• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Plaçkit banken, hedh paratë në rrugë

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Policia në qytetin Winchester në Britaninë e Madhe i ka dërguar sot qytetarëve një apel të pazakonshëm, duke kërkuar nga ta kthimin e parave të mbledhura në rrugët e qytetit, pasi që ato do të shërbejnë si dëshmi në gjykatë.


Këtë thirrje të pazakontë, policia e ka dërguar pasi që një hajdut i panjohur ka plaçkitur filialin e bankës “Barclays Bank”, duke i kërcënuar të punësuarit me armë, dhe ka marrë shumën prej 1 600 sterlina.

Por, pak minuta më vonë, gjithë paratë e vjedhura i ka hedhur në rrugët përreth, duke u zhdukur më pas.

Paratë e hedhura i kanë mbledhur qytetarët që ishin aty pranë, ndërsa policia kërkon që paratë të kthehen në stacionin më të afërt policor, pasi do të shërbejnë si dëshmi në gjykatë. Deri tani, siç transmeton gazeta Daily Mail, janë kthyer 300 sterlina. Ndërkohë, është arrestuar edhe plaçkitësi i dyshuar.

Policia lokale nuk ka njoftuar arsyen e hedhjes së parave në rrugë nga plaçkitësi, por ka konfirmuar se ky rast është “shumë i rrallë”.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Plaçkit banken, hedh paratë në rrugë

Po ai rrezikoi ,skuptoj pse pas atij rreziku vete i hedh lol ,, pa leket si kthejn me ata jo, e sigurte
 
Top