• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pica siciliane

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa

Përbërësit për 4 racione:

* 1 masë brumi për pica
* 1 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 filxhan çaji salcë domatesh
* 6 ullinj të zinj pa bërthama, të ndarë më dysh
* 6 ullinj të gjelbër pa bërthama, të ndarë më dysh
* 1 lugë gjelle djathë kaçkavall të grirë (parmixhan)
* 3 fileta sardele konservë, të kulluara nga vaji të prera hollë
* pak miell misri.

Përgatitja

1. Merrni një llamarinë furre dhe vendoseni në furrë të nxehtë. Lëreni për 30 minuta në temperaturën maksimale.

2. Vendoseni brumin në një sipërfaqe të pudrosur me miell dhe mbrujeni. Hapeni me petës në formë disku me trashësi 6 cm dhe diametër rreth 26 cm.

3. Mbi një tryezë kuzhine hidhni miell misri. Në të shtroni petën e picës. Lyejeni sipër me vaj ulliri dhe shtroni salcën e domates. Më pas ullinjtë, sardelet, djathin e grirë kaçkavall dhe spërkatin i me pak vaj ulliri.

4. Vendoseni picën mbi llamarinën e furrës dhe piqeni për 6-8 minuta.
 
Top