• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pikturat me te bukura nga Piktoret me te njohur.

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
10,849
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Vallja e Osman Takes... nga Xheljardo Hyseni.



Kush ka qene Osman Takja...
Legjenda e thot qe Osman Takja ishte nje kercimtar i lindur. I hipnotizonte shikuesit, me plastiken e formave qe formonte trupi i tij nen melodin ledhatuese te te klarinetes ne vallet came. Qe jane vallet me te bukura te planetit sipas meje. Hijeshia e levizjeve, harmonia e tyre me muziken, shprehja e ndjenjave me ane te plastikes trupore, here harmonizimi i dhimbjes me levizje te qeta e te lehta dhe here gjalleria ne levizje hareje shoqeruar nga ekspresioni vizual i fytyres... Benin qe ky trim te joshte syte e shikuesve dhe ti hipnotizonte duke i terhequr thell ne boten e valleve te tij.

Osman Takja nje kryengrites nga Konispoli, u be kreu i kacakeve te zones dhe luftoi turqit pergjat viteve te 1880 tes. Fitoi dhe besimin e lidhjes se Prizerenit si komandat kryengritjes se zones se Prevezes. Turqit e kapen dhe kerkuan ta varnin. "Deshira jote e fundit" i than...
"Dua te hedh nje valle" tha trimi. Dhe jo se nuk e kishte frike vdekjen, se ai ishte teper i ri per te, por se dashuronte jeten ky dashnor vallesh.

Atje nuk kishte muzik... atje kishte vetem nje trekembesh litari! Osman Takja thirri vallen. Dhe ajo si nje dashnore e bindur u ul ne kembet e tij... Aq ishte... Osman Takja nxori krah... Nisi fluturimin ne boten e tij me valle nder kembe... Era nderpreu frymarrjen, gjethet ndaluan te shikonin djaloshin, guret e kalldremit i pergjigjeshin ritmit te kembeve te tij me vargonj tingujsh qe vallen shoqeronin. Kaq deshen zogjte te pushonin kenget e tyre dashurore dhe te sinkrinizonin zerat qe te shoqeronin ate harmoni, qe bota nuk kishte patur nderin ta shikonte ndonjehere....
Hidhe Vallen Osman Takja... Hidhe vallen e mos pusho... Fluturo si zogu dehur ne krahet e saj per here te fundit... dukej sikur therriste natyra. Dielli cau rete te shijte se cbehej... "Osman Takja ia ka marre Valles!" i thane... Syri i tij ra mbi copen e kalldremit ku hidhte vallen Osman Takja dhe nuk kishte fuqi te largojej prej asaj qe shikonte.... Nje skene u krijua nga hici nga rrezet qe syri i tij leshonte... Nje ushtar la armen... E leshoi perdhe. U afrua trimit dhe i kerkoi te ndalonte... Po a ndalon dashnori vall ne kulmin marramendes te dashuris... Ai vetem kaleron. Me nje kercim i hipi ushtarit persiper dhe nisi te kercente lart mbi supet e tij. Ai nuk ishte kercim ai ishte nje shperthim amshi per ate qe kerkonin ti merrnin me zor keta ushtare dhe qe ai per here te fundit fort po kerkonte ta perqafonte. per vallen e tij. Nuk donte te ndahesh prej saj!

Sa e dhimbshme behet jeta ndonjehere... Ushtaret nuk pranuan ta vrasin dhe e lane te lire. Po a mund te vritej Osman Takja duke kercyer... Kujt do ti bente dora!

Legjenda rrefen, qe e lane te lire. Me vone u vra ne nje perpjekje tjeter me Turqit!
 
Last edited:

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
43,953
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Col, kjo eshte gravura e muzeut te Krujes?
Turp eshte ta them, po nuk e kam vizituar ende ate muze. Ti e ke vizituar?
Po e kam vizituar 3 here gjithsej.

Po munde shko shikoje se c'fare pune ka bere Naxhi Bakalli e do te mahnitesh e frymezohesh.
Kjo murale eshte ndofta vepra me e bukur qe kemi....ja vlen te mbartesh para saj emocionet qe kurre sdo ti keshe provuar ndonjehere.
 
Last edited:
Top