• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi nga Danel Cana

Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
POEZI PATRIOTIKE

- POEZI :

" DASHURI ËSHTË FJALË E ARTË "
vëll. I-rë

- NGA VËNDROJA

Natën e mirë, atdheu im!
Veç hëna më buzëqesh.
Freskija e natës e kënga e bulktheve,
Në çdo hap më ndjek.

Nga vendroja t’përshëndes,
Atdheu im i mirë.
T’shoh bukurinë e agut me vesë,
Shpejtohu errësirë.

* * *
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

2- DUKE KERKUAR KENGEN

Kërkova këngën tënde,
i dashur Atdhe.
Këngët e zemrës time,
që forcat peshë m'i ngre.
Agimeve me vesë brodha,
trëndafil këputa.
Ëmbëlsia e këngës tënde
më erdhi tek buza.
Vazhdova rrjedhës së lumit,
u ngjita gjer në mal.
Dëgjova këngën tënde,
këndonte një ujvarë.
Sa bukur, sa bukur,
entusiazmohesha unë.
Kur shihja ujët që binte
e kthehej në shkumë.
Këputa një degë gështenje,
të lagur nga ujvara.
Tingull i këngës tënde,
oj, shpirtin ç’ma ngjallka.
Gështenjkë, moj gjëmbaçe,
vallë ç’farë fsheh brënda?
Lulet tundnin thekët,
kishte çelur kënga.
* * *


3- TA SHPËRBLEFSHIM NË LIRI

(kushtuar Fato Berberit)

Duart e tua të bardha, të buta,
s’tu lodhën kurr me ato gërshërë.
Vrapoje ti mes breshëris’ plumbave,
plagët shokëve për t’ua zënë.

Dhe çoje ti, melhem mbi to.
Dhe ikte dhimbja, sa prekje ti.
-Fato moj motra e vogël,
ta shpërblefshim në liri.

Etje djegur, plagëve të marra,
të uronin shokët shpeshë.
- Në liri kur ta fitojmë,
do të bëhesh doktoreshë.

Mbi tavolin gërshërët flasin.
Në stendë ti na buzëqesh.
Ato gërshër, një libër i rallë,
për Faton trime, doktoreshë.

v.o.i kam dorzuar vet në muzeun e Tepelenës
gërshërët e F.Berberit, të ruajtura nga nëna ime.
Më 1978
* * *

4 - PRAP DO VIM TEK TY

1-Vlorë moj e zeza tinë.
Prap e bëre tragjedinë!
Hodhe në detë rininë
Me ca varka si Opingë.

2- Pa kujtohu mir moj Vlorë..?
Sa ke hequr deri sotë?
Sa ke veshur në të zeza?
Sa mbyte në vaj e lotë?

3-Vlorë me tradita shumë
Që nuk flë, po rri pa gjumë!
Edhe netët me furtunë,
Zëmrën nga vëndi e çkulë.

4-Vlorë plakë burrëreshë.
Bëhu njëher trimëreshë.
Thuaj ndalë shesh për sheshë
Atij që të bëri përsheshë.

5-Ngrihu Vlorë, e bëja forra
Si qëmoti me Qemalë.
Ngrihu moj t'u thaftë dora,
Bjeri hasmit mu në ballë.

.

6-Ata djem që u mbytnë,
Nuk është se deshën vetë!
Dikush më qafë i mori,
Shkundur i hodhi në detë!

7-Priji ato tentakula
Vlorë zëmër e rinisë.
Kontraband e korrupsionin,
Që jan varr i Shqipërisë.

8-Përsëri do vim tek ty
Vlorë moj e shtrënjta jonë.
Do vim me flamurin lartë
Të ndërtojm e zbukurojmë.

11.1.2004
* * *
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

5 - VAJTIMI I NËNËS

1 - Mbi një shkëmb të zbardhëllyer
Kishte dalë plak’ e shkretë.
Me duart të kryqëzuara,
tret shikimin thell në detë..!

2 - Ah moj zemër si duronë..!
Si duronë moj e shkretë..?
Më mirë plaçë për gjithmonë,
se sa heq ato që heq.

3 -Ç’qe kështu kjo jeta jonë,
Kush e priste këtë ditë?
U hap përsëri kurbeti,
na mori bijat dhe bijtë.

4 - Mbeti toka si e djegur,
I ka rënë flak e pa parë.
Mbenë njerzit qyqyndrakë,
është bërë pëllëmb e varr.

5 - Nga ta zë e drithëruar,
Nuk do rrojë sa kam rruar!
Të mos shihja çfar kam parë,
ca të vdekur, ca të gjallë.

6 - Djalë e nuse ç’mi ke bërë,
Det i thellë edhe i gjërë?
Ç'omi, mos m'i mbaj në gji,
det i madh...det i zi.

7 -Nga t'i hedhë sytë më parë?
Keq në detë, e keq në malë!
Dhe në malet e Greqisë
mbenë bijt e Shqipërisë.

8 - U përmbyçi more male,
More male të rënduar.
Sa kanë mbetur, sa kanë ikur,
vallë i kini numuruar?

9 - Dhe ata që kanë arritur,
Për atë bukë të shkretuar...
Si t'i gjejnë nënat e shkreta,
kur dhe emrat kanë ndërruar?

10 - Si t'a lëmë vëndin të shkretë,
Të humbasim mall e gjënë,
Të mohojmë gjuhën tonë,
të mohojmë se kemi qënë?

11 - Se në botë ka pak miqë.
Ka të mirë, e ka të liqë.
Ka disa që duartrokasin
kur ne njëri-tjetrin vrasim.

12 - Ka dhe ca që na nderojnë.
Kërkojnë të na ndihmojnë.
Po sa do të mbaj i huaj,
po s’punuat në vëndin tuaj?

13 - Pra dhe mikun mbaje mik.
Dhe mos e bëj për të lik!
Por të ligut... tregoj vëndë,
mos i beso vëndin tëndë!

14 - K’të që them, e them nga derti !
Syt e nënës mbenë nga deti !
Zëmër e nënës mir e di,
se do kthehi në shtëpi.

* * *
6 - MARATONOMAK
(Kushtuar Gramoz Palushit)

Thika pret Flamurin.
Zemra gjak kullon.
Ç'faj bëri Gramozi,
Fitoren kur feston?

Thika drejt në zemër,
Goditi pa mëshirë.
- Më vrau! I pa besi.
Njeriu i lig, për cmirë.

Dora gjakatare,
Nuk di të ndaloi.
Të tjera jetë kërkonte.
Kështu di të fitoi!

Të verbër të k'tij shekulli,
Largë cmirës pa emër.
Fitorja në një lojë.
Nuk matet me një zemër!

Fitoreja në lojë
Dhe vete dhe vjenë.
Prapë në jetë një Zemër,
Asnjëri nuk e kthen!

Pusho i qetë Gramoz!
Për nderin derdhe gjak.
Në shekuj do të mbetesh,
MARATONOMAK.

Zakynthos 2004
* * *
7 – BRENGA KOSOVARE

Nuk më lë një breng e shkretë,
të dal në dritare.
Më thotë ulu, shkruaj dy vargje
këngë Kosovare.
Nuk më lë të qetë një brengë,
nuk më lë të fle!
Më ngacmon përher më shumë,
më thotë:- Nuk e pe?!
Po. I pashë, i pash të gjitha.
Dhe sa nuk kam parë!
I pash nënat me të zeza,
me zemër të vrarë!
I pash gratë e Kosovës,
me duar në gji!
Qajnë për burrat, për vëllezrit,
qajnë për fëmijtë!
Qajnë e s’kanë të pushuar…
Ah ç’duron kjo zemër!
Mbushur pirgu me kufoma,
nuk i vë dot emër!
Qajnë gurët, qajnë pemët..
Edhe malet qajnë!
Për të gjorët Kosovarë
s’kanë nga t’ja mbajnë!
Të përzën nga vëndi jot,
nuk paska më keq!
Burra, gra edhe fëmij,
të rinj edhe pleq.
Ah Evrop, Evropa plakë!
U tregove skile.
Dikujt i hyre në hakë,
ja pate me hile.
Ata që kohën e shkonin,
në dhoma sedefi!
Aqë ditën, atë bënë.
Si u deshi qejfi.
Por s’mbaron aty e drejta,
s’shuhet historija!
Veç lirisë, asgjë s’kërkojë,
në trojet e mija.
Duam liri, në tokën tone…
Jo pranga në duar!
Shqipëtari kurr nuk rronë
shtypur , skllavëruar.


D. Cana tetor 2001
* * *
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

8 - BËHU SËRISH TRIMËRESHË

1 - Vlorë moj e zeza tinë;
Prap e bëre tragjedinë!
Me ca varka si opingë
Valë me valë hodhe rininë.

2 - Ditë me zi sikur pa shpresa
Numurojë gjer më sotë!
Sa ke veshur në të zeza?
Sa ke lënë në vaj e lotë?

3 - Ata bijë mbytur vale
Tjetërkush në hon i çon.
Priji ato tentakula,
Kontrabandë e korrupsion.

4 - Vlorë e njohur burrëreshë.
Bëhu sërish trimëreshë.
Tek flamuri, mu në shesh
Ndal atë që t’bën përshesh!

5 - Ky lloj hasmi që u ngjall
Të mbuloj porsi dëbora .
Si qëmoti me Qemalë,
Ngrihu Vlorë, e bëja forra.

2004
* * *


9 - PËR TOKËN TIME

Për tokën time do shkruaj me zjarr.
E tërë nervat ti tendos.
Do shpreh një brengë, do shpreh një mallë.
Si letër shpirtin ma palos.

Çdo njeri ka një të shënjtë,
që ai e dashuronë.
Për të gjumë s’bën i qetë,
për të fal, për të këndon.

Më i bukur vëndi im…
Me pyje e lule shumë.
Me ujë të kulluar fare,
Mes maleve shkon një lumë.

* * *

10 - ÇAMËRIA

Unë do të jem i qetë,
Kur të shoh çamerinë,
Në vënd të saja të rrojë.
Edhe si njerëz të lirë,
Të qeshë edhe të gëzoj.
Ma do zemra që të bëhet,
Ajo që njeriu do.
Po ke zemër prej njeriu,
Nuk i thuhet zemrës Jo!
Kush ka zemër prej njeriu,
Nuk e bën tjetrin të vuaj!
Por dhe kur e sheh që vuan,
E ndihmon, e i jep shpresë!
Se dhe botën po t'më falin...
Çameria... do therresë!


11 - ZEMËR JATAGANË

Sa bedena ka kalaja
Nuk mjaftojnë trimat tanë.
Pas çdo guri e bedene,
Rri një zemër-jataganë.

Lab i sertë mustaqeziu!
Në dorë palla seç të ngriu!
S'duron dotë kjo tokë jallane,
Përveç pallës Iliriane..!
* * *

12 - PORTRET PËR ALI PASHANË

“ Koka në Stambollë trupi në Janinë,
Të vranë Ali Pasha,o Pasha të grinë.”
-Këngë-

Ulur këmbëkryq, i heshtur qëndron.
Sytë nga Janina, mëndjen në Stamboll.
Koburja në brezë pa shkrehur të mbeti,
Mbi një tradhëtar, një gjarrpër dovleti!

Poshtë ballit të rudhur sytë e përqëndruar,
Tregojnë në heshtje atë që kanë shkruar.
Fjalën amanetë botës po i thotë:
“-Kush e beson hasmin, e paguan me kokë!”
* * *
13 - NGRIHU TEPELENË

Ngrihu, tundu Tepelenë..!
Dil e pritë Ali Pashanë...
Si qëmoti në Dervenë,
Hakë edhe besë i dhanë.

Aliu nga der e Hysajve,
Doli trim, u bë Pasha.
Mbretëroi në Janinë,
Hapi porta të mëdha.

Dil e përqafo tët’ birë
Se, bëri për atë vënd!
Të la pasë historinë,
Gjithë bota e përmënd.

Fjalë e tija s'bëhej dy,
Qoftë me hir a me pahirë!
Labë e Toskë i bëri njësh’,
I bashkoi me Çamërinë.

Nuk u dorzua luani,
E shtrinë me tradhëti.
Bashkë me Vasiliqinë
Ndriçojnë në histori.

* * *

14 - SHQIPËRIA NATYRALE

Shqipëria natyrale,
lumenj, dete, fusha,male,
Është që nga Pellazgjia,
....Iliria, ....Arbëria.

Do rilindë me gjak e gjuhë,
Zemërmadhe.
Hynë i mbarë shekull'i ri,
rroftë e qoftë Shqipëria.

Shqipëtar..kjo rracë Arjane,
zemërgjer edhe bujare,
I vendosur i pamposhtur në beteja,
e ka njohur historia.

Lashtësia..Pellazgjia,
....që ka lindur Perëndinë.
I dha botës gjithë ç'i duhet...
mbi të gjitha dashurinë.

Mblidhni mblidhni mënd e kokës,
Mos u sillni si të marrë...
Nukë kemi tjetër Fe,
Përveç kombit shqipëtarë.

15 - NDËRRIM MONUMENTESH

Shqipëri moj hallemadhe,
S'mendove një herë për vete!
E mbushe vëndin me varre,
Ulë e ngri veç monumente!

Shqipëri o vëndi im,
Me asgjë nuk të ndërroj,
Me ty jam dhe në mërgim,
Për ty qaj, për ty këndoj.

Si furtunë shkon politika,
Me ca njerëz të pa shpirt,
Përmbi ty me tradhëtira,
Të coptojnë çik-nga-njëçikë.

Shkojnë e vijnë si perandorë,
I riu tjetrin e shanë,
Ndërrojnë bustet,e maskat,
Ulë e ngri ca sharlatanë!

* * *
16 - TA PAÇIM HUA

Lumja ti moj Shqipëri,
Lule je, lule të thonë,
Luftove me trimëri,
Vatanin etnik kërkonë.

Shqipëri atdhe i dashur,
Llogaritëm edhe mua.
Brezat jetën ta kanë taksur,
Ta paçim për jetë hua.

* * *

17 - GJUHËS TONË

Zbritën ujqit e uritur,
Nga pyjet e Evropës, përsëri!
Kërkuan kulishët, sa ishin rritur,
...T'i mësonin për gjueti!

Shqipen e kapën për gjuhe,
Këtë shqerkëz të pafaj...!
Që u rrit, u zbukurua...
Tani duhet që të vuaj!

Se...Naimi u mbulua,
Që e mbrojti me aq zjarr!
Ç'do të thosh bilbil i kombit,
Po të ishte më të gjallë?

Ç'do të thoshin patriotët,
Çajupi e Noli i madh?
- Kini turp të turpërohi,
Mos u bëni tradhëtar!

Gjuha shqipe është e shenjtë!
Dhe ata që e kënduan,
Kishin një barrë me mend,
Përmi libra u munduan!

Gjuha shqipe është folur,
Që ditën që leu bota,
Erdhi dita për t'u shkrojtur,
Nuk na e dashka Evropa!

Janë shum të djallëzuar,
Ndërsen gegë edhe toskë!
Sikur vlerat jan mohuar,
Që të hahen me shoshoqnë!

Ndalni këtë dorë të zezë,
O vëllezër shqipëtarë.
Mos e quani nder e besë,
Po kërkon që t'ju bëj varrë.

Gjith bota nuk ish' kështu…
Por me kohën ka ndryshuar!
Edhe gjuha po ashtu…
Është rritur e zbukuruar.
* * *
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

18 - DIL PASHA NA VARRI

Kini dëgjuar për Alinë ?
Ali Pasha Tepelena...!
Që la mbrapa historinë !
Që se shkruan dot as pena !

Atij q’i këndoj dhe hasmi :
“ O Ali Pas'a kaimeni !”
S'ishte Turk, por Shqipëtarë !
Dervenas e bir Derveni !

Dil na varri dhe një herë ,
Të llafosesh me Helenë !
Se kërkojnë zorrët tona ,
T'i bëjnë kukurec për mbrenë !

“-Ç'kërkon ai edepsëz...?”
- Vjen përgjigja përtej varrit…
"- Ja kam lënë me testamentë ,
Plakut Ismail Qemali...

Nuk isha Pasha i huaj,
Por në tokat atërore !
Sikur kockë gjuha të bluaj,
S'trëmbet rraca Arbërore!”

* * *

19 - MOS I FRYNI PABESISË

Atje lartë në Prishtinë,
Bëhet luftë me Serbinë!
Shiko o Serb i pa besë...
Priti djemtë e UÇK-së!

Shiko “Krajli Jugosllav...”,
Si luftojnë djemt Shqipëtarë!
Miqësi të madhe kanë,
Gjith shtetet Amerikanë!

I shikon gjithë bota mbarë,
Bijtë e kombit Shqipëtarë!
Të gjithë një betim kanë,
Të luftojnë për vatanë!

Shekuj me furtunë ka parë,
Gjithë kombi Shqipëtarë,
Mos i fryni pabesisë!
Sot është dita e lirisë!

Sot është dita historike,
Të jetë Shqipëri Etnike,
Iku dita e dredhisë,
E Serbisë dhe Greqisë!

S’jemi Turq e as Bullgarë,
As na Mali Zi,
Jemi vetëm Shqipëtarë,
S’rrojmë pa LIRI !
* * *

20 - KUR TË HYN VETJA NË QEJF

Thotë greku: - E shikon,
Atë Diell që ndriçon?
Dua unë pa dritë jep,
Ndryshe na vëndi e heq!

A e di se sa çudira,
Janë në duart e mia?
Qielli, retë, vetëtima...
Komandohen na greqia...!

Thotë fjala:- Është keq,
Kur të hyn vetja në qejf!
Por paska edhe më keqë,
Kur hunda të rri përpjetë!

Thotë:-Ato male që ushtojnë,
I ka bërë kombi jonë...!
Dhe Zeusin atje lartë,
E hoqëm...më s’komandon!

Edhe detet rreth e rrotull,
Janë të mitë, për besë e di...!
Një anë unë,e një anë serbi,
Nuk ka fare Shqipëri!

Kështu thotë historia,
E di mirë...Nuk më besoni?
Të bindet gjithë njerëzia,
S’është nevoja ta lexoni!

Gjithë bota greqisht ka folur,
Ndaj vendosa ta ndërrojë!
Të flasë gjyshi,me stërnipin,
Do përkthyes ta kuptojë!

Këtë gjuhë donte prej kohësh,
Aleksandri i madh me vlerë!
Pavarsisht se nuk arriti,
Ta flas mirë gjuhën e mjerë!

Dhe Homeri i dëgjuar,
Gjuhën greke na rrëfeu!
Pavarsishtë se Pisistrati,
Dyqind vjet më pas përktheu!

Thonë, e çfar nukë thonë,
Tani në shekullin e shkencës!
Dhe gomarin veshë gjatë.
Ja bëjnë për burrë bletës!

Krahë lehta,nëpër lule,
Rend e punon porsi zonjë!
Ku ajo..e ku gomari...?
Grekët të vërtetën s’thonë!
* * *

21 - KRISJA E TRËNDAFILI

Krisja apo grami, kështu i thonë,
Me një trëndafil u ndodh gjitonë.
Rrinte trëndafili prehej në qetësi,
Se koha nuk ishte për gonxhet e tij!

Për krisjen fatlume s’kishte qetësi,
Shtohej e zgjatej si dinte ai,
E vëndin mbuloi me fijet e tij!
S’pyeste trëndafilin në kishte bezdi!

Dimëri kaloi me netët e ftohta,
Pranvera po vinte me ditët e ngrohta.
Një mëngjez të bukur nën diellin me rrezë,
Gonxhe e trëndafilit filloi të buzëqesh!

Gonxhen kur e pa, krisja u lëvdua:
- Nuk po dukesh fare, dielli del për mua!
Shiko sa jam rritur e rritem për ditë,
Ti si trëndafil, ç’i do bukuritë?

- Ti moj zvarranike, o krisje e gjorë,
S’mund të zbukuroshë kopshtin mbretëror!
Mund ta fshehësh gonxhen në ditën me diell,
Por jo dhe aromën që zemrat i ndiell!

- Këto tha e heshti trëndafil i mirë,
Ndërsa krisja ngjitej trupit si rrëshirë!
Kalon aty pranë barçevan i urtë,
Dhe krisjen nga rrënja fillon e këputë!

Rënkon krisje gjorë: Oh e mjera jetë!
Kur bezdis të tjerët, qënka e vërtetë,
Dhe në vëndin tënd nuk të lën të qetë,
Të shkulkan me rrënjë lirin e humbetë!

* * *
22 – MEMALIAJ

Memaliaj..Memaliaj..
Je qyteti më i ri!
Ne të duam, se na fale,
Jetë edhe dashuri!

Memaliaj, Memaliaj..
Me asnjë se krahason!
Nëntoka me thesare,
Është ajo që e nderon!

O qyteti heroik,
O qyteti punëtor
O qyteti me tradita.
Të kemi në zemrën tonë!

Ti që mban arin e zi,
Ke frymën e industrisë,
O qytet i minatorëve,
Krenari e shqipërisë!

Vjosa të ka përqafuar,
Shëndëllija ty të mbronë,
Si Zeusi perënditë,
Kur i mblidhte në Dodonë!

Danel Cana

23 - LËSHO BRITMËN KOSOVË

Atdhe me male të lartë,
Djalërin aty e shkova..
Ëndërrat u gatuan me baltë,
Ëndërrat me vete i mora!

Atdhe, që s’je vetëm fjalë...
Je damar i zemrës time!
Je buza që pikon mjaltë!
Je dielli që çel agime!

Nëna ime e përvuajtur,
Zemërmadhe e historisë...
Kush ngre dorën për të gjuajtur,
Bukurit e Shqipërisë?

Ngirje ballin moj krenare!
Lësho thirrjen anë e mbanë!
Të të vijnë si një herë motit,
Gjithë bijtë ku jan shpërndarë!

Të mblidhemi përsëri,
Si me Gjergjin atdhetar..
Të bashkohemi në Nji...
Kudo jemi shqipëtar!

Lësho britmën moj Kosovë,
Të përgjigjet Çamëria!
Sotë, se nesër është vonë..
Ndryshe s’bëhet Shqipëria!

Jemi kombi më i vjetër,
Që jetojmë nën k’të diell !
Kemi gjuhën më të bukur..
Edhe ...perëndit në qiell !
...............................................

24 – TË FLASIM SHQIP

Gjuha jonë sa e mirë,
E lëvduan të parët tanë!
Gjuha e dallon njerinë,
Nderon nënën dhe babanë!

Sa e ëmbël gjuha jonë,
Që të parët na mëkuan!
Sa fatkeqë i shikonë,
Gjith ata që e mohuan!

Fol shqip or tungjatjeta,
Si mohon gjuhën e nënës?
Gjuha s’varet nga kuleta,
Ajo është çelsi i zemrës!

Kur ka dhimbje zemër e shkretë,
Nënën e thërretë pranë...
Dhe dashuri e sinqertë...
Këtë gjuhë brënda e mbanë!

Ndaj, ju flas o shqipëtarë!
Gjuhën tonë mos e mohoni!
Atë flisni në familje,
Me fëmijët kudo shkoni!

Sikur gjithë gjuhët e botës,
Të arrini t’i mësoni...
Sa gjuhë e nënës së kokës...
...Më të ëmbël z’do shikoni!

Gjuha jonë, gjuhë e vlerë,
Ka qënë dhe kështu do mbetet!
S’krahasohet me të tjerë,
Nuk zhduken malet e detet!
........................................
25 - SIMBOLI I KOMBIT

Vetë natyra na e fali,
Që t’a kemi në flamur,
Mbretin më krenar të qiellit,
Shqiponjën që s’trëmbet kurrrë !

Është simboli kuptimplotë,
Që ka brënda historinë,
E në do të dish për moshë...
Pyet Diellin që ndrinë..!


Është një simbol i bekuar,
Këtë të gjith nuk e dinë...
Është e fshehta më e madhe,
Për të gjithë njerëzinë !

Që kur zbriti si dhuratë,
Që nga qielli paqësishtë,
U përjetësua ndër Pellazgë,
U lartua në Iliri !

U mbrojt me hekur e zjarrë,
Për të, trimat binin fli,
Nëpër dete, nëpër male,
Që nga jugu në veri !

Nëpër lugje nëpër kroje,
Kudo nëpër Pellazgji,
Këndohej gojë me goje.
Lëvdohej me krenari !

Aleksadri Madh me famë,
Këtë simbol e trashëgoi...
Edhe Pirrua gjeneralë,
Vëndit të tij ja kushtoi !

Kur ushtarët e uronin,
Për guxim e trimëri...
“Shqiponja me flatra jemi”,
U thoshte me dashuri !

Edhe Gjergji ynë i ndjerë,
E mori e bëri dy...
T’a kishte më vigjilentë,
Geg e Toskë, Jug e Veri !

Plaku Vlorës patriot,
Lart e ngriti përsëri...
Atë që na bën krenarë,
Flamuri ynë... kuq e zi!

100 VJETORI I PAMVARSISË

Sotë dita është tjetër ditë,
Edhe nata tjetër natë...
Na bie gjithë mirësitë,
Bie bashkimin, si dhuratë.

Gjithë rilindasit me ne janë,
Me dëshirën aq të zjarrtë,
Që atdheun e lëvduanë...
Atdhe! Ty t’u bëfsha baltë!

Dëgjoni o atdhetarë,
Naimin tek ligjëron!
Si qiri tretet ngadalë,
Bashkim kombëtar kërkonë.

Vlorë o djep atdhetarie!
Ti që prite Qemal Benë!
Ti shpërndan kulturë e dije,
Shqiponja që mbron folenë!

Katër vilajete bashkë,
U mblodhën për në kuvënd.
Me besë e me zë të lartë,
I thanë botës: - Kemi vënd!

Këtë vënd e ky flamur,
Është i joni s’e mohojmë.
Për të në sy nuk ka gjumë,
Është i shenjt e do ta mbrojmë.
(të reja)

PËR NËNËN KURR MOS U NDANI

Që kur linde të urryen, foshnje, pa ngritur më këmbë,
T’u vërsulën të të shqyenin, kush me thonj, e kush me dhëmbë.
Përmes thirrjesh histerike, furtunë ngritur nga urrejtja,
Nxituan t’a zinin rrugën, me të liga, me gënjeshtra.

Ti, hape mushkritë e tua edhe thithe rreze drite,
Dhe fillove të çapitesh, në rrëpirra historike.
Përmes pellgjesh gjaku shkove, përmes kockash gjithë dhimbje,
Të mbajtën e u kujdesën, bijt, me besë burrërije...

Dhe vrapove historisë, u rrite u burrërove...
Me kurorën e lavdisë, flamur e komb si ndërrove!
T’u qepën bishat e egërra, të plagosën nga çdo anë,
Të mbrojtën me sakrifica, ata që jetën e dhanë.

U dhe dritë historie, i mblodhe në lapidarë,
U dhe besë trimërije, u dhe emrin shqipëtarë.
Emrin tënd në këngë e gdhëndëm, dikush Nënë e dikush Loke,
Dhe i mbollëm degë e rrënjë, vaditur me gjak e lote.

Sot kalove njëqind vjetë, po prapë mbete si një foshnje,
Ke nevojë të mblidhen djemtë, dy fjalë nëneje t’u thoshje!
E’ni bij, bëhuni bashkë, si kapedanët në mote...
Jeni të gjith shqipëtarë, jemi bij të kësaj toke.!

Nuk duron zemra e nënës t’u shoh të ndar nëpër botë,
Pranë flamurit, pran shqiponjës, e’ni të bëhemi tokë!
Mbani gjith rrugën e drejtë, të shkuarjes e të bashkimit,
Hidhni larg çdo politikë, të përçarjes, të rrënimit!
****************************************

KOKA E ALIUT, PRERË


Britmat, kuja s’kish të sosur,
Kur i thanë se e shtrinë...
Flokët shkulte e marrosur,
S’mbanin dotë Vasiliqinë!

Dy e tre shkallët i zbriti
Pashait t’i ndodhej pranë,
Ulur në gjunjë ulëriti:
- Tradhëti ! Pashan e vranë!

E vetme e nisi vajin,
Kur e pa të shtrirë për tokë,
Si duroj zemra e s’plasi..
Kur e pa trupin pa kokë!

Zgërdheshej i lumturuar
Gjenerali Turk përballë.
Kokën e mbante në duar,
Edhe falej: - Për Allanë!

Për Allahun ish’ jezit,
Ishte shpallur me ferman.
Vet Sulltan i madhërishëm,
E ka shpallur tradhëtar.

Kokë e tija në Sini,
Shpërblehet me lira ari.
Qaje pra Vasiliqi...
Kështu vdes vetëm Luani!

Tha kështu e togën mblodhi,
Gjenarali kapardisur.
Hipni, kuajt i shaloni,
Për Stamboll duhet nisur.

- “ Do të vij dhe unë me ju!”
Bërtiti Vasiliqia...
- “Asaj koke të florinjtë,
T’i bëhen nderet e tija!”

Kështu nisi udhëtimin,
Pashallesha përmbi kalë,
Shpresoi për herë të fundit,
Kokën mbrapa për t’a marrë.

Shakull prej lëkure mbushur,
Borë e ngrirë një kuti.
Kokë e Ali Pashës gjorë
Humbur gjumit në Sini.

Një grusht trima shoqëruan,
Pashalleshën drejt Stambollit
Dhe e kthyen duar boshë,
Me urdhër të perandorit.

Dhe pse veshur me të zeza,
Kur hyri, pallati ndriti,
Pashallesh Vasiliqinë
Sulltanesha vetë e priti.

Shaminë e mëndafshtë ngriti,
Edhe sytë lagur në lotë.
Në gjunjë i ra duke falur,
I tregoi një qese plotë...

Ngrihu moj zonjëz e bukur,
Shpërblime nga ty nuk dua.
Të gjitha sa kam dëgjuar...
Mos e prit ndihmën nga mua.

Ai trup i lënë pa kokë,
Atje në Epirin plak,
Kurrë balta s’do t’a tresë,
Shpirti s’do të gjej rehat.

Do të endet shpirti tija,
Stamboll e në Janinë,
Gjersa koka edhe trupi,
Larg e të ndara të rrinë!

Pas kësaj furtunë e madhe,
Rrufe, zjarr edhe mallkim,
Do të rrëmbej njerëzimin,
Do përfshij Perandorinë.

Kapedane sypatrëmbur,
Nuse Epiriote,
Në kamare vendos lule
Rrotull asaj koke!

Përmbi ty, o mjekërr artë,
Kapedani im,
Nuk e zë vëndin në zemër
Më i miri trim...

Lehtë përmi ball vendosi,
Një monedhë prej ari!
Zakon i të parëve tanë,
Tradit shqipëtari.
******************
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

POEZI PËR DASHURINË

POEZI : -- " DASHURI ËSHTË FJALË E ARTË " vëll. I-rë



1 - MAMAJA TË FOLI

Të foli mamaja;
zemra m'u coptua.
Ajo ty të do,
por dhe unë të dua.

Në dritare rrija;
ishim përkarshi.
Më pe a s’më pe,
këtë nuk e di.

Ç’gabim bëre vallë?
Të qortoi sot.
Mos fjalët e botës
e kanë nxehur kot?

Zemra m'u këput,
kur pashë sytë me lotë.
Ti me zë nuk qave,
po në heshtje po.

Syri në lotim
në zemër më preku.
Ndaj dhe shpirti im
bëhet shpirt poeti.

S’mund të rri pa shkruar
dy vargje për ty.
Të qeshur t'i pafsha
gjithmonë ata sy.

* * *
2 - ADHUROJ

Adhuroj një vajzë.
Në kantier e kam.
Ndodh shpeshherë që bashkë
punojmë krahpërkrah.

Unë shkarkoja kovën;
ajo e pastronte.
Dhe duke punuar
niste të këndonte.

Bëheshim dy zëra;
vinin dhe të tjerë.
Sa e bukur jeta
aty në kantjer!


3 - MËNGJES DASHURIE
(poemë)

Hëna zuri të venitej prapa majës malit t’lartë.
Muzgu nisi dalëngadalë grykës lumit të rëshqasë.

Poshtë fshatit, anës lumit, rridhte çurkë e një burimi.
Aty ndalem të pi ujë e lë çantën prej meshini.

Kur papritur veshët kapën një si tingull prej metali.
Vjen një vajzë të mbushë ujë, më e bardhë se kristali.

Para vashëzës së bukur, gjirin mbushur, shtatin rritur
mbeta një çast i hutuar, s'di pse mbeta i habitur.

Syri saj si dritë e hënës, buza si qershi e ardhur.
Si n’argjënd qafa e derdhur, flokët gjer mbi mes varur.

Dhe ul kokën i hutuar, dhe ajo shikon përdhe.
Dashuri e flakëruar furishmi zemrën ma rreh.

Matem që t'i them diçka, lëviz buzët me ngadalë.
Nanurit edhe ajo, por s’dëgjohet asnjë fjalë.

Dorën i hedh lehtë-lehtë përmbi sup, përmbi flokë.
Por ajo e drithëruar i mban sytë gjith përtokë.

Pastaj i ngre sytë ngadalë edhe mua zë vështron.
Në sy drejt me mall e zjarr drejt në buzë më shikon.

Kroi ujët shushurit, cërkat përmbi gurë bien.
Porsi lotë shkasin pastaj, si një vajzë që ngashërehet.

Fresku nëpër trup na hyn . Mëllenja këngës ja merr.
Era ëmbël përkëdhelte, pemë e lule, ç’ka mbi dhe.

* * *


4 - VAJZ E VALËVE

(Përpunuar me motive popullore)

Mbi një gur anës së detit,
qan e zeza, qan.
Syri i saj, qerpiku i ngritur,
lotin nuk ja mban.
Dhe një djal që dashuroi,
përtej detit shkoi.
Njerz të tjer’, para e huaj,
e bën ta harroi.
Lotë derdh’ , e qan e gjora,
brengën kush ja njeh?
Ike dhe më le e gjora,
vetëm në k’të jetë.
E shkretuam jetën tonë,
jam rritur jetim.
Rroba të zeza, më veshe
tani në të ri.
Ah kurbet, kurbet i shkretë
mbylle ‘sa shtëpi!
Plagë hape, more njerz,
pikë djalëri.
Shkuan vite që kur ike,
një letër s’dërgove.
Ku t’kërkoj, ah un e mjera?
Zemrën ma helmove.

* * *

5 - DASHURIA

E ndiej dashurinë
dhe dua të dashuroj.
Atë vajz që më gëzonë
dhe unë ta gëzoj.
Ç’do gjë në jetë
të ngjall dashurinë.
Kur era e malit
të fal ëmbëlsinë,
Kur deti i gjerë,
të fal bukurinë.
A nuk të ngjall,
e gjith kjo,
dashurinë?
* * *

6 - KUJTOJ

Kur shtronim shinat,
se si më dukej.
Nuk mund ta shpreh,
gëzimin që ndieja.
Kujtoj të gjitha,
ditët e aksionit.
Sa ëndëra të bukura ,
më ngjall traseja.

* * *

7 – TI JE NJË GRUA E BUKUR

Gjithë forcën e mendimit
që më ngjall, kur e kujtoj.
Për atë që po zhuritem,
pa atë, që s’mund të rroj.

Dhe tani që e kam largë,
para syve më qëndron.
Si në ëndërr, them ca fjalë,
ky kujtim më hidhëron.

S’di si ndodhi, i qartë s’jamë,
por në zemër më sëmbon.
Një kujtim, i zjarrti mallë
gjithë trupin ma pushton.

Intriga dhe xhelozija
jan dy gjëra që në jetë,
Të ndajnë nga dashuria,
vetëm të lën , e të shkretë.

Dhe në dorë, po të të mbaja,
porsi lule e këputur.
Gjuh e zemrës do të fliste:

-Ti, je një grua e bukur.

* * *

8 – PËR KUJTIM NË VËNDIN TËND

Gjithë forca e mendimit
më çon në kujtimin tënd.
At’herë lot i nxeht i syrit
më shpërthen, e qaj me zë.

Sa herë rri e mendoj,
sa her’ zemra që më rreh,
Them me vete bëj durim.
Ti moj ti, me mua je.

Edhe tani që po shkruaj,
s’jam i lirë në trup e shpirt.
Jam si zogu që shkund krahët
mbas' shiut, ndaj të gdhirë.

I kam qejf dallandyshet,
zogjtë, bletët e gjithçka.
Blerimin kur pemët vishen,
me gjith shpirt këndoj për ta.

Dor për dore, do të ecnim
në livadhe, në lëndina..
Tufa lulesh do të falja
çaji mali, trëndelina..

Ti moj ti, që më zhurite
që për mua nuk mendon.
Me një ëndërr më trishtove..
Ëndërr, që asgjë s’premton.

* * *


9 - MBI FOTOGRAFI

Të isha pranë teje vetëm një çast !
Do të këndoja me dashuri.
Do të këndoja, me mall e zjarr.
Ashtu si tani mbi fotografi.

Do të këndoja një serenatë,
për ty dhe vetëm shëndet lus.
Gjer mëngjes, sa gjumi të më marë,
e telat kitares t’ja këpus.

* * *

10 - E PUSHTOVE KALANË

Më do, të dua!
Të gjitha fjal janë.
Kush e besoi brengën,
që pushtoi kalanë?

Të shikosh herë tjetër
ç’do bëhet, më thua!
Të gjitha përralla
nga buzët e tua.

Tjetër thonë sytë,
tjetër zemra jote!
Nuk i gjendet filli
fare kësaj bote.

Si ëmbël e thua
të lutem, direktë..
Thua se na qënke,
“Lule Mosmëprekë”.

Pakë lot i derdha,
para se filloj.
Ndaj dua të shkruaj,
e të mos pushoj.

Ti ndoshta do tallesh
me fjalët e mija.
Të gjitha sa thuhen,
janë nga dashurija.

* * *

11 - ÇAST

Hëna ndriçon
e rrezet bjen mbi ty.

Në gjirin tënd të purpurt
k’to rreze gjejnë strehi.

Jashtë dritares natë
e ti po ëndërron.

Mbështetur në krevatë,
për dashurinë mendon.

Gjethet një nga një
po bjenë në tokë të lagur.

Shkëputen nga mëma,
ku s’kan më për të vajtur.

Si hëna, të isha,
të bija në shtrat!

Lehtë e pa kuptuar
të merrja në krah.

* * *

12 - DUA ... SE TË DUA

Dua që të flas, ti nuk më ndalon.
Dua që të pyes, rreptë më shikon.
Dua të shikoj, rrugën m'a ndërron.
Dua... Prapë dua, ti veç më vonon !
....Po ndalu një çast!

Marr në telefon, po ti 'smë përgjigjesh!
Më bën që të vuaj, më bën që të pres...
Të lutem mos thuaj, se nuk ke dëgjuar!
Zemra nuk ta do, të luash me mua...
.... Zemra s'të gënjen!

Të kam parë si ecën, kam shtangur një çast.
Të kam parë si qesh, të kam admiruar.
Të kam par si qan, zëmra më ka therur.
Kam qarë edhe unë, se nuk kam duruar.
...Besomë ç'të thashë!

Ata lot që derdhje, ku i mbaje vallë?
S'priste loti lotin, mbi faqen e tharë!
Kush të ka kurdisur, thua që të vuash?
Mos e lësho veten, përpiqu të duash,
....Të duash vërtet.

Përpiqu njëherë, vetveten të gjeshë,
Të mira të liga, akoma s'ja njeh.
Përpiqu të duash, mua siç të dua,
Do falja gjithçka, vetëm të mos vuash,
..Është vetëm një jetë...

* * *

13 - KAM SHUM SHPRESË

Kamë shumë shpresë;
Që të mos jeshë,
Ti e trishtuar
Dhe e vetmuar.

Kam shumë shpresë;
Që dashuria
Dhe lumturia,
Të vijnë tek Tyja.

Kam shumë shpresë;
Se e kupton,
Një zemër t'pa fajshme,
Kur dashuron.

Kam shumë shpresë;
Si asnjë tjetër,
Se edhe ti..,
Je e ngrohtë në dashuri.

Kam shumë shpresë;
Dhe për gjithë jetën,
Kështu do mbesë,
Me shpres e besë!

* * *
14 - I VETMUARI

Këndo Bilbil e mos pusho,
Si liria s'ka!
Zemra ime në kafaz,
Ngushëllim nuk mba!

Vajzë zëmra jote e brishtë,
S'e njeh pabesinë...!
Ndihmo dhe një zemër tjetër,
Që pret dashurinë !

* * *
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

15 - SHËRIM NUK GJEJ

Edhe pija s'ma qan hallin,
Si të bëj, s'e di?
Dua vajzën t'a kemë pranë,
T'a shtërngoj në gji.

Dhe i dehur, bërë tapë,
Nuk fitova gjë...!
Ah moj botë, botë mizore,
Ëndërrat ku m'i lë ?

Brenga, ëndërrat, dashuria...,
Të gjitha ku vanë ?
Kush e shëron zemrën time,
Kush më bën dermanë ?

Kush arriti pavdeksinë ?
Ju lutem më thoni?
Jeto jetën,...është e bukur !
... Puthje,dashuri shijoni !

* * *
16 - LUMTURI KËRKO

Kërko zemër e etur,
Kërko lumturinë !
Se ajo na duhet,
Pa të dotë s'rrimë !

Porsi oksigjenin,
Që fusim në gjak !
Fusim dashurinë
Për t’jetuar gjatë !

Asnjë pasuri
Nuk ka vlerë në jetë !
Se sa dashuria
E thjeshtë, e vërtetë !

Ta mbajnë të pastër,
Shum zëmra jan shuar !
Shum të tjera ikën
Dhe pa lulëzuar !

Atje ku bie zjarri,
Çel një tjetër jetë !
Tjetër botë ngjallet,
Forc e shpres na jepë !

Më shum dashuri !
Puthje pa kufi !
Se ato të mbajnë,
Gjith jetën të ri !
* * *
17 - PIJA DHE DASHURIA

Nuk është gjë dehja me verë e raki,
Para mpirjes së trurit, kur ke dashuri!
Tepërimi i pijes, të shpie në spital .
Dashuri e tepërt të çon dhe në varr.

Kur pimë raki, s'dim ç'themi aspak!
Por të dashuruar bëhemi foshnjarak.
Rakia dhe vera të vënë në ëndërr…
Kurse dashuria të bënë me zëmër!

* * *

18 - I DEHUR NGA DASHURIA

Vajza nga mëndja unë ika!
Do të pi siç e nisa…
I mbuloni ato cica…
Një nga një i boshatisa!

Nuk dua më qaf t'u bije!
Ju rri pranë, që t'u bëj hije!
Që verën ju ta shijoni…
T'ju puthë e të fluturoni!

Mos e ngri fundin ashtu!
Nuk e sheh se jam këtu?
Mëndjen e kokës m'a mori!
Del zemra nga kraharori!

* * *

19 - BUKURIA

Nga një vogëlushe, sytë dot si heq!
Shikoj shoqen time, bërë si mos më keq!
Në gjoksin e saja, sytë i përqëndrova!
Hidhej i hazdisur, dotë nuk durova!

Buz e saj e kuqe, jetë të dhuronte!
Syri i saj i kaltër, zëmrën shigjetonte!
Trupi i saj i bukur, tundej si Selvija!
Ku t'a përqëndroja vështrimin, s'po dija!

* * *

20 - MOS GABO

Kam një hall të madh,s'di ku ta kërkoj!
Më besoni shokë..s'mundem ta harroj!

Nga dora më iku..., largë fluturoj!
Më ndihmoni shokë, ku mund ta kërkoj?

Më gënjeu Qënia, më tha ta ndihmoj!
Sapo hodhi lumin...Kalin përdhunoi!

Ah moj botë mizore, nuk i vë dot emër!
Si i mban k'ta njerëz, pa mëndje, pa zemër?

Zëmra kur ka krisur, shpirti pikon lotë!
Dhimbjes saj largoju, se nuk matesh dotë!

Dhimbja e dashurisë, dhimbja më e fortë!
Edhe gurin plasi, s'i rezistoj dotë!

Kurr nuk do të shohësh një ditë të bardhë!
Gjersa plaga ime të më mbajë zvarrë!

Gjumi është prishur, nuk mundem të flë!
Do ta hedh në lumë...lumi nuk e nxë!

Do ta hedh në det..po nuk duket gjë?
Nuk do që të dali, pa mëndje më lë!

Dhimbja do kaloi, mua do më lërë!
Vetëm kur një tjetër vëndin tënd ta zërë.!

* * *
22 - MOS M'A MBAJ SEKRET

Ç'Bukuri e madhe të la pa martuar?
Shtati si selvi', apo syri i shkruar?
Ç'dorë e mbinatyrëshme të ka pikturuar?
Më trego të lutem, mos rri e mbuluar!

Më trego të lutem, mos i mbaj sekret!
Se nga mënd' po luaj, po luaj vërtet!
Kur të pikturuan gjith atë bukuri!
Si s'mundën të jepnin më shumë dashuri?

* * *

23 - LAVDI DASHURISË

Dua të të shoh.., të shtrihesh..,të rrishë,
Unë të të mbijë pranë si një qeparis...
Me degët e mia të bëj pakë freski...
Të mbijë dashurija, ashtu siç do ti!

Të mbij e të rritet, të lëshoj lastarë.
Në krahët e saja zemrën të t'a marrë!
T'a vendos kurorë përmbi qeparis...,
Që bota të thotë:"LAVDI DASHURISË".

* * *
24 - ZBUKUROJE SHPIRTIN

Bukurin e shpirtit shum e kërkojnë!
Të pakët jan ata që e vlerësojnë.
Sidomos femrat, për mendimin tim.
Shum pretendojnë, ndaj s'kam besim!

Shumica kërkojnë, jo shpirt të praruar!
Mashkulli i tyre, të jetë i pikturuar!
Nuk i masin vlerat e zemrës së ngrohtë,
Që nuk krahasohet me asgjë në botë!

E duan idhullin, të jetë i dukur..!
Pa edhe xhepat t'i ketë të mbushur..!
Eshtë një fjalë e urtë, po se di mësoje;
"Djalli është i bukur", këtë s’e besoje?

* * *
25 - S'JETOJMË PA DASHURI

Prej gjaku dhe mishi shpirti i jotë gatuar.
Si mundi të ngrohet duke dashuruar?
Si mundi të ftohet braktisur harruar?
Si mundë të jetojë prap pa dashuruar?

Ti mund të harroshë dhe të dashuroshë...
Duhet që të mbushet vëndi që është bosh!
Mjafton që t’a flakësh, ç'ka është grumbulluar.
Urrejtja, përçmimi për t'u dashuruar!

Vetë duhet t’a bëshë, nuk t’a fal njeri.
Ajo që të falin është besnikëria!
Për të jetuar gjatë unë këtë e di,
Duhet pak balsam siç është DASHURIA.

* * *

26 - FJALËT JAN SI DRITA

Ngrihu një ditë herët, sa të agojë dita,
Shikoje pak diellin, rrezet si lëshon...!
Hape gjoksin tënd, të të preki rrezja,
Ajo është dashurija..E ndien?..E kupton?

Dashuria është si dielli, erret a ndriçon.
Fjalët janë si drita..Janë si ato rrezet,
Po s'i penguan retë, retë e djallëzuara...
Kur ato ndriçojnë, hyjnë në zemrën tonë.

* * *

27 - FJALË E ARTË

Dashuri..është fjalë e artë,
Që natyrshëme shkëlqenë.
Kush e di dhe e ka pranë,
Zemrën veten s'e gënjen!

Ai që për maskë e mbanë..
Shpirtin..veten ka maskuar.
Kurrë maska s'mund të fsheh,
Dashurin..e dashuruar.

* * *
28 - JETA ËSHTË GËZIM

Brengën nxirre, mos e mbaj.
Jeta është gëzim, jo vaj!
Sytë me lotë, që dot s'i thanë..
Zemrës, njerëzve, rriju pranë!

Zëmra rreh e gjak shpërndanë,
Gjithë trupit anë e mbanë!
Një zemër me dashuri,
Shpërndan vetëm lumturi!

Të të them s'ke ndienja
Për të dashuruar..!
A do të m'a falje,
Fjalën e gabuar?

Atëherë si ta fali,
Rastin jeta ty?
Kur ndienjat e thyera
I quan dashuri?

Të vrara të thyera,të shtrira për tokë,
Saqë shpirtin tënd e kanë lënë trokë.
Me një pushkë e dy nuk merret kalaja,
Ndaj dhe dashurija do armët e saja!

* * *
29 - ËSHTË MË MIRË TË DUAM

Të ecësh në jetë, të ndiesh, të zgjohesh,
Nuk mjafton të duash, por dhe t'i kushtohesh!
Një zemër të lirë, asgjë s'e pengonë,
Edhe kur urrenë dhe kur dashuronë!

Kur e di çfar do, çfar të ka munguar,
Përse paske frikë për të dashuruar?
Është më mirë të kemi paqe, dashuri,
A më mirë të ndarë, t'i thurim Lavdi?

Të duash dashuri dhe të rrosh i ndarë...
Si pranë një burimi... me buzë të tharë!
Janë ca pengesa që nuk t'i jep jeta,
Njerzit i krijojnë, kjo është e vërteta!

* * *
30 - E VËRTETË

I bukur s'jam të të verboj.
Kam në shpirt shum zjarr e prush!
Kam diçka, po t'a tregojë,
Diçka që nuk e ka gjithkush!

Tre të arta duhen tek burri;
Epshi, shpirti edhe besa!
Për fat të mirë të trija këto,
Unë i kamë, siç i desha!

Nuk t'i themë për komplimentë,
As dua të bëjë reklamë!
Ke diçka shum njerëzore,
Që gjithë femrat nuk e kanë!

* * *
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

31 - TË LUTEM

Ti që hynë n'ëndrat e mia,
Hynë pa trokitur, nuk lajmëron!
Mes iluzionesh të ngatërruara,
Më lë pa gjumë, më torturon!

Të lutem merre një vendim!
O thuaj: "Nuk e prish qederë!"
Mos luaj si macia me minë,
Mos i hidh ëndërrat në erë!

* * *
32 - BOTË E MISTERSHME

Kush vuajti në jetë, kimetin ja di,
Si trup e si shpirt, ai ka jetuar.
Kush e gjeti gati thonë “Lum si ai”!
...Por në jetë, si era ai ka kaluar.

Bota ku jetojmë është plot mister
Dhe njeriu vetë, si shërben sa duhet.
Krijesë e përsosur, krijesë naive...
S’i mjafton një jetë!..Sa vjen e gatuhet.

Dikush do gënjejë, dikush veten mburrë.
Dikush loz me ndienjat e... nuk ka ilaç.
Dikush dashuronë, e dikush askurrë...
Dikujt dhe “shëndet”, do i duket “plaçë!”

* * *

33 - PËR LULEN

Një lule e egër, në gërxhe e rritur,
Që veçse prej erës ledhatim s'ka parë...!
Është e pa dobishme për botën e saja,
Aromën, nektarin... s'ka se kujt t'ia falë!

Një lule e bukur, e mbjellë nga një dorë,
Në një cep lulishte, apo në oborrë,
Mbushë me aromë gjith vëndin përreth!
Kush' sa sy të bukur pret edhe përcjellë!

Lulja nuk rron shumë, petalet i bienë,
Por jeton emëri, aroma që ndjenë!
Në sa kartolina është e fiksuar,
Ajo që oborrin pak ka zbukuruar!

Ajo që në gërxhe stuhisë i qëndroi,
Mbiu dhe u tha, për pak lulëzoi!
Nuk e pa njeri, iku porsi era,
Bashkë me pranverën e lulet e tjera!

Femrat edhe lulet, thonë ngjajnë shumë!
Të egra, të buta ndodhen sa të duash!
Herë herë të dehin e të vënë në gjumë!
Me nazet e lajkat të bëjnë që t'i duash!

* * *

34 - KUSH E VRAU DASHURINË

Kush të tha se vritet me plumb dashuria?
Kush të tha që,... Ajo paska edhe varr?
Kush të tha se ndienjat nuk burojnë nga zemra?
Kush tha: ...."Dashuria varet në litar? "

Dashurinë e hodhën nga shkëmb i thepisur,
Ajo fluturoi e në zemër ra…
Në detin e thellë e shpunë për t'a mbytur,
Ajo prapë... Çau dallgët e mëdha!

Ai që e di ç’do të thotë kjo fjalë,
Dashuri të pastër në zemër ka rritur!
Do të jet i lumtur, sa të jetë gjallë,
Edhe pse në jetë dallg e ka goditur!

* * *
35 - HIQE DASHURINË

Mike moj të kam për mike,
Mos më qaj, e bën se s'ditke!
Dashurinë që ti kishe,
E humbe a e lajthite?

Unë, mustaqet sapo dalë,
Vije mbrapa si e marrë.
Më thoshe duamë me besë,
Siç të dua,...pa të vdesë!

Mike moj e mira mike,
Kur të vdes mos u bëj qyqe!
Mos u endë brigje më brigje,
Dashurinë për mua hiqe.

- O i bukuri beqar!
Unë vdesë pa të marrë!
Unë të dua “a i vrarë”,
Si për dimër e beharë.

Se labëresha ka besë,
Se ha fjalën, më mir vdesë.
Rritur në erë të kopesë,
Si sorkadhe, burrërreshë.

* * *

36 - LIQENI ME DY BURIME

Që të bëhet lumi, duhet një burim.
E mbushin liqenin dy burime bashkë!
Një liqen i madh që nuk ka mbarim…
Ne lundrojmë mbi të, të dy me një varkë!

Varka jonë lëkundet mbi dallgë kapriçoze,
Herë herë pa ndierë, herë me shum inat!
Mbaheshim mos binim, kapeshim për dore,
...Ah moj varkë e vogël.., lëkundu dhe pakë!

Ujët e liqenit diçka nanuriste,
Thuaj kuptoi gjë ng’ato ledhatime?
Ishin veç dy zemra shkëmbenin shikime...
Ishte një liqen...që kish dy burime!

* * *

37 - HIDHËRIM I DASHURISË

Dashuria..dashuria, një gisht në mjaltin e ngjyer,
Por s'e kupton njerëzia se, sa shum trishtim të b'je!
Është e ëmbël për të gjithë, edhe mbretër ka gënjyer,
Është e hidhur, shum e hidhur, kur s'e di dhe kur s'e ke.

Duke kërkuar dashurinë, njerzit rendin si një lumë.
Kur na del një lule para, s'e trajtojmë ashtu si duhet.
Mendojnë se largësia do bjerë dashuri më shumë.
Harrojmë se me dashurinë, në jetë nuk mund të luhet!

Kështu bëhemi viktimë, të pa ditur, të pa mundur!
Kërkojmë të gjejmë shpëtim nëpër vënde shum të egëra!
Zëmra jote atëherë,...si pa dashur e ka humbur,
Ndienjën fisnike të jetës,...është largë nga e vërteta.

* * *


38 - JAM I MARRË

Më thonë bota: -“Je i marrë!”
... Se i këndoj dashurisë...
“- Iku mosha, iku koha,
... Ikën vitet e rinisë !”

Iku koha porsi lumi,
Hapat zemra si ndërronë!
Pa dashuri s’të zë gjumi,
Dashuria... të rinonë.

Koha, mosha dhe rinia,
Nukë kthehen pas më kurrë.
Rrijë afër dashurisë...,
.... Largësia të sëmurë !

Më thonë bota:-“Je i marrë!”
... Dhe i marrë dua të mbetem.
Për dashurinë dhe në varrë
Mos më fusni, se nuk tretem.

* * *

39 - MUZA
U ngrita nga gjumi me mëndjen tek Ti !
Me dritare hapur flejta këtë natë.
Mendoja takimin me shumë dashuri,
Ajo le të jetë nata më e gjatë...

* * *

40 - BESO PO MOS HARRO

Beso tek jeta.
Beso tek vetja...
...Beso tek Zoti,
Ashtu si thua...
Po mos harro se të DUA.
* * *
41- SINQERITET

Je kaq e sinqertë,
Apo më duket mua?
Me vargjet që shkruan,
S'ka si mos të dua !
Sinqeriteti... si deti me dallgë.
Zien përbrënda, jashtë s'mund të dalë.
Kush ja di vlerën,
Vjenë e zhytet vetë,
I mungon dashurisë
Pak sinqeritetë.
* * *
42 - PËR TY

Flokët kaçurela në flori praruar,
Sytë si deti në të aguar...,
Gjoksi i mbushur, gusha e bardhë,
Mesi i hollë, trupi ytë lastarë.

Shumë t'i pëlqej, të gjitha i dua.
Dashuria jote është ëndërr për mua.
Më bëre për vete, më hyre në zemër
Për mua ke lindur, s'ka tjetër emër.

S'trëmbem nga asgjë, veç na syt'e tua,
Aty tretem unë, zemra m'u ligështua.
Nuk më djegin mua rrufet e k'saj bote,
Sa më djeg një puthje, veç na buza jote.

* * *

43 - FJALA NA MBAN NGROHTË

Pse s'u bëre Erë moj, Erë moj aman...?
Po u bëre çupë moj, të trazosh dynjan!

Si s'u bëre dotë moj, Det’ a Oqean?
Kaltërsin e tyre moj, zemra jote mban.

Rrufe si s'u bëre moj, të digjie dynjan?
Mua më shkrubove moj, zemra ime vuan.

Borë si s'u bëre moj, të mbulosh dynjan?
Bardhësin e saja moj, zemra jote mban.

Bukuritë e botës moj, vlerë më shum nuk kan’,
Sesa fjala jote moj, zemrën ngrohtë mban’.

* * *
44 - ËNDËRR E MALLKUAR

Një Xhinde e egër
Erdhi, më verboj.
Aman, aman zemër
Lërm të ligjëroj!

Dua që t'a kapë,
Ajo më shpëtoj.
Aman, aman zemër,
S'di nga ta filloj!

I flas që të kthehet,
Ajo s'më dëgjon.
Aman në ke zemër,
Zemra më vajton!

Ëndrra e mallkuar,
E ku nuk më çoj?
Tej për tej shpirtin,
Si shigjet ma shpoi!

* * *

45 - ZANA

Vjenë papandehur dhe ikën me dhimbje,
Ndienjë e dashurisë, e bukur katile !

Ëndërra të ergjënda dhe në qofshë Ti, Xhinde !
Rrofsh e qofsh sa kënga, po s’më the, ku linde?

Qofsh Ti e bekuar, ashtu si ke emrin,
Mos e lësho zemrën, në jetë një herë jemi !

Zëmra jote e butë, e vrarë sa më s’ka,
Di të përballojë dallgë të mëdha !

Zëmra të vajtonë, Ti dëgjon lëngatën,
Dashuri e re do t’a mundë shtërngatën.

* * *

46 - KËSHTU TË ËNDËRROJ

Sa shumë dua të jem pranë,
Të dëgjojë zërin tënd!
Buzët e tua më lanë,
Në një puthje krejt pa mënd!

Pranë teje të pushoj,
Të thur ëndërrat e kësaj bote!
Zemrën tënde të dëgjojë,
Të më zgjuaj puthja jote!

Të ngrihem nga gjum i rëndë,
Të shikojë sytë e tua..!
Të ledhatoj flokun si tëndë,
Të të them sa shum të dua!

Të rrëmbej në krahët e mia
Dhe me puthje të mbuloj!
Të them:"Kështu dashuria,
Në zemëra do lulëzoi ".

* * *

47 - PASKE QËNË KATILE

Shpirtin m'a plagose,
Zemrën seç m'a vrave.
Paske qënë katile...
As qeshe as qave...!

Ti moj gënjeshtare
Do të vuash shumë...
Një ditë t'a kuptoshë
Sa të doja unë!

* * *

48 - SHPËRBLIMI I DASHURISË

Dashuria që të rrojë përveç zemrës do dhe mëndje!
S'do kapriço dhe inate, por përkëdhelje me ëndje!
Nuk është kukull që të lozësh, ku të duash ti ta hedhësh!
E kur duhet ta kërkoshë, ta marrësh ta përkëdhelësh!

Dashuria nuk është shkencë, që sa vjen edhe zhvillohet!
S'është kompiuter, a diçka, celular që të ndërrohet!
Ajo është një ndienjë e gjallë që prej shekujsh ka buruar,
Kështu do të jetë gjithmonë nga zemër e dashuruar!

Mos luaj me atë ndienjë o njeri i respektuar,
Është ndienja më fisnike që pak-kush e ka kuptuar!
Ta kërkosh...e kur ta keshë nderoje mi çdo gjë tjetër!
Dashuria t’a shpërblenë, të rinonë e të shton jetën!

* * *

49 - TË UROJ TË SHKUARA


O t'i bijë e Dianës së Bukur,
Që Pellazgësh gjak buron,
Harkun ngre e shtrirë krahun,
Drejt të keqes ti qëllon!

Drejt në zemër pra,shënoje...!
Harku Dianës nuk gabonë..!
Zhduke të keqen me rrënjë,
Zemër e mirë mbretëronë.

Vesën mbledhur pak nga pakë,
Nëpër gjethe të bleruara,
Ta dërgoj, ta kesh ilaç,
Të uroj për jetë TË SHKUARA.

Gjithë nektarin do ta mbledh,
Nëpër lule porsi bleta,
Ta mjekoshë zemrën tënde,
Me urimin:-Tu shtoftë jeta!

* * *

 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

MJALTI I MJALTIT

Ditë e Majit njëzet e pesë
Ditë gëzimi e dyfishtë,
Kish datlindjen një nga djemtë,
Më bëri dhe mua Gjysh.

Dolli lulja me e re,
Lulja nga luljeja mbiu,
Dritë, gëzim edhe hare,
Shtëpin tonë e përfshiu.

Ma ndezi shpirtin si shpuzë
Mbes e vogël, mjalt i mjaltit.
I putha doçkat në buzë
Gjith botën më fali fati.

O trokitje e zemrës vogël,
Me shëndet e jet të gjatë...
Mjalt për babin edhe mamin,
Për gjyshërit mjat mbi mjaltë.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

Te te rroje nipcja o Ali Baba-*Gjysh Tepelena!
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

PIK E GJAKUT

O moj lule e mollës-o
Të keqen e syrit –o
Kur e hap e rrotullo
Unë betohem për ato.

Trëndafil i bukur-o
Pik e gjakut zemrës-o
Thirr, bërtit e bëj si do
Lum që loz me detino
@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

FYTYRË E MALLUAR

O mall i pa shuar, o ëndërra e jetës!
Erë e dëshiruar për shqisat e mia.
Fjalë e pa dëgjuar zëri së vërtetës,
Ujvar, befasuar pranë teje të rrija.

Të dy sytë e bukur si dy puse drite,
Me fije që s’duken shpirtin robërojnë.
Mëndja endacake udhëton në vite,
Në honet e tua gjer në fund të shkojë.

Faqet ti lëmoj, në më pyeçë, a dua?
A në shall mëndafshi ta kthej dashurinë!
Si një trëndafil mbi buzët e tua...
Puthje dëshiruar të ma heqë magjin.

Floku yt lëshuar shkëlqim xhevairesh,
Si mëndafsh i tjerrë për ato dy duar...
Gjithmon e vërtetë, nuk dite të shtiresh,
Nga gusha e bardhë deri përmbi thua.
@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

BISEDË ME PENELOPËN

Një natë me Penelopën,
Në odën e saj më mori...
Shum pak kohë më kushtoi,
dorën shtërguar fortë,
në dritare më nxori.

Shiko, më pëshpëriste,
rrugën, detin në pafundësi...
Andej iku i miri, jeta ime...
Iku me shokët Odiseu,
dhe përsëri andej do vij.

Diku, diku ka mbetur,
me dallgët lufton, e di...
Po zemra thellë e ndjenë,
Ajo e do gjithmonë,
E do që pranë ti vij.

Diku u takuam me Penelopën,
Në hapsirë, ishte rastësi...
Unë admiroja fytyrën e bardhë,
mëçurinë, durimin e kësaj femre,
freskinë dhe flokun e zi.
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

PËR FLAMUR E SHKABË

Një këngë nga labëria moj Prishtina ime,
Kam ardhur nga Çamëria të sjell veç gëzime.
Ref;
Shqipe ti e shqipe unë nga i njëjti gjak,
Të bashkohemi të dyja për flamur e shkabë.
* * *
Vuajtjet, ndarjet, historia s’na ka trëmbur dotë
Erdhi dita të bashkohemi, të bëhemi tokë.
Ref;
Shqipe ti e shqipe unë nga i njëjti gjak,
Të bashkohemi të dyja për flamur e shkabë.
* * *
Erdhëm nga emigracioni tek ti motra jonë
Pamvarsinë ta gëzoni, zemra na këndonë.
Ref;
Shqipe ti e shqipe unë nga i njëjti gjak,
Të bashkohemi të dyja për flamur e shkabë.
* * *
Përshëndetje Boletini dhe Adem Jashari,
Shqipërinë siç e deshët asgjë s’do na ndali.
Ref;
Shqipe ti e shqipe unë nga i njëjti gjak,
Të bashkohemi të dyja për flamur e shkabë.
* * *
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

PËR FLAMUR E SHKABË
(këngë labe)
Një këngë nga labëria moj Prishtina ime,
Kam ardhur nga Çamëria të sjell veç gëzime.
Ref;
Shqipe ti e shqipe unë nga i njëjti gjak,
Të bashkohemi të dyja për flamur e shkabë.
* * *
Vuajtjet, ndarjet, historia s’na ka trëmbur dotë
Erdhi dita të bashkohemi, të bëhemi tokë.
Ref;
Shqipe ti e shqipe unë nga i njëjti gjak,
Të bashkohemi të dyja për flamur e shkabë.
* * *
Erdhëm nga emigracioni tek ti motra jonë
Pamvarsinë ta gëzoni, zemra na këndonë.
Ref;
Shqipe ti e shqipe unë nga i njëjti gjak,
Të bashkohemi të dyja për flamur e shkabë.
* * *
Përshëndetje Boletini dhe Adem Jashari,
Shqipërinë siç e deshët asgjë s’do na ndali.
Ref;
Shqipe ti e shqipe unë nga i njëjti gjak,
Të bashkohemi të dyja për flamur e shkabë.
* * *
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

DASHURI E KEQE

Shumë pak e dinë se fjala dashuri,
Ndahet dhe ajo në dy kategori..:
Ka ditë dhe natë, dritë dhe errësir,
Dashuri të keqe...dashuri të mirë.

Dashuri e keqe, si nata e zezë,
Ndienjat ti burgos rasti mos të bjerë,
Xhelozi e dhunë, është burg më vete,
Dashuri furtunë...dashuri e keqe.

Nëse ndonjëherë kam shprehur dhe unë,
Zemra ime e ndieshme më ka dhën sinjal;
“Ose dashuro si dashuroj unë....
përndryshe dhe mua më bën që të ndal..”

Dashuri e mirë është vetëm behar,
Gjith frutat e saja përpara t’i çonë,
Nisu që nga sytë, puthje, përqafime,
Gjer tek buzë e ëmbël që mjaltë kullon.

Të më falësh mike, gjuha në ka shkarë,
Të kam bërë të vuash, zhytur në mendime,
Zemra e dashuruar ka vetëm beharë,
Besoj më mirë zemrës dhe jo fjalës time.

@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

LEFTER ÇIPËS

T’u shtoftë jeta Lefter Çipa,
Monument i gjallë.
O dora që ndezi drita,
Rivierës së rrallë.

O mëndje Floriri pastër,
O gjuha balsam.
Bilbil i Himarës ashpër,
Pena Jatagan.

O dora që bukur gdhëndi,
Historin në këngë.
Pashallesh Vasiliqinë,
E bëri të shënjtë.

Këngët e tua të rralla,
Bërë lloje-lloje.
Të deshi bregu dhe vala,
Si mjalti në hoje.

I mblodhe gjithë bukuritë,
Dhe i bëre tokë.
Cylën dyjare dhe grykë,
Bilbilin ke shokë.

Bilbil je, Bilbil do mbetesh,
Për gjith shqiptarinë.
Në vargje e këngë do tretesh,
Si kostum të rrinë.

Era që ngrihet nga deti,
Djersën të ta thajë.
Loti i kripur në sy mbeti,
Nuk thahet kollajë.

Për Himarën ke kënduar,
Se e doje shumë.
Prapse valën e tërbuar,
Të mbuloj me shkumë.

Ktheja përgjigjen me këngë,
Si herët e tjera.
Mjegullës që mbuloj vëndë,
Gjoksin kërkon era.

Himara djepi i këngës,
Krenari e bregut.
Krenari e këngës Labe,
Penës dhe dyfekut.
@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

KAM QEJF TË SHAJ

Kam qejf të shaj, e di që është dobësi,
Të shaj ty, ku je armik i kombit tim.
Të shaj, se gjuha jote bën akrobaci,
Armët i zgjedh njëlloj, me sharje unë dhe ti.

Të shaj kam qejf dhe shaj alla-shqiptarçe,
Se më urren pa bazë, armik i kombit tim.
Ky komb i lashtë, si trëndafil në barçe
Një lule për botën do jet si kujtim.

***********************************
PËR TROJET BESA S’NDËRRON

Heeeeejjjj!
Mbani vesh si gjëmon dheu,
Në Lezhë ardhka Skënderbeu.

Kapedan edhe ushtarë,
Skënderbeu prijs i parë.

Një kuvend të hapur mbanë,
Besën lidhën për vatanë.

Kan dhan besën, kan dhan fjalë,
Për trojet gjakun me falë.

Për Shqipni për tokën Nanë,
Brez mbas brezi do ta mbajmë

Lezha jonë zemër shqiptare,
E lirë si shqipja në male.

Veç sokola lind e rritë.
Skënderbe gjith i ke bijtë,

Shekujt këndojnë historitë,
Veç armiq verbon përditë.

Edhe pse në emigracion
Largë atdheut jemi...

Fëmijt’ tanë dhe bres mbas brezi,
Gjithmon në zemër të kemi

Për trojet besa s’ndërronë,
Kemi gjuhën, kombin tonë.
...................................
ref.
Tungjatjeta Lezha ime,
Të kam Nënë dhe Babë.
O vend i besëlidhjes, trime,
Për flamur e shkabë.

*Dhe fëmijët e fëmijve,
I kena mësu...
Erdhi dita trojet tona,
Gjith me u bashku
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
Përgjigje e: Poezi nga Danel Cana

UJKU PREMTON
(fabul)
Bërtet ujku: “ Miqtë e mi!
Do vendosim drejtësi!
Që nga sotë, më asnjë hap,
Do jem roje, jo kasap.

Edhe dhëmbët, besa besë,
Të gjith me sharrë do ti presë,
Për këtë pysni gomarë,
Të dëshmoj çfar ka parë.

Kau me brirët me majë,
S'ka ç’i do, kush do ta hajë?
Edhe Kali me patkua...
Kot i mbanë se më ka mua....

Dëgjon dhija majë një shkëmbi:
- Këto janë kur s’të kap dhëmbi...
Atje tej dy Qën shikoj....
Vijnë të të përqafojnë!

Ujku vrapin kishte marrë,
Harroi se ç’tha më parë....
Dhe njëherë që u betua,
Kot që foli s’u besua.
@cana


- fabul -
Ujku mori një vendim,
Zakon e vjetër të linte.
Dhe që të mos delte hiç,
Zuri shok një kërriç.
 
Top