• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pikturat shkëmbore 5000-vjeçare te bovilles, tirane, nuk shpallen monument kulture, rrezikohen nga guroret

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,939
Pikët
113
Vendndodhja
Të shumta janë qendrat historike e arkeologjike në rrethinën e kryeqytetit, por mungesa e informacionit të nevojshëm e sidomos mungesa e infrastrukturës, ka bërë që ato të njihen e vizitohen shumë pak.

Në afërsi të fshatit Bovillë të Tiranës, rreth 15 km, ndodhen disa shenja të pikturuara në shkëmb që i përkasin periudhës së neolitit, të bëra aty rreth 2000–3000 para Krishtit. Pavarësisht se ato shenja ekzistojnë në hartat e arkeologjisë shqiptare, asnjëherë nuk janë shpallur Monument Kulture dhe sot ato rrezikojnë të zhduken nga guroret që po punojnë në afërsi të tyre.

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka dijeni për këto vizatime prehistorike, por përderisa nuk gëzojnë statusin e Monumentit të Kulturës, atëherë nuk mund të mbrohen nga ky institut. Fajin ia hedhin Institutit të Arkeologjisë i cili duhet të kërkojë të shpallen monumente në bazë të vlerësimeve që ky i fundit bën. Por kjo nuk mbështetet nga Instituti i Arkeologjisë , ku drejtori i tij Prof. Dr.Luan Përzhita shprehet për Fiks Fare se bazë kryesore për t’u shpallur monument janë institucione pjesë të Ministrisë së Kulturës. “Ne mund të reagojmë si institut kërkimor shkencor të cilët japim një propozim, por për monumentet e kulturës është Instituti i Monumenteve” shprehet ai. Në këtë mënyrë të dyja këto institucione ia hedhin fajin njëri tjetrit, ndërkohë që në Bovillë guroret punojnë intensivisht dhe nuk dihet edhe për sa kohë këto shkrime prehistorike do munden të mbijetojnë.

I vetmi që është marrë me studimin e këtyre vizatimeve, studim i cili ndodhet edhe në Institutin e Monumenteve, është akademiku prof. Muzafer Korkuti, arkeolog. Gazetarët e Fiksit zhvilluan një intervistë me të për të kuptuar edhe më tepër rëndësinë e vizatimeve. ” Kanë një vlerë të jashtëzakonshme sepse në faqen e shkëmbit në një sipërfaqe 30- 40 metra në lartësinë 2-3 metra, varet nga pozicioni, banorët e kësaj zone të kohës së neolitit ose të epokës së bronxit afërsisht 2000- 3000 vjet para Krishtit kanë fiksuar në faqen e shkëmbit me bojëra që ruhen deri më sot kanë fiksuar mentalitetin, botëkuptimin e tyre, ritet e tyre” shprehet akademiku. ai shprehet se në vendin tonë nuk është vetëm Bovilla edhe vende të tjera si pikturat e Trenit në Korçë, Lepenica në Vlorë, Reçi dhe në Kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë po ashtu.

“Të gjitha këto përbëjnë një grup që bashkë me ato të Malit të Zi, që ka qenë në trevën e Ilirisë, përbëjnë një trevë të hershme e banorëve të zonës” përfundon prof. Kornuti.

Top Channel / Fiks Fare

 

Iluzionisti

V.I.P
Anëtar
Jan 9, 2020
Postime
2,289
Pikët
113
Po sjell nje Atlas interesant, nuk asht publiku ma pare...
Kush asht i interesum per harta te vjetra t’me shkruj ne privat 😉

9B330B96-0918-40F4-B846-ECED9B74CE65.jpeg
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,195
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
po çfar i kushton ministrise se Kultures, ti marri ne mbrojtje keto monumente,
kjo gje nuk kerkon as para, as fonde,
Nuk kemi ne as ministra e as te kulturuar,por vetem rrogetare qe zvarriten prapa qerres se pushtetit ose pushtuesit.Historikisht kemi shkateruar me shume se kemi ndertuar. Pastaj ankohemi se na e ka fajin greku apo serbi.
 
Top