• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Petulla

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Përbërësit:
* 500 gr miell
* 40 gr tharm
* 125 ml qumësht
* 100 gr sheqer
* 100 gr margarinë
* 1 veze
* yndyrë për pjekje

Përgatitja:

Mielli qitët në një enë, në mes qitët tharmi i bukës, që zbutet në qumësht të vakët. Për rreth miellit, qitët sheqer, pakëz kripë dhe margarina e butë e ndarë në copa.

Të gjithë përbërësit përzihen së bashku, qitet edhe veza, dhe brumi vazhdohet të përzihet gjer sa të ndahet nga ena, pastaj mbulohet e lihet të vijë 30 minuta.

Brumi i ardhur qitet mbi tryezë, ose në një vend të rrafshët, dhe tëhollohet ne një petë me trashësi prej 2 cm, pastaj me anë të një gote peta prehet në rrathë; shtrohet miell, qiten petullat e ndara, dhe prapë lihen të vijnë edhe 15-20 minuta.

Në një tigan qitet vaj i bollshëm, dhe në temperaturë mesatare të lartë, petullat skuqën në të dy anët, hiqen nga zjarri dhe sipër u hedhet sheqer.
 
Top