• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi nga ALMA PAPAMIHALI...

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Alma Papamihali, një zë në poezinë shqiptare, i kreu studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi shqipe. Që në fëmijëri ka ndjekur pasionin dhe dashurinë për letërsinë dhe veëanërisht poezinë. Kur ishte ende studente ka bashkëpunuar me disa gazeta dhe revista të kohës. Prej vitesh jeton së bashku me familjen në Gjermani dhe mallin për vendlindjen e derdh në tinguj poetikë. Pasioni.net ka shkëputur për lexuesit e tij vargje nga përmbledhja poetike me 100 poezi lirike ëNën tingujt e natës", me të cilën është nderuar me ëmimin e parë nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani.
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi nga alma papamihali

[YOUTUBE]http://www.youtube.com/watchëv=9lRqMIGITaI[/YOUTUBE]
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi nga alma papamihali

PëRKUFIZIMI I PREKJES

Prekja sëështë thjesht,
Vendosje e dorës mbi trup,
Por puthje lekurësh,
Ku mollëzat e duarve
Buzët e etura janë,
E burimi i poreve shuan
Etjen e pafund që kanë...
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi nga alma papamihali

Në AJëR

Këmbëve të zbathuara,
U veshëm këpucë,
Për të vazhduar,
Kërcimin...
Por për ëudi
Nuk prekëm në tokë,
Bashkë shijuam
Fluturimin...
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi nga alma papamihali

GJITHëKA JETON

Nuk thahen fjalët në gjuhën e lagësht,
Dhe nëse nga etja një buzë është tharë,
Nuk ëahen rrugët nga hapa të rëndë,
Dhe nëse lëvizin mijëra kalimtarë.
Nuk thyhet koha, as nuk paloset,
Si një kujtim në xhep harruar.
Asgjë nuk thyhet dhe plasaritet
Nëse rreh puls i dashuruar...
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi nga alma papamihali

[YOUTUBE]http://www.youtube.com/watchëv=hXFhrgjAlis[/YOUTUBE]
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi nga ALMA PAPAMIHALI...

FLIRTIMI

Secili ulur në karrigen e tij,
të dy përballë...
nuk e njohin njëri-tjetrin,
ndaj nuk shkëmbejnë fjalë.

Ndërkohë që sëflasin,
ju puthen vështrimet.
Stacioni vjen. Njëri zbret.
Ja pra, ëëqenkan flirtimet.
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi nga ALMA PAPAMIHALI...

KUJDES

Nëse një degë këput
mos pyet më pas,
pema si quhet...

Para se të lëndosh dikë,
mundohu të dish,
ëfarë duhet...
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi nga ALMA PAPAMIHALI...

BARAZVLERë

Përkulu,
në do të më puthësh,
sëjam aq e gjatë
sa ti...

Zgjatu,
në do të më duash,
Zvarritja sëka vend
në dashuri...
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi nga ALMA PAPAMIHALI...

[YOUTUBE]http://www.youtube.com/watchëv=wfw3QOmK7NM[/YOUTUBE]
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi nga ALMA PAPAMIHALI...

[YOUTUBE]http://www.youtube.com/watchëv=6n2-P7XtaGs[/YOUTUBE]
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi nga ALMA PAPAMIHALI...

[YOUTUBE]http://www.youtube.com/watchëv=mq8YEbfeTuc[/YOUTUBE]
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi nga ALMA PAPAMIHALI...

Intervistë me kantautorin e njohur Lirio Nushi-Nga Alma Papamihali

Së pari përshëndetje dhe faleminderit që pranuat ftesën time, për një bashkëbisedim për lexuesin e gazetës "Zemra Shqiptare", emri i së cilës korespondon më së miri me tematikën e këngëve tuaja.

Një zemër shqiptare në mërgim, që nuk e harron kurrë vendlindjen.
Nje zemër shqiptare që përcjell nëpërmjet këngës dhe teksteve muzikore, mallin, nostalgjinë, dashurinë...Tinguj që duken sikur qajnë, por edhe gëzojnë njëhkohësisht.
Qajnë për vendin e lënë...gëzojnë dhe krenohen për origjinën dhe prejardhjen që su harruan kurrë.

Kjo është ndjesia dhe motivi që përcjell tek dëgjuesi, zëri i Lirio Nushit, i cili bën të dallohet nga ëdo artist...nga ëdo këngëtar tjetër. është pikërisht roli i një historiani, që vjen në opinionin shqiptar, por edhe ate të huaj, por kësaj radhe nëpërmjet këngës.

Fakte të shoqëruara me muzikë...

Pikërisht me këtë fjali, do doja ta nisja dhe intervistën time me ju...
ëdomethënie ka për ju tek dëgjoni të përmendeni si i vetmi kantautor shqiptar, që i është përkushtuar tërësisht këngëve arbëreshe...

Arti për mua është një mënyrë të shprehuri. Dëshira për të ndërgjegjësuar opinion publik mbi egzistencën e këtyre komuniteteve me origjinë shqiptare, ka qenë shtysa e ndërgjegjies sime për tu përballuar me një realitet, që i ka mohuar ata në mënyrë të dukshme dhe të padukshme, ose më e pakta, që i ka lënë ata në harresë.
Duke e njohur këtë realitet nga afër, jam ndjerë se ne jemi një komb që kemi pranuar shumë lehtë të na fshijnë memorjen tonë historike. Sado e hidhur të jetë kjo për tu dëgjuar - është e vërtetë!

Personalisht i ndërgjegjësuar, nuk mund ta mbaja dot në zemër gjithë këtë indiferentizëm që është treguar deri tani nga të gjitha strukturat egzistuese shtetërore, apo të kujtdoqoftë, influence kombëtare ndaj arbëreshëve të Italisë dhe arvanitëve-arbërorë të Greqisë, duke gjetur një mënyrë për të folur, për të bërtitur, për tu shprehur, nëpërmjet një arti popullor-masiv, sikurse është kënga.

E vërteta e hidhur qëndron që kudo shkova jashtë Shqipërisë u kuptuan ëklithmënë time, por vetëm në Shqipëri ëdaullet kanë rënë në vesh të shurdhëtë.!
Por mendoj se ka domethënie të natyrës: ëTANI AKULLI ëSHTë THYERë.
Shqiptarët po dëgjojnë më shpesh për Arbëreshët, po kuptojnë diëka. Por akoma janë shumë larg konceptualisht nga orientimi kombëtar për të njohur vetveten-të vërtetën e ërrënjëve të tyre të shkuluraë.
Kam thyer një akull dhe jam ndoshta i vetmi që e njoh këtë realitet më mirë se askush tjetër, sepse e kam prekur atë nga afër. Kam shëtitur me këmbë shumë prej zonave ku ata jetojnë.
Por kjo nuk do të thotë aë arti im është i kuadratizuar vetëm në këtë drejtim. Nëse ka diëka që më problematizon, e kujtdo forme qoftë, unë do e përdor artin për tu shprehur.
Sepse arti i përdorur në formën e duhur është ëarmëësensibilizues.

Jeni realizues i dy albumeve, një me këngë arbëreshe, i dyti me këngë nga i gjithë ballkani, dhe dy filmave dokumentarë mbi arbëreshët dhe arvanitët, për të cilat keni punuar me shumë vullnet e pasion për vite të tëra. Pyetja që më ngjall kureshtje:
Pse e nisët karrierën tuaj muzikore, pikërisht me këngë të tilla...
Kur e patët shkëndijën, apo frymëzimin e parë për to...

Mendoj që njerëzit duhet të punojnë, sejcili në drejtimin e vet, për të realizuar diëka që është në dobi të të tjerëve dhe të shoqërisë. Mbas daljes së diskut me këngë arbëreshe, njerëzit kanë marrë gjithë këtë informacion mbi arbëreshët. Me qindra të rinj shqiptarë kanë treguar interes të jashtëzakonshëm për tu informuar. Më kanë befasuar me mesazhet e tyre elektronike në e-mailin tim zyrtar.
Kjo më bën sinqerisht mua të ndjehem më mirë se sa të bëja nji album me këngë tematikash që trajtojnë dashuriëka të thjeshta. Më bëjnë të ndjehem special, i veëantë, i sukseshëm, por mbi të gjitha i dobishëm.

Shkëndija e parëë ë Në një bisedë mes disa miqve të mi intelektual grekë, dikush tha, ... duke përmendur këngën ëE Bukura More.., - ato janë fshatra grekfolës...!ë
Më vonë me një interesim të veëantë, mësova se i gjithë opinioni publik grek ishte i të njëjtit mendim, ishin të bombarduar me këtë gënjeshtër të frikshme dhe për një shqiptar të vetëdijshëm si mua, kjo ishte e papranueshme. Ju kishin shpëlarë trurim me gënjshtra dhe ëkjo nuk ëshë e vetmjaë.!

A... - po do ju godas fortë thash me vete... -, ...me shumë stil... dhe keni dhe për të më thënë dhe faleminderit. Kjo ishte dhe arsyeja që zgjodha ta prodhoj dhe ta nxjerr në qarkullim diskun me këngë arbëreshe në Greqi, duke e publikuar atje fuqishëm.
Me nji boooom të jashtzakonshëm i gjithë shtypi serioz grek botoi artikuj shumë pozitiv për punën time. Intervista e parë që më kanë kërkuar nga mediat ka qenë BBC. Kam qarë nga gëzimi. Sepse mbas një pune shumë të lodhshme, kisha arritur të thyeja një gënjeshtër tabu të frikshme kundër shqiptarëve dhe të bëj të njohur egzistencën e minorancave shqiptare në një plan edhe jashtë kufijve kombëtar.
Më bëri përshtypje diëka në Greqi. Grëkët edhe pse puna ime i ëgodisteë respektuan me madheshti deri në detaje, seriozitetin me të cilin kisha punuar. Më KISHIN PRANUAR ME RESPEKT!

Meqenëse koncertet tuaja kanë qënë të mirëpritura në Italine e Jugut, konkretisht në Kalabri... Cëmund të na thoni më shumë për publikun e atjeshëm...ose nëse dini diëka konkrete...
Si është ruajtur gjuha shqipe edhe pak kaq kohësh...Nëpërmjet shkollimit, të praktikuarit të së folurës së përditshme ...apo...

Befasohesh kur shkon në katundet arbëreshe. Flasin shqipen e kohës së Skënderbeut, janë më patriot dhe atdhetarë se shqiptarët e sotëm. Ruajnë me fanatizëm deri në detaje ëdo zakon shqiptar me nji nocion të patjetërsuar, janë shqiptarët më antik egzistues.
Janë ënjë kështjellë e vjetërë që të kthen 600 vjetë pas në kohë. Flasin, këndojnë dhe vajtojnë shqip.

Jeni duke punuar konkretisht për ndonjë album muzikor, ose për ndonjë eveniment kulturor...

Me komapinë ndërkombëtare muzikore Sony Music, me deg në Greqi, po përgatitem dhe jam në përfundim të një albumi të ri me këngë ku do të ketë dhe kompozitor shqiptar dhe pjesmarës këngëtar shumë të sukseshem grek. Interpretimi do jetë në gjuhën Greke.

Ku i kaluat pushimet e verës së fundit dhe nëse keni ndonjë mbresë nga ajo...

Mes miqsh dhe familjarëve të mi, shoqëruar me dy ture të vogla koncertore në Korfuz dhe Italy.

Keni në familje të afërm që janë të pasionuar pas muzikës, apo jeni i vetmi që ju përkushtuat kësaj fushe...

...jam i vetmi. Prindërit e mij nuk kanë dashur asnjiherë të merrem me art.

Përveëse kantautor, ju jeni edhe i angazhuar edhe me botën e informatikës.
Janë dy pasione që me siguri kanë diëka të përbashkët, sië është pasioni.
Do të shkëputeshit nga informatika nëse përkushtimi muzikor do ta kërkonte diëka të tillë...
Pra do sakrifikonit për muzikën dhe profesionin...

Tashmë un nuk punoj më në fushën e informatikës. I jam përkushtuar pjesës së artit dhe njëkohësisht manaxhoj disa biznese të miat në Shqipëri. Por asnjëherë smë ka prishur punë qe kam studjuar këtë profesion. Më pëlqen të ekspoloroj vazhdimisht profesione të reja. Vetëm se me pjesën e artit merem gjithmonë mbasi kam mbaruar punën me biznesin.

E ka gjetur Lirio, shpirtin binjak... (Jeni i dashuruar...)

Shpirti binjakë ë Egzistonë!
I dëshiruar po, i dashuruar me periudha të shkurtra.

Kam bindjen e plotë për shkak të temave që trajtojnë këngët tuaja, që jeni mëse i informuar, mbi aktualitetin shqiptar.
Nëse do t ju jepej mundësia...ëfarë do ndryshonit pikë së pari në ate realitet...

Pyetje e vështirë kjo!
Nëse do të mund të krijojaë një shkallë të perfeksionit mbi realitetinë
Do filloja nga zero dhe shkalla 1 është shëndeti, ai fizik dhe mendor, më shumë qendra të shërbimit mjeksor falas, funksionale dhe me një teknologji moderne.
ëShkalla e dytëë do ishte mundësia për të krijuar më shumë të mira materiale, pra një ekonomi më të mirë për shqiptarët.
ëShkalla e tretëë- shkolla ku rinia të studjojë pa i marrë diplomat me pagesë, sepse është e frikshme kur mendon se në Shqipëri del nji mjek me diplom kur nuk ka studjuar kurrë dhe që nesër do të vras fëmijët tanë nga pa dituria, jurist që do të mbushin burgjet me njerëz të pafajshëm, arkitekt që do të shembin pallate...!
ëShkalla e funditë- maja e perfeksionit të realitetit në mendjen time ëshë e vështirë. Për këtë më duhet nji shkop magjik- Ti bëja të gjith njerëzit të lumtur!

Motoja e jetës suaj ...

Mos i kthe kurizin ëndrrave, sado e vështirë të jetë rruga për të shkuar në destinacion. Udhëto me zemrën tënde.

Duhet të ketë më shumë në këtë jetë . . .

Në këtë jetë duhet të ketë më shumë njerëz të lumtur. Lumturia është pika më e lartë kulmore dhe thelbi i egzistencës së njeriut mendoj unë. është e paharitshmja. është sfida më e vështirë.

Qyteti i preferuar që ju pëlqen ta vizitoni...

Atje ku skam shkuar akoma. Një qytet në nji planet tjetër.!

Do ta ndjekim ndonjëhere Lirion, edhe në këngën popullore...

Më pëleqen rroku etnik, pse jo, edhe folk i pastër.

Me cilin...kompozitorë apo kolegë - këngetarë... do të donit të bashkëpunonitë
Dëshirat për tu realizuarë

Do të doja të bëja një duet në gjuhën turke. Më pëlqen shum pesha shprehëse dhe aksepti e kësaj gjuhe. Më intrigon shumë dëshira për të bërë nji film për Skënderbeun, që ta shikonte gjithë bota.
Eposi i kreshinikëve shqiptarë në një serial filmik.

Nëse do ti dërgonit një mesazh lexuesit të Zemrës Shqiptare nëpërmjet kësaj interviste,
cila do të ishte ajo...

Merruni me art mbas pune!
Njihni historinë e kombit tuaj që të njihni më mirë vetveten. Indiferentizmi mbi problemet qe ju shqetësojnë, vret shpresat për një jetë më të bukur.
Dashurohuni sa më shumë. Duajini dhe respektojini miqtë tuaj, edhe kur ata janë në momente të vështira pa kërkuar shpërblim. Mirësinë tuaj, e shpërblen zoti atëherë ku ju jeni më shumë në vështirësi. Rrini larg drogës-sëkeni nevojë për stimulues.
Jepini një motiv pozitiv jetës tuaj.
Më dergoni nji përqafim me e-mail ... (qesh): [email protected] .

Edhe një herë ju falenderoj për intervistën dhe përgjigjet tuaja, të cilat ja vlejnë tërësisht të lexohen me shumë vëmendje nga lexuesi.
Ju përshëndes duke ju uruar suksese dhe sa më shumë tinguj muzikorë nga zëri juaj...
(A.Papamihali)
 
Top