• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi Atdhetare

SnAke

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
87
Pikët
0
QëNDRIMI





Jam shqiptar
e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi këtë dhë,
q'e kam si fe,
e përmbi fë:
E kam vatan!
E kam atdhe!
Që gjysh stërgjysh,
që brez pas brez,
që gjithëmonë.
Ti shqa thërret,
ti shqa bërtet,
gjer lartë në retë
se jam barbar.
Jo, s'jam
si bërtet ti,
si buëet ti,
ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua,
lirinë e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam këtu
kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shqa të zi.
Se jam këtu
kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga një det
në tjetrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu
nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën
fushë
e malin
mal.
Unë jam këtu
e do të jem
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri.

Mitrush Kuteli
 

SnAke

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
87
Pikët
0
Re: Poezi Atedhetare

Gjuha shqype



Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjëma e rrfës zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu ë' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; ë' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhë ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lën mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thënun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhënun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' më para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp më s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhë t't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xëni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kënë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë ëdo fës qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për të gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ë'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

Gjergj Fishta
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Poezi Atedhetare

Kjo poezi me kujton dhimbjen e viteve te para te emigracionit ..

Atdheu im

Rri dhe menohem per Shqiperine
Syte e mi me lot jan mbushur
Ne kurbet po humb rinine.

Malli i tokes,malli i nenes,
Me therret ne gjum.O bije!
O nene i therras edhe un.

Ngrihem me tmerr e endem ne te errur
S'jam ne vendin tim e trupi me dhemb.
Kaluan kaq vite qe un po qaj
Ne telefon degjoj vec vaj.

Mos valle ska Zot qe tme ndhmoje
apo vete AI me mallkoi?

Sa letra jan harxhuar
Sam mall ne to kam paqyruar.

Atdheu im un sjam menduar
se jeten time si kam per ta cuar,
Te jap fjalen Atdheu im
Qe do vij si pulebardha ne agim ...
 

Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,385
Pikët
48
Vendndodhja
Ne toke
Përgjigje e: Poezi Atdhetare

kjo poezi thrret :rrimë shtrembt e flasim drejt.



Te kom shar At'dhe e te kom mallkur,
ne pyje te pa fundme c'me ke quar.
zemrohem shpesh, pore jom penduar,
edhe pse me lendove te kom arsytuar.

Mallkimet per ty,i ktheva në bekime,
edhe pse shpesh pa hak, ma lendove jeten time.
une te këndova me shum mallë,lotin e ktheva ne buzqeshje,
jo si shenj ligsie imja pore ty te thrras ne ndergjegje.


Behu mëmë e mir qe te duan bijte e tu,
mos i duaj posterqit, se ke me u pendu.
duaje e pranoje qfare te duhet kura,
se mos brit pastaj u lava nga shurra.
 

Prishtinasi

V.I.P
Anëtar
Feb 14, 2013
Postime
2,702
Pikët
113
Përgjigje e: Poezi Atdhetare

Kenga XXX

Fryjti era e maleve
dhe rrzoi hijen e lisit.
Gjaku im te Lumi i Vodhit.
Hapeni shatoren ,
o ushtare , qe te shoh
Shkodren dhe time moter
te dritarja kundruall.
Atje nuk do zgjohem me
luleve qe i tund era
si suvale e pasosur.
Mblidhen shoket mbremanet
ne katund , ne vateret.
I lashe si enderrez.

Jeronim De Rada
(Kenget e Milosaos)
 
Top