit të shqiptarëve të krishterë”. Por patrikana e përgënjeshtroi këtë në shtypin e saj, duke deklaruar se akuzave në fjalë “iu mungon e vërteta”. Nga ana tjetër, aktet e shkishërimeve që lexoheshin në kishat shqiptare shënonin se Petro Luarasi kërkonte të kultivonte “gjuhën shqipe, e cila nuk ekziston”. Këtë u përpoq të bënte mësuesi i përndjekur. Të provonte se ekzistonte përndjekje, bashkë me shqipen, përdorimi i së cilës madje përkonte me doktrinën e krishtërimit ortodoks mbi gjuhën e njeriut.

Në qoftë se sot ne e kemi të vështirë të shpjegojmë botërisht gjëra ortodokse që janë kaq të thjeshta, atëherë ishte edhe më keq. Sepse në çfarë gjuhe do të fliste dikush, kur intelektualët ortodoksë, duke përfshirë dhe Luarasin, mendonin e shkruanin parësisht në greqishte? Edhe shqipja e Petros, ndryshe nga shumica e brezit të tij që e mohonin, ishte gjuha e mësuesit, e eksperimentuesit, e predikatorit ndër bashkatdhetarë të pamësuar, domethënë gjuha e një fjalësi të kufizuar, pa përdorim parësor. Në këtë rast shtrëngonte gjuha e teksteve kishtare, ku ishin shkruar shkishërimet, atje ku duhej formuluar dhe apologjia e shqiptarit, testamenti i tij.

Nëse trajtesa nuk shkruhej greqisht, në pjesën më të madhe, do të ishte gjuhësisht e pakuptueshme. Vetë autori përdor shpesh kllapat në versionin shqip, për të bërë të kuptueshme fjalëformimet e tij, ndërsa në fund paraqet dhe një fjalorth shqip-greqisht, për t’u shfajësuar kështu në historinë e botimeve tona në rajon. Dhjetë vjet para tij, Theofanis Mavromatis (Fan Noli) shkruante e botonte në një greqishte të folur, e cila ishte doktrina e ndriçimtarëve të mendimtarisë së atëhershme greke, por Petro Luarasi shkroi afër gjuhës zyrtare, në “zhargonin kishtar”, në një stil shumë arkaik, për t’u përafruar, ndoshta, këtë herë me intelektualët shqiptarë, por dhe për të folur në gjuhën që përdorte shkishëruesi i tij, Filareti i Kosturit. Kjo përkonte të ishte dhe gjuha me të cilën Petro Luarasi krijoi atë persona që la në historinë tonë kulturore; larg Nolit.

Fjala e Petro Ninit shtjellohet vetëzëshëm mbi referenca të imta biblike, me fraza të dendura liturgjike, e jo në sentenca klasikësh, në citate letrarësh, a në aleanca e bashkëlidhje bashkëkohësish. Pothuaj gjysma e librit përbëhet nga vargje e paragrafë të marrë nga Shkrimet. Besimtar gjer në palcë, çdo frymëmarrje në debat bëhet përmes Biblës. Autori përsërit me dhimbje se shqiptarët ortodoksë jetonin “në errësirë, në injorancë, në barbarizëm” dhe se kisha ortodokse ishte fajtore, përderisa nuk i lejonte vendasit të përdornin gjuhën e tyre, në mënyrë që të kuptonin gjuhën e fesë e të ndriçoheshin “përmes doktrinës së krishtërimit”. Sipas trajtesës së Luarasit, kishte kaq padije në popull, saqë shumica e shqiptarëve ortodoksë besonte në shenjtorë, por jo në Zot. Dhe kjo kishte arsye kulturore – bestytni, paragjykime, drojë, etj. Luarasi na njofton në këtë libër cilësinë spirituale e arsimore të asaj periudhe historike, për të cilën Noli & CO heshtin. Sepse të mëdhenjtë nuk merren me çikërrima…

E veçanta e ligjërimit vetëgjyqësor të Petro Luarasit në përvojën tonë kulturore, nuk qëndron kaq shumë tek vlerat patriotike, tendencat filozofike, a përfshirjet e tij gjuhësore në këtë trajtesë, sesa tek përmasat vendore të opinioneve të formuluara, atje ku dialektika e universales është pajtuar me lokalen, pa sjellë pështjellim a përndarje, me gjithë dhimbjen e rrudhat e pashmangshme. Dëshmori na trashëgoi një fjalës të plotë spiritual, të cilin nuk e gjejmë gjetkë në trashëgiminë shqiptare. Filli i tij është gjuha shqipe, legjitimiteti i saj, e cila duhet të kultivohej, sepse e kërkonte Bibla dhe tradita e krishterë. Kjo ishte një përgjegjësi spirituale e hierarkisë, prandaj dhe ia vlente apologjia dygjuhëshe.....
(Vazhdon)

(Materiali i plote gjendet tek http://bizantin.wordpress.com/2007/0...on-perndjekje/
 

petrol

Anëtar
Anëtar
Jan 10, 2011
Postime
101
Pikët
18
Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare të japi shpjegime

Kisha Ortodokse Autoqefale të japi shpjegime
Gilmana Bushati

Në redaksinë e "Gazetës Shqiptare", nipi i atdhetarit të shquar Petro Nini Luarasi, i cili mban të njëjtin emër, solli shqetësimin e tij lidhur me shpifjet që po bëhen ndaj këtij personaliteti të kombit shqiptar, një nga martirët e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, nga njerëz që ai i konsideron si zëdhënës të qarqeve grekofone. Për këtë arsye, jep një dëshmi të tij lidhur me gjyshin e tij, Petro Nini Luarasin, kontributin që ai dha jo vetëm për kishën, shkollën shqipe dhe në përgjithësi për kombin shqiptar. Petro Luarasi kërkon që kisha ortodokse të prononcohet zyrtarisht se çfarë qëndrimin mban ajo për mallkimin, ç'kishërimin familjar dhe vrasjen e Petro Nini Luarasit. Ai kërkon gjithashtu kërkon që të shprehen jo vetëm për gjyshin e tij, por edhe për martirët e tjerë të kësaj kishe si dhe të shprehen se kush janë për Kishën Ortodokse Shqiptare dhespotët grekë, Qirilli, Grigori, Fillaret dhe Joakim.
Zoti Petro Luarasi, tek forumi "Zëri i Shqiptarëve" keni bërë një deklaratë "NDAL FUSHATËS SHPIFËSE KUNDËR MARTIRIT TË GJUHËS SHQIPE PETRO NINI LUARASI". Pse u drejtohesh vetëm besimtarëve ortodoksë kur dihet që Petro Nini Luarasi u takon të gjithë shqiptarëve pa dallim feje?
Do të më vijë shumë keq në rast se lind ndonjë keqkuptim. Unë jam edukuar në rrethin familjar e shoqëror me frymën e unitetit kombëtar e tolerancën fetare, me lidhje krushqie të ndërsjelltë, ndaj nuk kam preferuar kurrë të diskutojë apo të shkruajë ndonjë artikull që t'i ndajë, ballafaqojë apo kritikojë besimet fetare, qoftë edhe për ndikimin mbi ngjarje të rëndësishme të vendit tim. Për mua të tëra fetë dhe besimtarët e tyre duhet të respektohen dhe të përkrahen deri në atë cak ku nuk prishin ekuilibra madhorë të unitetit kombëtar, shtetin e arsimin laik. I kam përbuzur me neveri komentet politike e kulturore me paragjykime fetare e krahinore, sidomos kur përforcohen edhe nga trysnia e jashtme. Kur më pyesnin "Epo, ç'je ti?" - u përgjigjem "shqiptar", pa lënë shteg për më tej, i bindur verbërisht edhe në shprehjen e mirënjohur të Pashko Vasës, "Feja e shqiptarit është shqiptaria" edhe të tim gjyshi, Petro Nini Luarasit, "Kombi mbi të gjitha". Dhe ja ku erdhi dita që unë t'iu drejtohem në radhë të parë ortodoksëve shqiptarë, publikisht, papritur e detyrimisht, për një padrejtësi fetare të madhe, të kobshme. Kobi mbahet një shekull i ndrydhur në trungun e familjes Luarasi, dhe ka të bëjë jo vetëm me gjyshin tim, Petro Nini Luarasin, por edhe me tërë familjet e martirëve të ortodoksizmit shqiptar, edhe me të tërë ortodoksët shqiptarë. Theksoj që kjo çështje nuk i përket vetëm të shkuarës, por edhe të tashmes, nuk lidhet vetëm me teoritë e apostujve ortodoksë shqiptarë në luftë me klerin ortodoks shovinist grek për mbrojtjen e gjuhës, shkollës laike dhe institucionit kishtar shqiptar; por edhe me KOASH-in (Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare), që drejtohet aktualisht nga qytetari grek Episkop Anastasios Janullatos. Ndaj deklarata ime u drejtohet dhe u takon në radhë të parë besimtarëve ortodoksë shqiptarë, si pjesë përbërëse e unitetit fetar shqiptar, pa mënjanuar gjykimin e popullit dhe ligjet e shtetit shqiptar.
Si lindi ky problem?
Sivjet do të përkujtojmë 100-vjetorin e vrasjes të "Mësuesit të Popullit" Petro Nini Luarasi. Gazetat e kohës kanë shkruar se më 17 gusht të vitit 1911, "u nda nga kjo jetë i helmuar nga rrethet orthodhokse shovene greke apostulli i shqiptarizmës, i skolive dhe kishës ortodokse shqiptare", Petro Nini Luarasi. Përgjithësisht jam interesuar e përpjekur të ndriçojë të vërtetën historike të kombit shqiptar dhe ta përhap atë edhe duke testuar opinionin publik, jo vetëm për Petro Nini Luarasin, por edhe tërë bashkëluftëtarët e tij martirë, besimtarë ortodoksë shqiptare si Papa Kristo Negovani, i vëllai Papa Theodhosi dhe nipi Vasil Gjergji, At Stath Melani, At Naum Cerja, Jani Vellaraj, Vasil Gjergji... Duke pasur parasysh emrin dhe popullaritetin e "forumit shqiptar", me konfigurim modern e shumëllojshmëri tematike dhe rregulloren ku garantohej mbi të gjitha fjala e lirë e toleranca, me përkushtim atdhetar, hapa tek indeksi i besimit ortodoks temën "Historiku i krijimit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe martirët e saj." Atje fillova të hedh materiale mbi përpjekjet e para për të përdorur gjuhën shqipe në kishën Ortodokse (ku flitej vetëm greqisht), dhe martirët e parë si Papa Kristo Negovani, Stath Melani etj, përpjekjet e shqiptarëve në Amerikë me Fan Nolin e Petro Nini Luarasin për krijimin e bazamentit të kishës Ortodokse shqiptare dhe ftoja forumistët të paraqisnin materiale e të diskutonim. Papritur tema ime me materialet përkatëse nga forumi ortodoks kishin "fluturuar" tek forumi protestant me një mesazh të moderatorit "Arbëresh Niku", që diktonte se Petro Nini Luarasin dhe të tjerët me Fan Nolin në krye e kishin vendin tek protestantët?! Protestova, por moderatori dhe disa forumistë të tjerë ortodoksë të kudondodhur në temat "përvëluese" kombëtare, si: Ilia Spiro, Ilirian Papa ("Albo") etj, këmbëngulnin në tezën që Petro Nini qe besimtar protestant?! Atje krahas dashamirëve, për habinë time, ndesha në persona të rëndësishëm, shpifës, falsifikatorë dhe mbrojtës mendësish, të cilat normalisht nuk i takojnë shekullit XXI, por periudhave kur populli shqiptar ishte i pushtuar dhe mbi të ushtrohej terrori e sundonte propaganda shoviniste. Nga diskutimet e kuptova që nuk ishte çështje dijesh, por imponim dhe nuk kishte vend për logjikë. Ndërsa përgojuan e tjetërsuan veprimtarinë e Petro Nini Luarasit, mbrojnë e përligjin mallkuesit e vrasësit e tij, dhespotët ortodoksë, shovinistë grekë dhe platformën e tyre antishqiptare! Oponentët nuk janë forumistë të rastësishëm, por persona të kudondodhur në tema historike e kulturore, në përgojime personalitetesh shqiptare, përfshi Fan Nolin, në varrim-zhvarrime eshtrash, në provokacione minoritetesh, në kundërshtime aktesh juridike shtetërore, në deklarata të KOASH-it, në propagandimin e aktiviteteve dhe kultit të drejtuesit të tij. Dhe për më tepër disa prej tyre shprehen në emër të gjithë ortodoksëve shqiptarë dhe vetë peshkopin Janullatos! Pse nuk ka asnjë deklaratë denoncimi nga zyra e shtypit të KOASH-it! Për mua si atdhetar shqiptar, kjo nënkupton jo vetëm paradoks, por edhe përgjegjësi konkrete ndaj i indinjuar vendosa t'i demaskoj publikisht, tashmë që kemi shtetin tonë shqiptar që na garanton mbrojtjen e gjuhës, shkollës, kishës dhe martirëve tanë, konkretisht të Petro Nini Luarasit.
Ku konsistojnë shpifjet ndaj Petro Nini Luarasit?
Deklaratat e tyre ndaj personalitetit e veprës së Petro Nini Luarasit për nga urrejtja, ligësia dhe deformimi i fakteve më kujtojnë inkuizicionin barbar mesjetar. Në mënyrë të përmbledhur po i përmend duke i cituar, pasi nuk mund t'i perifrazoj "Ilia Spiro: PN Luarasin bën pjesë në politizimin e historisë që ka bërë komunizmi, thjesht për të sulmuar Ortodoksinë. Mitropoliti Fillaret e ka ç`kishëruar P.N. Luarasin, si tradhtar të kishës Ortodokse dhe përhapës të herezive protestante, ungjillore e masonike. Këtu nuk ka të bëjë gjuha shqipe e shkruar, sepse në këtë kohë shkollat në gjuhën shqipe sapo kishin filluar të funksiononin...Edhe vdekja e tij është falsifikuar, pasi ai është eliminuar nga turqit". "...Nuk mund të të falenderoj që më ke ngritur aq shumë sa të më njohësh si pasardhës të Mitropolitit Fillaret. Është lavdërim për mua. Për sa i përket historisë (së Petro Nini Luarasit) ajo është falsifikuar dhe duhet rishkruar, kështu që nuk mund të manipulohet me një film të epokës së socializmit, i cili nuk shfaqej pa u miratuar më parë nga byroja politike." Ilia Papa ("Albo") shprehet: Petro Nini Luarasi është produkt i sajuar i diktaturës i keqpërdorur në luftë kundër kishës ortodokse dhe fesë në përgjithësi pasi "kleri e Kisha Ortodokse asnjëherë nuk kanë qenë kundër gjuhës shqipe". Dhe, "peshkopët e Kishës bën shumë mirë që e shkishëruan, pasi kushdo që zgjedh të bëhet protestant, apo romano-katolik, apo mysliman, nuk ka se si të jetë i krishterë ortodoks." Shtoj vetëm që këta persona për të sterrosur të vërtetën e dokumentuar i përdorën të tëra spekulimet e mundshme deri tek pretendimi që dhespotërit e kanë shkruar mallkimin shqip, ndërkohë që në tekst e quanin shqipen gjuhë të paqenë! Pra urrejtja u verboi sytë e iu mori mendjen! Ata përkundër vetëdeklarimit të Petro Nini Luarasi, si ortodoks shqiptar e akuzojnë si protestant me qëllim që të justifikohet mallkimi, ç'kishërimi dhe në fund helmimi i dhe guxojnë t'i japin të drejtë dhespotëve shovinistë grekë, kriminelëve Qirilli, Grigori, Fillareti, Joakim dhe jo martirit të gjuhës shqipe Petro Nini Luarasi.
Një nga tezat e hedhura kundër Petro Nini Luarasit është produkt i komunizmit dhe se historia e tij është politizuar "thjeshtë për të sulmuar Ortodoksinë". Çfarë mendoni ju për këtë?
Në fakt, kjo pyetje duhet t'i drejtohet tërë shoqërisë së emancipuar shqiptare dhe veçanërisht akademikëve dhe burokracisë shtetërore në këto kohë "vorbullash". Këto lloj tezash që rreken të justifikojnë teorinë e "tokës së djegur", se kështu ç'rrënjoset fara e komunizmit (që nga Rilindja Kombëtare!), mbijnë sa herë që kërkohet groposje vlerash e përbaltje, personalitetesh të mirëfillta. Pa mohuar, se në periudhën e diktaturës janë bërë shumë shtrembërime e krime, nuk mund të mohohet gjithçka, madje edhe kontributi i rilindasve tanë. Me keqardhje konstatoj që në realitetin shqiptar sloganet "për hir të..." i lenë shteg shtrembërimeve, falsifikimeve e deri tradhtisë kombëtare. Shprehem kështu, sepse gjykoj që kush saboton apo minon gjuhën, shkollën kombëtare laike dhe kishën shqiptare (përfshi edhe atë ortodoksë autoqefalë) shkel mbi gjakun e eshtrat e martirëve të kombit dhe merr damkën e tradhtarit.
Cilat janë këta persona që hedhin këto teza?
Normalisht nuk do të analizojë opinione individësh të zakonshëm apo gjysmakë, por përfaqësues platformash. Këtu kam parasysh zëdhënës pranë politikave dhe udhëheqjes të KOASH-it, që flasin në emër të ortodoksisë shqiptare dhe shfaqen pranë kreut të tij Janullatos, pa pasur asnjë reagim, distancim apo përgënjeshtrim nga zyra e informacionit të KOASH-it. Ndaj po i marr seriozisht. P.sh., po përmend qytetarin Ilia Spiro, i cili si zëdhënës "bubrron" në temat politike, historike, kulturore e fetare, atje ku diskutohet për zhvarrim eshtrash, për incidente me minoritetin, për kundërvënie ndaj sistemit gjyqësor shqiptar e deri te politikbërja e institucioneve të shtetit laik shqiptar. Në këtë linjë janë edhe shpifjet e manipulimet e tij ndaj atdhetarit ortodoks shqiptar Petro Nini Luarasi të trajtuara në deklaratën e shpallur.
Cili është mendimi juaj për statusin e martirëve ortodoksë shqiptarë në KOASH?
Unë nuk dëshiroj të paragjykoj, por duke u nisur nga deklaratat e këtyre "zëdhënësve", komoditeti që u jepet platforma dhe strategjia e tyre, pasojat që shkaktojnë tek besimtarët ortodoksë shqiptarë e në harmoninë fetare, po i drejtohem publikisht zyrës së shtypit pranë KOASH-it, që të shprehet në lidhje me këta "zëdhënësa", të japë shpjegimet përkatëse në lidhje me martirët ortodoksë, të gjuhës, shkollës dhe Kishës Ortodokse Shqiptare, të cilët provohet, se janë vrarë nga qarqe shoviniste ortodokse shoviniste greke. Konkretisht këtë e bazoj te përndjekja dhe vrasja e gjyshit tim, ortodoksit shqiptar Petro Nini Luarasi, për të cilin kërkoj që KOASH-i të deklarojë si institucion fetar se çfarë qëndrimi mban aktualisht: në lidhje me mallkimin, shkishërimin familjar dhe vrasjen e tij dhe njëkohësisht të shprehen në lidhje me dhespotët grekë, Qirilli, Grigori, Fillaret dhe Joakim, të cilët përkatësisht e kanë mallkuar, çkishëruar dhe vrarë.
Ç' mendoni ju, si duhet trajtuar veprimtaria e Petro Nini Luarasit?
Nuk më takon mua të përcaktoj si të ndjejë populli, si të shkruajnë historianët dhe si të vlerësojnë burokratët Petro Nini Luarasin, një nga heronjtë e dalluar të Rilindjes Kombëtare. Por vë re, që populli në përgjithësi e kujton me nderim, historianët ia evidentojnë disa nga meritat ndërsa shteti e ka dekoruar dhe vlerësuar me emërtime objektesh. Tani që u njoha me tezat që deformojnë veprimtarinë e Petro Nini Luarasit dhe luftën e egër që i bëhet atij nga qarqet shoviniste grekofone, si një ndër martirët e kishës ortodokse shqiptare dhe i ndërgjegjësuar për situatën reale, jam i shtrënguar të them që çdo shtet e ka për detyrë, që jo vetëm të krenohet, por edhe të vlerësojë dhe të ruajë ata që kanë kontribuar për lirinë, gjuhën dhe kulturën e tij. Sidomos brezi i ri, të dijë historinë e paraardhësve të tij martirë, edhe të Petro Nini Luarasit, i cili e la amanet që me gjakun e tij të shkruajnë gjuhën shqipe.
Për tematikën që po diskutojmë më intereson veçanërisht ndjeshmëria e ortodoksëve shqiptarë për Petro Nini Luarasin dhe martirët e tjerë nismëtarë të krijimit të kishës Ortodokse të pavarur shqiptare. Për fat të keq veprimtaritë e martirëve ortodoksë shqiptarë në Jug e në Veri të Shqipërisë, në luftë të ashpër përkatësisht me shovinizmin ortodoks grek e serb, nuk janë evidentuar si duhet, roli historik i tyre është minimizuar dhe nuk është pasqyruar si duhet në tekstet shkollore dhe studimet akademike. Madje therroritë e tyre janë lënë me qëllim në harresë duke i shkaktuar një dëm të madh memories historike dhe ndërgjegjes kombëtare me pasoja të rënda në ditët e sotme. Tashmë ka ardhur koha të ndërgjegjësohemi dhe ky gabim të ndreqet përkundër sloganeve oportuniste, në realitet antikombëtare "Të nëpërkëmbemi për t'i bërë qefin botës". Ka ardhur koha të mbrojmë e shpallim vlerat tona të mirëfillta, kontribut edhe i paraardhësve tanë martirë, sepse vetëm duke nderuar ata dhe veten do të na respektojnë të tjerët. Kështu më ka mësuar paraardhësi im Petro Nini Luarasi i cili shkroi: Kombi ynë është bashkësia e shqiptarëve, dhe gjuha jonë është shqipja, të cilën e trashëguam nga stërgjyshërit tanë Pellazgët… Ta begatojmë gjuhën edhe kombin tonë me kulturë dhe qytetërim, dhe atëherë do të shohim që gjithë sa folën liksht kundër gjuhës dhe kombit tonë do të turpërohen dhe si dylli përpara faqes së zjarrit do të treten prej nakarit. Le të mos frikësohemi përpara llomotitjeve e prrallave të atyre që nuk e dashurojnë po e urrejnë mbrothësinë e njerëzisë dhe nënë maskë shenjtorësh e mendarësh duan të na gabojnë ne, dhe le të dimë se ai që është frikacak përkundrejt së drejtës, ai bëhet tradhëtor i mëmëdheut dhe i vetes së tij. Lavdi Perëndisë .
 
Top