• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pirati, për hajër që po hyjmë nën një kulm! Ja si do të duket së shpejti Kosova

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,548
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI – Material eksklusiv nga burimet e vendimarrjes ndërkombëtare!

EKSKLUZIVE: DISA NGA PIKAT KYÇE TË DRAFT MARRËVESHJES SË PROPOZUAR TË “TRAKTATIT TË MIQËSISË DHE FQINJËSISË SË MIRË” NDËRMJET SERBISË DHE KOSOVËS

Palët kanë rënë dakord me dokumentin zyrtar prej 22 pikash nën ndërmjetësimin e SHBA-ve, RUSISË DHE FRANCES !
1. Palët në përfundim të miratimit të kësaj marrëveshje firmosin TRAKTATIN E MIQËSISË dhe FQINJËSISË së mirë!
2. Të dyja shtetet e reja me kufinjtë e rinj njihen mes veti dhe bëhen anëtare të OKB-së në të njëjtën kohë.
3. Kufiri perëndimorë mes dy shteteve është tërë vija gjatësore e Liqenit Ujman/Gazivod. Nga ana kosovare në linjën: Vitkovigje – Bërnjak – Rezallë – Kovaç – Zubin Potok. Nga ana serbe pjesa mbi Zubin Potok deri në kufirin aktual.
4. Serbisë i kalon territori në linjën Zubin Potok – Zupçe – Zveçan – Zheronicë – Banjskë – Vuçe – Leposaviq – Zemanicë.
5. MITROVICA – bashkohet, merr statusin e “FREE CITY” me afat kohor prej 35 vjetësh jo më shumë se 99 vjeçare dhe përfshin rrethin me kufinjtë: Zemanicë – Dren – Ceraj – Maxhere – Stari Tërg – Bajgor – Kqik i Madh – Koshutovë – Zupçe. Administratori/Kryetari i qytetit është me Presidium: një serb, një shqiptarë dhe një i caktuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me mandat 5 vjeçarë. Qyteti ka edhe KUVENDIN e vet me 50 asambleist, të ndarë përgjysëm dhe
5 të huaj të caktuar nga Administratori i huaj. Qyteti ka buxhetin, policinë, letërnjoftimet dhe pasaportat e veta, kurse ushtria NATO-së ruan sigurinë. Monedha që përdoret është EURO.
6. BUJANOCI merr statusin SPECIAL DISTRIKT për 35 vjet jo më shumë se 99 vite me këtë linjë rrethore: Bozhinjevc – Zhuzeljic – Srpska Kuca – Davidovac – Ristovac – Karadnik – Rakovac – Ternoc i Madhe – Konçul – Lluçan – Nesalcë – Borovac – Somolice. Qyteti ka Presidium prej 3 anëtarësh, Kuvendi me 30 anëtarë përgjysëm, 3 të huaj. Policia është e përzier prej 3 anëtarësh, buxheti financohet nga Serbia, Kosova dhe BE proporcionalisht. Monedhat e lejuara janë EURO dhe DINARI. Letërnjoftimet dhe Pasaportat janë me simbole të BE-së, por qytetarët zgjedhin edhe një tjetër në mes Serbisë dhe Kosovës si dokumente të dyta. Qyteti merr edhe statusin e “FREE TAX ZONE”.
7. Presheva hyn tërësisht në Kosovë me këtë linjë kufitare: Slavujevc – Ljanik – Svinjishte – Sebrat – Kustice – KLENIKE – Trejak – Bogdanovac – Somolicë – Letovicë.
8. Baza ushtarake “JUG” në CEPOTIN bëhet bazë e SHBA-ve, por e përzier, e cila do të ketë rreth 1700 ushtarë, prej tyre 50 për qind serb dhe 50 për qind shqiptarë me status civil mbikqyrës dhe këshillues.
9. Korridori 10 për 15 vite është i mbrojtur nga NATO dhe lëvizin lirshëm gjitha palët.
10. Serbia me financim të BE-së ndërton Korridorin e ri që ndjek linjën Davidovac – Ristovac – Krsevice – Klinoc – Sv.Petka – Klenike – Starac dhe del në Pelince (MKD).
11. Medvegja si qytet mbetet nën Serbi me ca fshatra. Në Kosovë kalojnë : Vrapce, Svirce, Sijarina, Stara Banja, Marovc, Tupalle, Kapiti. Janë në negocim me Banjën e Sijarines dhe Retkocerin.
12. Palët nuk kanë pretendime për reparacione lufte.
13. TREPÇA merr STATUS SPECIAL, me krijimin e Konzorciumit të përbashkët nga kapitali amerikan – francez – rus – kinez, për 99 vite në shfrytëzim. Nga kontributet 15% i ndahen Mitrovicës, 35% për Serbinë dhe 50% për Buxhetin e Kosovës.
14. Ujmani/Gazivoda bëhet pronë e përbashkët serbo-shqiptare me administrim sipas konventave ndërkombëtare. Investimet dhe administrimi teknik i jepet një Kompanie angleze dhe gjermane për 99 vite.
15. Elektroenergjetika ndahet në proporcion 75% për Kosovën dhe 25% për Serbinë, për shkak të DAB-eve dhe Interkonjeksioneve. Administrimi amerikan, austriak dhe gjerman. Modalitetet tjera akoma të pazgjidhura.
16. Patriarkana e Pejës dhe Kisha e Deçanit marrin status EKSTRATERRITOR(EX-PATRIA). Kisha e Prizrenit dhe Manastiri i Graçanicës merr status Ekstraterritorial në territor të Kosovës. Kishat e tjera mbesin pa status. Formohet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pa fuqi ekzekutive, por vetëm si KËSHILL NACIONAL për të adresuar problemet në qeveri.
17. Të gjitha pikat kufitare mes dy shteteve do të jenë TË INTEGRUARA me një kalim.
18. Serbia merr statusin shtet anëtarë i BE-së brenda vitit 2021-2022, kurse Kosova brenda vitit 2030.
19. Serbia përfiton Një Plan Marshall me investime prej 3.5 miliardë euro për infrastrukturë moderne dhe investime strategjike. Kosova përfiton nga ky Plan investiv prej 1.2 miliardë euro.
20. Të dyja shtetet brenda 10 viteve obligohen të heqin nga tekstet shkollore terminologjitë raciste dhe denigruese për njëri- tjetrin.
21. Njihen pensionet dhe sigurimet ndërmjet dy palëve, qytetarët pavarësisht gezojnë të drejtat respektive në të dyja shtetet.
22. Kjo marrëveshje garantohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, BE-ja dhe NATO-ja.
* * *
Në negocim janë edhe tri çështje tjera:
1. Serbia kërkon që të njoh Kosovën në emrin e saj kishtarë si Kosova e Metohija për nevoja të saj lokale.!
 
  • Dislike
Reactions: ZET

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,290
Pikët
113
Kete plan na paska pergatit nje tradhetar i drenices ne bashkpunim me tre miqte nderkomnetar te serbise : franca , rusia dhe usa.
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,548
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Prish qypa e bej kanace. Hyfshi te tere nden Serbi.
Pasurite e medha shpjegohen vetem me tradheti ndaj interesave te kombit.
@ZET Më mërzi më erdhi për disliken që më ke bërë, se për këto që po thua.
Fare, ama bash fare s'e paske kuptuar ironinë!
@Fshatari e paska kuptuar. AJo është edhe përgjigja ime!

P.S. Unë i bëra thirrje Piratit, se po të vendosja edhe fshtarin e Terranin bëhej titulli shumë i gjatë. Këta e dinë më së miri pozicionimin tim!
 
Last edited:

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
5,642
Pikët
113
Vendndodhja
Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak d
@Kurt shtjelloje opinionin tënd mbi marrveshjen Thaqi-Vuçiç për ekstra-territoret brenda Kosovës.
A janë ato konflikt nxitëse në të ardhmen?
Kur kufinjët lëvizkan, pse mjekërcjapët nuk lëvizkan?
Historia ka treguar se gjithmonë jemi shitur tek Beogradi nga Esat Pashë, tek Ediot Ramë dhe Thaqiç.
Më së paku është dashur të hiqen ato ekstra territore brenda Kosovës dhe jo as mish e as peshk përsëri.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,290
Pikët
113
@Kurt shtjelloje opinionin tënd mbi marrveshjen Thaqi-Vuçiç për ekstra-territoret brenda Kosovës.
A janë ato konflikt nxitëse në të ardhmen?
Kur kufinjët lëvizkan, pse mjekërcjapët nuk lëvizkan?
Historia ka treguar se gjithmonë jemi shitur tek Beogradi nga Esat Pashë, tek Ediot Ramë dhe Thaqiç.
Më së paku është dashur të hiqen ato ekstra territore brenda Kosovës dhe jo as mish e as peshk përsëri.
"Tradhetaret e kosovos" (çdo i dyti kosovar eshte tradhetar i ndyre...) dhe miqte e tyne nderkombetar jane pajtue me krijue disa zona kanceroze me metastaza te cilesuara si "jasht-territoriale". Keshtu qe dalngadal virusi dhe kanceri serbise kane ma ia zhduk faren kesaj popullate gjysme njeri gjysme majmun (hallke mes majmunit dhe njeriut te Darwinit). Shikoni sot si kane me nenshkrue me doren e vete vetevrasjen kolektive keto shtaze te papermiresueshme ballkanike.

Gjysma tjeter e shqiptareve te Republikes se Kosoves nuk mund t'i rezistoje puçit te serbise,frances, rusise ,amerikes, thaçit dhe mustafes, kunder shtetit tone.
 
Last edited:

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,290
Pikët
113
Liderët të rrezikshëm për partitë dhe Kosovën

Nga Idriz Zeqiraj Më 25 mars 2020 Në ora: 07:19

Kosova në hall të madh me liderët e saj. Ka një president të akuzuar të parë për krime. Kryetarët e partive kryesore janë nën akuzën e krimeve vrastare dhe të hajnive zyrtare. Rast unik në botën demokratike.
Hashim Thaçi, si pjesë e delegacionit në Konferencën e Rambujesë , bllokoi vendimet e saj. Dhe, sipas pjesëmarrësve në Kështjellë, po të dëgjohej Hashimi, Kosova kishte marrë fund qysh në vitin 1999! Si kryeministër, Hashimi aprovoi Asosiacionin , më vonë Demarkacionin. Bisedimet tej një dekade me Serbinë, i quante teknike, duke mashtruar dhe konvertuar në politike.
Si president i vendit, është dekonspiruar, për një lidhje konspirative me një agjent të Sherbimit sekret francez DGSE, dhëndërr i Beogradit. Ndërkohë, duke qenë në cilësinë e presidentit, fshehtas dhe pa asnjë konsultim me institucionet e vendit, lanson shkëmbimin e territoreve me Serbinë, ide kjo e kahmotshme e zyrtarëve serbë.
"Të hiqet taksa bashkë me presidentin",- ishte kërkesa në Kuvend e kryeparlamentarës Vjosë Osmani, me arsyetimin bindës se "presidentit nuk i besojmë për asgjë!" Megjithatë LDK-ja heshtë, edhe atëherë kur populli është në ethe, për pazaret konspirative dhe të pista me palën serbe. Një president shumëfish i shantazhuar si dhe liderë të partive politike, me dosje kriminale e korruptive, assesi nuk duhej të toleroheshin nga populli dhe anëtarësia e partive të tyre.
Realisht, Albin Kurti ndryshon nga liderët tjerë. Por arrivizmi, etja e tij për pushtet e protoganizëm, ka ngjallur dyshime, madje edhe dilema. Përkundër drejtimit suksesiv të Vetëvendosjes nga Visat Ymeri, shkeli statutin e partisë dhe u "rizgjodh" në krye të partisë. Shkeljen e dytë statura e bëri ndryshimin statutar, duke mbajtur postin e partisë dhe atë të kryeministrit!
Zotëri Kurti bëri dy faje radhazi, me partnerin në koalicion:
1) Emëri partiakun e tij kryetar Kuvendi, edhe pse ky post, në marrëveshje, ishte rezervuar për LDK-në;
2) Përjashtoi Ministrin e Brendshëm të LDK-së, pa e konsultuar kryetarin e saj, siç e parashikonte marrëveshja. Ky ishte provokimi i radhës.
Anarshizmi i zotit Kurti, shihet si rrezik, sepse buron nga ideologjia ekstreme majtiste, tashmë, e tejkaluar, e dështuar, anakronike për kohën.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka gojën plot parti. Thirret në stgruktura partiake, por, ato vendime janë formale dhe nuk janë zëri i anëtarësisë të LDK-së. Askush nuk e pyeti për Asosiacionin, Demarkacionin, koalicionin me PDK-në dhe kulmorën - bërjen e Hashimit president, me ngulmimin e Isa Mustafës me rrethin e tij vicioz.
Koalicioni VV-LDK, ishte pa alternativë, edhe pse hezitues e dyshues. Por, fundja, VV ishte rishtare në pushtet dhe nuk i kishte "gjynahet" e subjekteve tjera.
Ngulmesa amerikane, por, edhe evropiane për heqjen e taksës, nuk mund të heshtej. "Filozofia e drurit" e Enver mërhumit, "do hamë bar e nuk i dorëzohemi imperializmit amerikan", fort e lakmuar nga Albini, ishte paradoksale dhe urdhëri i çliruesëve faktik të Kosovës, nuk mund të refuzohej. Por, Mocioni i ngritur në emër të Kryesisë, duke shpërfillur Këshillin e Përgjithshëm dhe anëtarësinë e LDK-së, për vetërrëzim të qeverisë, pse u shkarkua një ministër, qoftë ai edhe nënkryetar partie, duhej kapërdirë.
Arsyeja: "Koalicioni i Shpresës", LDK-VV, siç u pagëzua nga shqiptarët e kudondodhur, ishte mirëpritur skajshëm. Paritë-banda, të koalicionuara në PAN, si rezistencë ndaj Gjykatës Speciale, të zhytura në krime e korrupsion, u larguan me votën plebishitare të popullit. Pas të gjithë asaj gjëmë 20 vjeçare, ishte një ngushëllim, jo vetëm i opozitës së deritashme, por edhe i shumicës absolute të shqiptarëve. Krimi vrastar, hajnia zyrtare, haraçi i përgjakur, e kishin dërrmuar popullin e Kosovës.
Tani, në vend që pozita aktuale, ta inicojë procedurën e nxjerrjes të jashtëligjshme të partive, të cilat përgjakën LDK-në dhe Kosovën, duke e çliruar edhe anëtarësinë e këtyre partive, nga bandat brenda partive, LDK-ja, sot, po e bënë të kundërtën, po i kthen bandat në shtet e pushtet, po i rehabiliton dhe amniston, për të zezat numerike të tyre.
______________________________________
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,290
Pikët
113
Cramon.jpg

Eurodeputetja Von Cramon: Si mund të jeni i kënaqur të shihni rënien e një qeverie në kohë të pandemisë me coronavirus

Raportuesja në Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, ka shkruar rreth situatës politike në Kosovë, duke i reaguar edhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett pas deklaratës se është i kënaqur për mbajtjen e seancës për mocionin.
Eurodeputetja gjermane pyet se si mundet ambasadori Kosnett të jenë i kënaqur me rënien e një qeverie funksionale në kohë pandemie.
Viola von Cramon-Taubadel shprehet se i vjen keq për qytetarët e Kosovës, duke thënë se nuk e meritojnë këtë.
“Një autogol i SHBA-së në Kosovë me një dimension historik… Si mundeni ju, ambasador, të jeni të kënaqur të shihni rënien e një qeverie funksionale gjatë pandemisë me koronavirusin? E pabesueshme. E papërgjegjshme. Ndihem shumë keq për qytetarët e Kosovës. Ata s’e meritojnë këtë”, ka shkruar ajo në Twitter.
_________________________________
_____________________________

Burrenia e kesaj gruaje te bukur e inteligjente e races se paster ariane eshte me e madhe se krejt burrnia inekzistente e burrecave te Kosoves.
 
Last edited:

Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
5,645
Pikët
113
@Kurt shtjelloje opinionin tënd mbi marrveshjen Thaqi-Vuçiç për ekstra-territoret brenda Kosovës.
A janë ato konflikt nxitëse në të ardhmen?
Kur kufinjët lëvizkan, pse mjekërcjapët nuk lëvizkan?
Historia ka treguar se gjithmonë jemi shitur tek Beogradi nga Esat Pashë, tek Ediot Ramë dhe Thaqiç.
Më së paku është dashur të hiqen ato ekstra territore brenda Kosovës dhe jo as mish e as peshk përsëri.
Nuk kam kexu lajme te kosoves kohet e fundit hic por e kam thene shume kohe me pare qe liderat shqiptar eshte shume e mundur qe kompromentohen nga presioni sekret i serbise greqise apo rusise. Kur nisin politikes kane idealizem por kur hipin ne fuqi eshte realitet tjeter.
Imagjino nese forcat sekrete serbe apo ruse ti thojn thacit apo rames, nemos shkoni sadopak ne vijat tona pa rene ne sy do ju zhdukim gjithe familjen dhe fisin nje nga nje so ju eliminojm. Imagjino ket lloj presioni te lart. Shiko thacin qe eshte zbardh nga floket, rames edhe mjekrra.

Ose noshta Thaci kupton qe nemos negocioft tani me serbin gradualisht kosova dhe kosovaret mund te humbin edhe me shume dhe noshta te gjithe kosoven. Nuk i dihet so do shkojn gjerat.
Nese pandemia e virusit zgjat 1vit apo 18 muaj si jane disa predikime ju garantoj nje bote kaotike ndryshe. Do kemi pushtime te shume shteteve nga shtete me te forta, dominim total dhe brutal.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
5,642
Pikët
113
Vendndodhja
Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak d
Nuk kam kexu lajme te kosoves kohet e fundit hic por e kam thene shume kohe me pare qe liderat shqiptar eshte shume e mundur qe kompromentohen nga presioni sekret i serbise greqise apo rusise. Kur nisin politikes kane idealizem por kur hipin ne fuqi eshte realitet tjeter.
Imagjino nese forcat sekrete serbe apo ruse ti thojn thacit apo rames, nemos shkoni sadopak ne vijat tona pa rene ne sy do ju zhdukim gjithe familjen dhe fisin nje nga nje so ju eliminojm. Imagjino ket lloj presioni te lart. Shiko thacin qe eshte zbardh nga floket, rames edhe mjekrra.

Ose noshta Thaci kupton qe nemos negocioft tani me serbin gradualisht kosova dhe kosovaret mund te humbin edhe me shume dhe noshta te gjithe kosoven. Nuk i dihet so do shkojn gjerat.
Nese pandemia e virusit zgjat 1vit apo 18 muaj si jane disa predikime ju garantoj nje bote kaotike ndryshe. Do kemi pushtime te shume shteteve nga shtete me te forta, dominim total dhe brutal.
Disa herë je shprehur se Thaqiç dhe Ediot Rama janë burrashtetas prandaj të citova.
Burrashtetasit nuk i shesin lehtë interesat kombëtare në periudha afatshkurtra dhe jo më në ato afatgjata.
Sa për post - covid është tjetër hesap dhe askush nuk bën parashikime.
Minimumi që duhej bërë nga shtetasit tanë kur ka ndryshim kufijësh duhet të kishte shkëmbime popullsie dhe objekte të kultit që ju kanë shërbyer.
Personalisht mendoj se Kosova vihet nën prektorat Serb me ato Kishzat nëpër rajon.
 

Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
5,645
Pikët
113
Disa herë je shprehur se Thaqiç dhe Ediot Rama janë burrashtetas prandaj të citova.
Burrashtetasit nuk i shesin lehtë interesat kombëtare në periudha afatshkurtra dhe jo më në ato afatgjata.
Sa për post - covid është tjetër hesap dhe askush nuk bën parashikime.
Minimumi që duhej bërë nga shtetasit tanë kur ka ndryshim kufijësh duhet të kishte shkëmbime popullsie dhe objekte të kultit që ju kanë shërbyer.
Personalisht mendoj se Kosova vihet nën prektorat Serb me ato Kishzat nëpër rajon.
Kurr nu kam thene jane burrashtetas,lol, kurre.
Vetem Merkel te gjermanise e kam quajtur burrshtetase, asken tjeter.
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,622
Pikët
63
Heu, bre! M'duket se paska gisht edhe alemania ne kte projekt, dhe po don me e ly gishtin n'mjalt bashk me frengun ... merkel rezulton grushtetase e fuqishme. ;)
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,085
Pikët
113
Me paska ikur Demke, kjo tema.... po be qashtu po thone, edhe si ta nderrojme gurine e kufirit, ja fidhojme me kengen: prej te Molla e kuqe ne Gjylekar; Makresh, Muqibabe eteqera, e eteqera tu Kosov`s 😂

Problem ishte se po thone qe ai gay i Trampit po e kerkon nje sherbim qashtu onenajte stand -qesh-``fumato``

Qedho, qedho se qfare shkruajne mediat per byce..in e Trampes … edhe ne fund me i kenduar kengen: mister schwulimann, schwulim ti banana -qesh-


Ja edhe qetra dhe vjen nje qashtu gayligixhitibija edhe te kadhezon kushte: a me e heq taksen krejte, a me heqen veq pak ?:unsure:


 
Top