• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pirroja i Epirit

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48


Nje artikull,qe me pelqeu,shkruar nga nje shkrimetar historian Andrea Frediani,mbi figuren e Pirros,ku autori kerkon te shpegoje betejat e epiriotit;me titullin Riabilitate Pirro.
(perkthim).
PSE FITORE ME CMIM TE MADH!SHUM HERE MJAFTOI FAMA E TIJE SI GJENERAL QE ARMIKU TE DOREZOHEJ.

Disa anekdota historike,nese nuk jane te verteta,jane te qelluara mire ne qofte se mund te thuhet.Tito Livio tregon nje takim i bere midis dy gjeneraleve te mbedhenj,Shipione "Afrikani" e Anibali,ne perendim te karieres se tyre kur ekot e luftes Punike ishin tani larg atyre.Historiani roman e tregon keshtu:"Afrikani e pyeti kush ishte,simbas Anibalit,me i madhi udheheqes ne Histori.Anibali i pergjigjet qe ishte Aleksandri,mbreti i Maqedoneve,sepse me nje grusht njerezish kishte shpartalluar ushteri te pafund dhe kishte avancuar deri ne kufijte e botes,ku kishte mbikaluar çdo shprese njerezore.Afrikani e pyet atehere çin vendos ne vendin e dyte e Anibali i pergjigjet Pirro;sepse kishte qene ai i pari qe u kishte mesuar se si strukturohet nje kamp;e pastaj asnje nuk e dinte,me mire se ai,te zgjidhte vendin e te vendoste ushterine;e ne fund kishte nje aftesi te tille per te fituar simpatine e njerezve qe popujt italian preferonin te dominoheshin nga nje mbret i huaj se sa nje mbret i nje popolli roman,qe shume kohe kishte komanduar ne ate vend.Shipione insiston duke e pyetur kush ishte,simbas mendimit te tije,i treti e Anibali,me siguri,i thote emerin e tije.Shipioni plas ne te qeshur e i thote;"çfar do te thoje sikur te me kishe mundur?".Atehere po,pergjigjet Anibali,qe do isha vene perpara Aleksandrit e Pirros e te gjitheve luftetareve te tjere!"

Sot ne mund te habitemi duke pare emerin e mbetit Epir,PirroII,te vene bashke me luftetaret e udheheqesit e tjere.......Per Pirron kujtohen vetem aventurat falimentare ne Itali e fitoret e tija te paguara me çmim te larte.E megjithate antiket e mbanin si reputacion me i madhi mbas Aleksandrit,dhe Romaket fituan nje prestigj shume te madh vetem se e munden vetem nje here falanxhen e tij te frikeshme.Edhe biografi grek Plutarku,qe per njeres te mbedhenj kishte treguar e shkruar shume,shprehet duke afruar e krahasuar figuren e Pirros me Maqedonasin,qe bini dhe fis edhe se te larget:"Te tjeret mbreter imititonin Aleksandrin ne veshje(porpora),ne rojet e trupit,ne menyren se si perkulnin qafen e ne ashpersin e te folurit,vetem Pirro ne arme e ne beteja".
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Pirro i Epirit.

Origjina fisnike.

Epiri i asaj kohe ishte nje mbreteri satelite e Maqedonis,qe korispondon pak a shume me Shqiperin e sotme.Pirro, lindi ne 318 p.K...i perkiste fisit dominues te Moloseve,krenar sepse pretendonin te ishin paseardhesit e Akilit.I ngritur ne fron qe femije,duhet te djeresiste shume per ta mbajtur,e qe atehere nuk gjeti kurre kohen e qefin perveç se te mendonte vetem per lufte.Shkruan Plutarku qe:"Konsideronte te merziteshme deri sa per te vjelle,mos ti bente dém o keq te tjereve e ta pesonte vet kete,si Akili nuk duronte te rinte pa bere gje...... e te konsumonte zemren e tij...., me thirrjen lufte e beteje",spicifikon ne veçanti se si ai kishte kaluar;"gjithe jeten duke u stervitur e studiuar vetem artin e luftes,si me e denja per nje mbret,e qe nuk vinte ne llogari talentet e tjere"...
Jo rastesisht,te vetmet testimonianca te gjuhes e letersis epiriote egzistonin ne nje numer te librave o programeve usharake,ku thuhet se ne shkrimin e tyre ishte mare vete personalish Pirro.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Pirro i Epirit.

Kontesti.

Realiteti i asaj kohe i luftes ne gadishullin italian ishte shume pak i rendesishem.Ai kryesori ishte i perqendruar midis lufterave qe zhvillonin ndermjet tyre i Diadoki,ish gjeneralet e Aleksandrit te Madh,qe mbas vdekjes se tije ne 323 pK.,luftonin midis tyre per ndarjen e Imperos se pafund maqedonase,qe shkonte nga Ballkani,Azia e Vogel e deri ne Egjipt.
Mbas nje dyzetvjeçare lufterash do te dilnin tre mbreteri te mbedhaja elenistike,ai i Antigonidit ne Maqedoni,ai i Seleukidit ne Siri,dhe ai i Tolomeit ne Egjipt.Ishte ky skenar qe Pirro gjeti e kerkoi me kembengulje,te gjente vendin e tije ne tronin e vogel qe fati i kishte rezervuar.
Lufterat midis diadokeve mund te ndahen pak a shume ne dy periudha;periudha e pare,mbi njezetvjeçare e bere nga"shoket e Aleksandrit,domethene ata qe kishin luftuar me te e per te;ne fazen e dyte,edhe kjo pothuajse njesoj e gjate,ne te cilen pothuajse protagonistet u zevendesuan pak e nga pak nga bijte e tyre.Midis ketyre dy fazave ndodhi dhe beteja e madhe ne Ipso ne 301 pK.,ku ne fushen e betejes ishin vendosur mbi 500 elefant.
Eshte ne fazen e dyte qe Pirro futet ne skene.Mbreteria e Maqedonis e asaj kohe ishte ne duart e Dimitrit(Dhimiter),i biri i satrapit Antigoni Monofalmi i quajtur Poliokrete per famen si pushtues e rethues perballe mureve te Rodit.Ambicionet e Dimitrit vune ne shqetesim edhe te tjeret,dhe ne 288 pK,u bashkuan ne nje kualicion kundet tije,ne kete kualicion bente pjese dhe Pirro.Keta bashke me Lisimakun,ish satrapi i Tracies(Thrakise) e padroni i Azise se Vogel,filluan e rethuan Maqedonin.Atehere Dimitri vendosi si fillim te luftonte me Pirron,por ushtaret e tije"gjithemon admirator te eçelences luftarake te epiriotit,da kohe te largeta kishi menduar qe me i miri ne arme ishte dhe me i zoti per te mbreteruar",e abandonuan per te kaluar me kundershtarin.Por ka dhe te tjere qe thone qe ishte mbreti Epiriot qe bleu ushtaret maqedon.Megjithate sido qe te kene shkuar ngjarjet,Dimitri u detyrua te ikte e mbreteria e tije u nda midis fituesve.Pirro mori pjesen me te rendesishme duke u ulur mbi tronin qe kishte qene i Aleksandrit.
Por me ambiciozin Lisimakun nuk ishte e thjeshte te bije dakort;mbasi kishte eleminuar nje rrezik si Dimitri,i cili ra rob ne duart e Seleukit,ne 285 Lisimaku theu traktatin me Pirron,duke e mundur ne betejen e Edeses e detyroi te linte dhe Maqedonin,edhe se Pirro kishte bere aleance me te birin e Dimitrit,Antigoni Gonati("kembe shtremti").

"Diadoki;Perkthehet "pasardhesit" e Aleksandrit;Ish gjeneralet e tije;Antigoni,Antipatri,Kratero,Eumene,Leonati,Lisimaku,Perdica,Seleuko,Tolomeo".

"Azia e Vogel"Anatolia o Turqia aziatike"

"Satrap"Governator i nje provinçe ne mbreterit persiane e helenistike".

"Seleuko I Nikatore (358-281 Pk)nje nga diadoket e formuesi i Imerit te Seleukiteve"
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Pirro i Epirit.

Nje artikull,qe me pelqeu,shkruar nga nje shkrimetar historian Andrea Frediani,mbi figuren e Pirros,ku autori kerkon te shpegoje betejat e epiriotit;me titullin Riabilitate Pirro.
(perkthim).
PSE FITORE ME CMIM TE MADH!SHUM HERE MJAFTOI FAMA E TIJE SI GJENERAL QE ARMIKU TE DOREZOHEJ.

Disa anekdota historike,nese nuk jane te verteta,jane te qelluara mire ne qofte se mund te thuhet.Tito Livio tregon nje takim i bere midis dy gjeneraleve te mbedhenj,Shipione "Afrikani" e Anibali,ne perendim te karieres se tyre kur ekot e luftes Punike ishin tani larg atyre.Historiani roman e tregon keshtu:"Afrikani e pyeti kush ishte,simbas Anibalit,me i madhi udheheqes ne Histori.Anibali i pergjigjet qe ishte Aleksandri,mbreti i Maqedoneve,sepse me nje grusht njerezish kishte shpartalluar ushteri te pafund dhe kishte avancuar deri ne kufijte e botes,ku kishte mbikaluar çdo shprese njerezore.Afrikani e pyet atehere çin vendos ne vendin e dyte e Anibali i pergjigjet Pirro;sepse kishte qene ai i pari qe u kishte mesuar se si strukturohet nje kamp;e pastaj asnje nuk e dinte,me mire se ai,te zgjidhte vendin e te vendoste ushterine;e ne fund kishte nje aftesi te tille per te fituar simpatine e njerezve qe popujt italian preferonin te dominoheshin nga nje mbret i huaj se sa nje mbret i nje popolli roman,qe shume kohe kishte komanduar ne ate vend.Shipione insiston duke e pyetur kush ishte,simbas mendimit te tije,i treti e Anibali,me siguri,i thote emerin e tije.Shipioni plas ne te qeshur e i thote;"çfar do te thoje sikur te me kishe mundur?".Atehere po,pergjigjet Anibali,qe do isha vene perpara Aleksandrit e Pirros e te gjitheve luftetareve te tjere!"

Sot ne mund te habitemi duke pare emerin e mbetit Epir,PirroII,te vene bashke me luftetaret e udheheqesit e tjere.......Per Pirron kujtohen vetem aventurat falimentare ne Itali e fitoret e tija te paguara me çmim te larte.E megjithate antiket e mbanin si reputacion me i madhi mbas Aleksandrit,dhe Romaket fituan nje prestigj shume te madh vetem se e munden vetem nje here falanxhen e tij te frikeshme.Edhe biografi grek Plutarku,qe per njeres te mbedhenj kishte treguar e shkruar shume,shprehet duke afruar e krahasuar figuren e Pirros me Maqedonasin,qe bini dhe fis edhe se te larget:"Te tjeret mbreter imititonin Aleksandrin ne veshje(porpora),ne rojet e trupit,ne menyren se si perkulnin qafen e ne ashpersin e te folurit,vetem Pirro ne arme e ne beteja".
"Lufta punike;lufterat e zhvilluara midis Kartagjenes e Romes.Lufta e dyte punike;u zhvillua nga 218-202 pK,midis Kartagjinezeve e Romakeve,e kishin si protagonist Anibalin Barca(247-183 pK.) dhe Publio Kornelio Shipione (235-183 pK) i mbiquajtur edhe "Afrikani" per fitoret qe kishte aritur ne token Afrikane".

"Falanga;formacioni luftues i perbere nga kembesoret,te cilen mbanin armature te rende e shtiza luftarake.Shtizat e falanges maqedonase arinin deri ne gjatesin e 6 metrave."
 

crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,063
Pikët
113
Përgjigje e: Pirroja i Epirit

http://www.**************.com/showpost.php?p=2458547&postcount=1
Pirro i Epirit
Pirro (296-272 para Krishtit) [...] Pirroja ishte ,ndoshta, Sundimtari me i shquar i Epirit .Ai, si pasardhes i larget i Akilit, ishte biri i Akidit. Kusheriri i Aleksandrit te Molosise, qe sundoi Moloset e Janines. Fatkeqesisht Akidi u ngaterrua ne grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhoje, ne fillim humbi mbreterine e pastaj edhe jeten ne vitin 313 para Kr. i biri tij, Pirroja ne ate kohe vetem 6 vjec, u shpetua nga Glauku, Princi i fisit Ilir te Taulanteve. Ne moshe te re ai hipi ne fron per nje kohe te shkurter, por u rrezua prej tij dhe filloi karrieren ushtarake me Antigonin e Maqedonise, Komandantin veteran qe kishte sherbyer me Aleksandrin e Madh.

Ne njeren nga betejat ai u kap rob dhe u dergua si peng ne Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha per grua te bijen dhe ne vitin 296 para Kr.e vuri perseri ne fronin e mbreterise se tij. Pirro gezonte nam per fisnikerine dhe trimerine e tij ne beteje. Epirotet e quainin “Shqiponje”. Sipas nje tradite Shqipetare pretendohet se emri “Shqipetare” (Bij te Shqipes) e ka origjinen nga thenie e Pirros. Kur dikush levdonte zhdervjelltesine e levizjes se trupave te tij, ai i pergjigjet me krenari se nje gje te tille ishte normale, pasi ushtaret e tij Ishin “Bijte e Shqipes”, keshtu qe livjet e tyre. Natyrisht u shembellenin fluturimeve te madherishme te mbretit te shpendeve. Sipas nje versioni tjeter, disi te ndryshem, kur trupat e tij thurnin levdata sulmeve te tij te guxishme e te shpejta dhe e quanin “Shqiponje” ai iu pergjigjej se ata ishin Flatrat e tij , qe benin te mundur fluturimin e shpejte te shqiponjes . Thuhet se kjo coi ne adoptimin e ketij emri , te cilin Populli shqiptar e perdor edhe sot e kesaj dite. Pra jo “ALBANE” por “Shqipetare” ose “Bij te Shqipes”.

Pikerisht ne kete kohe kolonite te Korfuzit e te ishujve te tjere ne Detin Jon nisen ta therrisnin fqinjin e tyre ne kontinent “Epir” (Toke ne kontinent),per te dalluar ate nga banesa e tyre ishullore. Gradualisht historianet greke e nxoren jashte perdorimi termin “Molosia” dhe zune te perdornin emertime te tilla si “Mbreteria e Epirit” ose “Pirro i Epirit”. Sidoqofte, ky ndryshim emri nuk ndikoi ne karakterin Pellazg apo Shqipetar te asaj krahine. Epiri u shtri ne jug deri ne gjirin e Ambrakise (Artes). Ne fakt, Gjeografi grek Straboni, shkruante se “per arkananiasit, qe jane grek.kurse ne te majten ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qe jane Epirote”. Pra , Straboni bente dallimin midis epiroteve dhe grekeve. Ambrakia dikur kishte qen nje qytete i lulezuar, mirepo tani ishte rrenuar. Pirroja “e zbukuroi ate me shume se cdo njeri tjeter dhe e beri rezidencen e tij Mbreterore. Pirroja njihej nga te gjithe si nje princ i madh dhe i mire. Ai zgjeroi territorin e vet duke ishullin e Korfuzit dhe krahinat te Maqedonise. Ne ate atmosfere ku mbizoteronte Lufta e vazhdueshme per pushtet midis Princave krahinore dhe me ata kufij shume te luhatshem, qe percaktonin juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshem dhe i perjetshem, thuhet se gjate nje beteje me faresisin e vet Maqedon, ushtareve maqedonas u beri aq shume pershtypje shembellimi i Pirros me Aleksandrin e Madhe ,saqe braktisen Mbretin e tyre dhe u bashkuan me te. Dhe vertet, kur maqedonet e rrezuan nga froni mbretin e tyre pazot. Demetrin, ata e ftuan Pirron qe te sundonte edhe mbi Maqedonine. Mirepo, brenda shtate muajve ai e kuptoi se maqedont krenare do te preferonin me mire qe sundimtar Maqedonas me te keq maqedonas, sesa nje te mire jomaqedonas. Prandaj hoqi dore vullnetarisht nga froni ne Vitin 287 para Kr.Pirroja enderronte te ngrinte nje perandori ne perendim, te ngjashme me ate te propozuar 40 vjet me pare nga kusheriri i atit te tij, Aleksander Molosi. Roma, qe tradicionalisht konsiderohet e themeluar ne vitin 753p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shtet me i fuqishem ne Itali dhe, me pas, kishte bashkuar grupet e ndryshme ne nje konfederate nen udheheqjen Romak. Si rrjedhoje, ajo ishte bere gati nje republike e bashkuar. Mjaft e fuqishme. Pushtimi i galeve apo i kelteve vershoi nga Veriu rreth Vitit 400 para Kr..,duke e shkaterruar Romen pjeserisht me ane te nje zjarri ne vitin 390 para Kr..dhe duke dominar nje pjese te madhe te Italise per njefare kohe. Luftrat samnite te viteve 326-312 para Kr..dhe 299-291 para Kr..sapo kishin perfunduar kur Pirroja nisi te hidhte nje sy nga Perendimi i frymezuar ndoshta nga ura portative qe kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200 vjet me pare, Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari qe konceptoi nje ure te ngjashme permes Adriatikut ne piken e tij me te ngushte, ne ngushtincen e Otrantos.Rasti i volitshem erdhi ne vitin 282 para Kr.Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) ne jug te Italise, nje koloni Spartane, e kishte hale ne sy floten Romake ne portin e vet (gje qe binte ne kundershtim me marreveshjen) dhe i kerkoi ndihme Pirros .Pa pritur qe te zgjidhte problemet inxhinjerike te ures, ai shfrytezoi medoten konvencionale, duke kaluar me anije permes Adriatikut.25.000 trupa. Pervec 3000 kalores, ai mori dhe 19 elefante lufte, kafshe gjigande te cilat italianet i shihnin per here te pare. Kur pane ushtrine romake qe afrohej Tarentit ia dhane Pirros komanden supreme te forcave antiromake, duke preferuar qe me mire t”i nenshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakeve Barbare. Ne fillim, Pirro i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit,duke i kerkuar qe te vepronte si arbiter midis Romes dhe Tarentit. Mirepo konsulli ia preu shkurt.duke i thene qe te shihte punet e veta e te kthehej ne Epir. Kur prapavija romake kapi nje spiun Epirot, Levini i tregoje atij legjionit gjate nje loje stervitore dhe pastaj e leshoi qe ti thoshte Pirros se, nese e brente kureshtja per ushtaret dhe taktikat romake, duhej te shkonte e t”i shihte me syte e vet. Ne betejen qe u zhvillua me pas ne Heraklea, afer Tarentit(280 para Kr.)Pirroja u ndesh me nje ushtri Romake dy here me te madhe se ushtria e tij dhe doli Fitimtar. Mirepo, ai humbi aq shume oficere dhe ushtare, saqe thirri:”Edhe nje beteje tjeter si kjo dhe me duhet te kthehem vetem ne Epire”Prej ketej lindi edhe shprehja “Fitore si e Pirros’. Ky ishte kontakti i pare ushtarak i Romes me Boten Greke ne lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar per paqen dhe Lirine e bashkesive greke ne Itali. Pirro dergoi ne Rome ministrin e tij me te zote ne artin e oratorise, Linean, kujtesa fenomenale e ketij te durguari e habiti Plinin, pasi ai “Kishte fiksuar emrat e senatoreve dhe te kaloresve romake vetem nje dite mberritje ne Rome. Por Roma nuk pranoi te hynte ne bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Ne pamundesi qe ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht qe te kalonte dimrin ne Jug. Gjate rruges, leshoi roberit romake te veshur e te mbathur dhe me para, duke u thene qe te ndermjetesonin per paqen ne emer te tij. Nderkohe, Kartagjena pranoi ti vinte ne ndihme Romes me nje aleance ushtarake, duke shpresuar qe te zgjeronte zoterimet e saj ne Sicili. Kjo e alarmoi shume kolonine greke te Sirakuzes, e cila iu lut Pirros per ndihme ushtarake kunder Kartagjenes. Pirroja nuk priti qe ti thonin 2 here. Ai u hodh ne Sicili ne Vitin 278 para Kr..dhe me stragjedine e tij te shkelqyer arriti t”ua rimerrte Kartagjenasve pjesen me te madhe te ishullit. Fatkeqsisht ai u perpoq te sundonte mbi keta greke liridashes po aq arbiterisht sa edhe Ptolemi mbi Egjiptin, prandaj greket nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhen poshte oferten e tij qe te behej mbreti i tyre:disa prej tyre preferonin me mire Kartagjenen sesa regjimin ushtarak. Dionisi i Halikarnasit,qe duhe te jete ndikuar si historian nga origjina e tij greke dhe nga ambienti romake ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros. Ai shkruante se Pirroja u soll ne menyre arrogante e tiranike, ashtu si shtypersit e tyre italiane, duke konfiskuar pasurite dhe duke shperndare ofiqe te larta per miqte e kapitenet e tij. Ai internoi, e madje ekzekutoi njerez te shquar me akuza te sajuara, fyu ndjenjat e Popullates duke plackitur thesaret e paruajtura ne tempujt e tyre. Kur u terhoq ne drejtim te Tarentit, ererat e terbuara shkaterruan disa nga anijet e tij, midis te cilave edhe ato qe nbartnin thesarin e popullit. Megjithate avantazhet e shumta qe kishte, Pirroja e humbi betejen tjeter”per shkake te zemerimit te perendeshes”. Kjo ishte beteja joperfundimtare e Bevenetos. Pas kesaj, ne vitin 275 para Kr..ai u kthye ne atdhe, duke lene pas nje garnizon ne Tarent, por duke e lene ne Itali ne duart e Romakeve. Jo vetem Epiri, por edhe Greqia dhe gjithe Lindja po beheshin tashme te te vetedijshem per fuqine e re qe po ngirhej ne Perendim. Edhe Ptolemi i Egjiptit po perpiqej te zgjeronte kufijet e tij. I pakenaqur me kontrollin e rrugeve detare ne Egje, ai nxiti kryengritje ne Greqi e Maqedoni. Ne fakt, Pirros iu mbush mendja fare lehte per te pushtuar Maqedonine nga perendimi, por kjo nuk dha ndonje rezultat te madhe. Nderkohe, ILIRINE nuk mund ta sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku,e kishte strehuar qe te vogel dhe e kishte ndimuar te hipte ne fronin e MOLOSISE qe ne moshen 12 vjecare. Keshtu,ai i drejtoi armet kunder Greqise. Depertoi ne lindje deri ne Argosine Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivet nuk donin te pranonin brenda mureve te qytetit. Pikerisht aty ,ne Argosin pellazg,ne vitin 272 Para Kr..karriera e tij do merrte fund. Ashtu si heroi i tij Aleksandri i Madhe, qe e kishte mbyllur karrieren e tij te shkelqyer ne menyre aq te lavdishme me turp ne muret e Argosit.kur nje grua e zemeruar do t”i hidhte nje tjegull nga catia e do ta linte te vdekur ne vend! Ne vepren e tij Historia Natyrore, Plini shkroi per nje dukuri shume te pazakonte qe ndodhi ne Rome.”Dite qe Vdiq Pirroja,kokat e prera te kafsheve te flijuara rrokullisen ne toke,duke lepire gjakun e tyre.shenje kjo jashtzakonishte e mbare” Nje bust, te cilin studiuesit e identifikojne si me ate te Pirros, u gjet ne Herkulan,ne rreze te malit te Vezuvit, dhe ruhet ne Muzeun Arkeologjik Kombetar te Napolit.

Aleksandri (272-?Para Kr.)

Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje te vazhdueshme me MAQEDONINE. Sidoqeofte, eshte domethenes fakti qe asnjera nga keto mbreteri te hershme Shqipetare nuk kerkoi aleance me Greqine per te luftuar kunder tjetres.
Copezimi (?-168 para Kr..) Pas Aleksandrit, Epiri u nda misdis nje numri prinash fisnore, te cilet i qeverisnin krahinat e tyre si mbreteri te vogla. Shume prej tyre moren anen e Perseut te Maqedonise ne luften e tij kundra Romes. Rrjedhimisht, senati i zemeruar Romak e urdheroi gjeneralin e sapoemeruar, Emil Paulin, te autorizonte ushtaret e tij qe, si ndeshkim, te placiksnin qytetet e Epirit. Pas betejes se Pidnes trupat Romake shkaterruan 70 qytete Epirote,pjesa me e madhe e te cileve i perkiste fisit te molosve,dhe kishin si skllever 150.000 banore. Shumica e tyre u transportuan ne Itali. Nje shekull me vone Straboni shkruante se, ndonese zonat fshatare ishin te ashpera e plot me male, ” I Gjithe Epiri dhe Iliria dikur ishin teresisht te populluara. Tani pjesa me e madhe ka mbetur e shkrete, kurse zonat e banuara jane katandisur ne fshatra ose ne rrenpja. Madje edheOrakulli i Dodones ka mbetur pothuajse i braktisur fare. “Deshmi te heshtura te hakmarrjes te eger te Romes mbi Epirin u gjeten 2000 vjet me vone, kur germimet ne Antigonea te Gjirokastres nxoren ne drite nje shtrese goxha e trashe prej hiri, te mbetur nga zjarri qe rrenoi plotesisht kete qytet dhe 69 te tjere si ai
 

crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,063
Pikët
113
Përgjigje e: Pirroja i Epirit

http://www.**************.com/showpost.php?p=2458550&postcount=3


Plutarku / Jetët Paralele / Ilirët dhe Iliria në autorët antikë. A.Sh.Sh

Paraardhësit dhe fëmijëria.

Thonë se i pari që u bë mbret i thesprotëve dhe i molosëve, pas përmbytjes qe Faetoni, i cili ishte njëri prej atyre që erdhën në Epir bashkë me Pellazgun dhe disa thonë se aty në mes të molosëve banuan Deukalioni e Pirrua, pasi ndërtuan tempullin e Dodonës. Me kalimin e kohës pastaj, Neptolemi, birr i Akilit, me njerëzit që kishte sjell me vete pushtoi vendin dhe la pas tij një dinasti mbretërish, që u quajtën pirridë sepse ai, kur qe fëmijë qe mbiquajtur Pirro, dhe Pirro quajti njërin nga djemtë e tij të ligjshëm, që e kishte me Lanasën, të bijën e Kleodaut, birit të Hyllit. Dhe prandaj edhe Akili në Epir nderohej si hyjni dhe në gjuhën e atij vendi u quajt Aspet.

Pas mbretërve të parë, ndër ata të mesit, të cilët ishin gati barbarë dhe të parëndësishëm për fuqinë dhe ndërmarrjet e tyre, i pari që u dallua, pse zbukuroi qytetet sipas zakoneve greke, u dha dituri dhe ligje të mira, thonë se qe Tarrypa. Biri i Tarrypës ishte Alketa, i Alketës Aryba dhe nga Aryba e Troa lindi Aiakidi. Ky u martua me Ftien, bijën e Menonit thesal, i cili u bë i përmendur për luftën e Lamisë, në të cilën u bë njeriu më në zë pas Leostenit[3]. Nga Ftia Aiakidi pati Diedamenë, Troen dhe Pirron.

Kur molosët ngritën krye, dëbuan Aiakidin dhe thirrën në fuqi të bijtë e Neoptolemit; miqtë e aiakidëve i zunë dhe i vranë, por Androklidi dhe Angeli, me disa të tjerë, mundën ta fshehin Pirron e vogël, që e kërkonin armiqë dhe të ikin...

Pasi shpëtuan kështu nga ndjekësit, arritën në Iliri tek mbreti Glaukia dhe, si e gjetën në shtëpi së bashku me të shoqen, e vendosën fëmijën përdhe në mes të tyre. Mbreti atëherë ra në mendim sepse kishte frikë nga Kasandri, që ishte armik i Aiakidit dhe për një kohë të gjatë po mendohej në heshtje. Në këtë kohë Pirrua vetvetiu u afrua këmbadorar gjer tek mbreti dhe i kapi me dorë rrobën dhe u ngrit në këmbë, duke u mbajtur në gjunjët e tij, e bëri të qeshë një herë, po pastaj i shkaktoi dhimbje, duke qëndruar si një lutës që derdh lot. Disa thonë se ai nuk i ra ndër këmbë Glaukisë, por duke zënë me dorë altarin e perëndive qëndroi pranë tij dhe e pushtoi dhe kjo iu duk Glaukisë se ishte diçka hynore. Prandaj ia dorëzoi Pirron menjëherë të shoqes me urdhër që ta rriste së bashku me bijtë e tjerë dhe, pak më vonë, megjithëse fëmija u kërkua nga armiqtë e tij e megjithëse Kasandri i premtoi dyqind talente, mbreti nuk ia dorëzoi; por kur arriti në moshën dymbëdhjetë vjeç, pasi e dërgoi me një ushtri të madhe në Epir, e vendosi aty në fron...
 

crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,063
Pikët
113
Përgjigje e: Pirroja i Epirit

Përgatitja fizike dhe ngjitja në pushtet

Kur ishte afërsisht shtatëmbëdhjetë vjeç dhe kujtonte se kishte siguruar fronin, iu desh të bënte një udhëtim mbasi, njëri nga djemtë e Glaukisë, me të cilin ishte rritur së bashku, do të martohej. Atëherë molosët u ngritën[1] për të dytën herë, dëbuan miqtë e tij, i rrëmbyen pasurinë dhe thirrën në fron Neoptolemin. Duke humbur kështu mbretërinë dhe i braktisur nga të gjithë, Pirrua shkoi pranë Demetrit, të birit të Antigonit[2], që ishte martuar me të motrën e tij Deidamenë...

Duke marrë pjesë në betejën e madhe të Ipsos[3], në të cilën luftuan të gjithë mbretërit[4], Pirrua që ishte akoma i ri luftoi sëbashku me ushtarët e Demetrit, i vuri përpara ata që ishin drejtuar kundër tij dhe u bë i shquar midis luftëtarëve. Nuk e braktisi Demetrin as edhe kur u mund; përkundrazi i bëri që t’i mbeten besnike qytetet e Helladës dhe kur ai [Demetri] lidhi marrëveshje me Ptolemeun, Pirrua shkoi në Egjipt si peng. Këtu i dha Ptolemeut prova të mëdha të forcës dhe guximit të tij në gjueti dhe në ushtrimet gjimnastikore dhe si e pa që Berenika kishte fuqi të madhe dhe, nga vyrtyti e urtësia, ua kalonte grave të tjera të Ptolemeut, iu tregua shumë i respektueshëm. Meqënëse ishte i shkathët për të bërë për vete më të fortët, ashtu sikurse urrente frikacakët dhe ishte mbi të gjitha i sjellshëm e i urtë në jetë, u zgjodh midis princave të tjerë të rinj për t’u martuar me Antigonën, njërën prej vajzave të Berenikës, që e kishte me Filipin, para se të martohej me Ptolemeun.

Kjo martesë e rriti më tepër emrin e Pirros; duke patur edhe ndihmën e gruas së tij të mençur, Antigonës, ia arriti të mbledhë të hodha dhe ushtri dhe u nis për në Epir, për t’u vendosur në fron. Këtu u prit me gëzim nga një shumicë e madhe populli, që e urrenin Neoptolemin, i cili sundonte në mënyrë mizore dhe të egër. Megjithatë, nga frika se mos Neoptolemi kërkonte ndihmën e ndonjë mbreti tjetër, i propozoi paqe dhe miqësi, duke e bërë shok në pushtet. Por me kalimin e kohës disa njerëz, që dëshironin të gjallnin ndërmjet tyre dyshime, zunë të intrigonin fsheurazi, duke i nxitur njërin kundër tjetrit.

Sidoqoftë shkaku që e shtyu Pirron të vepronte, thuhet se ishte ky: Mbretërit, pasi i bënin fli Zotit të luftës në Pasaron të Molosisë, e kishin zakon të betoheshin para epirotëve se do të sundonin sipas ligjeve, kurse epirotët u betoheshin atyre se do të mbronin mbretërinë sipas ligjeve. Kjo ceremoni zhvillohej në praninë e të dy mbretërve, të rrethuar nga miqtë e tyre, që shkëmbenin me këtë rast shumë peshqeshe. Me këtë rast Geloni, besnik i Neoptolemit, pasi përshëndeti në mënyrë miqësore Pirron, i bëri peshqeshe dy pendë qe.

Myrtili, njëri nga shërbëtorët e Pirros, ia kërkoi: por meqënëse ai ia dha një tjetri, në vend të tij, Geloni kujtoi se Myrtili ishte fyer. E thirri prandaj për darkë dhe në mes të verës, siç thonin disa, pasi kishte përfituar prej tij, që ishte në lule të rinisë, e pruri fjalën atje ku duhej, duke e ftuar të hidhej nga ana e Neoptolemit dhe të helmonte Pirron. Myrtili e pranoi propozimin, duke u hequr se u bind dhe i pëlqente kjo punë, kurse nga ana tjetër i njoftoi Pirros...

Kur mori vesh këtë Pirrua, aty për aty e mbajti veten, por më vonë, duke u siguruar se epirotët më të fuqishëm i kishte nga ana e tij dhe e shtynin që ta zhdukte Neoptolemin e të mos kënaqej me një pjesë të vogël të pushtetit, por të vlerësonte virtytet e tija të larta për të kryer vepra të mëdha, dhe përveç kësaj i shtyrë nga dyshimi se Neoptolemi mund ta vriste më parë, në ditën e flijimit e thirri për drekë dhe vrau.

___________________
1. Në vitin 302 p.e.s.
2. Demetri i mbiquajturi “Poliorket” (307-283)
3. Qytet i Frygisë. Beteja u zhvillua në vitin 301 p.e.s prej Kasandrit, Seleukut, Lysimahut, Ptolemeut të bashkuar kundër Antigonit I dhe Demetrit, të birit të tij.
4. Komandantët e Aleksandrit të Madh, të cilët pas vdekjes së tij kishin ndarë perandorinë.
 

crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,063
Pikët
113
Përgjigje e: Pirroja i Epirit

Dëshira për pushtime, beteja dhe fama.

Në kujtim gjithmonë të Berenikës dhe të Ptolemeut, kur i lindi një fëmijë nga Antigona e quajti Ptoleme dhe kur themeloi një qytet në gadishullin e Epirit e quajti Berenika.
Pas kësaj, duke menduar për ndërrmarje të shumta e të mëdha dhe duke shpresuar të pushtonte të gjitha tokat fqinje, gjeti mënyrën se si të përzihet në punët e Maqedonisë me këtë shkak: djali i madh i Kasandrit, Antipari, kishte vrarë të ëmën, Thesalonikën dhe dëbuar të vëllanë Aleksandrin. Ky dërgoi njerëz tek Demetri, për t’iu lutur që ta ndihmonte dhe ftoi Pirron.

Meqënëse Demetri po vononte i zënë me punë të tjera, Pirrua duke u nisur për ndihmë i kërkoi si shpërblim për aleancën Stymfenë dhe Prauenë që ishin pjesë të Maqedonisë, kurse nga popujt e pushtuar Ambrakinë, Akarnaninë dhe Amfilohinë. Djaloshi ia dha dhe ky, pasi i zuri dhe vendosi në to garnizone, po i shkëpuste Antipatrit pjesën tjetër të Maqedonisë për t’ia dhënë aleatit të tij. Mbreti Lysimah[1] ishte gjithashtu i zënë me punë, por duke dashur t’i vinte në ndihmë Antipatrit dhe duke ditur se Pirros nuk i shkonte kurrë ndërmend të tregohej mosmirënjohës ndaj Ptolemeut dhe nuk ia prishte atij për asgjë, i dërgoi një letër të rreme në të cilën i thoshte se Ptolemeu e ftonte të hiqte dorë nga kjo ndërmarrje dhe të pranonte nga Antipatri treqind talente.

Pirrua si e hapi letrën e kuptoi menjëherë dinakërinë e Lysimahut: përshëndetja me të cilën fillonte letra nuk ishte ajo e zakonshmja: “Babai i dërgon përshëndetje të birit”, por “Mbreti Ptoleme përshëndet mbretin Pirro”. Megjithëse u zemërua me Lysimahun, prapëseprapë ishte i prirur të bënte paqe dhe u takua pët të bërë betimin dhe për ta përforcuar atë me flijime. Por kur u takuan për të bërë fli një dem, një cjap dhe një dash, ky i fundit ra përdhe i ngordhur, pa e prekur fare, dhe ndërsa të tjerët filluan të qeshnin nga kjo ndodhi, prifti Teodor e këshilloi Pirron të mos betohet, duke thënë se hyjnitë paralajmëronin me këtë vdekjen e njërit prej tre mbretërve. Kështu pra, Pirrua nuk bëri paqe.

Megjithëse interesat e Aleksandrit ishin rregulluar disi, prapseprapë Demetri erdhi; dhe u duk e qartë menjëherë se ai vinte në ndihmë të një njeriu, që nuk kishte më nevojë për të dhe që përkndrazi kishte frikë. Në fakt pasi qëndruan së bashku pak ditë me një mosbesim, filluan t’i ngrehin kurthe njëri-tjetrit, por Demetri, duke zgjedhur kohën më të përshtatshme, ia kaloi kundërshtarit, vrau djaloshin dhe shpalli veten mbret të Maqedonisë.

Ai edhe më përpara kishte urrejtje dhe donte të hakmerrej me Pirron, mbasi ky i fundit kishte bërë shumë inkursione në Thesali; përveç kësaj lakmia, sëmundje që e kanë mbretërit, prej natyre e bënë që këta të dy fqinjë të mos mundnin të jetonin në besim e pa u ndrojtur njëri me tjetrit dhe sidomos pas vdekjes së Deidamesë. Tani që kishin pushtuar që të dy një pjesë të Maqedonisë dhe interesat e tyre takoheshin, rivaliteti i tyre kishte shkaqe më të rëndësishme. Prandaj Demetri, pasi kishte bërë një ekspeditë fitimtare kundër etolëve, la këtu Pantauhun me një ushtri të madhe dhe vetë u nis kundër Pirros, i cili nga ana e tij, si mori vesh, u nis kundër të parit. Po për shkak të një gabimi në zgjedhjen e rrugës, nuk u takuan dhe Demetri pasi hyri në Epir, filloi ta plaçkisë.

Pirrua iu va prapa Pantauhut dhe e detyroi të pranojë betejë. Si u përleshën ushtarët, lufta u zgjerua dhe u bë e tëmerrshme sidomos midis komandantëve. Pantauhu, i cili për trimëri, shkathtësi dhe forcë fizike ishte padyshim komandanti më i mirë i mbretit, duke e ndjerë veten të fortë dhe të guximshëm e ngacmonte Pirron, duke e thirrur në dyluftim; dhe Pirrua, të cilit nuk ia kalonte asnjë nga mbretërit për forcë e guxim dhe që donte ta bënte familjare famën e Akilit, më tepër për trimëri se sa për farefisni, shkonte drejt Pantahut në radhët e para të ushtrisë.

Në fillim luftuan me heshta pastaj, si u përleshën, përdorën shpatat me mjeshtëri dhe forcë. Pirrua mori një plagë, por i shkaktoi armikut dy, një në kofshë dhe tjetrën në qafë dhe e rrëzoi atë poshtë, por nuk mundi ta vrasë se miqtë e tij ia hoqën nga duart. Epirotët, krenarë për fitoren e mbretit të tyre dhe me admirim të madh për trimërinë e tij, u sulën kundër këmbësorisë maqedonase, e thyen, dhe duke i ndjekur ata që po iknin vranë shumë prej tyre dhe zunë të gjallë pesëmijë vetë.

____________
1. Sundues i Thrakisë dhe i një pjese të Azisë së Vogël deri në Frygi.
 

crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,063
Pikët
113
Përgjigje e: Pirroja i Epirit

I pari midis më të mirëve

Kjo betejë nuk u shkaktoi maqedonasve aq inat për humbjen që pësuan dhe as aq shumë urrejtje për Pirron, sa ishte përkundrazi e madhe fama dhe admirimi që fitoi Pirrua për trimëritë dhe lëvdatat e gjithë atyre që kishin pare gjestin e tij dhe kishin marrë pjesë në betejë. Në fakt pamjen, shpejtësinë dhe shkathtësinë e tij e gjykonin të ngjashme me atë të Aleksandrit dhe u dukej sikur shikonin tek ai pothuajse hijen dhe një përsëritje të gjallë të sjelljes dhe fuqisë së tij në luftë dhe, ndërsa mbretërit e tjerë kërkonin ta ngjasonin në veshjen e purpurtë, në garden personale dhe në qafën e mënjanuar, vetëm Pirrua i afrohej në luftë dhe në trimërinë personale.

Për aftësinë e tij të madhe në rreshtimin e ushtrisë dhe dijet strategjike mund të shërbejë si prove shkrimet që ai ka lënë mbi këtë çështje. Thuhet se kur u pyet njëherë Antigoni se kush ishte komandanti më i mire u përgjigj: “Pirrua, po t’ia arrijë të plaket”, duke dalluar kështu vetëm këtë, midis gjithë bashkëkohësve. Hanibali, sikurse mund të lexohet edhe në jetën e Scipionit, të parin midis gjithë komandantëve për përvojë dhe shkathtësi quajti Pirron, të dytin Scipionin dhe të tretin veten. Duket tamam sikur Pirrua i ishte kushtuar plotësisht dhe thellohej gjithmonë në këtë dije, të cilën e quante me të denjën për mbretërit dhe nuk kujdesej aspak për gjëra të tjera. Thuhet se kur e pyetën në një gosti se cili prej të dyve, që i binin fyellit, Pitoni apo Kafisa, i dukej më i mire, u përgjegj: “Komandanti Polyperh[1]”, duke pohuar me këtë se për mbretin është më mire të kujdeset dhe të njohi vetëm këto gjëra…

_________________
1. Një prej komandantëve më në zë të Maqedonisë
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,117
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Pirroja i Epirit

Pyrrhus, when a child, brought to Glaucias, king of Illyria, for protection
Illustrated: (John Hall after Benjamin West 1739 - 1797)
Origjinal

Pirro, kur ishte një fëmijë, sjellë në mbrojtje te Glauk, mbretit të Ilirisë.
Ilustruar: John Hall after Benjamin West 1739 - 1797

 
Last edited:

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,117
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Pirroja i Epirit

PIRRO I EPIRIT, FËMIJË, NË OBORRIN MBRETËROR TË MBRETIT GLAUK I ILIRISË

"Le jeune Pyrrhus à la cour du roi Glaucias"
Autor: COLLIN DE VERMONT Hyacinthe

 
Last edited:

Socio

V.I.P
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,066
Pikët
113
Përgjigje e: Pirroja i Epirit

Dhe ne shqipetaret vazhdojme te quhemi 'Epirote' deri ne mesjeten e vonshme:





Be it how it will, of all the people in Greece, there were none but the Epirotes (call'd the Albanians at this day) ... that were able to be up against the Turks
Perkthim:
Si do qe te jete, nga e gjithe popullsia ne Greqi, askush tjeter pos Epiroteve (te quajtur Arber/Shqiptare sot)... qe munden tu kundervihen Turqeve




Gjithashtu, ishim vete ne, Epirotet, qe e emeruam atdheun tone Arbeni:



ALBANIA, named thus by the Epirots ...
Perkthim:
Arbenia, e emeruar ashtu, nga Epirotet ...
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,117
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Pirroja i Epirit

Në kujtimet e veta, Gjin Muzhaqi(Dhimiter Pilika. Pellazget origjina jone e mohuar ) dëshmon se “Pirroja, mbret i epirotëve, mbante të shkruara në një unazë këto fjalë”:

1.”Për të virtytshmin është shpërblim i pakët të jetë zot i botës; për veskeqin është dënim i pakët t’i merret jeta.”

2.”I nderuar ndër të nderuar është ai që fati e përmbys tek s’ka faj, dhe i poshtër ndër të poshtër është ai që fati e ngre lart kur s’e meriton.”

3.”Gjithçka që mund ta bëni me të mirë, mos e bëni me të keq.”

4.”Çka mund ta siguroni me paqe, mos e kërkoni me luftë.”

5.”Çka mund ta fitoni duke iu lutur tjetrit, mos ia zhvatni duke e kërcenuar.”

6.”Çka mund ta ndreqësh pa rënë në sy, mos e dëno faqeza të gjithëve!”

7.”Prindi që lë pas një bir të urtë por të varfër, mendon se i ka lënë shumë, ndërsa ai që e lë të pasur por të marrë,mendon se nuk i ka lënë kurgjë”

8.Vlen më shumë një ndihmë e vogël në kohën e duhur, sesa një tepër e madhe por që arrin vonë.”

9.”Njeriu që është bërë tiran i madh për hir të fuqisë, meriton të kthehet në skllav për hit të së drejtës.”

10.”Nuk mjafton që të jesh i mirë, por duhet edhe të mos lësh shteg për t’u mbajtur si i keq.”

11.”Njeriu duhet të mendojë, ndërsa rron në këtë jetë, që lumtërinë ta kqyrë sikur e ka marrë hua, kurse mbrapshtinë sipronë të vetën të natyrshme.”

 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
31,669
Pikët
113
Pirro i Epirit

Z. Sitkij Jahja

Pirro i Epirit

Pirro (296-272 para Krishtit.......Pirroja ishte ,ndoshta, Sundimtari
me i shquar i Epirit .Ai, si pasardhes i larget i Akilit, ishte biri i
Akidit. Kusheriri i Aleksandrit te Molosise, qe sundoi Moloset e
Janines. Fatkeqesisht Akidi u ngaterrua ne grindje politike familjare e
krahinore dhe, si rrjedhoje, ne fillim humbi mbreterine e pastaj edhe
jeten ne vitin 313 para Kr. i biri tij, Pirroja ne ate kohe vetem 6
vjec, u shpetua nga Glauku, Princi i fisit Ilir te Taulanteve. Ne
moshe te re ai hipi ne fron per nje kohe te shkurter, por u rrezua
prej tij dhe filloi karrieren ushtarake me Antigonin e Maqedonise,
Komandantin veteran qe kishte sherbyer me Aleksandrin e
Madh. Ne njeren nga betejat ai u kap rob dhe u dergua si peng ne
Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha per grua te
bijen dhe ne vitin 296 para Kr.e vuri perseri ne fronin e mbreterise
se tij. Pirro gezonte nam per fisnikerine dhe trimerine e tij ne beteje.
Epirotet e quainin "Shqiponje". Sipas nje tradite Shqipetare
pretendohet se emri "Shqipetare" (Bij te Shqipes) e ka origjinen nga
thenie e Pirros. Kur dikush levdonte zhdervjelltesine e levizjes se
trupave te tij, ai i pergjigjet me krenari se nje gje te tille ishte
normale, pasi ushtaret e tij Ishin "Bijte e Shqipes", keshtu qe livjet
e tyre. Natyrisht u shembellenin fluturimeve te madherishme te
mbretit te shpendeve. Sipas nje versioni tjeter, disi te ndryshem,
kur trupat e tij thurnin levdata sulmeve te tij te guxishme e te
shpejta dhe e quanin "Shqiponje" ai iu pergjigjej se ata ishin Flatrat
e tij , qe benin te mundur fluturimin e shpejte te shqiponjes . Thuhet
se kjo coi ne adoptimin e ketij emri , te cilin Populli shqiptar e perdor
edhe sot e kesaj dite. Pra jo "ALBANE" por "Shqipetare" ose "Bij te
Shqipes".

Pikerisht ne kete kohe kolonite te Korfuzit e te ishujve te tjere ne
Detin Jon nisen ta therrisnin fqinjin e tyre ne kontinent "Epir" (Toke
ne kontinent),per te dalluar ate nga banesa e tyre
ishullore. Gradualisht historianet greke e nxoren jashte perdorimi
termin "Molosia" dhe zune te perdornin emertime te tilla si
"Mbreteria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Sidoqofte, ky ndryshim emri
nuk ndikoi ne karakterin Pellazg apo Shqipetar te asaj krahine.
Epiri u shtri ne jug deri ne gjirin e Ambrakise (Artes). Ne fakt,
Gjeografi grek Straboni, shkruante se "per arkananiasit, qe jane
grek.kurse ne te majten ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qe jane
Epirote". Pra , Straboni bente dallimin midis epiroteve dhe
grekeve. Ambrakia dikur kishte qen nje qytete i lulezuar, mirepo tani
ishte rrenuar. Pirroja "e zbukuroi ate me shume se cdo njeri tjeter
dhe e beri rezidencen e tij Mbreterore. Pirroja njihej nga te gjithe si
nje princ i madh dhe i mire. Ai zgjeroi territorin e vet duke ishullin e
Korfuzit dhe krahinat te Maqedonise. Ne ate atmosfere ku
mbizoteronte Lufta e vazhdueshme per pushtet midis Princave
krahinore dhe me ata kufij shume te luhatshem, qe percaktonin
juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshem dhe i
perjetshem, thuhet se gjate nje beteje me faresisin e vet
Maqedon, ushtareve maqedonas u beri aq shume pershtypje
shembellimi i Pirros me Aleksandrin e Madhe ,saqe braktisen Mbretin
e tyre dhe u bashkuan me te. Dhe vertet, kur maqedonet e
rrezuan nga froni mbretin e tyre pazot. Demetrin, ata e ftuan Pirron
qe te sundonte edhe mbi Maqedonine. Mirepo, brenda shtate
muajve ai e kuptoi se maqedont krenare do te preferonin me mire
qe sundimtar Maqedonas me te keq maqedonas, sesa nje te mire
jomaqedonas. Prandaj hoqi dore vullnetarisht nga froni ne Vitin 287
para Kr.Pirroja enderronte te ngrinte nje perandori ne perendim, te
ngjashme me ate te propozuar 40 vjet me pare nga kusheriri i atit
te tij, Aleksander Molosi. Roma, qe tradicionalisht konsiderohet e
themeluar ne vitin 753p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shtet
me i fuqishem ne Itali dhe, me pas, kishte bashkuar grupet e
ndryshme ne nje konfederate nen udheheqjen Romak. Si rrjedhoje,
ajo ishte bere gati nje republike e bashkuar. Mjaft e
fuqishme. Pushtimi i galeve apo i kelteve vershoi nga Veriu rreth
Vitit 400 para Kr..,duke e shkaterruar Romen pjeserisht me ane te
nje zjarri ne vitin 390 para Kr..dhe duke dominar nje pjese te
madhe te Italise per njefare kohe. Luftrat samnite te viteve
326-312 para Kr..dhe 299-291 para Kr..sapo kishin perfunduar kur
Pirroja nisi te hidhte nje sy nga Perendimii frymezuar ndoshta nga
ura portative qe kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200
vjet me pare, Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari qe konceptoi nje ure te
ngjashme permes Adriatikut ne piken e tij me te ngushte, ne
ngushtincen e Otrantos.Rasti i volitshem erdhi ne vitin 282 para
Kr.Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) ne jug te Italise, nje
koloni Spartane, e kishte hale ne sy floten Romake ne portin e
vet (gje qe binte ne kundershtim me marreveshjen) dhe i kerkoi
ndihme Pirros .Pa pritur qe te zgjidhte problemet inxhinjerike te
ures, ai shfrytezoi medoten konvencionale, duke kaluar me anije
permes Adriatikut.25.000 trupa. Pervec 3000 kalores, ai mori dhe 19
elefante lufte, kafshe gjigande te cilat italianet i shihnin per here te
pare. Kur pane ushtrine romake qe afrohej Tarentit ia dhane Pirros
komanden supreme te forcave antiromake, duke preferuar qe me
mire t"i nenshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakeve Barbare. Ne
fillim, Pirro i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit,duke i kerkuar qe te
vepronte si arbiter midis Romes dhe Tarentit. Mirepo konsulli ia preu
shkurt.duke i thene qe te shihte punet e veta e te kthehej ne
Epir. Kur prapavija romake kapi nje spiun Epirot, Levini i tregoje atij
legjionit gjate nje loje stervitore dhe pastaj e leshoi qe ti thoshte
Pirros se, nese e brente kureshtja per ushtaret dhe taktikat
romake, duhej te shkonte e t"i shihte me syte e vet.
Ne betejen qe u zhvillua me pas ne Heraklea, afer Tarentit(280 para
Kr.)Pirroja u ndesh me nje ushtri Romake dy here me te madhe se
ushtria e tij dhe doli Fitimtar. Mirepo, ai humbi aq shume oficere dhe
ushtare, saqe thirri:"Edhe nje beteje tjeter si kjo dhe me duhet te
kthehem vetem ne Epire"Prej ketej lindi edhe shprehja "Fitore si e
Pirros'. Ky ishte kontakti i pare ushtarak i Romes me Boten Greke ne
lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar per paqen dhe Lirine e
bashkesive greke ne Itali. Pirro dergoi ne Rome ministrin e tij me te
zote ne artin e oratorise, Linean, kujtesa fenomenale e ketij te
durguari e habiti Plinin, pasi ai "Kishte fiksuar emrat e senatoreve dhe
te kaloresve romake vetem nje dite mberritje ne Rome. Por Roma
nuk pranoi te hynte ne bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt
kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Ne pamundesi qe ta
pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht qe te kalonte dimrin ne
Jug. Gjate rruges, leshoi roberit romake te veshur e te mbathur dhe
me para, duke u thene qe te ndermjetesonin per paqen ne emer te
tij. Nderkohe, Kartagjena pranoi ti vinte ne ndihme Romes me nje
aleance ushtarake, duke shpresuar qe te zgjeronte zoterimet e saj
ne Sicili. Kjo e alarmoi shume kolonine greke te Sirakuzes, e cila iu
lut Pirros per ndihme ushtarake kunder Kartagjenes. Pirroja nuk priti
qe ti thonin 2 here. Ai u hodh ne Sicili ne Vitin 278 para Kr..dhe me
stragjedine e tij te shkelqyer arriti t"ua rimerrte Kartagjenasve
pjesen me te madhe te ishullit. Fatkeqsisht ai u perpoq te sundonte
mbi keta greke liridashes po aq arbiterisht sa edhe Ptolemi mbi
Egjiptin, prandaj greket nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhen
poshte oferten e tij qe te behej mbreti i tyre:disa prej tyre
preferonin me mire Kartagjenen sesa regjimin ushtarak. Dionisi i
Halikarnasit,qe duhe te jete ndikuar si historian nga origjina e tij
greke dhe nga ambienti romake ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros. Ai
shkruante se Pirroja u soll ne menyre arrogante e tiranike, ashtu si
shtypersit e tyre italiane, duke konfiskuar pasurite dhe duke
shperndare ofiqe te larta per miqte e kapitenet e tij. Ai internoi, e
madje ekzekutoi njerez te shquar me akuza te sajuara, fyu ndjenjat
e Popullates duke plackitur thesaret e paruajtura ne tempujt e
tyre. Kur u terhoq ne drejtim te Tarentit, ererat e terbuara
shkaterruan disa nga anijet e tij, midis te cilave edhe ato qe
nbartnin thesarin e popullit. Megjithate avantazhet e shumta qe
kishte, Pirroja e humbi betejen tjeter"per shkake te zemerimit te
perendeshes". Kjo ishte beteja joperfundimtare e Bevenetos. Pas
kesaj, ne vitin 275 para Kr..ai u kthye ne atdhe, duke lene pas nje
garnizon ne Tarent, por duke e lene ne Itali ne duart e Romakeve. Jo
vetem Epiri, por edhe Greqia dhe gjithe Lindja po beheshin tashme
te te vetedijshem per fuqine e re qe po ngirhej ne Perendim.
Edhe Ptolemi i Egjiptit po perpiqej te zgjeronte kufijet e tij. I
pakenaqur me kontrollin e rrugeve detare ne Egje, ai nxiti
kryengritje ne Greqi e Maqedoni. Ne fakt, Pirros iu mbush mendja
fare lehte per te pushtuar Maqedonine nga perendimi, por kjo nuk
dha ndonje rezultat te madhe. Nderkohe, ILIRINE nuk mund ta
sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku,e kishte strehuar qe te vogel dhe
e kishte ndimuar te hipte ne fronin e MOLOSISE qe ne moshen 12
vjecare. Keshtu,ai i drejtoi armet kunder Greqise. Depertoi ne lindje
deri ne Argosine Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivet
nuk donin te pranonin brenda mureve te qytetit. Pikerisht aty ,ne
Argosin pellazg,ne vitin 272 Para Kr..karriera e tij do merrte
fund. Ashtu si heroi i tij Aleksandri i Madhe, qe e kishte mbyllur
karrieren e tij te shkelqyer ne menyre aq te lavdishme me turp ne
muret e Argosit.kur nje grua e zemeruar do t"i hidhte nje tjegull
nga catia e do ta linte te vdekur ne vend! Ne vepren e tij Historia
Natyrore, Plini shkroi per nje dukuri shume te pazakonte qe ndodhi
ne Rome."Dite qe Vdiq Pirroja,kokat e prera te kafsheve te flijuara
rrokullisen ne toke,duke lepire gjakun e tyre.shenje kjo
jashtzakonishte e mbare" Nje bust, te cilin studiuesit e identifikojne si
me ate te Pirros, u gjet ne Herkulan,ne rreze te malit te Vezuvit, dhe
ruhet ne Muzeun Arkeologjik Kombetar te Napolit.
Aleksandri (272-?Para Kr.)
Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje te
vazhdueshme me MAQEDONINE. Sidoqeofte, eshte domethenes fakti
qe asnjera nga keto mbreteri te hershme Shqipetare nuk kerkoi
aleance me Greqine per te luftuar kunder tjetres.
Copezimi (?-168 para Kr..)
Pas Aleksandrit, Epiri u nda misdis nje numri prinash fisnore, te cilet i
qeverisnin krahinat e tyre si mbreteri te vogla. Shume prej tyre
moren anen e Perseut te Maqedonise ne luften e tij kundra
Romes. Rrjedhimisht, senati i zemeruar Romak e urdheroi gjeneralin e
sapoemeruar, Emil Paulin, te autorizonte ushtaret e tij qe, si
ndeshkim, te placiksnin qytetet e Epirit. Pas betejes se Pidnes
trupat Romake shkaterruan 70 qytete Epirote,pjesa me e madhe e
te cileve i perkiste fisit te molosve,dhe kishin si skllever 150.000
banore. Shumica e tyre u transportuan ne Itali. Nje shekull me vone
Straboni shkruante se, ndonese zonat fshatare ishin te ashpera e
plot me male, " I Gjithe Epiri dhe Iliria dikur ishin teresisht te
populluara. Tani pjesa me e madhe ka mbetur e shkrete, kurse zonat
e banuara jane katandisur ne fshatra ose ne rrenpja. Madje edhe
Orakulli i Dodones ka mbetur pothuajse i braktisur fare. "Deshmi te
heshtura te hakmarrjes te eger te Romes mbi Epirin u gjeten 2000
vjet me vone, kur germimet ne Antigonea te Gjirokastres nxoren ne
drite nje shtrese goxha e trashe prej hiri, te mbetur nga zjarri qe
rrenoi plotesisht kete qytet dhe 69 te tjere si ai.....(Pjese te
marura nga Libri "Populli Shqipetar nga lashtesia deri ne vitin
1912" i shkruar nga Edwin.E.Jacques. :)
 

Xhebraili

El Pistolero
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
4,003
Pikët
0
Vendndodhja
Peja
Përgjigje e: Pirroja i Epirit

Mitologji aka prrallogji kurrqo reale jo i biri i akilit akili i biri i perendis zeus e kush e beson kete prralle/
 

73ka

V.I.P
Anëtar
Mar 27, 2015
Postime
1,582
Pikët
113
Tomb Tape IV: Lost Tomb of Alexander the Great

Varri i humbun i Leks
[ame="https://www.youtube.com/watch?v=lP-y9ozmZQE"]https://www.youtube.com/watch?v=lP-y9ozmZQE

Per Pirron flitet n'minuten e 41, Per Leken n'minuten e 14-te.

Vidjot bazohen ne pllaka guri, gjoja t'gjetuna n'Amerik.

Nuk e di vertetsin e artefakteve po ashtu adhe t'studjusve, thjeshte m'ngacmoi kurreshtjen e vendosa me e shpernda me ju!

View attachment 2343

View attachment 2344

View attachment 2345
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
11,408
Pikët
113
Përgjigje e: Pirroja i Epirit

Keta te zbulimit, ne se nuk eshte fallso, kujtojne se eshte varri i Aleksandit te Madh, por 73ka e ka vene postimin saktesisht ku duhet. Me interesojne keto krrabat.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,117
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Pirroja i Epirit

PIRRO, MBRETI I SHQIPTARËVE
PIKTURUAR NGA FERDINAND BOL ME SHALLIN SHQIPTAR NË KOKË (1656), ASHTU SI BAJRONI MË PAS (1813)

Nëse Fabritius romaku (Gaius Fabritius Luscinus) nuk do të donte të jepte për Pirron, Mbretin e shqiptarëve, shpërblimin për robërit romakë... (shënim: pas thyerjes së romakëve nga Pirroja, në Heraklea, Fabritius negocioi me Pirron për lirimin e robërve).

________________________

Piktura:
Ferdinand Bol, “Fabritius dhe Pirro”, 1656

Titulli [teksti në cep të fotos]: Advis civils, contenans plusieurs beaux et utils enseignemens, tant pour la vie politique, ....
Autori: Giovanni Francesco Lottini
Botues: A. L'Angelier, Paris, 1584
 

Attachments

Top